Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə16/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   352

Deklarata e PD

Ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze, më kritike se kurrë, ku qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje.


Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit, të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri.

Mund të ishin mbyllur sportelet me 31 dhjetor, por jo arka e shtetit për Ilir Beqën, që kaloi tek firma e tij private 1 miliardë e 300 milionë lekë.

Kur mijëra familje në vend, nuk gëzonin dot natën e vitit të ri prej varfërisë, mungesës së gjelit të tavolinat e tyre, Ilir Beqa i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë.

Teksa numri i tenderëve për Intech plus, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën 12 milionë dollarë.

Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.

Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij.

Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse.

Qytetarët, populli është në këmbë për të ndalur vjedhjen, abuzimin, plackitjen e parave dhe pasurisë së shqiptarëve.


Investimet: Maqedonia me ‘Aston Martin’, Shqipëria ka Call Center-at

Prodhuesi i makinave luksoze, “Aston Martin” deklaroi se po konsideron Maqedoninë, si një nga vendet më të mundshme për të ndërtuar fabrikën e tij të re. Lajmi është publikuar nga agjencia prestigjoze “Reuters”, sipas të cilës, fqinji ynë lindor është rikthyer fuqishëm në garën për të tërhequr këtë investim.(http://uk.reuters.com/article/uk-aston-martin-plant-idUKKCN0UP16820160111).

Fillimisht “Aston Martin” kishte përcaktuar një listë me 19 vende të mundshme për ndërtimin e fabrikës, por më vonë lista u reduktua në vetëm dy vende, një në Alabama dhe një tjetër në Lindjen e Mesme.

Por javët e fundit mësohet se në garë ka rihyrë Maqedonia. Sipas “Reuters”, qeveria maqedonase i ka bërë një ofertë joshëse prodhuesit gjigand të autmojeteve, që të zhvendoset në Shkup. Agjencia prestigjoze thotë se, oferta është konfirmuar edhe nga burime të qeverisë në Maqedoni.

“Aston Martin”, e njohur për prodhimin e makinave sportive “DB5”, që nget James Bond në filmat e tij, synon që brenda fundit të kësaj dekade të katërfishojë prodhimin e automjeteve.

Të gjithë në Maqedoni

Qeveria maqedonase ka qenë tepër agresive në tërheqjen e investimeve të huaja përmes politikave subvencionuese por edhe lehtësive tatimore. Jo rastësisht gjatë viteve të fundit, kanë investuar disa nga emrat më të njohur të biznesit në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2009, gjigandi britanik Johnson Matthey ndërtoi një fabrikë në lindje të Shkupit duke hapur 200 vende pune. Po kështu Termocentrali i ri i kompanisë italiane “Diatek”, filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona.

Në tetor të vitit të kaluar kompania gjermane “Marquardt” çeli në Maqedoni fabrikën me 600 punonjës, për prodhimin e pjesëve mekanike, ndërsa “Key Safety Systems”, një kompani amerikane nisi punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, me 1 mijë punonjës.

Maqedonia duket se është shndërruar në vendin e preferuar të investimeve të huaja për ballkanin.

Anashkalohet Shqipëria

Nëse pyet qeverinë e Shqipërisë se cili është investimi më i bujshëm i mbërritur në vend gjatë dy viteve të fundit përgjigja ështrë kompania automotive gjermane, Forschner, e cila ka 75 të punësuar.

Dikur vendi i preferuar i kapitalit të huaj, Shqipëria është shndërruar në një vend të harruar.

Nuk është rastësi që thuajse të gjithë emrat e njohur të biznesit ndërkombëtar kanë mbërritur në vitet 2007 deri në 2010-ën. Kompani austriake Verbund, gjigandi norvegjez Shtatcraft, multinacionalja Shell apo qoftë edhe gazsjellësi Transadriatik, janë të gjitha investime të kontraktuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që në tre vitet e fundit të vetmet investime që kanë mbërritur në Shqipëri janë, Call Center-at dhe afrimi i një kompanie turke për Skavicën, por edhe kjo përmes një proçedure të dyshimtë si korruptive.


ISIS pranon autorësinë e sulmit në Xhakarta

Shteti Islamik ka thënë se ka kryer sulmet në Xhakartë të Indonezisë. Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur sot kryeqytetin indonezian, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë.

Presidenti i Indonezisë, Joko Ëidodo, ka thënë se, sulmet janë “akt i terrorit”.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.



Dorëhiqet kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski ka paraqitur dorëheqjen. Këto janë raportimet e mediave maqedonase, duke iu referuar burimeve jo zyrtare, sipas të cilave, kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në orët e vona ka dhënë dorëdorëheqjen, e cila do të duhet të bëhet zyrtare të shtunën.

Informacionet vijnë pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre euro-deputetëve në Maqedoni.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, Gruevski duhej të jepte dorëheqje më 15 janar. Deri në këto momentet nuk dihet emri i kryeministrit të përkohshëm i icili duhet të zëvendësojë Nikollla Gruevskin.

Këtë pranverë pritet të mbahen zgjedhjet e reja në Maqedoni. Marrëveshja mes palëve politike u nënshkrua pas ngjarjeve të Kumanovës dhe pasi opozita nisi publikimin e përgjimeve.

Zhvillimet në Maqedoni kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja Frankfurter Rundschau, shkruan se qeveria e Nikola Gruevskit është ajo që nuk respekton marrëveshjet e arritura me opozitën dhe ndërmjetësimin e BE-së. Kjo vë në pikëpyetje zgjedhjet e 24 prillit dhe mund të bëhet shkak i nisjes së një konflikti civil brenda vendit.

Ndërkohë e përditshmja “Der Standard” në Vjenë shkruan se Nikolla Gruevski është kryeministri i parë që ka nënshkruar kapitullimin e tij.

Sipas kësaj gazete dorëheqja e Gruevskit duhet të sjellë një fillim të ri për Maqedoninë. Duke iu referuar vizitës që zhvilloi të hënën në Ëashington dhe takimin që pati me zv.presidentin amerikan, Joe Biden, “Der Standard” thotë se kryeministri Nikola Gruevski po përpiqet “të shpëtojë lëkurën”.

Në vijim të shkrimit gazeta austriake thotë se mbetet e hapur mundësia që partia nacionaliste e Gruevskit, VMRO-DPMNE përsëri do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të premten Maqedoninë pritet ta vizitojë ndërmjetësuesi kryesor Johanes Han, i cili pritet të ketë bisedime të vështira me të dyja palët.



Ngjela: Adriatik Llalla, i blerë! Pas reformës do ketë arrestime të mëdha!
Z. Ngjela reforma në drejtësi duket se ka mbetur në vend numëro, pasi pozita dhe opozita nuk arrijnë si gjithmonë të gjejnë gjuhën e konsensusit. Duke e parë si një njeri që e njeh mirë fushën e drejtësisë, çfarë po ndodh?

Kjo ndodh sepse reforma në drejtësi e ka pengesën tek Presidenti i Republikës; ai ka edhe prokurorinë edhe gjykatën. Mjafton me disa ndërrime, me një përmirësim të sistemit, reforma në drejtësi do të kishte filluar. Por Presidenti nuk është një person me personalitetin e tij; është i varur nga Berisha deri diku tani edhe nga Meta. Megjithatë do ta shikojmë çështjen në substancë dhe duhet të themi se një shtet informal, i pakontrolluar, me një klasë politike që nuk e dinte çfarë ishte përgjegjësia dhe që mendonte që gjithçka është fushë e hapur dhe mund të ecnin me këpucë dhe pa këpucë, sigurisht që do të sillnin një situatë të tillë në funksion të korrupsionit.

