25
Ekziston një zgjidhje kundër kësaj fryme anti-liri që ndoshta mund të perceptohet nga
shumë përdorues të internetit. Në fakt, ka ekzistuar por e kanë harruar dhe kjo vjen ngaqë
nxjerrin ligje konjukturale dhe jo ligje për të zgjidhur në mënyrë afatgjatë një problem, siç
është ai i të drejtës së autorit. Kur dolën kasetat audio dhe video, industria muzikore u përball
me të njëjtin problem, atë të masivizimit të kopjeve, që përkthehej me një fitim të munguar
për të. Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi se regjistrimi në kaseta video dhe audio nuk
përbën shkelje të të drejtës së autorit, por përfiton nga e drejta për të përdorur një kopje për
përdorim vetjak. E njëjta analogji mund të përdoret dhe sot. Dhe zgjidhja që u dha atëherë
ishte pagesa nga konsumatori i një shume të vogël që ishte pjesë e çmimit të blerjes së një
kasete audio ose video, praktikë që u shtri dhe për CD-të, me pak fjalë, një lloj mekanizmi
kompensimi. Përse mos të përdoret kjo logjikë për botën e Internetit? Përse duhet të
kufizohet liria e shprehjes dhe përse duhet të futen në burg njerëz vetëm se industritë artistike
nuk po zgjidhin dot problemin e fitimit të munguar? Ligje represive është shumë kollaj të
bëhen, por duhet më shumë të punohet për ligje perspektive, që zgjidhin punë në mënyrë
afatgjatë dhe jo që ndreqin situata aktuale, duke krijuar shqetësime serioze për të ardhmen e
lirisë së njerëzve për t’u shprehur, shkëmbyer ide dhe për të inovuar.
2.2 - E drejta e autorit parë nga brenda mjedisit juridik
E drejta e autorit në lëmin e lëndëve juridike zë një vend të veçantë. E lidhur
ngushtësisht me të drejtën civile, ajo së fundi ka hyrë me të drejtë të plotë dhe në fushën e të
drejtës publike, duke patur parasysh rritjen e rolit të institucioneve që menaxhojnë të drejtat e
autorit, liçencimin e tyre si dhe rolin më të madh të shtetit në mbrojtjen dhe promovimin e të
drejtës së autorit.
Në një kontekst më të ngushtë, e drejta e autorit bie në sy më shumë për një detaj që e
ndan nga të drejtat e tjera : e drejta e autorit është një e drejtë ekskluzive, ose thënë shqip,
përjashtimore. Kuptimi i të qenit përjashtimore duhet kuptuar si një e drejtë që është e pajisur
me një mekanizëm që nuk i bindet parimeve që vënë në lëvizje të drejtat me karakter
ekonomik, pjesë të të drejtës private. Kjo sepse parimet « përkulen » përpara një njeriu që
është autori i veprës. Çdo parim i të drejtës së autorit frymëzohet nga përparësia që ka ky njeri
përballë të gjithë aktorëve të tjerë. Autori është një person tejet i rëndësishëm që justifikon
krijimin e një të drejte në favor të tij
68
. Si përkthehet ky ekskluzivitet ? nëpërmjet krijimi të
një monopoli në favor të autorit, për një kohëzgjatje të caktuar. Të njëjtin mekanizëm gjejmë
dhe në pronësinë industriale, si pjesë e pronësisë intelektuale që është dhe e drejta e autorit,
gjë që tregon për krijimet që kanë në thelb përpjekjet intelektuale do të kemi një mbrojtje të
një natyre të veçantë. Kjo natyrë e veçantë justifikon madje dhe një shkelje të ligjëruar të
lirisë së shkëmbimeve tregtare dhe të industrisë. Nëse ky është parimi që shpaloset pëgjatë
68 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 7.