Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə19/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   352

Nga Eduart Ndocaj

Te nderuar kolege deputete te Grupit Parlamentar te PS, po ndjek me vemendje mediat qe flasin per nje krize te mundshme brenda koalicionit tone qeverises. Disa prej kush kane shume me shume eksperience politike se sa une dhe e dini shume mire se krizat jane krejt te natyrshme, por jo te pazgjidhshme.

Zakonisht zgjidhjet behen konsensuale per mire te interesave kombetare duke respektuar edhe programin tone politike dhe elektorale te prezantuar ne 2013 dhe te pershtatur dhe te modifikuar rruges sipas nevojave dhe situatave te krijuara.

Te gjithe ne jemi ne ate Parlamente me votat e shqiptareve e te prezantuar me logon e PS, si partia me e madhe ne vend. Kjo do te thote se mandati yne ka moral politik persa kohe ne mbajme premtimet tona elektorale dhe respektojme logon e PS.

Me thene te drejten jo gjithmone ju besoj mediave, qe ne shumicen e kohes edhe ata bejne politike duke perfaqesuar interesa te caktuara politike. Megjithate, edhe sikur ta marrim te mireqene, se ekziston me te vertete kriza politike ne koalicion, kjo duhet te shikohet si nje proces krejt normal politik. Pra, nuk ka pse te cilesohet si fundit i botes.

Fundit i botes apo i karrieres tone politike eshte nese ne nuk mbajme premtimet tona elektorale, nese nuk perfaqesojme si duhet interesat e sovranit e nese per interesa personale tradhtojme logon e PS.

Lidhja jone me PS nuk mund te konsiderohet e perjetshme, por deri ne 2017 eshte e detyrueshme. Ne politiken shqiptare zakonisht kohet e fundit ka ndodhur si proces normale shit-blerja ose tjetersimi i mandateve.

Sipas mendimit tim ky quhet imoralitet politik dhe nuk i sherben askujt, as stabilitetit politik, interesave kombetare apo sovranit.

Disa nga ju kolege deputete, per shkak se jeni edhe themelues te PS, quhen Senatore dhe e dini shume me mire se une, se krizat politike e kane bere PS gjithmone me te forte dhe me te vendosur per te ecur perpara.

Per kete arsye them qe nese ka nje krize ne koalicion, kjo nuk duhet te interpretohet si fundi i botes, apo si nje mundesi per tu shitur e per tu blere.

PS, ka obligimin e nje 1 milion shqiptareve per te bere reformat e medha, pavaresisht se kush mund te jete kostoja.

Jam plotesisht dakord, kur Kryeministri thote se: jam i gatshem t'i drejtohem edhe referendumit per reformen ne drejtesi.

Nuk mund me minoranca qe permes pazareve politike te jete pengu i realizimit te reformave dhe te zhvillimit te vendit.

Nese ne jemi partia me e madhe ne vend- e besoj plotesisht se jemi- ne nuk duhet te kemi frike nga forca dhe vullneti i sovranit.

Askush me mire se sa Sovrani nuk mund te vendos per fatet e vendit. Megjithate, une jam i mendimit se akoma ka hapesire per kompromis mes paleve per nje reformen ne drejtesi dhe jo vetem. Ne, nuk duhet te jemi shkaku i deshtimit e nuk duhet te mbajme mbi supe kete peshe. Ndersa te tjeret nese duan ta marrin kete kosto politike eshte pune e tyre.

PS eshte partia me e madhe ne vend dhe kemi te gjitha mundesite politike per te qene gjithmone vendimtar per fatet e vendit.

Ne, kemi besimin e qytetareve dhe kjo na forcon, por edhe na obligon te vazhdojme perpara. Premtimi yne politik eshte ta mbarojme kete legjislature, sepse keshtu garantojme stabilitetin politik kaq shume i rendesishem ne keto momente.

Po ashtu, koha qe na ka mbetur deri ne perfundim te kesaj legjilature eshte e cmuar per te punuar per vendin, per te realizuar premtimet e 2013 dhe per te forcuar Shtetin e se Drejtes.


Reforma në Drejtësi: Ja si e shohin drejtësinë politikanët...
Kjo foto po bën namin në rrjetet sociale dhe shumë komentues e lidhin atë me mënyrën se si konceptohet nga politikanët shqiptarë, reforma në drejtësi.

Kjo foto është shoqëruar me këtë koment në rrjetet sociale: “Si e shofin drejtesine politikanet...”.



Presioni politik, Kryeministri Rama takon ambasadorin rus
Zhvillimet më të fundit politike dhe tensioni që po krijohet brenda mazhorancës, duket se ka detyruar kryeministrin Rama, të bëjë disa lëvizje të çuditshme në krahun diplomatik.

Më 11 Janar 2016, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takoi Ambasadorin e Rusisë në Shqipëri z. Aleksander Karpushin.

Gjatë bisedës u diskutuan çështjet lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Shqipërisë. A.Karpushin dhe E.Rama ndanë të njëjtin mendimin se dialogu gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe Shqipërisë duhet të zvhillohet pavarësisht koniunkturës aktuale ndërkombëtare, dhe se midis të dyja vendeve ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim.

Rama shprehu interes për tërheqjen e investimeve ruse, veçanërisht në sferën e turizmit, si edhe ra dakord me Ambasadorin rus se platforma me e përshtatshme për dialogun për bashkëpunimin në sferën e investimeve dhe fusha të tjera të lidhura me ekonominë duhet të jetë Komisioni Ndërqeveritar Rusi – Shqipëri.

Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë u shpreh për çuarjen përpara të lidhjeve midis rajoneve dhe bashkive të Rusisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo mund të shërbejë si një impuls për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, dhe mbështeti disa projekte në kuadër të bashkëpunimit kulturor.
Mesazhi për stjuardesën: Dikush me kancer në b**, lëshon shumë p**

Një stjuardesë ka vendosur të bëjë publik një mesazh, që i dorëzoi një pasagjer i mërzitur. Mesazhi është kthyer në hit në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës, ndërkohë që njerëzit janë të ndarë nëse është mesazh qesharak apo i shpifur.

Pasagjeri ankohej nga dikush që lëshonte gazra. Ja mesazhi:

“Nuk e di nëse mund të bësh një njoftim, por nëse mundesh, duhet të thuash se kushdo që po bën pordhë në këtë zonë, duhet patjetër të kontrollohet tek mjeku pasi mund të ketë kancer në b…”.



Video: Si të hiqni kilet e tepërta nga barku në vetëm dy javë

Kjo video ju tregon se si t’i zhdukni kilogramët e tepërt në zonën e barkut për vetëm 14 ditë, në rehatinë e shtëpisë suaj dhe pa asnjë pajisje.

Në fillim mund ta keni pak të vështirë deri sa trupi të mësohet me këto ushtrime por rezultati do ju mahnisë.

Sigurisht që duhet të bëni kujdes me ushqimin dhe të hani sa më shumë proteina të shëndetshme, gjë që do të ndihmojë në krijimin e muskujve.



Foto+16: Zhvishet rumunia superseksi, rritet temperatura në rrjet

Quhet Madalina Ghenea dhe është një aktore dhe modele rumune. Ajo është zgjedhur për të qenë prezantuese në festivalin italian të kënkës “San Remo”.

Por kuriozët kanë kërkuar në të kaluarën e saj ku ajo ka luajtur disa role mjaft erotike në filma.

Fotot e saj kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit.



Dy grabitje në Tiranë e Lezhë, “viktima” kazinoja dhe karburanti
Dy grabitje brenda pak minutash kanë ndodhur në Tiranë dhe Lezhë. Në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Shën-Kollit, disa persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë marrë xhiron ditore të një karburanti.

Në këtë ngjarje nuk raporohet për persona të lënduar ndërkohë grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Policia njofton se ka ngrtur postblloqe për neutralizimin e autorëve.

Ndërkohë, një tjetër grabitje ka ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes.

Policia njofton paraprakisht se në afërsi të lulishte “i maji” dy persona të maskuar kanë grabitur një kazino.



Ja njoftimi paraprak:

Më datë 15.01.2016, në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji” në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave.

Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Gjergj Bojaxhi formon partinë më të re politike...

Nga Gjergj Bojaxhi

Të dashur bashkëqytetarë!

Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Vjedhja, korrupsioni, klientelizmi, paaftësia dhe papërgjegjshmëria ka kapur levat e shtetit dhe po sundon sot, duke errësuar të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tonë dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit.

Çfarë duhet bërë në këto kushte? Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetare te Tiranes votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton!

Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Gjuhës mashtruese të politikanëve nuk mund t’i përgjigjemi as me plogështi, e as me fatalizëm.

Për çerek shekulli, shumë prej nesh që kemi shpresuar në ndryshime të mëdha – në krijimin e një Shqipërie evropiane – jemi dërrmuar nga zhgënjime të njëpasnjshme.

Por zhgënjimi nuk duhet të na lidhë duart, sepse ne nuk jemi përgjegjës vetëm për fatin tonë, por edhe për fatin e fëmijëve tanë e të brezave që do të vijnë. Pikërisht në emër të së ardhmes së atdheut dhe të fëmijëve tanë, ju bëj thirrje që të bashkohemi nga veriu në jug, më shumë nga sa u bashkuam në zgjedhjet e fundit për Tiranën, në një lëvizje të re kombëtare, të ndërtuar po mbi të njëjtat parime.

Tashmë nuk duhet të bashkohemi thjesht për të sfiduar, por për të fituar. Të mos bashkohemi vetëm për të shprehur zhgënjim dhe mllef, por të bashkohemi për të ndryshuar Shqipërinë nga rrënjët. Ne, së bashku, duhet t’ia dalim, sepse korrupsioni e ka kalbur shtetin në bërthamë.

Ai po humb legjitimitetin me të njëjtën shpejtësi, me të cilën po grumbullon paratë e pista.

Shqipëria ka një histori të gjatë përpara dhe nuk mund të mbahet peng prej atyre që çerek shekulli me radhë, nëpërmjet premtimeve të rreme, e kanë zhvatur e rrënuar. Ata nuk duan që ne të ngrihemi. Ata shpresojnë që ne të ulim kokën dhe t’u nënshtrohemi. Ata shpresojnë që ne të mos bashkohemi dot kurrë. Ata kujtojnë se ne kemi hequr dorë nga e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë. JO, Kurrë!

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita t’u themi “NDAL!” të korruptuarve e të paaftëve që po na drejtojnë.

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme.

KA ARDHUR DITA QE TE VEPROJMË!

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike.



Rrëfehet çifti: Nuk jemi babë e bijë... por burrë e grua

Një çift britanik, që thonë se shpesh njerëzit i ngatërrojnë, duke menduar se janë babë e bijë, po ata po presin fëmijën e parë. Samantha Moloney është 26 vjeçe dhe partneri i saj, David Milburn është 49 vjeç.

Ata u takuan në një festë, por e mbajtën lidhjen e tyre sekrete nga frika se si do reagonin njerëzit. Por tani, pas më shumë se një viti lidhje, ata kanë shpallur se po presin një fëmijë.

Babai i Samantha­s, Michael, është 56 vjeç dhe është bërë shok i ngushtë me David.

Familja e saj e ka pranuar lidhjen e tyre. Samantha bëhet nënë për herë të parë, kurse për David kjo është hera e katërt që bëhet baba.

Ata thonë se nuk janë të shqetësuar se çfarë mendojnë njerëzit. “Mezi pres të bëhem nënë. Më përpara nuk doja fëmijë, isha më shumë e fiksuar pas kafshëve. Por kur u bëra 25 vjeç, e dija se duhet të bëhesha nënë”.

David ka 3 vajza, 14, 24 dhe 27 vjeç nga një martesë e mëparshme. “Është fantastik fakti që Samantha shkon kaq mirë me fëmijët e mi të parë”,- thotë ai.

“Ajo që kemi mes nesh është e pabesueshme dhe mezi pres të bëhem baba sërish”.



Loja “e ndershme” e kuponit tatimor: Po ju, fituat gjë?

Sapo ka përfunduar llotaria e famshme e lojës promocionale të kuponit tatimor dhe nuk mund të pritej gjë tjetër veçse habi dhe shumë dyshime.

Përveç faktit që fitoi dikush që ka shpenzuar plot 73 milionë lekë (të vjetra), të shpërndarë në 130 kupona të vegjël tatimor, me një mesatare prej 5 milionë lekësh për kupon, a duhet të ndalemi te fakti që Ministria e Financave ose gjithë ata ekonomistët e panelit atje duhet ta dinë që vlera maksimale që mund të ketë një kupon është 1.5 milionë lekë (gjithnjë të vjetra).

Uh po, ata do i shohin këto gjëra në 10 ditët në vazhdim apo jo? Lind pyetja, deri tani çfarë bënë?!

Po rregulloren e thënë dhe të stërthënë që në zarf duhet të ishin minimumi 50 kupona e harruan kaq shpejt, sepse u shpallën shumë fitues me më pak kupona sec ishte përcaktuar. Apo dhe këto do i kontrollojnë në 10 ditët në vazhdim?!

Po kur u regjistruan të dhënat online, nuk u vunë re këto detaje?

Gjithsesi, urime fituesve, dhe atyre që kanë “shpenzuar” me dhjetra miliona, dhe fituan 1 milion. Lojë e bukur!/Jeta osh Qef/

Fotolajm: Pse të gjithë e kanë me këtë makinë...?
Nga sa mësohet kjo supermakinë ka marrë dy gjoba... një në Tiranë dhe një në Londër. Po pse...??
Kush janë gratë e pasura që bënë me shtëpi Ramën, Metën, Veliajn?

Ata janë burrat më të pushtetshëm në Shqipëri, por kjo sa për qeverisjen e vendit, pasi xhepin ua qeveris gruaja në shtëpi, pasi ata vetë bëjnë be e rrufe që as kanë parë me sy dhe as kanë prekur ndonjëherë para me dorë. E thonë vetë dita-ditës aq sa është e vështirë të mos u besosh.

Duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetari i kuvendit, kryetari i bashkisë më të madhe ne vend, e kështu me radhë. Pushtetarë që vendosin për fatin e shqiptarëve, por që kanë pasur fatin të kenë gra të fuqishme nga ana financiare, të cilat u kanë blerë shtëpi, u paguajnë pushime luksoze, etj etj.

Ja çfarë kanë pranuar të pushtetshmit e Shqipërisë me gojën e tyre, për gruan që gjithkush do ta ëndërronte.



Edi Rama, Kryeministër, 12 janar 2016:

“Isha pa shtëpi, e më thoshin se ka 200 shtëpi. Pastaj u bëra unë me shtëpi, falë gruas dhe e them me mburrje.”

“Në Majami isha për një vizitë private. Shpenzimet i pagoi ajo që bën bilancet në shtëpinë time, gruaja ime.”
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, 5 janar 2016:

“Pronat dhe pasuritë që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj, me të cilën ne jetojmë prej kaq vitesh, janë 7-8 herë më të mëdha se sa dy shtëpitë që ne banojmë në Tiranë dhe Lalëz.”


Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, 15 shtator 2014:

“Dasma ime ishte modeste, nëna ime kishte kursyer për atë ditë. Ceremoninë e dytë e mbuloi familja e nuses.”


Foto+Video: Ja kush është “trimi” që ja bën Cecës së Arkanit...

Këngëtarja e njohur serbe, Ceca Raznatoviç, ka gjetur të dashur të ri. Ajo ka nisur lidhje me modelin 26-vjeçar, Aleksandar Jovoviç.


Lidhja e ish gruas së paramilitarit serb, Arkan, ka nisur në xhirimet e klipit të fundit të divës serbe në Tajlandë, shkruajnë mediat në Beograd.

Ceca është 42 vjeç dhe ka një karrierë të bujshme në serbi, shkruan Gazeta “Express”. Pothuajse të gjitha këngët e saj gjatë viteve ‘90, u bënë hit në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe në Kosovë./Express/



Video: Tri ditë pa drita. Populli bën atë që duhet të bënte OSHEE

Pas tri ditë pa drita, banorët e Spatharës, në Komunën Gurëkuqe në rrethin e Librazhdit, pasi panë që OSSHE nuk kishte ndërmend të vinte dhe të ndreqte situatën, vendosën që ashtu fshatçe të organizohen vullnetarisht, dhe të zhvendosin transformatorin, duke i çuar me këtë rast edhe një mesazh deputetit të tyre të zonës Taulant Balla.



Ja mesazhi që ata lanë në faqen “Jeta osh qef”

“Kemi 3 dit pa drrita ose ishim per shkakun e djegjes se transormatorit. Askush nga shteti nuk na ndihmoi kur ne nuk kemi as mjete transporti as nje ure per makina me zor po kalojme me kembe jo me makina. Me forcat tona heqim te vjetrin ne mjete rrethanore por me rrezikshmeri te larte…i vjetri kishte nje peshe rreth 3 kuintal me zor e derguam poshte ne rruge kryesore..ne te njenjten menyre kemi sjelle dhe te riun lart 4 kuintal dhe 50 kile a me shume… pra ajo qe dua te them eshte “rrofte shqiperia ime dhe te na jetoje qeveria”…ju lutem jeni te vetmit qe mund te me ndihmoni duke publikuar kete video…vendodhja Librazhd,Spathar,Gurkuqe….2016”.



Çiljeta aspak e ‘kërcënuar’ për c**t: Enca e ka më të vogël…

Çiljeta Xhilaga, këngëtare e njohur, por që është bërë edhe më e famshme për shkak të gjoksit të saj të madh, nuk ndihet aspak e kërcënuar nga asnjë prej femrave të shoë-bizit shqiptar, as nga këngëtarja tjetër Enca Haxhia, e cila edhe pse vetëm 20 vjeç, duket se cicat e saj fryhen çdo ditë edhe më shumë.

Krahasim mes gjoksit të dy këngëtarëve hapet nga drejtuesi i Emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili duke lexuar mesazhet e zakonshme në telefonin e tij.

“Më shkruan dikush: ‘Kujdes thuaji Çiljetës se po ta merr Enca me cicat!”, lexon Ariani mesazhin.

Kaq mjafton që Çiljeta të reagojë me një farë mospërfilljeje, që tregon se ajo nuk ndihet aspak e kërcënuar nga këngëtarja e re.

“Enca i ka pak më të vogla”,- përgjigjet Çiljeta.

“Pse i keni matur?”,- pyet aty për aty Çani.

“Jo nuk i kemi matur, por…duken”,- deklaron Çiljeta në përfundim të kësaj teme.



Policia” godet sërish: Grabit 2 milionë lekë në Lezhë

Pas rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, disa netë më parë në Durrës, ku autorët ishin të veshur me uniforma policie, por edhe shumë ngjarjeve të tjera ku kriminelët paraqiten të veshur me uniformën e policisë së Shtetit, mësohet se edhe në ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Lezhë, është përdorur i njëjti maskim për të grabitur 2 milionë lekë.

Ky është raportimi më i fundit që vjen nga grabitja e një marketi në aksin Lezhë-Laç në kryqëzimin e Shën Kollit, ku nga dëshmitë në vendngjarje thuhet se, veshja e grabitësve ishte e ngjashme me ato të ndërhyrjes së shpejtë.

Ndërsa dhe mbi kokat e 3 punonjësve të marketit janë vendosur shotganë ku u është kërkuar të mos lëvizin.

Po sipas burimeve të policisë autorët e grabitjes janë larguar në drejtim të Milotit, pa u mundur të kapen.
Skandal në Teatrin Kombëtar: Drejtori Çuli rreh gazetarin e “Abc Neës”

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar. Gazetari i “Abc Neës”, Eni Shehu, është sulmuar fizikisht nga drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli. Të ftuar si gjithë mediat e tjera në premierën e shfaqjes “Tri Motrat”, dedikuar gazetarëve, grupi i “Abc Neës” ishte i pranishëm për të filmuar për kronikën.

Në pushimin e shkurtër mes akteve të shfaqjes, gazetari i “Abc Neës” Eni Shehu, teksa ishte i shoqëruar nga kolegë të shumtë në hollin e Teatrit Kombëtar, është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar, nga drejtori Hervin Çuli, së bashku me asistentët e tij, pa asnjë motiv.

Më pas ata arritën ta nxjerrin gazetarin Shehu, jashtë godinës së Teatrit Kombëtar. “Abc Neës” e denon këtë sulm të rëndë dhe të paprecedentë ndaj gazetarit, që cënon lirinë e ushtrimit të këtij profesioni.

Pas këtij akti të turpshëm, “Abc Neës” i kërkon kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës, Kumbaro, shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Po ashtu “Abc Neës” bën të ditur se, do të vërë në dijeni të kësaj ngjarje të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias dhe gazetarëve në Shqipëri dhe ato Ndërkombëtare.

Këtë sulm të drejtorit të Teatrit Kombëtar ndaj gazetarit Eni Shehu, televizioni “Abc Neës” do ta ndjekë deri në fund, për të vendosur drejtësinë./TvKlan/

17/01/2016.............................

Fund mërisë mes Kadaresë dhe Qoses dhe një mesazh paqeje...

Mes tyre kemi dëgjuar jo pak herë të debatojnë me tone të ashpra. Për këtë herë akademiku është përgjigjur me tone miqësore, duke vlerësuar Kadarenë si shkrimtar dhe zbutur përgjigjen për përplasjet ideore mes tyre.

Profesor Qosja ishte ftuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës për të folur mbi temën “Çështja shqiptare dhe Europa e Bashkuar”.

Pas ligjëratës, studentët e kanë “detyruar” ndër të tjera t’i përgjigjet pyetjes rreth marrëdhënieve me Kadarenë, nominuar prej vitesh për çmimin Nobel, meqë pak ditë më parë mediat e Kosovës shpërndanë lajmin se Rexhep Qose është propozuar nga Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës për çmimin Nobel.

“Dy herë keni polemizuar me Kadarenë, – i thanë studentët profesor Qoses: herën e parë në fillim të viteve ’70, në temën “letërsia shqipe dhe letërsia europiane”, ndërsa herën e dytë “Europa dhe identiteti shqiptar”.

“Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qoses.

Qose është shprehur se: “Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete. Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat.

Por, e ka përfunduar fjalën e tij profesor Rexhep Qosja, “ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”. Këtë vit dy kolosët e letrave shqipe mbushin 80 vjeç./Dita/



Video: Mediat greke në shtëpinë e Klodi Lesit. E ëma: Ktheje djalin

Nëna e Klodi Lesit, Pashe, i ka bërë thirrje me lot në sy, të birit, Klodit, të dorëzohet dhe të mos e torturojë më djalin e vogël që ka rrëmbyer pas vrasjes së bashkëshortes së tij në Halkidiki, Greqi.

Intervista e saj është transmetuar në emisionin Tatiana Live, me intervista, biseda, çështje kulture.

Në reportazhin e tij, gazetari grek ka filmuar hyrjen e qytetit të Rubikut, duke treguar se është vetëm një orë larg Tiranës dhe ka marrë rrugën pa rrugë me shkurre e ferra të fshatit ku jetoi Lesi dhe u takua me nënën e tij.

Znj.Pashe u shpreh në intervistë se nuk dinte shumë gjëra; kishte pasur pak komunikim me të birin, hera e fundit kishin qënë Pashkët e viti të kaluara, e dinte se ishte martuar me një greke, por nuk kishte ndërhyrë në vendimet e tij. Megjithatë, ajo, e prekur, i bëri thirrje të birit të dorëzohet sa më parë, sidomos për hatër të fëmijës.

Kokëdhima po kërkon ndryshime në Qeveri?

Deputeti socialist Koço Kokëdhima, tha se, një reformë cilësore në Partinë Socialiste, do të përmirësojë dhe qeverisjen e vendit.

Prej muajsh Partia Socialiste është në proces të brendshëm zgjedhor, por kongresi i planifikuar për në janar u shty për në mars. Për Koço Kokëdhimën, i cili ka qenë i pari që ka kërkuar shtyrjen e Kongresit, nuk është problem data se kur ai mbahet, nëse do të ketë një reformim cilësor të Partisë Socialiste.

Aq e rëndësishme është reforma brenda socialistëve, sipas Kokëdhimës tij, sa do të ndikojë direkt në përmirësimin e qeverisjes së vendit në sektorë të ndryshëm.

Ramën dhe Metën, Koço Kokedhima i sheh në bashkëpunim të ngushtë, me njëri-tjetrin.

Koordinatori i Jugut dhe deputeti i Qarkut të Vlorës, u tha gazetarëve se, nuk ka mosmarrëveshje PS-LSI dhe se divergjencat për reformën në drejtësi ai i sheh normale.

Kokëdhima tha se bashkëpunimi i ngushtë Rama-Meta do të vijojë./opinion.al/
Fatura 8 mld euro, FMN: pronat dhe koncesionet kërcënojnë Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria kërcënohet nga një sërë rreziqesh të larta të financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompesimit të pronave. Në një raport të posaçëm për Shqipërinë, FMN thotë se, pretendimet për kompesimin e ish-pronarëve janë sa 70% e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë eurosh.

Kjo është një kosto e pamundur për Shqipërinë ndaj qeveritë e kanë shmangur përmes uljes së vlerave të kompesimit, që kanë dhënë për pronarët por edhe shtyrjen në kohë.

Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve. Sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar, si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash, për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.

Sërish këto shifra janë dukshëm shumë më të vogla nga pretendimet e pronarëve, pasi qeveria ka ulur fort si çmimin e pronave për kompesim, ashtu edhe masën fizike të tyre.

Por shqetësimi i FMN-së, është se vendimet mund të sfidohen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila mund t’u japë të drejtë pronarëve duke detyruar qeverinë të paguajë fatura më të larta.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə