Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə18/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   352

IV- GJYKATA E LARTË

Siç ka evidentuar edhe analiza e bërë, por edhe përvoja e viteve të fundit, konfirmon që Gjykata e Lartë vetëm de jure është e tillë. De facto, vepron si një Gjykatë Kasacioni, për të mos thënë që rëndom kthehet dhe në një gjykatë të shkallës së tretë. Përpos të qënurit larg një gjykatë eficiente, Gjykata e Lartë për më tepër, nuk mund të realizojë funksionin që kushtetuta aktuale i atribuon, atë të unifikimit të praktikës gjyqësore. Në këtë kuptim, konfirmimi tashmë de jure dhe de facto i një gjykate që garanton unfikimin e praktikës gjyqësore dhe shmangien nga modeli de facto i një gjykate kasacioni, do të ndikonte pozitivisht si në terma të efektshmërisë apo efiçiencës, ashtu edhe në terma të përmirësimit të cilësisë së dhënies së drejtësisë. Kjo lloj mënyre e të kuptuarit, nënkupton pasjen e një gjykate të vetme të lartë, me kolegje sipas juridiksioneve përkatëse dhe jo krijimin e një sistemi paralel në hierarkinë e gjykatave. Nëse do të shkonim drejt kësaj të fundit, sistemi vetëm sa do të komplikohej dhe do të ishim larg skemës së thjeshtuar që kërkon Komisioni i Venecias. Sipas logjikës së propozuar në draft amendament, do të duhej të krijoheshin sisteme paralele dhe për drejtësinë penale apo civile, përpos asaj administrative. Praktikisht do të duhej të kishim tre ose më shumë gjykata të larta.



V-PROKURORIA

Formulimi aktual i tekstit të Kushtetutës është mëse i mjaftueshëm dhe garanton sanksionimin e parimit se organi i vetëm që ka ekskluzivitetin e hetimit penal, është prokuroria. Nga ana tjetër, për sa kohë që Kushtetuta e lidh organizimin e prokurorisë me atë të sistemit gjyqësor, çdo detajim i mëtejshëm do të ishte i tepërt. Sa më sipër, në tekstin e Kushtetutës duhen vetëm saktësime minimale, për t`i dhënë rolin aktiv prokurorisë.



VI- PARIMI I KARRIERËS

Përvoja që ka patur Shqipëria deri më tani, tregon më së miri se ka ardhur koha e zbatimit në masën 100% të parimit të karrierës brenda sistemit gjyqësor. Ky sugjerim është evidentuar edhe në Progres Raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ka ardhur momenti të mbyllet mundësia e futjes së juristëve nga jashtë sistemit dhe rritja në karrierë brenda sistemit gjyqësor të jetë zgjidhja dhe mundësia e vetme.



VII- MANDATET E INSTITUCIONEVE AKTUALE KUSHTETUESE

Mbështesim mendimin e Komisionit të Venecias se mandati i institucioneve duhet të ndërpritet vetëm në ato raste kur institucioni, pas amendamenteve kushtetuese, nuk ekziston më.



VIII- MBI VLERËSIMIN KALIMTAR TË KUALIFIKIMIT TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE (VETTING PROÇESS)

Në tekstin e një Kushtetute, parashikimet e detajuara janë të tepërta dhe nuk përshtaten me natyrën që duhet të ketë ligji themeltar i një vendi. Propozimi ynë është të hartohet një dispozitë e vetme tranzitore, ku të saktësohet në mënyrë parimore procesi i Vetting. Për të kryer procesin e vlerësimit, ne propozojme që Kushtetuta të sanksionojë krijimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe çështjet për të cilat do të vendosë ky komision, e konkretisht:

a. Integritetin moral dhe profesional te gjyqtarëve dhe prokurorëve;

b. Pasurinë e tyre, në raport me deklarimet e bëra.

Po kështu, për të garantuar se procesi nuk do të bllokohet gjatë fazës së implementimit, duke u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, është përfshirë parashikimi se: “Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Procesit të Rivlerësimit, miratohet me jo më pak se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe është i paankimueshëm në Gjykatën Kushtetuese”.

Drafti, në reflektim të Opinionit të Komisionit të Venecias, parashikon se kundër vendimit të Komisionit të Rivlerësimit, mund të bëhet ankim në Tribunalin Disiplinor të Drejtësisë. Ndërkohë që, përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duhet dhe do të rregullohet me ligj, jo në tekstin e Kushtetutës.


Forumi Ekonomik Botëror: Largimi i shqiptarëve, rrisku më i madh i bzinesit

Eksodi masiv i popullatës gjatë vitit të kaluar ka alarmuar bizneset shqiptare, të cilat tani e konsiderojnë emigrimin masiv si riskun kryesor të ekonomisë. Përfundimi vjen nga raporti i rreziqeve globale për vitin 2016 që publikohet nga forumi ekonomik botëror i Davosit.

Sipas raportit, i cili hartohet duke pyetur direkt ndërmarrjet, mbi 78 për qind e bizneseve në shqipëri kanë vënë emigrimin masiv të detyruar si rrezikun kryesor për të bërë biznes në Shqipëri.

Shqipëria u përball me një eksod të shtuar vitin e kaluar, ku dhjetëra mijë shqiptarë u larguan nga vendi për të kërkuar azil në vendet perëndimore. Kjo duket se ka prekur bizneset, të cilat i druhen largimit të forcës puntore por edhe rënies së ekonomisë, pasi largimi masiv i individëve rrudh konsumin dhe ekonominë.

Sipas raportit në vendin e dytë si rreziku kryesor i të bërit biznes në Shqipëri është një krizë e mundshme fiskale. Rreth 65 për qind e ndërmarrjeve në shqipëri i druhen rrezikut të një krize buxhetore cka përvecse do të godiste ekonominë do të conte në masa të jashtëzakonshme si rritja e fortë e taksave.

Ndërsa rreziku i tretë më i lartë nga bizneset në Shqipëri janë konsideruar luahtjet e forta në ccmimin e energjisë si në rënie ashtu dhe në rritje. Lista e pesë rreziqeve të para të biznesit pasohet nga papunësia e lartë dhe dështimi i ndonjë mekanizmi apo institucioni financiar.

Raporti global i rreziqeve është dokumenti kryesor i cili përvijon hartën e risqeve në botë. Për vitin 2016, rreziku më i madh për të bërë biznes në shkallë botërore është cilësuar papunësia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditet goditjet në cmimin e energjisë dhe krizat fiskale.

Sipas forumit ekonomik botëror raporti është hartuar duke pyetur mbi 13 mijë drejtues biznesesh nga 140 vende të botës gjatë periudhës shkurt qershor të vitit 2015 dhe për hartimin e këtij raporti kanë punuar mbi 750 ekspertë./Top Channel/


Komisioni kalon 3 drafte në “Venecia”

Pasi ka debatuar për 180 minuta, Komisioni për Reformës në Drejtësi ka vendosur të çojë në Venecia 3 qëndrime të ndryshme në lidhje me reformën në drejtësi; draftin e hartuar nga ekspertët, opinionin e LSI dhe vërejtjet e Partisë Demokratike.

Debati më i fortë u bë në lidhje me atë që opozita e cilëson “rreziku i kapjes” së sistemit nga maxhoranca e majtë, e cila numëron më tepër se 84 deputetë, duke propozuar një shumicë prej 93 votash për miratimin e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.

Dhe pjesë e debatit politik u bë edhe ideja e miratimit të reformën në drejtësi me referendum. Por pavarësisht përplasjeve, si nga PS ashtu edhe nga LSI, u theksua se do të ketë çështje që do të zgjidhen nëpërmjet dialogut politik dhe përpjekjet për konsensus do të vazhdojnë, pasi të vijë opinioni final i Venecias.

Pasi demokratët të dorëzojnë të hënën qëndrimin e tyre 3 dokumentat do t’i nisen Komisionit të Venecias për shqyrtim, ndërkohë që vetë ekspertët e tij do të mbërrijnë në Tiranë në 21 janar për t’u njohur me qëndrimet e palëve.

Incidenti: Anijet ushtarake greke na kërcënojnë në ujërat tona?
SARANDË- Raportohet për një incident në ujërat tona territoriale në jug të vendit, në Sarandë. Sipas gazetarëve lokalë, anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar peshkarexhen “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë.

Sipas peshkatarëve ata kanë qenë 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg gjirit te Manastirit dhe 2.1 milje nga marina e Sarandës.

Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë. Kapiteni denoncon se, ky është rast i përsëritur. Lajmi është publikuar nga gazeta “Panorama”.

Sakaq, “Opinion.al” u interesua të merrte një deklaratë zyrtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.

“Deri tani nuk ka një denoncim për incident në ujërat tona, apo shkelje nga ana e palës greke”,- thonë ata.

Ndërsa burime konfidenciale thanë se, peshkarexha jonë ka qenë në ujërat neutrale dhe roja bregdetare greke i ka sinjalizuar të mos kalojnë kufirin. Peshkarexha jonë ka njoftuar rojen tonë bregdetare, e cila ka komunikuar me kolegët grekë. Gjithsesi kjo është një situatë që duhet hetuar.


Faktorët e rrezikut nga kanceri

Në luftën kundër kancerit, roli i individit mbetet faktori primar për sukses. Praktikat në jetën e përditshme diktojnë nivelin e rrezikut për kancer ndaj të cilit ekspozohet individi. Në pjesën e tretë të ciklit për luftën kundër kancerit ndalemi tek sjelljet, praktikat dhe faktorët e jashtëm që secili nga ne mund t’i kontrollojë individualisht për të shmangur në masë të madhe rrezikun.

Predispozita gjenetike është parë prej vitesh si faktor në shtimin e rrezikut nga kanceri. Dikush që kishte të afërm të diagnostikuar me kancer konsiderohej si individ në rrezik. Por mjekët përllogarisin se pjesa dërrmuese e diagnozave me kancer diktohen nga faktorë jashtë gjenetikës.

“Zonat rurale në Kinë, për shembull, kanë ritme të larta të kancerit të stomakut dhe mëlçisë, të cilët nuk janë shumë të përhapur në Shtetet e Bashkuara. Në Kinë nuk shfaqen shumë raste të kancerit të prostatës apo gjirit, që janë më të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Por kur kinezët vijnë si imigrantë në Shtetet e Bashkuara rreziku i tyre nga kanceri i gjirit apo prostatës shtohet, ndërsa bie rreziku për kancer stomaku apo mëlçie. Kjo tregon se faktorët janë mjedisorë, pasi këta individë kanë të njëjtat gjene si përpara se të imigronin. Duke analizuar këto statistika mund të themi se 85% e të gjitha rasteve të kancerit në botë kanë një element të fortë nga faktorë të jashtëm, të ashtu-quajtur mjedisorë”.

Në identifikimin e këtyre faktorëve që rrisin rrezikun për kancer, epidemiologjia ka dhënë një ndihmesë të madhe. Dr. Elizabeth Platz, onkologe dhe epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins, thotë se në botën e zhvilluar një rrezik të madh paraqesin praktika të individit që janë plotësisht të parandalueshme:

“Faktorët kryesorë që rrisin rrezikun për kancer janë: duhani, obeziteti i shoqëruar nga dieta e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Të gjithë këto faktorë të marrë së bashku përfaqësojnë afro 50% të rasteve të kancerit në vende si Shtetet e Bashkuara”.

Ndryshe nga puna për diagnostikimin dhe kurimin e kancerit që kufizohet në klinika e laboratore, parandalimi është një sipërmarrje e komplikuar, pasi kërkon ndryshimin e praktikave të individit. Dr. Platz sjell shembullin e betejës me duhanin si një sukses i politikave të shëndetit publik që ndërthurin fushatat e informimit me ndalimin e duhanit në mjedise të mbyllura dhe kontrollin e shitjeve duke rritur taksat.

“Ritmet e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive kanë vazhduar të bien gjatë dekadave të fundit pasi mësuam se cigaret shkaktojnë kancer dhe punuam për të parandaluar pirjen e duhanit tek të rinjtë, për të ndihmuar duhanpirësit të linin cigaret dhe ritmet kanë rënë në mënyrë drastike. Ky është ndër shembujt e mëdhenj të suksesit për shëndetin publik dhe studiuesit në luftën kundër kancerit”.

Edukimi i publikut mbi faktorët që shtojnë rrezikun nga kanceri dhe masat profilaktike për të parandaluar sëmundjen mbetet një ndër metodat më efikase në luftën kundër kancerit. Kjo bëhet edhe më e dukshme në vendet në zhvillim ku masat diagnostikuese, si analizat laboratorike apo kimoterapia dhe pajisjet që përdoren për kurim, janë tepër të kushtueshme dhe shpesh jo të disponueshme në zona të largëta. Për probleme si virusi HPV që shkakton kancerin e qafës së mitrës, parandalimi është zgjidhja më efektive:

“Në disa pjesë të botës, ku është më e vështirë të bëhet kontrolli i shëndetit të gruas përmes analizës së qafës së mitrës, vaksinimi duket se është përgjigja më e mirë për këto rajone. Duhet të prodhojmë vaksina të lira, që transportohen sa më lehtë,” thotë Dr. Nelson.

Studimet vazhdojnë për të zbuluar ç’rol luajnë mungesa e aktivitetit fizik apo mbipesha në rrezikun nga kanceri? Studiuesit kanë vërejtur një përqindje më të lartë të kancerit në grupet që vuajnë nga obeziteti, si dhe ata individë që kanë një jetë sedentare, por ende nuk është vërtetuar një lidhje direkte shkak-pasojë mes këtyre problemeve dhe sëmundjes.

“Ka shumë faktorë të tjerë që ende nuk janë zbuluar, ose nuk kuptohen mirë. Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me deklaratën për lidhjen mes mishit të përpunuar dhe kancerit. Ata arritën në përfundimin se mishi i përpunuar është kancerogjen, pra konsumimi i mishit është faktor rreziku”.

Gjatë dekadave të fundit janë grumbulluar një mori të dhënash për praktikat e përditshme të jetesës për popullata të gjera në çdo cep të globit, që nga mënyra e jetesës tek dieta ushqimore dhe aktivitetit fizik. Epidemiologët po analizojnë këto të dhëna për të identifikuar faktorë të tjerë rreziku me shpresën që lufta kundër kancerit të zhvendoset nga klinikat e mjekimit në praktikat e përditshme parandaluese të individit.

Përdorimi i mirë i kohës (më shumë se paratë), na bën të lumtur

A është i lumtur ai që mund të angazhohet në aktivitete të pëlqyeshme (ndoshta pa qenë i pasur) apo ata që kanë shumë para dhe ndoshta pak kohë të lirë, sepse e kalojnë gjithë ditën në punë ( për të fituar më shumë para)? Përgjigja mund të duket e qartë, por një grup i studiuesve amerikanë ka kërkuar ta vërtetojë përmes një sondazhi të gjerë, rezultatet e të cilit u botuan në internet.

Në gjashtë studime, me një total prej mbi 4.600 pjesëmarrësish, është formuluar pikërisht kërkesa për të zgjedhur një prioritet midis kohës në dispozicion dhe sigurimit të një sasie të mirë parash. Mostra është ndarë në gjysmë, me një përqindje pak më të lartë (sidomos për njerëzit e moshës) të njerëzve të cilët kanë zgjedhur disponueshmërinë e kohës. Hulumtuesit vunë në dukje se tek pjesëmarrësi zgjedhja e një opsion apo një tjetri ishte e qëndrueshme, si nëse ajo kishte lidhje me aktivitetet normale dhe ndërveprimet e përditshme, ashtu dhe nëse prekte eventet e jetës si familja, fëmijët, puna.

Në përfundim, autorët shpjegojnë se për të vlerësuar më shumë kohën nuk ka nevojë të prishim jetën, por mund të jetë e mjaftueshme ndonjë këshillë e vogël, se si të punojmë disa orë më pak (në qoftë se është e mundur), të paguajmë dikë që të kryejë aktivitetet që nuk na pëlqejnë (p.sh. punët e shtëpisë) dhe të përdorim paj nga koha për aktivitete konstruktive, të tilla si vullnetarizmi. Është e qartë se fjalimi mbetet pak teorik dhe se jo të gjithë mund ti sigurojnë vetes të tillë luks.

Gjithashtu mos harroni se për disa njerëz që të punojnë përtej pagës së fituar, është një kënaqësi e vërtetë: në këto raste ndoshta nuk ka nevojë për të ndryshuar, koha e individit është shfrytëzuar tashmë në maksimum. Por, Ashley Ëhillans dhe kolegët nuk kanë asnjë dyshim: ‘Të kemi më shumë kohë të lirë na bën më të lumtur se të kemi më shumë para, mjafton të heqim dorë nga disa orë punë për t’u angazhuar në aktivitete të tjera, jo domosdoshmërisht fitimprurës nga pikëpamja ekonomike, për tu ndjerë më mirë.’

Rrëfimi i studenteve në polici: Na morën peng dy laçianë pasi bëmë seks në hotel!
Ngjarja ndodhi në prill të 2015-ës. Dy djemtë nga Laçi kishin kryer marrëdhënie seksuale me vajzat, që refuzuan ta vijonin më tej lidhjen. Njëra prej tyre tregoi në polici se nuk kishte dashur, por kishte bërë seks, pasi ishte dhunuar.

Elis Pasha dhe Henri Talo, nga Laçi, u dënuan me nga 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

“GSH” zbardh të plotë vendimin, sipas të cilit dy djemtë janë cilësuar fajtorë për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

LIDHJA ME STUDENTET

Të pandehurit Elis Pasha dhe Henri Talo janë banorë të qytetit të Laçit dhe shokë midis tyre, ndërsa K.L. dhe R.Sh. janë shoqe. Të dyja kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Ato banojnë së bashku në një banesë të marrë me qira në kryeqytet, për shkak të vazhdimit të studimeve të larta. Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo.

Vajzat kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy të pandehurit, të cilat, duke u ndodhur në shoqërinë e tyre ato veçojnë ngjarjen e datës 21.3.2015. Pasi janë takuar të katërt në qytetin e Tiranës dhe kanë frekuentuar disa lokale, ata janë nisur, me kërkesën e të pandehurve, për në qytetin e Laçit. Kur kanë arritur në atë qytet, kanë hyrë në një ambient dhe kanë nisur të pinë pije të ndryshme.

Aty ka ardhur edhe një shtetas që quhej Sokol, dhe pasi kanë ndenjur për disa kohë, rreth orës 2:00 janë nisur për në Tiranë. Rrugës janë ndalur te hotel “X…”, i cili ndodhet në Vorë, dhe kanë zbritur nga makina, ku kanë marrë dy dhoma. Në një dhomë ka hyrë i pandehuri Elis Pasha me K.L., dhe në dhomën tjetër ka hyrë i pandehuri Henri Talo me R.Sh.. Gjatë qëndrimit aty, i pandehuri Elis Pashaj ka kryer marrëdhënie seksuale me K.L., pa kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Edhe i pandehuri Henri Talo ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.Sh., si dhe ka kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Më pas të pandehurit kanë dalë dhe kanë shoqëruar vajzat për në banesën e tyre.

Vajzat u thanë hetuesve se ngjarja e mësipërme ndodhi jashtë dëshirës së tyre. Ata pretendojnë se janë larguar prej tyre, duke mos u takuar me ta, dhe njëkohësisht duke mos e kallëzuar ngjarjen, për shkak të ndrojtjes, opinionit si edhe frikës që kishin prej të pandehurve.

MARRJA PENG

Ndonëse K.L. dhe R.Sh. kanë qenë të larguara prej kohësh prej të pandehurve, ato më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë e tyre në rrethanat e mëposhtme. Kështu, në këtë datë, të dyja kanë qenë në orët e mbrëmjes në lokal “T…” në Tiranë kur K.L. e ka marrë në telefon Saimir Kola, me të cilin njiheshin më parë, dhe së bashku me të, pas pak kohe janë nisur për të shkuar në një lokal tjetër. Te vendi i quajtur “Zogu i Zi”, kur ato ishin së bashku me këtë person, në mjetin me targë AA 030 CV, i cili drejtohej nga Saimiri, në një moment mjeti ka ndaluar, dhe aty ka hyrë pa dijeninë dhe dëshirën e studenteve, i pandehuri Henri Talo, i cili ka marrë drejtimin e mjetit. Ndërsa, i pandehuri Elis Pasha është ulur në vendin e parë të pasagjerit.

Në këtë moment, K.L. dhe R.Sh., tashmë me mbërritjen e dy të pandehurve qëndronin në atë mjet jashtë dëshirës së tyre. Ato kanë tentuar të dalin nga makina dhe të largohen, por ka qenë e pamundur, pasi dyert ishin të mbyllura dhe mjeti është nisur. Pasi janë nisur në drejtim të Rinasit, gjatë rrugës dy vajzat kanë debatuar me të pandehurit dhe kanë kërkuar të ndalojë mjeti dhe të zbresin prej tij. Duke u ndodhur në kushtet e pamundësisë për t’u larguar dhe të gjendura në kushtet e heqjes së lirisë, studentet, në momentin që kanë qenë në afërsi të QTU-së, duke qenë se në rrugë ndodhej një patrullë policie, kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu, me pretendimin se ato po merreshin pa dëshirën e tyre prej të pandehurve Elis Pasho dhe Henri Talo, të cilët i kishin kanosur dhe kishin mbyllur edhe dyert e makinës. Në mjet me to ka qenë edhe Saimir Kola.

HETIMET E POLICISË

Për të konfirmuar vendin se ku ka ndodhur vepra penale, në vijim të verifikimit edhe të deklarimeve të bëra nga studentet, oficerët e policisë kanë bërë në krye të herës këqyrjen në ambientet e hotel “X…” në Vorë. Gjithashtu, për të përcaktuar nëse K.L. dhe R.Sh. janë abuzuar seksualisht dhe dhunuar prej të pandehurve Elis Pasha dhe Henri Talo, prej oficerit të policisë gjyqësore është vendosur të bëhet ekspertimi mjeko-ligjor i tyre. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 377, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e K.L., ka rezultuar se “në trupin e K.L., u konstatuan dy vrahje (cikatrice) në parakrahun e majtë, të cilat janë karakteristike për dëmtimet e shkaktuara nga djegia me cigare. K.L. është e defloruar e vjetër”.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 376, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e R.Sh., rezulton se “në trupin e shtetases R.Sh. nuk u konstatuan dëmtime trupore. R.Sh. është e defloruar e vjetër”.

DËSHMIA E KOLËS

Saimir Kola i tha gjykatës se: “Unë mora në telefon dy të pandehurit dhe ata erdhën te ‘Zogu i Zi’. Vajzat sa i panë thanë ‘ku po na çoni?’. Se çfarë flisnin, unë nuk i dëgjoja, se kishte muzikë në mjet. Kur na ndaloi policia, K. i kërkoi ndihmë policisë, duke iu thënë se ‘na kanë marrë me zor, na ndihmoni’… Më pas na shoqëruan në polici”./G.Sh/


Ndërron jetë gazetari Agron Bala

Gazetari i njohur Agron Bala, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Balaj vdiq në një spital të Italisë. Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ‘90.

Ai ka punuar në disa radio e televizione. Përvoja e tij më e gjatë ka qenë në Radio Televizionin Shqiptar, ndërkohë që ka dhënë kontribut edhe si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Zbardhen mesazhet: Muhaxheri ka hyrë në Kosovë gjatë 2013-s
Në maj të vitit 2013, një vit pasi kishte shkelur për herë të parë tokën siriane, xhihadisti Lavdrim Muhaxheri, ishte kthyer me plagë në trup në Kosovë. Ndonëse ishte i plagosur, kthimin e tij disamujor në vendlindje, Muhaxheri përveç se për t’i shëruar plagët, e shfrytëzoi edhe për t’i bindur bashkëvendësit e tjerë që t’i bashkohen luftës së tij në ISIS.

Për ta përmbushur misionin e tij, terroristi më i njohur shqiptar ishte ndihmuar nga mësuesi i tij Zekria Qazimi dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Berisha.

Gazeta Express sjell serinë e dytë të mesazheve të shkëmbyera mes këtij grupi, që organizonte dhe rekrutonte kosovarë për t’u bashkuar në ISIS.

“Sheik” e konsideronin imamin e xhamisë “El Kuddus” të Gjilanit, Zekria Qazimin. E vendi ku më së shpeshti takoheshin ishte kafeneja “Titanik” dhe shoqata “Rinia Islame” në Kaçanik.

Nga aty, Lavdrim Muhaxheri, i cili ishte kthyer për pak kohë nga Siria bënte plane dhe rekrutonte vullnetarë të ri që më vonë do t’i bashkoheshin luftës në token ‘e premtuar’ të Shamit. Plagët e marra gjatë luftimit në Siri, që i kishte në trupin e tij, nuk e ndalen atë për asnjë moment që të bëjë thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të rijnë tjerë mysliman nga Kosova.

Këto punë, nxënësi i dalluar i “Sheikut” Qazimi, vazhdimisht i kryente me bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe më të besueshëm të imamit, Ilir Berishën. Por fjalën e fundit për gjithçka e jepte Ridvan Haqifi si udhëheqës i shqiptareve në ISIS.

“Selam alejkum vlla sod ka ligjerat mas akshamit te shoqata jone ne kaqanik, hoxhallar do te jene Zerkrija Qazimi dhe hoxha-hafezi i Shqiperis Xhezahiri nëse mundesh hajde sod vlla edhe rrijm”, ishte njoftimi që Ilir Berisha e shpërndante për t’i grumbulluar të rinjtë në shoqatën “Rinia Islame – Kaçanik” që të dëgjonin ligjëratat e hoxhës Zekria Qazimi.

Berisha, aso kohe ishte zëvendës-Emir i organizatës (Emir ishte Lavdrimi). Pasi aty nuk kishte drejtor, por përdorej “Emir” – term në shtetet islame për të ngjashmit e mbretërve.

Misioni i Muhaxherit, për të cilin e kishte braktisur për disa muaj ISIS’in, u përmbush. Ai përveç se u shërua plotësisht, pak kohë pasi u rikthye në territorin e luftës në Lindjen e Mesme, në tetor të 2013’ës, priti edhe pesë persona të tjerë, të cilët do t’iu bashkoheshin grupeve terroriste. Disa prej tyre përfunduan të vrarë atje.

”Selam alejkum o berish a je majr ej un mrina shum mir eselam vllaznive e nimi allahu ju rujt”, i shkruan Lavdrim Muhaxheri, Ilir Berishës, me të mbërritur në Siri (07/07/2013).

Muhaxheri dyshohet se rrugën e kthimit në ISIS e bëri përmes Shqipërisë, ndryshe prej atyre që shkonin për herë të parë e që niseshin përmes Maqedonisë në Stamboll e nga aty përfundonin në Siri.

Grupit që mori rrugën për në Siri i printe vetë Ilir Berisha, njeri më i besueshëm i Lavdrim Muhaxherit dhe Zeqirja Qazimit . E pjesë e këtij udhëtimi ishte edhe dhëndëri i imamit Zekria Qazimi, Ardian Nushi nga Peja, që po ashtu përfundoi i vrarë në Siri.

“Vlla jan 5 veta, nr e ebu Ridvanit e kam a je tu than per qeta, kallxom kur me thir turkin, prej cilit vend me thir a te vij smst ne ipko a?”, i shkruan Ilir Berisha, me 04.10.2013, Lavdrim Muhaxherit për tu siguruar se informatën për nisjen e tij me katër personat tjerë e ka marrë edhe lideri i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi.

“Alejkum selam vlla, nesr nisen vllaznis prej ktu ne Ora 11 e 45, biletat I kan deri ne Hatay me ardh me ballan, kallxom ku i pret ai a i prit ngat aeroportit a ku lajmrom ne net ose me SMS”, i shkruan sërish Ilir Berisha nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit në Siri, më 4 tetor 2013, pak para nisjes drejt ‘tokës së Shamit’.

Por ai, nuk tregonte se edhe vetë ishte pjesë e këtij grupi që kishte marrë rrugë për te Muhaxheri.

“O vlla jena tu hyp ballan Allahi te rujt du shum”, Ilir Berisha e lajmëron të nesërmen Jetmir Kyqykun.

Që të dy, aktualisht janë duke u përballur me drejtësinë në vend për dyshimet se kanë marrë pjesë, nxitur dhe rekrutuar terroristë nga Kosova drejtë Sirisë. Në të njëjtin grup po gjykohet edhe imami Zekria Qazimi, si koka e tyre, për organizim, rekrutim, financim dhe propagandë për të rinjtë, të cilët nga Kosova iu janë bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

“O vllaa elhamdulila qe keni hypp inshAllah edhe keni mrri mir…”, ia kthen Jetmir Kyqyku.

Por, udhëtimi i Ilir Berishës për në ISIS ishte ndërprerë në Turqi nga autoritetet e atjeshme në aeroportin e Stambollit. Katër të tjerët vazhduan rrugëtimin.

“O vllaa jetmiri jam ato mrrin 21:55 aty ne hatai e le te del dikush mi prit. Kthe sms ose thirremm selam alejkum” është mesazhi tjetër njoftues që e pranon Lavrim Muhaxheri nga Jetmir Kyqyku (05/10.2013). Ky i fundit kishte rol të veçantë për ta mbajtur të informuar terroristin shqiptar rreth udhëtimit të Ilir Berishës dhe personave tjerë që kishin destinacion Sirinë.

Kosovarët që niseshin për ISIS, priteshin nga një shtetas turk në qytetin Hatay, i cili ndodhet në kufi të Turqisë me Sirinë. Edhe Shtetasi turk ishte njëri i besueshëm e Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit.

Prej Hatay, bashkë me turkun, kosovarët kalonin ilegalisht kufirin dhe bashkoheshin me luftëtarët e tjerë shqiptarë në Siri, që pastaj sistemoheshin dhe udhëheqshin nga Ridvan Haqifi dhe Lavdrim Muhaxheri.

Lavdrim Muhaxhiri dhe terroristet tjerë të këtij grupi që kishin përfunduar në Siri, edhe atje i përdornin shumicën e kohës numrat e Kosovës. E kur mbesnin pa mbushje, ishin imami Zekria Qazimi dhe Ilir Berisha nga Kosova ata që u dërgonin kredi.

Pa u mbush një muaj kur ky grup i’u bashkua ISIS’it, të njëjtën rrugë e mori edhe kosovari tjetër, Fitim Dema. Por, nëse Dema me të vërtetë donte ta merrte këtë rrugë, dyshime kishte pasur Ilir Berisha, edhe pse vetë ishte përkujdesur që t’ia siguronte atij pasaportën dhe vizën.

Megjithatë, rekrutimi nuk kishte përfunduar me Fitim Demën. Pas tij, të njëjtën rrugë, në fillim të nëntorit 2013, e ndjekën Kujtim Bllaca nga Ribari i Madh (Lipjan) i njohur si Ubejdi, Blerim Syla nga Gjilani dhe Leonis Frangu nga Vitia. Sërish Ilir Berisha ishte ai që u përkujdes që gjithçka të shkonte mbarë, duke ua paguar edhe biletat e tyre.

“Ora 11 e 45 bahet nisja dy ore perpara aty mu kan” e lajmëron Berisha për nisje Kujtim Bllacën.

S.a ubejdi jam jena ne aeroplan te hatajit qysh e ka emrin aj vllau qe na pret edhe a ka dal”, e pyetet Kujtim Bllaca me SMS Ilir Berishën (03/11/2013).

Zekirja Qazimi, Ilir Berisha, Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Jetmir Kyqyku dhe 29 persona tjerë, në vitin 2014 u arrestuan derisa më 7 maj 2015 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre për organizim dhe pjesëmarrje, nxitje dhe rekrutim në terrorizëm. Në aktakuzën ndaj tyre përmendet se ata luftuan bashkë me Lavdrim Muhaxherin në Siri.

Me drejtësinë Kosovare po përballët edhe imami Zekria Qazimi, si njeriu kryesor i këtij grupi rekrutues. Imami i qytetit të Gjilanit llogaritet se ka dërguar dhjetëra të rinj në “tokën e Shamit”. Dëshmi për këto kishte sjellë, javë më parë, edhe Gazeta Express duke publikuar mesazhet telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Ndërsa, fati dhe vendndodhja e Lavdrim Muhaxhirit tash e sa kohë mbetet i paqartë. Mediat ndërkombëtarë, disa herë, e shpallen të vrarë në vijën e frontit të ISIS’it, derisa në vend, Policia e Kosovës, në dhjetor, kishte kryer një operacion të madh kërkimi të tij në Kaçanik e përreth, pasi shërbimet inteligjente në vend kishin dyshime se terroristi kosovar kishte hyrë brenda territorit të Kosovës./GazetaExpress/



Gjobat dhe burgu për kuponin: Dhoma e Tregtisë, ankimim në Kushtetuese
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës do të çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të botuara tashmë në Fletoren Zyrtare dhe që pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit janar.

Ndryshimet parashikojnë masa drastike ndëshkuese që shkojnë deri në 10 vjet burg për kontrabandë, deri në një vit për moslëshim kuponi dhe deri në tre vjet nëse subjekti ushtron aktivitet pa kasë fiskale.

Sipas burimeve nga kjo dhomë tashmë është bërë gati i gjithë dokumentacioni që do t’i dorëzohet organit më të lartë të drejtësisë në Shqipëri, ndërsa do të dilet me një qëndrim zyrtar në mesin e javës së ardhshme.

Por, kjo nuk do të jetë çështja e vetme që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të paraqesë përballë nëntë gjyqtarëve të Kushtetueses.

Sipas të njëjtit burim, do të kërkohet interpretim edhe për mbivendosjen e disa ligjeve, si dhe për taksimin në fushën e ndërtimit, siç është taksa mbi Infrastrukturënm e cila ka hyrë në fuqi dhe që parashikon rritjen nga 3% në 8% për ndërtimet në Tiranë. Një taksim që rëndon mbi ndërtuesit dhe që pritet ta vërë tregun në vështirësi.

Ankimimi që do të bëjë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Gjykatën Kushtetuese, vjen pas asaj të bërë pak kohë më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve, për ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” dhe që rezultoi i drejtë, pasi togat e zeza u shprehën në favor të biznesit. Kjo gjë solli edhe pezullimin e zbatimit të ndryshimeve./Monitor/



Llalla: Vrasjet në Vlorë e Fier, larje hesapesh

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në segmentin Fier -Vlorë kanë lidhje me disa ngjarje të tjera të ndodhura në qytetet e tjera. Kjo ishte deklarata që bëri nga Vlora, Kryeprokurori, Adriatik Llalla, gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Apelit.

Pak ditë më parë, në Vlorë u vra para shtëpisë së tij, 39 – vjeçari Reagim Meli.

Ndërsa në Mbrostar të Fierit mbeti i vrarë nga një atentat, Granit Kasa dhe u plagosën dy persona të tjerë. Pikërisht këtyre vrasjeve u referohet Prokurori i Përgjithshëm, por pa dhënë detaje se me cilat ngjarje të ndodhura në qytete të tjera kanë lidhje ato.

Për sa i përket operacioneve antikanabis në rrethin e Vlorës, Llalla kërkoi që policia të rakordojë më shumë punë me Prokurorinë.

Llalla nuk i kurseu kritikat edhe për gjykatat, duke thënë se shumë shpesh japin vendime pafajësie, duke cënuar punën e Prokurorisë./TvKlan/




Policia arreston një tjetër lazaratas të shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim gjatë operacionit masiv antikanabis në Qershor 2014, në Lazarat.


I arrestuari është Daut Çelo, 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", pasi në datë 24.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjetën 24 thasë me peshë 458 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.


Kosocë: Gjykata liron deputetin Albin Kurti

Gjykata e Apelit të Kosovës, të premten ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, dhe të njëjtit të lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti.

Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, raporton telegraf.

Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.

Zbardhet përplasja e Sarandës. Ja çfarë ndodhi me grekët në ujërat tona
Ministria e Mbrotjes ka zbardhur të gjithë ngjarjen e paradites së sotme të ndodhur në ujërat e Sarandës, ku në media u fol për një pragpërplasje midis flotës ushtarake greke dhe asaj shqiptare. Sipas MM: “Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën Qefal–Himarë, u konstatua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.

Roja bregdetare e palës greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj”.

Ministria e Mbrojtjes më tej sqaron se: “menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit”.



Mimi Kodheli ngre dolli me raki dhe... flet për dashurinë
“Të paçim! Të paçim!”,- ia ktheu ministrja urimin burrave të Gjorgozës, ndërsa i përshëndeste me kokë, një nga një, mbi urën e fshatit.

Frynte erë acar dhe një gotë raki ishte ajo që duhej. E trokiti gotën edhe me dy të tjerë, që e ruanin me sy, nëse ministrja do ta kthente pijen.

Por Mimi Kodheli duket se e ktheu gotën, sa për të thënë. Bëri sikur e piu dhe i përmendi dashurinë burrave të Gjorgozës.

“Qenka bërë me merak, qenka bërë me dashuri!”,- i tha një plaku që e shoqëronte përgjatë ecjes mbi urën e re të fshatit, në qarkun e Fierit.


Marsel Qeleshi: Tom Doshi më mbylli gjyqin, e rujt Zoti!
Marsel Qeleshi i njohur nga publiku shqiptar për goditjen me gurë të autobusit të Kombëtares Serbe të futbollit, nuk do të përfundojë në burg. Mbyllja e gjyqit ndaj tij dhe dënimi alternativ që mund t’i jepet janë mundësuar falë deputetit Tom Doshi.

Këtë gjë e ka bërë publike vetë Marseli nëpërmjet një statusi në profilin e tij social në Facebook, nga ku e falenderon deputetin Doshi për xhestin bamirës, por dhe i lutet Zotit, “që ta ruaj Tomën kudo që ai hedh hapin”!

“Zoti qoftë me ty kudo që të jesh, miku im”,- e përfundon statusin e tij Marseli për deputetin Doshi, në një kohë që për politikanët e tjerë kë një tjetër urim “origjinal”: “Falenderoi Tom Doshin qe me mbylli dosjen se per Politikan tjert ja u kom q... r...!”,- vlerëson Marsel Qeleshi.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen penale ndaj Marsel Qeleshit, 18 vjeçarit që qëlloi me gur autobusion e kombëtares serbe të futbollit.

Sipas Prokurorisë, Qeleshi përfundoi në gjyq vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.

Më 8 tetor 2015, në hyrje të kryeqytetit, Marsel Qeleshi, qëlloi me gur autobusin duke shkaktuar kështu një incident për kombëtaren serbe të futbollit. Vetëm pak orë më pas i riu është arrestuar, por u lirua nga gjykata për t’u hetuar në gjendje të lirë.



Foto: U rrit Gjino... u bë 41 vjeç (tani e kap dhe fikun)

“Gjino rritu shpejt të kapësh fikun se do ta hanë të tjerët”… Me siguri e kujtoni këtë batutë të famshme të filmit “Përrallë nga kaluara” dhe padyshim që e kujtoni edhe protagonistin e tij, 14-vjeçarin Gjino që e martuan me Marigonë.

Sot djaloshi nga Vlora, Admir Sorra, është bërë një burrë i madh pasi feston 41-vjetorin e lindjes.

Në këtë fotogaleri do të shihni se si ka ndryshuar Admir Sorra, i cili nuk e vazhdoi rrugën e kinematografisë, ndonëse tregoi që ishte vërtetë i talentuar.


I burgosuri ngacmonte studenten nga Fb: Ja kërkesa e tij e fundit
Një studente 20­vjeçare ka kallëzuar penalisht një të burgosur, pasi ky i fundit e përndiqte dhe e kërcënonte përmes rrjetit social “Facebook”.

I burgosuri, i identifikuar me inicialet E.S. dyshohet se, me anë të telefonit celular përndiqte studenten 20­vjeçare me sms në profilin e saj në “Facebook”.

Policia nuk jep shumë detaje për identitetin e tij, pasi çështja është nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por është zbuluar se i burgosuri, që e vuan dënimin në një burg të Tiranës, i kërkonte vajzës me ngulm që të shkonte ta takonte në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Pas kërkesave, nisën edhe kërcënimet ndaj vajzës, e cila nuk mundi më dhe shkoi ta kallëzonte në polici./Panorama.al/

Video: Kur Princi Charles vizitonte Kosovën

Pas lajmit që Princi Charles i Uellsit së shpejti do të vijë në Kosovë, kujtojmë shtatorin e vitit 1999 kur ai për herë të parë e vizitoi vendin tonë.

Trashëgimtari i fronit britanik atë kohë ishte transportuar me helikopter nga Aeroporti i Sllatinës për në qendër të Prishtinës, ku siguria ishte në nivel të lartë.

Ndër të tjera ai drekoi me zyrtarët e shtetit të tij që shërbenin në Kosovë pas luftës.

Pas drekës, Charles e kishte përshkuar Prishtinën në këmbë, për t’i takuar edhe ushtarët e kontingjentit britanikë që shërbenin në “KFOR”, të përbërë prej dhjetë mijë personash, shkruan Klan Kosova.
Gazetta Dello Sport: Italia ka frikë Shqipërinë. Ja pse nuk ndihen të qetë

“Gazetta Dello Sport” në një artikull special ka listuar gjithë futbollistët e rinj me origjinë jo­italiane, të cilët do të jenë në dilemë për të zgjedhur mes Italisë dhe vendit të origjinës.

Kjo ka ardhur pas refuzimit që i bëri kërkesës së federatës italiane lojtari i akademisë së Milanit Matia El Hilali kombëtares së të rinjëve italianë pasi është në dilemë për të përzgjedhur mes Italisë dhe Marokut.

Të njëjtën rrugë më parë kanë ndjekur edhe Hashim El Mastur, Hoze Mauri e portugezi Pedro Almeida.

Në listën e publikuar nga prestigjiozja italiane është edhe mesfushori 16 vjeçar i Çezenës, Alesandro Ahmetaj, i cili luan me U­16 të Italisë.

Fotot e lojtarit duke bërë shenjën e shqiponjës, fotot me flamur shqiptar, apo edhe fotoja me trajnerin e Shqipërisë Xhani De Biasi e bëjnë të qartë se Ahmetaj i di shumë mirë “rrënjët” e veta, e do të mendohet kur të zgjedhë mes Shqipërisë e Italisë.



Fotogaleri: Modelja superseksi që ju bën “me zemër”…
Modelja Melissa Mora, ka tërbuar fansat me fotot e saj më të fundit në rrjetet sociale. Bukuroshja kostarikane ka ekspozuar të pasmet e hatashme.

Ndocaj, kolëve të PS: Duhet të qeverisim. Kemi marrë votat për këtë

Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə