34
i të drejtës së autorit, të drejtës së markave, të drejtës së patentave dhe të drejtës së dizenjove
industriale. Rasti më i shkëlqyer është ai i kubit të famshëm ose ndryshe i quajtur
Rubik’s
cube
96
. Të gjitha të drejtat që përmendëm dhe që janë pjesë e pronësisë intelektuale gjejnë
zbatim në këtë lojë. Konflikte të tilla duhet të mënjanohen në mënyrë që pronësia intelektuale
mos të shfaqet si një e drejtë problematike dhe kësisoj të ketë një lëvizje kundërshtuese ndaj
një të drejte që me shumë vështirësi po gjen vendin e vet në fushën juridike.
Dikotomia
civil law /
common law
Siç e pamë shkurtimisht më sipër, ekzistonin elementë të përbashkët të të drejtës së
autorit midis modelit francez (kontinental) dhe modelit anglez (e drejta anglo-saksone). Me
kalimin e kohës, dallimet midis sistemit kontinental të përfaqësuar më së miti nga dyshja e
kolauduar gjermano-franceze dhe sistemi anglo-sakson u theksuan dhe çuan në krijimin e një
ndarjeje gati përfundimtare, midis dy pikëpamjeve që u ngritën në nivelin e ideologjisë.
Dallimi midis të dyjave qendronte te roli i autorit. Në sistemin kontinental, mbrohet jo vetëm
krijimi, por mbi të gjitha krijuesi, pra autori nëpërmjet të famshmes e drejtë morale. Kjo e
drejtë nënkupton kryesisht të drejtën që ka autori të frenojë përshtatjen e veprës në forma që
ai i quan të papërshtatme si dhe të drejtën që emri i tij të citohet gjithmonë dhe të respektohet
emri i autorit. Në ndryshim nga e drejta kontinentale, e drejta anglo-saksone, që këtej e tutje
në fushën e të drejtës së autorit do të përdoret termi
copyright, tenton të mbrojë investimin
dhe se nëpërmjet këtij investimi do të mbrohet padyshim dhe autori, i cili në këtë
këndvështrim do të jetë thjesht një punëmarrës, talentin e të cilit investitori do ta zotërojë
automatikisht.
Megjithatë sot, dallimet kaq rrënjësore midis dy të drejtave po rrallohen dhe kjo falë
marrëveshjeve dhe traktatave ndërkombëtare, në të cilat vendet kryesore mbrojtëse të secilit
vizion janë palë. Në këtë punim, do të analizohet kryesisht e drejta kontinentale, nën
influencën e traktateve ndërkombëtare, por nuk do të lihen pa përmendur kazuset më
ndriçuese të të drejtës së autorit këto tridhjetë vitet e fundit, që vijnë nga praktikat e
Copyright-it.
2.4 – E drejta e autorit parë nga brenda kufijve
Qëkurse Shqipëria është pajisur me një legjislacion deri diku të qendrueshëm, e drejta
e autorit ka kalur diza faza të ndryshme. Nga një harresë e plotë në kohën e udhëheqjes së
Ahmet Zogut, për shkaqe që janë të kuptueshme nga vetë prapambetja e marrëdhënieve
ekonomike të Shqipërisë asokohe dhe të një varfërie shpirtërore që zhdukej herë pas here me
kalimin e ndonjë autori si komet në qiellin e errët të vobektësisë kulturore të asaj kohe, e
drejta e autorit u njoh gjatë periudhës së pasluftës. Por kjo njohje qe e kufizuar
dhe reflektonte
96 Në të, përmblidhen tre forma pronësore intelektuale : mekanizmi (patentë shpikjeje), forma dhe ngjyrat
(krijim artistik) dhe emri i kubit (markë tregtare).