Në një shtet të pasistemuar, pushtetarët synojnë drejt korrupsionit, drejt pasurimit individual; kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Ju mos shikoni shtetet e mëdha që kanë struktura solide; atje as presidentët nuk bëjnë dot asgjë; por në të gjitha shtete e pazhvilluara vulgarizohet kapitalizmi, sepse kalon në klientelizëm. Klientelizmi pjell korrupsionin; por fatkeqësia e Shqipërisë është se ishin të dy krahët e pushtetit të korruptuar, edhe pushteti gjyqësor edhe pushteti politik; dhe kuptohet se kanë një aleancë të brendshme të heshtur: “ju vidhni shtetitn, ne po abuzojmë mbi individin”, thonë gjyqtarët; “ne shesim drejtësinë, ju shisni shtetin”, dhe kështu merr fund gjithçka. Kjo është gjendja.

Tani çfarë ndodh? Befas politika shqiptare duke mos patur eksperiencë duke mos qene në një sens diktatorial, por me alternim të pushtetit nëpërmjet votave, e kuptojnë se nuk kishte rrugë tjetër me përjashtim të integrimit në Europën e Bashkuar. Europë e Bashkuar do të thotë perëndim, perëndim do të thotë strukturë. Politika perëndimore që drejtohet nga politika amerikane e kërkon Shqipërinë në Bashkimin Europian; por BE i thotë dakord politikës amerikane, si partner kryesor i Shqipërisë: “nuk kemi asnjë kundërshtim, por ata janë të korruptuar! Si t’i fusim në tregun tonë?! Do të bëjmë investimet që të ngremë parametrat e tregut shqiptar që të hyjnë në tregun Europian”.

Duhet të kemi parasysh që Bashkimi Europian nuk është entitet politik, është entitet ekonomik, treg; dhe natyrisht që do të të integrojë ne tregun tij. Por për këtë duhen disa parametra. Kryesorja është që të mos jesh i korruptuar si shtet; sepse ai nuk mund të vijë të investojë këtu për parametrat e tregut; dhe këto t’i marrin pushtetarët dhe t’i çojnë në Qipro. Kjo është e thjeshtëzuar, apo le të themi në substancë ajo që ndodh. Këta nuk heqin dorë, janë të kapur. Perëndimi thotë duam reformë në drejtësi . Reforma në drejtësi kap këta. Këta kanë pushtetin, këta kanë numrin në parlament dhe vijnë vërdallë për të mos bërë reformën në drejtësi. Kush e vuan, e vuan populli.

Po jua them që ta dini: 3 miliard euro në vit humbet Shqipëria për investimet e asaj që thashë, integrimi i tregut shqiptarë me tregun perëndimor. Një miliard euro në vit për agro-kulturë, bujqësi, një për agro-industri dhe një për turizëm; dhe e kanë kapur shumë saktë se këta janë tre burimet e prodhimit Shqipërisë: bujqësi, agro-industri dhe turizëm, të cilat krijojnë treg për Europën, sepse ne nuk mund të zhvillojmë këtu se nuk kemi treg. Dhe këta parametra nuk po i plotësojnë. Ka dy vjet që vjen vërdallë kryeministri shqiptar nuk po e bën dot reformën, sepse këta nuk e lënë.

E do kryeministri shqiptar reformën apo nuk e do kryeministri shqiptar reformën brenda vetes ne nuk e dimë, por ai shprehet se po. Dhe mua më ka thënë politika amerikanë kur i kam pyetur, që për ne ai është me reformën, ndërsa Berisha dhe Meta janë kundër reformës. Kjo është pengesa. Çfarë do të bëhet . Nuk e di. A ka forcë ky kryeministër, a e ka seriozisht ky kryeministër për reformën?! Nuk e di. A kanë forcë tendencat ekstra parlamentare për të krijuar ndonjë gjë. Jo! Po politika amerikane? Ka forcë. Do ta çojë deri në fund Ambasadori Lu qëllimin që i ka vënë vetes. Unë them se po.

Ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE këtë herë kanë folur hapur. Por sërish politika jonë nuk po reagon ashtu siç duhet. Pse?

Ky është ngërçi, ata po flasin hapur. Sepse politika është e infektuar dhe të japin për të kuptuar se kanë frikë. Nëse instalohet drejtësia e kulluar, kush është i përlyer?! Ku e dimë ne se kush i ka faktet. Kjo ka qenë një shoqëri e pakontrolluar. Pra, është frika e atyre dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Bullgari dhe në Rumani. Një mijë është numri i të arrestuarve në Rumani. Kryeministra, ministra, deputetë.

Po gjëja më e rëndësishme që e shqetëson një deputet dhe duhet ta shqetësojë, është se ka arritur mbi 60 numri i të arrestuarve në Beograd; dhe kjo do të thotë se ata po fillojnë reformat. Loja është se kush do të hyjë më parë në Europë, ne apo Serbia, në funksion të Kosovës. Unë nuk di se për kë luajnë këta politikanë. Janë të trembur nga shkeljet që kanë bërë, apo nuk duan zhvillimin e qytetarëve shqiptarë. Pse nuk del ky kryeministër pasi ka folur ambasadori Lu, i cili thotë se është reforma ime, të dalë dhe të kërkojë me forcë që e dua unë këtë reformë. Pse? Kjo mua nuk më pëlqen.

Mendoni se po të kishim një President më të pavarur hapat do të ishin më konkretë në reformën në drejtësi?

Po! Reforma do të kishte ardhur në gjysmën e vete sot. Ai e ka frenuar. Nuk ka hequr Prokurorin e Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm është njeri i blerë, i drejtuar nga këta, nga korrupsioni.



Gjithmonë për opinionin publik serviren gjëra teknike, siç është Komisioni i Venecias. Çfarë po na sugjeron ky komision që ne nuk po e realizojmë dot reformën në drejtësi ?

Gjithë problemi është se nuk duan reformën. Janë mësuar kështu, që vijnë vërdallë; jo do ta bëjmë sot e jo do ta bëjmë nesër. Njëri vjedh për hesap të vet; pastaj vijnë zgjedhjet, ndërrohet pushteti; do dy vjet sa të marrë formë dhe më pas kalojmë në kalendar greke. Por ka një gjë që e ka shqetësuar qeverinë shqiptare deri aty sa të japë dorëheqjen, sepse nuk ka para. Perëndimi e kuptoi. Bëni reformën të keni burim financiar. S’ka burim financiar, sepse kanë rënë remitancat e emigracionit që na kanë mbajtur deri më tani. Anija deri më tani ka ecur vetë, s’ka patur nevojë për kryeministra, as për Majkon, as për Metën, as për Nanon.

I ra në shpatulla Saliut 4-vjeçarin e dytë, që e bëri katrahurë dhe rriti borxhin. Erdhi tjetri, e rriti edhe më tej borxhin se nuk mban dot shtetin; dhe nuk ka ku të shkojë më, filli po këputet. Ata nuk japim para. Merkeli deklaroi se do t’i kthejë emigrantët; nuk pranoi asnjë emigrant. E gjitha kjo është një bllokim që iu kanë bërë këtyre edhe financiarisht. Do të rrish kryeministër, do të të shqyejë populli, ndaj bëj reformë. Kemi dy gjëra: kemi embargon gjermane në nocionin financiar dhe të mospranimit të refugjatëve, në funksion të presionit që i bëhet qeverisë shqiptare; kemi dhe presionin e madh amerikan nëpërmjet ambasadorit Lu në Tiranë. Megjithëse Saliu ishte gati duke thënë se e kanë blerë këta ambasadorin amerikan, por ai doli dhe tha se është qëndrim i Departamentit të Shtetit. Sepse ashtu ju thotë Saliu aty brenda njerëzve të tij dhe këtë e bën që të fitojë kohë.

SHBA flet drejtpërsëdrejti, ka një raport intensiv midis Metës dhe Ramës; ndërsa nuk di se çfarë po ndodh dhe gjithë tabori i Saliut po flet broçkulla. Kush je ti që del e thua është marrë peng, apo nuk është marrë peng reforma kur ai tjetri del dhe thotë se është reforma ime?! Kush je ti?! Ti je nën ombrellën amerikane. Ti je një tokë e panjohur pa Amerikën. Ajo të futi në NATO, ajo po kërkon të fusë në BE, ajo po të mëson të krijosh prosperitet. Kush je ti?! Ti do t’ju mësosh atyre të drejtat e njeriut?! Tani nxjerrin pengesa jo Venecia, kjo apo jo, kjo krijon një shije jo të mirë tek të huajt për këtë klasë politike. Por gjëja kryesore është a e ka seriozisht kryeministri shqiptar apo jo. Nëse nuk e ka seriozisht, gjendja do të jetë shumë e rëndë në Shqipëri. Unë ju deklarova, ka ardhur Mariza Lino.



Komisioni i reformës është përfshirë në një tjetër debat lidhur me çështjen e numrave, jo 84 por 93 për anëtarët e KLD. Kaq e vështirë të arrihet në një konsensus për të patur edhe ne një KLD sipas standardeve që kërkon BE dhe larg klaneve politike?

Në qoftë se reforma nuk merret me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por e lë me të korruptuarit që janë brenda, nuk ikin gjyqtarët. Po nuk ikën gjyqtarët, korrupsioni nuk goditet. Mirëpo me 93 vota ata nuk pranojnë. Kjo KLD dhe këta gjyqtarë kanë koneksion me qeverinë Berisha dhe me gjithë klanin Berisha, sepse ata i kanë bërë në tetë vjet dhe i kanë korruptuar. Dhe tani vjen problemi se nuk i eliminojnë dot këta, se kështu e kanë bërë reformën me mjetet ekzistente, kurse reforma nuk ka lidhje fare me këtë. Këta e kanë nëpërmjet institucioneve ekzistente; pra duan të eleminojnë KLD-në dhe me anë të KLD-së të eleminojnë gjykatësit e korruptuar. Po ta ketë me 2/3 KLD-në, gjë që nuk ka qenë deri më tani, ata nuk të lenë që t’i të vësh njerëz të pavarur dhe të bëjnë reformën; dhe do të vënë njerëzit e tyre ose do të mbeten këta që janë dhe kjo do të thotë se nuk ka reformë.



Ju keni vënë një emër konkret duke thënë se Sali Berisha nuk do realizmin e reformës në drejtësi. Pse?

Jo, nuk e do reformën në drejtësi, sepse ai ka 3-4 shkelje të mëdha. Këta i kanë investiguar abuzimin e familjes. Është edhe familja në mes, nuk është vetëm ai. Mijëra hektarë prona ka familja e tij me emra të ndryshëm. Ku i gjen mijëra hektarë?! Ku i gjete pronat ti nga Tropoja, që tani del me mijëra hektarë prona kudo?! Kanë gjithë këto prona dhe tani nuk dinë si të mbrohen. Morën zyrën e Kthimit të Pronave dhe ju bëri presion pronarëve. Por me një hetim del. Pra janë tërësisht të zbuluar; dhe fakti që kërkon të hyjë në hetim FBI, çfarë do të bëjnë këta, janë të falimentuar dhe kërkojnë të fitojnë kohë; ndaj ka zvarritje dhe kjo zvarritje është krejtësisht dizinteresi i segmenteve të caktuara të korruptuara të qeverive.



Me të gjitha këto që ju po thoni, shqiptarët të mos shpresojnë të ketë reformë në drejtësi?
Unë them se do të ketë, sepse shoh këmbënguljen e madhe të ambasadorit amerikan.

Do të ketë emra të mëdhenj që do të futen në burg?

Pasi të bëhet reforma në drejtësi, pastaj është çështje provash, nuk mund të flasim dot. Po, me një drejtësi të kulluar. Po u bë reforma në drejtësi askush nuk shpëton dot. Reforma ata i ndëshkon dhe ata nuk e realizojnë reformën. Reforma godet korrupsionin,korrupsioni ka pushtetin dhe nuk lë reformën.



Qeveria Rama po hyn në vitin e tretë të qeverisjes, në gjykimin tuaj si ka punuar kjo qeveri në drejtimin e Ramës?

Qeveria bën sikur punon, sikur realizon dhe opinioni publik bën sikur beson. Një pjesë. Një pjesë e di që nuk bën gjë, kurse pjesa tjetër e di që ka një konflikt në mes Metës dhe Ramës dhe ka ngrirë situata. Kjo është ndarja e opinioneve. Opinioni im është se nuk ka bërë reformë. Shqipëria ka nevojë për reformë nuk ka nevojë për rilindje. Rilindjen e ka bërë. Kishte nevojë për reformë. Kanë filluar një reformë në arsim. Unë e përkrah si draft, por nuk po funksionon. Po kryesorja është reforma institucionale dhe reforma në drejtësi, e cila na fut në Europë. Derisa nuk ka bërë këtë, çfarë thotë se ka bërë tjetër?! Të tjerat i bëjnë vetë njerëzit. Ky është kapitalizëm.



Si po funksion koalicioni Meta –Rama, kush e mbizotëron këtë koalicion?
Është një koalicion që nuk duhej bërë, sepse ose do të ishte një marrëveshje prej të korruptuarish ose do të ishte një marrëveshje prej njerëzve që duan të institucionalizojnë moralitetin në shtetin shqiptar. Kjo e dyta nuk kishte mundësi të ndodhte, por mesa duket afrimi me Metën ishte gabimi kryesor i Ramës, se ai vazhdoi veprën e vet: korrupsionin.

Cili është gjykimi juaj për ketë parlament?

Shumë i dobët. Një parlament që mungon debati. Mungon individualiteti, personaliteti i parlamentarëve, i cili ka munguar edhe më parë, por tani mungon fare. Parlamentari është njeri i pavarur, i cili nuk mund të dalë kundër interesave të shoqërisë së vet. Ky është deputeti. Nuk kam parë gjë të tillë në një parlament. Niveli intelektual është shumë i dobët, shumica janë me diplomë Kristali apo me diplomë nga universiteti i Tetovës. Niveli intelektiv shumë i dobët. Politika e kthyer në një rutinë personale; parlamenti një entitet që nuk i shërben qëllimit të vet.



Pse kemi arritur deri në këtë pikë? Pse duhen bërë listat me njerëz analfabet?

Po të analizosh Enver Hoxhën, ai ishte ithtar i vlerave minimale, se ishte diktator. Unë dhe s’ka tjetër! E shikonte intelektualin e nivelit të lartë si armik. Të njëjtën gjë mund të thuash edhe për Saliun, ithtar i vlerave minimale. Nano ishte liberal; nuk mund të thuash se qe ithtar i vlerave minimale, por nuk shkëlqeu për të krijuar një staf. Pra, edhe ai nuk para i donte intelektualët e nivelit të lartë. Rama po më rezulton ithtar i vlerave minimale.

Vjen kryeministër dhe thotë nuk më duhet stafi! Pse? Sepse mund të shkëlqejë njëri dhe më rrëzon! Dhe harron se kështu të shqyen populli. Për çfarë e do pushtetin kur nuk di të bësh gjë?! Këta bënë një gabim që nuk varet prej tyre: trokitën në derën e BE-së. Do t’i dëgjojnë tani sherrin personal dhe përfitimin do ta marrë shoqëria shqiptare.

Trokitën atëherë kur nuk duhej?

Ishin të detyruar. Tani shqiptarët presin t’i fusësh në Europë. Europa thotë: për të hyrë nuk dua korrupsion! Dhe shqiptarët po ndërgjegjësohen se këta nuk duan të hyjnë në Europë, porse duan të na vjedhin.



Opozita po drejtohet nga Lulzim Basha. Keni ndonjë gjykim për drejtimin tij, çfarë është ajo parti sot?

Asgjë! Një turmë njerëzish që edhe nëse ka vlera brenda, vlerat janë të mbytura dhe llomotisin fjalë si papagaj. Është një parti papagajsh. Ata që dalin, përsërisin fjalët e Saliut. Ka shumë që nuk dalin. E kuptojnë se nuk është ajo opozita. Donin të bënin kryengritje që të sabotonin reformën në drejtësi. Idiotësi! Çfarë kryengritje do të bësh! Çfarë revolucioni! Meqë nuk ju doli gjë revolta popullore, tani sabotojnë në parlament. Të shikojmë çfarë do të bëjnë. Opozita nuk ka skemë që të bëjë për vete, jo ata që i ka fanatikë, por as ata me të cilët kërkon të bëjë shtresën për të ardhur në pushtet. Nuk e bën dot ai këtë, kryetari i tyre është i pabesueshëm. Kryetari ende nuk ka shpalosur se sa vlen, sepse akoma flet si Saliu.



