38
jepej asnjë shpërblim. Në këtë formë shpronësimi hynte dhë përkthimi i një vepre shqiptare në
një gjuhë të huaj
112
.
Për të qenë sa më shterues, vlen që të shtjellojmë shkurtimisht dhe dispozitat e KC të
RPSSH për sa i përket pronësisë industriale, për të patur një vizion sa më të plotë zbatimit të
pronësisë intelektuale në periudhën e komunizmit. Kështu, Kodi Civil i RPSSH si shprehje e
kolektivizimit dhe e ndalimit të pronës private dhe të sipërmarrjes private, nuk ka parashikuar
asnjë dispozitë për markat tregtare apo dizenjot, si të panevojshme. Siç e theksuam më lart,
këto krijime intelektuale nuk kanë një ekzistencë të tyren nëse nuk kryejnë në radhe të parë
funksionin e mbrojtjes se një malli, shërbimi apo shoqërie tregtare. Së dyti, Kodi Civil i
RPSSH parashikonte vetëm dispozita për shpikjet dhe për atë që quhej “racionalizimi”, ose
zgjidhja teknike që do të përmirësonte prodhimin dhe teknologjinë
113
. Si koncept
racionalizimi nuk mund të konsiderohet i gabuar, por sot çdo mjet racionalizues në industri
mbrohet nëpërmjet patenta të shpikjeve, dhe kësisoj ekzistenca e dy koncepteve që në analizë
të fundit janë të ngjashme, nuk konsiderohet më e nevojshme. Po cili do të jetë titullari i të
drejtave që lindin prej një shpikjeje? Në një shoqëri ku aktorë ekonomikë janë shteti dhe
kooperativat bujqësore, titullar i të drejtave të shpikjes do të jenë pikërisht këta aktorë. Por
Kodi Civil, në ndryshim nga pronësia industriale që kemi sot, u njeh autorëve të shpikjeve
apo të racionalizimeve mundësinë që t’u njihet e drejta e shpikjes apo e racionalizimit
114
. Me
pak fjalë, emri i tyre nuk do të harrohet po të mbetet në hije, pavarësisht se ata nuk e
shfrytëzojnë dot këtë të drejtë, që u rezervohet aktorëve ekonomikë shtetërorë.
Me shndërrimet shoqërore dhe politike të fillimviteve ’90, filloi dhe përpjekja e
ligjvënësve për të ndryshuar radikalisht legjislacionin shqiptar dhe në këtë kuadër, u ndryshua
dhe kuadri ligjor që lidhej me të drejtën e autorit. Kështu, Ligji nr. 7564 datë 19.5.1992 “Për
të drejtën e autorit” zëvendësoi nenet e KC të RPSSH dhe kështu u vendos një kuadër më i
plotë të rregullimit të marrëdhënieve që lidhen me të drejtën e autorit: u rivendos autori në
qendër të vëmendjes së Ligjit, u saktësua përkufizimi i veprës artistike, të drejtat që ka autori,
si pasurore ashtu dhe ato jopasurore (ose morale), kontratat e autorit, mjetet e shfrytëzimit të
veprës në bazë të këtyre kontratave dhe të kontratave më të posaçme ( si përshembull kontrata
e botimit). Një nga ndryshimet thelbësore të Ligjit 7564 ka qenë dhe parashikimi për herë të
parë i konceptit të origjinalitetit si dhe i krijimit intelektual, gjë e cila nuk përmbahej fare në
ligjin e mëparshëm, dhe që tregon karakteristikën kryesore të veprës artistike, e lirë nga çdo
trysni dhe censurë. Edhe pse u vendosën piketat kryesore të rregullimit të të drejtave të
autorit, u pa e nevojshme ndryshimi i Ligjit 7564, duke e zëvendësuar atë me një ligj më të ri,
në harmoni me direktivat evropiane. Kështu, me Ligjin nr. 9380 datë 28.4.2005 “Për të
drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera e lidhura me të” ligjvënënsi synoi që të ishte më i plotë
112 Neni 326 f) i Kodit Civil të RPSSH.
113 Neni 329 i Kodit Civil të RPSSH.
114 Neni 331 i Kodit Civil të RPSSH.
39
dhe më në përputhje me kërkesat e kohës. Siç e tregon dhe titulli, Ligji 9380 vë në dukje
faktin se rreth autorit dhe të drejtave të tij, gravitojnë një sërë aktorësh të tjerë, të cilët dhe ata
gëzojnë të drejta si jetësues të veprës, si për shembull artistët interpretues, ekzekutues si dhe
prodhuesit e veprës artistike. Ligji 9380 nuk është më në fuqi dhe është zëvendësuar me
Ligjin 35/2015, datë 31.3.2016 “Per të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”, i cili
është botuar në Fletoren Zyrtare më datë 20 prill 2016
115
. Ligji në fjalë ka ndjekur një
maratonë të gjatë, që ka filluar me përgatitjen e një projektligji të parë ne vitin 2010 dhe më
pas, ky version është rishikuar, duke mbërritur në variantin e ligjit të miratuar që kemi sot.
Natyrishëm ky studim do të bazohet në Ligjin e ri për të drejtën e autorit, por gjithashtu nuk
do të lërë mënjanë studimin e ligjit të vjetër, atëherë kur do të jetë e nevojshme për analizën e
çështjeve që kanë lindur nën sundimin e ligjit të vjetër, si dhe për efekt të një studimi
krahasimor për të parë prurjet e ligjit të ri. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për të drejtën e autorit,
do të njohim zhvillime në fushën e zbatimit të tij në botën digjitale, pasi vetëm këto vitet e
fundit në Shqipëri po fillon të njihet potencialiteti që ofron interneti dhe pajisjet digjitale në
përhapjen dhe shfrytëzimit e veprave artistike.
2.5 – E drejta e autorit dhe e ardhmja
Trajtimi i temës do të bëhet në një skemë klasike, pasi qëllimi i këtij studimi është
analiza e të drejtës së autorit siç parashikohet në legjislacionin shqiptar. Por në kohën e sotme,
nuk mund të merret në analizë asnjë superstrukturë apo derivat të ndonjërës pret tyre pa bërë
një analizë krahasimore me atë çka ndodh jashtë kufijve. Rrethimet dhe izolimet janë tërësisht
jofunksionale, akoma më shumë në fushat juridike. Rrethimet politike
116
të trashëguara nga
historia tashmë janë vetëm objekte studimi të historisë, pasi sot nuk mund të trajtohet asnjë
subjekt pa bërë një analizë analogjike dhe krahasimore me çka ndodh jashtë. Në këtë
kontekst, edhe nëse do të mundohemi të trajtojmë të drejtën e autorit parë vetëm nga burimet
e brendshme, fatkeqësisht do të biem shpejt në një varfëri konceptuale dhe dokumentare, pasi
praktika dhe teoria e kësaj lënde në Shqipëri është e cekët, edhe pse përpjekjet e kohëve të
fundit janë më të dukshme. Kësisoj, ky trajtim, në përpjekje për të qenë më i qartë, më i plotë,
pa patur objektiv që të jetë shterues, do të hulumtojë legjislacionet dhe praktikat e huaja, me
të vetmin synim, dhënien e një pasqyre sa më të plotë të parimeve të të drejtës së autorit dhe
mënyrën si ato mund të zbatohen në Shqipëri. Gjithashtu, trajtimi i këtij libri nuk do të lërë
mënjanë ekonominë numerike (ose digjitale). Zhvillimet teknologjike që njohën një hov të
madh në vitet ’80 me krijimin e suporteve digjitale të veprave si dhe përhapja e gjerë në
publik i internetit në vitet ’90 dhe konfirmimi i kësaj përhapjeje në vitet 2000, ka sjellë në të
njëjtën kohë përpjekjet për të vendosur hapësirën e internetit brenda kuadrit juridik si dhe
ngritjen e pyetjeve legjitime mbi krijimin e mundëshëm të një ekonomie digjitale të jë natyre
të re dhe që sjellë, si pasojë, edhe formësimin e parimeve të reja juridike. Së fundi, veprat të
115 Ligji hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletorën Zyrtare, sipas parashikimit të nenit 190 të Ligjit.
116 Për më tepër rreth konceptit të rrethimit, shih Ardian Vehbiu “Sende që nxirrte deti”, botimet Dudaj, 2013.
Dostları ilə paylaş: |