36
autorin sesa te pasojat në rrafshin ekonomik dhe në marrëdhenien financiare midis autorit dhe
veprës së tij.
Zhvillimi i legjislacionit në fushën e pronësisë intelektuale do të ndjekë pothuajse me
besnikëri dhe tkurrjen ekonomike dhe juridike që pësoi Shqipëria me kalimin e kohës. Po të
vendosim një vijë ndarëse brenda periudhës së komunizmit, do të shikojmë se para hyrjes në
fuqi të Kuështetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ma datë 28.12.1976,
legjislacioni shqiptar ishte më në përputhje me parimet e përgjithshme që rregullonin
pronësinë intelektuale dhe në mënyrë të veçantë të drejtën e autorit, ashtu siç ishte më në
përputhje dhe zbatimi i tyre. Së pari kemi Dekret-ligjin nr. 538 datë 14.9.1947
101
si dhe
Rregulloren përkatëse të vitit 1951 për shumën e shpërblimit të auktorëve për vepra letrare,
artistike dhe shkencore
102
. Të dy këto akte normative tregojnë për një përpjekje për të
miratuar një legjislacion modern në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë, Rregullorja dallon për
nga parashikimi tepër rigoroz i shpërblimit të autorëve për përdorimin e veprave të tyre dhe
në proporcion me të ardhurat që do të krijoheshin nga publikimi i veprës. Natyrisht, në një
sistem të centralizuar shtetëror, fitimet kryesore shkonin për ndërmarrjet në të cilat punonin
ose ishin të lidhur autorët. Megjithatë, ata përfiton shpërblim personalisht për përdorimin e
veprave të tyre. Me dekretin nr. 3077, datë 22.3.1960 të Presdiumit të Kuvendit Popullor “Për
të drejtën e auktorit”, Shqipëria e periudhës komuniste u pajis me një ligj që sanksiononte
parimet e të drejtës së autorit që kemi sot. Kështu, i njihej statusi autorit në raport me
krijimin, mbrojtjen dhe shumëfishimin e veprës së tij. Në këtë Dekret, jepet gjithashtu një
përkufizim tejet i gjerë dhe fatmirësisht aspak shterues i të veprës artistike dhe, ç’është më e
rëndësishmja, vepra nuk ka asnjë mision, gjë që në pamje te parë largon çdo hije censure mbi
të nga pikëpamja ligjore
103
. Me hyrjen në fuqi të Kushtëtutës së RPSSH, siç do e shikojmë më
poshtë, kjo pikë do të njohë një regres të dukshëm. Dekreti 3077 i njihte autorit të drejta të
pakontestueshme mbi veprën si pasurore ashtu dhe jopasurore. Për sa i përket kategorisë së
parë, kjo është edhe më e vërtetë nëse shikojmë se në bazë të Dekretit 3077, është nxjerrë
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 155, datë 22.3.1960 “Për aprovimin e rregullore për
shpërblimin e auktorëve të veprave letrare, artistike dhe shkencore”
104
. Nëpërmjet disa
detajeve të imëta që ende nuk njihen në dispozitat tona ligjore dhe nënligjore të pas vitit 1990,
jepet çdo e dhënë për shpërblimin e autorëvë në bazë të llojit të veprave dhe kopjeve të tyre që
do të botoheshin. Për të plotësuar tërësisht kornizën normative në fushën e shpërblimit të
personave që jetësonin veprat (interpretuesit, aktorët etj) në vitin 1966 u miratua Vendimi i
Këshillit të Ministrave nr. 67 datë 21.1.1966 “Mbi tarifat e shpërblimeve të interpretuesve,
101 Fletore Zyrtare viti 1947 (Arkiva e Shtetit Shqiptar).
102 Fletore Zyrtare 21/1951 (Arkiva e Shteit Shqiptar).
103 Nenet 2 dhe 3 të Dekretit 3077. Po citojmë vetëm fjalinë e parë të nenit 2 të Dekretit 3077: “Objekt te se
drejtes se auktorit, jane te gjitha veprat e krijimtarise intelektuale ne fushen letrare, artistike dhe shkencore,
menyra dhe forma e paraqitjes se tyre dhe pavaresisht nga destinimi i tyre.“ (Dekreti 3077 mund të gjendet në
faqen e Qendrës së Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al).
104 www.qbz.gov.al.
37
këngëtarëve, auktorëve etj”
105
. Për sa i përket të drejtave pasurore, Dekreti 3077 është, pa
dashur të jemi provokativë, më i qartë se legjislacioni sot, në përcaktimin e të autorësisë mbi
veprën, respektimit të integritetit të veprës, divulgimit dhe shpërndarjes së saj, si dhe të
drejtën për të marrë shpërblim prej qarkullimit të saj
106
.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së RPSSH, u rishikua dhe kuadri ligjor edhe në
fushën e të drejtës së autorit. Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit
1981 (“Kodi Civil i RPSSH”) reflekton më së miri mënjanimin e autorit, personazhi qendror
në të drejtës së autorit, dhe fokusimin më të madh mbi veprën artistike, e cila tashmë, në
kundërshtimin me parimin e neutralitetit të veprës artistike, ka një funksion, “t’i shërbejë
ndërtimit të socializmit dhe edukimit komunist të masave, cilado qoftë mënyra e formës, e
paraqitjes dhe destinimi i tyre”
107
. Në parim, vepra mund të shprehet në çfarëdolloj forme të
mundshme, edhe ky është një parim që e gjejmë në legjislacionet moderne të të drejtës së
autorit dhe përbën një nga parimet themelore të saj. Megjithatë, është e pamundur që të
mendohet dhe faktet e vërtetuan se një vepër mund, që në të njëjtën kohë të mveshë një formë
çfarëdo dhe njëkohësisht t’i shërbejë ndërtimit të socializmit dhe edukimit komunist të
masave. Ndoshta një interpretim më i zgjeruar i këtij qëllimi do e kishtë mundësuar sheshimin
e kësaj dikotomie, por faktet treguan se pikërisht një qëllim i tillë legjitimonte dhe censurën
në format e shprehjes artistike. Disa dispozita të KC të RPSSH në lidhje me të drejtën e
autorit janë shprehin qartësisht koncepte të sakta, si për shembull çasti kur një vepër quhet e
krijuar, që është çasti kur vepra është shprehur me gojë ose ka marrë formën e dorëshkrimit,
duke mos ja nënshktruar asnjë organi shtetëror për ndonjë regjistrim të mundshëm
108
. Gjë që
do të asimilohej me një formë të pastër censure. Gjithashtu, për sa i përket veprave me disa
autorë, ose ndryshe bashkautorësie, Kodi Civil i RPSSH bën një asimilim më të qartë se ligji
aktual për të drejtën e autorit me teorinë e bashkëpronësisë, prej së cilës është frymëzuar dhe
rregullimi i pozitës juridike të veprave në bashkautorësi
109
. Edhe për sa i përket botimit ose
ekzekutimit të veprës në publik, ribotimit ekspozimit ose përdorimit në ndonjë mënyrë tjetër i
veprës, Kodi Civil i RPSSH nuk i lejon pa pëlqimin e autorit
110
. Megjithatë, më tej Kodi Civil
bën një interpretim shumë të ngushtë të shkeljes së të drejtës së autorit, duke mos e quajtur
shkelje për shembull përshtatjen, përpunimin apo orkestrimin muzikor, ose kthimin e një
pikture në skulpturë, me kusht që të ketë marrë pëlqimin e autorit
111
. Një dispozitë e tillë
nënkupton se vepra “shpronësohej” në dobi të edukimit komunist të popullit dhe kësisoj nuk
105 Po aty.
106 Neni 14 i Dekretit 3077 (www.qbz.gov.al).
107 Neni 315 i Kodit Civil të RPSSH.
108 Neni 316 i Kodit Civil të RPSSH.
109 Neni 317 i Kodit Civil të RPSSH.
110Neni 324 i Kodit Civil të RPSSH.
111 Neni 326 a) i Kodit Civil të RPSSH.
Dostları ilə paylaş: |