Jeni njohur me zhvillimet më të fundit në Kosove. Çfarë po ndodh atje?

Situata jo e mirë. Kjo tregon se jemi vërtet një popull. E vetmja provë që na dha Kosova është se ne jemi një popull i pandryshueshëm nga njëri-tjetri, pavarësisht se ata kanë qenë 100 vjet larg nesh. Ky ishte testi për të provuar se neve nuk na kanë ndarë, por tregon se jemi të prapambetur në optikën politike. Nuk i shërben të ardhmes sonë. Është egoizmi individual që shkatërron prosperitetin shoqëror, e njëjta sëmundje që kemi edhe këtu. Kur merr përsipër mandatin për të qeverisur do të thotë që t’i çosh në zhvillim jo në dekadencë. Derisa merr pushtetin jemi në rregull, pasi merr pushtetin t’i kontrollohesh. Ti je skllav i pushteti apo skllav i interesit shoqëror; ndërsa ti je skllav i pushteti tënd, s’ke lidhje me interesin shoqëror. Këtë ka treguar politika 100 vjet këtu dhe këtë po tregon edhe në Kosovë që kur erdhi pavarësia./Tesheshi.com/



Reforma në drejtësi: Rama pro referendumit popullor

Në kulmin e negociatave dhe diskutimeve për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Top Channel”. I pyetur nëse në kushtet e mosgjetjes së një dakordësie politike mes palëve për këtë reformë, a do të ishte zgjidha përmes referendumit? Rama është përgjigjur në favor të tij.

“Për referendumin duhet dakordësia e dy të tretave të Parlamentit. Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum, nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces dhe në rast se dakordësia e plotë mes palëve, që përfaqësojnë popullin në Parlament nuk është e mundur.

Ajo do të ishte rruga më e mirë e transparente për të gjitha palët, në mënyrë që secili të ndihet i qetë kur të ngrejë dorën, për t’i dhënë votën dhe për t’i vënë vulën ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”,- ka thënë kryeministri.

Më tej Rama mohoi që puna për këtë reformë të jëtë në një ngërç. Sipas tij, ngërçet dhe problemet janë sajuar vetë prej mediave./Tch/

Veliaj: Impianti i përpunimit të ujërave të ndotura gati në 2017
350 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga projekti i impiantit të përpunimit të ujërave të përdorura, i cili u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

“Nga ky projekt do të përfitojnë 350 mijë banorë të Tiranës, pra gjysma e popullsisë zyrtare, që merr shërbime në qytet dhe besoj se vjen në një kontekst ku pas përmbytjeve, të gjithë jemi bërë pak më të ndjeshëm për infrastrukturën që kemi trashëguar”,- tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se, pas më shumë se 50 vitesh, po ndërhyhet për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza.

“Dua t’ju kujtoj qytetarëve një histori të thjeshtë, se për projektin e pastrimit të ujërave të ndotura në Tiranë është menduar që në vitin 1960. Me gjithë padurimin që këto projekte të ecin sa më shpejt, besoj se është ecur më shpejt në këto dy vite me këtë projekt se sa në 50-60 vitet e fundit”,- u shpreh Veliaj.

Sipas tij, një problem që shkaktohet në Tiranë, impakton menjëherë edhe dikë që bën plazh në Durrës.

“Që të mos kapemi më në befasi, duhet të kujdesemi që projekte të tilla të monitorohen dhe të nxisim kompanitë e përfshira në të, që të shtojnë ritmin, në mënyrë që viti 2018 të na gjejë me gjysmën e banorëve të Tiranës të sistemuar”,- tha Veliaj.

Ai theksoi se projekti është jashtëzakonisht ambicioz, është impianti i dytë, pas atij në Zagreb, më i madhi në Europën Juglindore dhe që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës.

“Kjo është ndoshta dhurata më e dobishme për qytetarët e Tiranës, në këtë periudhë ndryshimesh klimaterike, por edhe të një ndjeshmërie të madhe të publikut për çështjet e mjedisit. Zgjidhja e ujërave të ndotura për gjysmën e Tiranës, besoj se është dhe zgjidhja e gjysmës së dhimbjeve të kokës për qytetarët, të cilët sot janë më të ndërgjegjshëm se kurrë, se ambienti dhe natyra është e vetmja pajë që ne i lëmë fëmijëve tanë”,- tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për financimin japonez, duke theksuar se kjo do të mundësojë që taksapaguesi të ndihet i përmbushur në një projekt që menaxhohet me integritet, edhe me një dobi të madhe publike për qytetarët.

Projekti parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura, në zonën e pellgut të Lumit të Lanës, dhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në zonën e Kasharit. Kapaciteti i impiantit mbulon 350.000 banorë ose afërsisht përpunon një prurje 75.000 m3/ditë.

Vlera e Projektit është 11.121.000.000 Yen dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017.

Nëse doni të mbeteni shtatzënë, bëni këtë gjë…

Këshilla e gjinekologëve për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, është që të kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale, madje edhe gjatë periudhës jopjellore, pasi kjo rrit shanset padyshim për ngjizje, thotë Dr. Tiernei Lorenz.

Studimi i bërë prej saj tregoi se, “aktiviteti i rregullt seksual promovon një formë të imunitetit gjë që lehtëson shtatzëninë”.

Ditët më të frytshme, shpjegon ajo, fillojnë pesë ditë para ovulacionit dhe përfundojnë një ditë pasi të lirohet veza.

Seksi i rregullt ndryshon disa lloje të T-limfociteve, që janë kyçe për mekanizmin mbrojtës të trupit.
Ndërron jetë nga kanceri aktori i njohur i “Harry Potter”

Alan Rickman, aktori i njohur anglez i serive të “Harry Poter”, në rolin e profesorit, ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare. Ai është vlerësuar gjithashtu me çmime prestigjoze si “BAFTA”, “Golden Globe” dhe “Emmy Aëard”. Një nga rolet më të spikatur të tij është interpretimi në filmin “Die Hard”, ku luan terroristin Hans Gruber.



Fotolajm: Vijnë tombinat antivjedhje në rrugët e Tiranës....
Më në fund shoferët nuk do të kenë frikë të ngasin në rrugët e kryeqytetit, sidomos natën, ose të parkojnë automjetet puthitur me trotuaret, duke pasur kujdes se mos rrota e makinës u bie në tombina pa kapak.

Bashkia e Tiranës ka nisur me shpejtësi instalimin e tombinave “anti-vjedhje”, kjo për shkak se kapaku i tyre është i kapur me mentesha bashkë me zgarën, e cila vendoset nën rrugë duke u cimentuar.

Në këtë mënyrë, Bashkia e Tiranës do të eliminojë një nga problemet më të shpeshta që hasej nëpër rrugët e kryeqytetit, atë të vjedhjes së kapakëve prej hekuri të tombinave të kullimit të ujit, në anët e rrugëve.

Foto: Kjo kolumbiane superseksi quhet Melissa…
Bukuroshja në foto quhet Melissa Giraldo. Modelja seksi nga Kolumbia po çmend dita ditës fansat e saj në Instagram:

Foto: Ja bashkëshortet e artistëve shqiptare

Ata janë shumë të dashur nga publiku. Popullariteti që ata gëzojnë kanë bërë që mediat dhe publiku të jenë kuriozë edhe për jetën private, sidomos kur bëhet fjalë për lidhje romantike të yjeve.


Përderisa shumë nga këngëtarët tanë ruajnë privatësinë e tyre, disa kanë vndosur që gratë e tyre t’i prezantojnë me publikun.

Damat e tyre bën shumë zhurmë dhe ishin kryefjalë e medies shqiptare. Më poshtë mund t’i shihni gratë e disa prej artistëve tanë./Prive.al/


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə