Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Njoftimi i Operatorit të Energjisë



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə13/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   352

Njoftimi i Operatorit të Energjisë

Kallëzohet në Prokurori për mashtrim eksperti i reformës në drejtësi
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut si përfaqësues i shtetit shqiptar, juristi Kristaq Traja, njëherazi një nga ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi, po hetohet për akuzën e mashtrimit.
“Abc Neës” ka mësuar se prokuroria e kryeqytetit, ka nisur hetimet ndaj ish-gjyqtarit Traja, me dyshimin e mashtrimit me pasoja të rënda për trashëgimtarët e familjes Okaj nga Shkodra.

Burimet thonë, se kallëzimi është dorëzuar nga përfaqsuesi i trashëgimtarëve të familjes Okaj, të cilëve Traja i ka premtuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasbugrut në Ministrin e Financave në Shqipëri.

Në kallëzim thuhet se, Gjykata e Strasburgut në prill të 2014 ka vendosur që trashëgimtarët e familjes Okaj, të dëmshpëbrlehen nga shteti shqiptar me shumën prej 820.500 euro.

Kjo shumë, sipas vendimit, i jepet për shkak se shteti shqiptar nuk e ka kompensuar për pronat e mos ktheyra në Shkodër. Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut ka ardh në Shqipëri, ku minisria e financave duhet ta ekzekutonin për t’i paguar shumën e dëmshpërblyer.

Por, duke parë se ministria e financave po vononte ekzekutimin e vendimit, trashëgimtarët e familjes Okaj kanë kontraktuar avokatin Traja për të përshpejtuar ekzekutimin e këtij vendimi. Për punën që do kryente, me cilësinë e avokatit Kristaq Traja ka kërkuar fillimisht një pagesës prej 8210 euro dhe nëse ekzekutonte vendimin e gjykatës, 5% të shumës totale, që i bie rreth 41 mijë euro.

Në kallëzim, thuhet se trashegimtarët kanë depoztuar pagesën prej 8210 euro dhe kanë firmosur kontratën e premtimit për 5% të shumës në momentin e ekzekutimit. Pavarësisht se kjo kontratë është firmosur që nga data 16 prill të 2014 dhe janë paguar parat, ekzekutimi I vendimit nuk është kryer.

Të ndodhur në këto kushte, trashëgimtarët kanë kërkuar kthimi e shumës dhe prishjen e kontratës së premtimit edhe në gjykatë, e cila ka pranuar kërkesën e familjes Okaj por avokati Kristaq Traja nuk i ka kthyer parat.

Për këtë fakt, trashëgimtarët i janë drejtuar prokurorisë, duke denoncuar për akuzën e mashtrimit ekspertin e nivelit të lartë të reformës në drejtësi Kristaq Traja. Sipas prokurorisë, në ditët në vazhdim do të thirret dhe të merret në pyetje juristi Traja që të jap edhe ai versionin e tij për kallëzimin e pretenduar nga familja Okaj.



I pezulluari nga IKMT për ryshfet, vëllai i këshilltarit të majtë në Bashki
Bledar Pullazi, inspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, mësohet se është vëllai i këshilltarit socialist në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi. Bledar Pullazi është gjithashtu edhe donator i Partisë Socialiste.

Inspektori i IKMT u denoncua nga emisioni “Stop” duke marrë 50 mijë Lekë ryshfet për një çështje legalizimi, i cili është shkarkuar sot nga detyra.

Bashkë me të, u shkarkua edhe inspektori tjetër Aneld Këndezi, ndaj të cilëve do të nisë ndjekje penale.
PD: Inspektori i ryshfetit, mik i Veliajt, Tahirit dhe donator i Rilindjes

Me anë të një deklarate Partia Demokratike ka akuzuar se inspektori i kapur në korrupsion dhe i publikuar gjatë së djeshme nga media është mik i Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit dhe vëllai i këshilltarit socialist të bashkisë së Tiranës, Florian Pullazi.

“Skandali i zbuluar nga emisioni investigativ Stop, nuk është një rast i izoluar i një inspektori të ndërtimit që kërkon para në këmbim të favorit. Ky rast korruptiv, është e vërteta e rilindjes, është shëmbëlltyra e saj.

E para tregon mënyrën se si është bërë inspektor personi në fjalë. Një militant që vjen e ushtron me arrogancë e me dhunë, pushtetin, përmes njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn”, tha gjatë një deklarate për median, kreu i këshilltarëve demokratë në Bashki, Leonard Olli.

“Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qenë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi.

E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.

Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionin banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet.

Koha e këtij shteti të korruptuar e kriminal;

Koha e këtyre maskarenjeve ka mbaruar.

Populli është në këmbë dhe shumë shpejt ka tu treguar vendin”, përfundoi deklaratën e tij, Olli.



Vendimi: Rama, 150 mijë euro shtesë kompanisë së Cherie Blair
Qeveria i ka dhënë 150 mijë euro shtesë kompanisë së Cherie Blair, bashkëshortes së ish0kryeministrit britanik Tony Blair, si tarifë konsulence për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë Rapiscan.

Përmes një vendimi të marrë në datën 28 dhjetor, por të papublikuar në faqen zyrtare, Këshilli i Ministrave e ka rritur pagesën e ndërmjetësimit për kompaninë “Omnia Strategy” nga 495 mijë euro që ishte në 645 mijë euro.

Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë u zotua se do të anulonte koncesionin e skanimit në dogana, i cili ishte sulmuar edhe nga bizneset si i padrejtë, pasi vendoste kosto të papërballueshme mbi ta.

Përballë mosmarrëveshjeve me qeverinë, Rapiscan e hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar 359 milionë dollarë, përmes një padie të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Vjenë.

Qeveria kontraktoi menjëherë kompaninë e zonjës Blair për të përgatitur çështjen dhe mbrojtur Shqipërinë në Arbitrazh. Si tarifë për këtë shërbim, përmes një vendimi të posaçëm në mars të vitit të kaluar, qeveria akordoi 495 mijë euro për Omnia. Por gjatë përgatitjes së gjyqit studioja e zonjës Blair ndryshoi qëndrim dhe e këshilloi qeverinë shqiptare që të mos shkonte në Arbitrazh, por ta zgjidhte çështjen me mirëkuptim. Si rrjedhoje, nën këshillën e studios së zonjës Blair, qeveria e rinegocioi marrëveshjen e konccesionit, sipas saj duke lehtësuar kostot mbi biznesin dhe buxhetin edhe pse opozita pretendon të kundërtën.

Por edhe pse nuk shkoi në arbitrazh, Omnia ka përfituar pagesë shtesë nga paratë e buxhetit. Më konkretisht, përmes vendimit në ditët e fundit të vitit të kaluar, qeveria e rrit pagesën për kompanine e zonjës Blair nga 495 në 645 mijë euro duke shtuar kështu 150 mijë euro të tjera që do të paguhen përmes Ministrisë së Financave./Tch/



Lezhë: Vjen kreu i ri i Hipotekës. Manjani: Këtu ka shpartallim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, prezantoi sot Ardian Simonin, si drejtorin e ri të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme në Lezhë.

Manjani ka qënë shumë kritik me punonjëzit e kësaj ZRPP-je, e cila sipas tij ka një shpartallim dhe nuk ka komunikim me ALUIZNI-n dhe as me qytetarët. Ai tha se “ju kërkoj të silleni si duhet me qytetarët dhe është një qytetarë që e ka denoncuar në media, sjelljen tuaj”

Po ashtu ai ka folur edhe për reformën në drejtësi dhe draftin e përfunduar e ka konsideruar si produkt të asnjëhërë palë, as të mazhorancës, as të opozitës.

Manjani tha nga Lezha, se është koha të hapet debati politik për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi.

Ndërsa i pyetur për draftin që dorëzoi Ministria e Drejtësisë dje, tha se, “nuk është as i mazhorancës as i opozitës, por draft ekspertësh”.


Reforma në Drejtësi, Lubonja: Drafti i Kushtetutës së re, grusht shteti

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi.

Lubonja analizon në detaje organet e reja që krijohen në Gjyqësor dhe Prokurori dhe del në përfundimin se reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.

"Një reformë ku Rama po kërkon legjitimitetin përmes mbështetjes së diplomatëve amerikanë dhe europianë", kështu thotë Lubonja për atë që e quan pa frikë si një grusht shteti.

Sipas shkrimit të tij të sotëm tek Panorma, i cili duket se i ka bërë një studim thelbësor ndryshimeve që propozohen dhe vërejtjeve për to, reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të drejtësisë.

Sipas Lubonjës, në Shqipëri ka shumë pak njerëz të pamilitantizuar të cilëve mund t'u besohet lënia në dorë e fateve të drejtësisë. Dhe këtë rrezik ai e sheh në nismën për të ngritur një Komision të Pavarur Kualifikimi që do të kryejë verifikimin e pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nën mbikqyrjen e një Misioni Ndërkombëtar Monitorimi.

Kjo shpikje e cila merret nën arsyetimin se drejtësia shqiptare ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme (In cauda venenum) është çelësi për të kapur sistemin e drejtësisë, sipas Lubonjës.

“Po kush do ta zgjedhë Inkuizitorin e Madh të Kualifikimit?

Këshilli i Ministrave, me një fjalë e njëjta dorë. Apo kuvendi me 3/5? Po vëzhguesit e huaj kush i miraton pas propozimit që bën Komisioni ndërkombëtar?

Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, e një grushti shteti ku lind nevoja e organeve me fuqi të jashtëzakonshme derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve“,- shkruan Lubonja për “Panorama”.

Ai shton se Edi Rama përmes diktaturës së urgjencës kërkon të legjitimojë një reformë me vulën e ndërkombëtarëve nga një parti e përbërë nga banditë dhe kryebanditë të vjetër, që sipas tij sot duhet të ishin në bankën e të akuzuarve.

Lubonja e mbyll analizën duke thënë se nëse ndërkombëtarët që e mbështesin këtë reformë antidrejtësi nuk janë nën presionin e lobingjeve të Ramës, duhet t’i japin përgjigje pyetjes nëse kjo reformë mund të kryhet nga një parti dhe një kryetar që e mbushi parlamentin me kriminelë.



Racizmi: Zvicra nis në heshtje “fshesën” ndaj lojtarëve shqiptarë

Duket se ka nisur njëlloj “fshese” e heshtur e Zvicrës ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare. Rivaliteti mes dy federatave respektive të futbollit është i madh për talentet e rinj, por verdikti i shortit të 12 dhjetorit, që u hodh në Paris, duket se e ka shtuar antagonizmin mes dy vendeve.

Kemi rënë të dyja kombëtaret në Grupin A të fazës finale të “Euro 2016”, do të “përplasim brirët” më 11 qershor të këtij viti, ndaj çdo ditë që kalon e shton adrenalinën në të dyja kampet.

Gashi dhe Aliji në stol, Ajeti u përzu nga Bazeli, si edhe Gjimshiti nga ekipi i parë, ç’po ndodh me kuqezinjtë? Por, në fakt, këto ditë të para të vitit 2016 ka rënë në sy njëlloj sjelljeje e çuditshme e FC Zyrih, teksa përjashtoi nga ekipi i parë mbroijtësin kuqezi, Berat Xhimshiti, ndërsa sot i ka “dhënë dorën” edhe Armando Sadikut. Këtë të fundit, që kishte luajtur 14 ndeshje dhe shënuar 5 gola në gjysmën e parë të sezonit me këtë klub, e ka lejuar të huazohet te Vaduzi, po në kampionatin helvet. Çfarë ndodhi me këta dy futbollistë, teksa ishin titullarë më herët, ndërsa tashmë shihen si të pavlefshëm?

Shkëlzen Gashi, nga dy herë radhazi “Këpuca e Artë” e Zvicrës ka përfunduar në stol e tribunë te Bazeli Mos vallë fati i Shkëlzen Gashit te Bazeli po i ndjek edhe ata të dy? Mos vallë Zvicra ka nisur njëlloj “sabotimi” të kuqezinjve që luajnë atje?

Hamendjet janë të shumta, por në këtë turravrap të klubeve helvete për të mos i aktivizuar përfaqësuesit e kombëtares shqiptare, nuk vjen erë e mirë. Në fakt, lajmi për sot është huazimi i Armando Sadikut tek ekipi i Vaduzit deri në fund të sezonit.

Një lëvizje e pakuptimtë, teksa FC Zyrih largon golashënuesin më të mirë të vetin. Ndërkohë, me interes duken edhe komentet e lëna nga tifozët shqiptarë në faqen e kombëtares shqiptare në Facebook, sapo është publikuar ky lajm aty. Remzi Iseni shkruan: “Me krejt lojtarët e kombëtares po bëhet një zhvillim interesant në Zvicer… Por, prapë do t’i mposhtim. Big Albania!” Dard B.Krasniqi shton: “Çdo lojtar i kombëtares sonë do të ketë në vijim probleme me klubet e tyre në Zvicër. Pasi të përfundojë Europiani në Francë, gjithçka do të jetë prapë në rregull.”

Lirim Shabani flet për hakmarrje: “E kam thënë një ditë se ka filluar hakmarrja e Zvicrës ndaj shqiptarëve, sidomos tani që i kemi në grup. Ata do të bëjnë çmos që lojtarët tanë në Zvicër të kenë rënie në cilësi, duke i lënë rezerva gjithnjë.” Mirsad Zeqiri nënvizon në komentin e tij: “Krejt bëhet për shkak se lojtarët tanë zgjedhin Shqipërinë (big albanian) e jo Zvicrën e tyre. Eshtë komplot i Federatës Zvicerane kundër shqiptarëve”./telesport.al




Turqi: Identifikohet kamikazi i sulmit terrorist në Stamboll

Policia turke bën të ditur se është identifikuar autori i sulmit kamikaz në qendrën historike të Stambollit. Ai është 27-vjeçari nga Arabia Saudite Nabil el-Fadl.

“Ai ka lindur në shtator 1988 në Arabinë Saudite dhe dhe po punojnë për të zbuluar lidhjet e tij me terroristët”,- tha policia turke.

Nga sulmi mbeten të vrarë 10 persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Pjesa më e madhe e viktimave janë turistë të huaj.


Karta e Shëndetit: MSH zgjat afatin e përdorimit të Librezës

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit. Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.

Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë.

Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor.

Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të FSDKSH, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, për të zëvendësuar gradualisht librezat e vjetra shëndetësore.

Ky proces u aplikua fillimisht në disa qëndra shëndetesore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Karta e Shëndetit përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët.

Karta e Shëndetit është i vetmi dokument zëvendësues i Librezës Shëndetësore për të gjithë qytetarët shqiptarë. FSDKSH, si institucioni që manaxhon paisjen me Kartën e Shëndetit në të gjithë territorin e vendit, e ka ndjekur me vëmendje këte proces, duke vërejtur se ky afat ka krijuar një situatë emergjente, me rradhë të gjata pranë qëndrave shëndetësore.



Persona të armatosur vrasin dy gazetarë
Dy gazetarë irakianë janë vrarë sot në veri të Bagdadit nga dy persona të armatosur, teksa realizonin një reportazh me një zyrtar të lartë të sigurisë së vendit.

“Personat e armatosur kanë vrarë korrespondentin, Saif Tallal dhe kameramanin Hassan al-Anbaki pranë Bakubës”, njoftoi një prezantuese e televizionit “Sharqiya Neës”.

Iraku është një prej vendeve në botë më të rrezikshme për gazetarët, më të ekspozuar ndaj sulmeve se kolegët e tyre të huaj.

Dy gazetarët u vranë ndërkohë që po ktheheshin në Bakuba pas një reportazhi me gjeneralin Mizher al-Azzaëi, kryekomandant i sigurisë në provincë.


Fotolajm: Kur moratoriumit i shtohen edhe... rimorkiot

Qeveria ka nisur nga fushata mediatike për Moratoriumin ndaj pyjeve, por ndërkohë puna vijon e patrazuar te kompanitë që sharrojnë përditë pyjet në mbarë vendin.

Tashmë kamjonëve të cilët transportojnë dru u janë shtuar edhe rimorkio të mëdha për të transportuar dyfishin e sasisë së prerë.

Kjo foto po bën xhiron nëpër rrjetet sociale dhe shoqërohet me diciturën: “Kamionave i shtohen dhe rimorkiot! #UneMbjell #TiPret”



Surrel: Rama merr 306 mijë euro nga taksat për gjelbërim rrugësh
Qeveria ka përballë një vit shumë të ngarkuar me punë dhe shumë pak fonde në dispozicion nga buxheti, në një kohë kur të ardhurat fiskale janë në rënie të theksuar.

Megjithatë, në kuadër të rikonstruksioneve, zbukurimit të fasadave, palmave, luleve, ngjyrave, kullave absurde në qendra qytetesh që prishin çdo traditë, nuk është harruar edhe një rrugë shumë e rëndësishme. Jo për shqiptarët, por për kryeministrin.

Fjala është për rrugën e Surrelit, ku tashmë banon kryeministri shqiptar. Në buletinin më të fundit të prokurimeve publike është vënë dje edhe njoftimi i mëposhtëm:

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT

Data: 07.01.2016

Për: Bashkimin e Operatorëve Ekonomike “Hastoci” shpk (34%) dhe “Kajmaku” shpk (66%)

Procedura e prokurimit: “Tender i Hapur” me objekt “Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel dhe rrethrrotullimi Shkozë”

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel dhe rrethrrotullimi Shkozë”

Kohëzgjatja: Periudha e zbatimit të projektit do të jetë 4 muaj, periudha e mirëmbajtjes 18 muaj, gjithësej 22 muaj

Fondi limit: 35.725.619 lekë pa TVSH

Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit

Data e zhvillimit të procedurës së prokurimit: 30.11.2015.

Megjithë pagesën e TVSH-së, që shteti duhet ta paguajë vetë në këtë rast, dmth t’ia rimbursojë kompanisë, del se shtetit i merren 306 mijë euro vetëm që sytë e kreut të Ekzekutivit të kënaqen nga jeshillëku, kur ai të kalojë andej pari.



13/01/2016.........................
Meshkujt shqiptar: Grida, Aurela, Armina… femrat me trupin më të bukur
“Harroni gjoksin dhe këmbët”, shkruan The Telegraph, “Studimi i fundit tregon se meshkujt vlerësojnë inteligjencën tek femrat”. E ndërsa bota ka kapërcyer teori, femrat e famshme shqiptare çdo ditë e më shumë, po i kushtojnë vëmendje paraqitjes së jashtme. Herë me manipulime nëpër foto dhe rrallë me punë në palestër, personazhet sexy të mediave, shfaqen me linja e trupa epshndjellës.
Femrat shqetësohen (dhe shqetësojnë njëra-tjetrën) për celulitin dhe kilet ‘e tepërta’, ndërsa meshkujt i shohin gjërat më thjesht: “Truri ynë e percepton trupin e mashkullit si një të tërë, ndërsa atë të femrës, në pjesë të veçanta”, shkruan LiveScience. Por cilat janë këto pjesë të trupit të femrave që u pëlqejnë më shumë meshkujve?
E gjitha qëndron tek ‘Harku’

Nuk është një legjendë urbane: Meshkujt duan këmbët, fundshpinën, gjoksin dhe më shumë, të pasmet e femrave, sipas një sondazhi të Cosmopolitan. Përse-në e shpjegon një studim i Universitetit të Bilkent-it, Turqi. Të pasmet e rrumbullakëta krijojnë një hark të dukshëm me shpinën. Në pavetëdije, kjo u krijon meshkujve tërheqje seksuale ndaj një femre me të pasme ‘të ngritura’, pasi ndjejnë se ajo është më fertile. Sipas këtij studimi, harku ideal mes shpinës dhe të pasmeve duhet të krijojë këndin e 45 gradëve. Por cilat vajza të njohura shqiptare kanë një hark të tillë?


Nora Istrefi, Elvana Gjata, Aurela Hoxha apo Ilda Bejleri, janë disa prej vajzave të ekranit shqiptar të njohura për një fundshpinë sensuale.

50% e meshkujve pëlqejnë të pasmet tek femrat


Në një studim të Arkivave të Sjelljes Seksuale, 50% e meshkujve thanë se pjesa që pëlqejnë më shumë tek femrat, janë të pasmet. Luana Vjollca apo Olta Gixhari, njihen për ‘anën B’, aq të preferuar nga meshkujt.

Kështu edhe Elvana Gjata, Soni Malaj e Nora Istrefi, të cilat kanë rënë në sy për të pasmet e tyre, gjatë paraqitjeve në skenë. Në këtë listë, nuk mungon edhe një politikane: Grida Duma, të cilën e krahasuan me Kim Kardashian, kur fundshpina e saj ra në syrin e publikut gjatë një deklarate si deputete.


38% e meshkujve preferojnë gjoksin


Sipas kësaj teorie, meshkujt tërhiqen në pavetëdije nga femrat pjellore të cilat kanë më tepër estrogjen, hormoni femëror që zakonisht përkthehet në forma të lakuara trupore. Pra, edhe gjoksi do të ishte një tregues i fertilitetit tek femrat. Dhe në fakt, meshkujt i tërheq një gjoks i bëshëm e i rrumbullakët. Studimi i ‘Arkivave të Sjelljes Seksuale’, tregoi se 38.5 % e meshkujve, preferojnë gjoksin tek femrat. E me siguri këtyre meshkujve që e kanë dhënë votën e tyre për gjoksin, do t’u pëlqenin këto vajza shqiptare.

Çiljeta Xhilaga, me gjoksin e saj të famshëm prej 6 numrash, është e paevitueshme në këtë listë. Edhe pse disa meshkujve mund t’u duket tepër i madh, gjoksi i saj është i pari që të vjen në mendje, kur flitet për femra me gjinj të bollshëm. Por edhe të famshme të tjera shfaqen me një dekolte për t’u pasur zili, si Marina Vjollca apo Armina Mevlani. Dhe mesa duket, këto vajza e kanë kuptuar vlerën që ka gjoksi i femrës në syrin e meshkujve. Enca di si t’a vërë atë në pah, duke u bërë një ndër dekoltetë më të përfolura në ekranet shqiptare. Angela Martini gjithashtu njihet për gjoksin e saj të rrumbullakët të një mase jo shumë të madhe, por jo të vogël.


Ka një arsye përse meshkujve u pëlqejnë femrat e gjata. Sepse këmbët e tyre janë të pafundme! Dhe kur këmbët e një femre janë të drejta e të tonifikuara, janë me të vërtetë të parezistueshme. Dhe kur flasim për këmbë të gjata e të drejta, na vjen menjëherë ndërmend Ledina Çelo. Ajo ka ditur të vërë në pah këmbët e saj, duke e kthyer fundin e çarë në stilin e saj, siç e kemi parë edhe në Eurosong.

Edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2016, Eneda Tarifa, ka këmbë të gjata e të drejta. Bleona Qereti, ndër të parat që ka guxuar me funde shumë të shkurtëra, njihet për këmbët e saj kilometrike. Diellza Kolgeci, Çiljeta, Angela Martini, Zajmina Vasjari e Suada Sherifi, shëmbëllejnë imazhin që kemi për Miss-et me këmbë të gjata e në formë.


Trupi duhet të jetê i tonifikuar, por jo muskuloz


Thënë të gjitha këto, është e qartë se të gjitha vajzat që përmendem, por edhe shumë vajza të tjera të ekranit janë të preferuara nga shumë meshkuj, pavarësisht pjesëve të trupit që u bien më shumë në sy. Në tërësi duket se meshkujve u pëlqejnë trupat e zhdërvjellët, që shëmbëllejnë një femër të shkathët. Trupat sportivë të ekranit tonë, si i Elvana Gjatës apo Morena Tarakut janë ndër më të preferuarit, duke qenë të tonifikuar, por jo tepër muskulozë.

Cili është trupi ideal sipas ekspertëve të bukurisë?


Ndërsa ekspertët e formave të trupit, veçojnë ‘trupin në formë 8-e’ si trupin më të përsosur. Sipas tyre, kjo formë trupore e Marilyn Monroe-së apo Monica Belluçi-t është më idealja në syrin e meshkujve, për shkak të proporcionit të duhur mes shpatullave, gjoksit, belit e vitheve (90-60-90). Femrat me një trup të tillë kanë bel të hollë, dhe vithe e gjoks të rrumbullakët. Luana e Marina Vjollca, Armina Mevlani e Ilda Bejleri, mund të përfaqësojnë këtë formë trupore.
Anabel
Armatosja e Kroacisë, mesazh i SHBA-ve për Serbinë, aleatin e Rusisë

Blerja e raketave amerikane laserike me shumë tyta (SVLR) M270 për nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë nuk, mundet, thjesht, të vëzhgohet vetëm nën prizmin e pajisjes së FARK-ut, pasi bëhet fjalë për armën e fuqishme strategjike me të cilën janë pajisur dhjetë vende në botë, nga të cilat shtatë vende të fuqishme anëtare të NATO-s (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania , Italia, Greqia, Turqia dhe Franca).

Shtrohet pyetja, si u gjend Kroacia në këtë shoqëri, përkatësisht, cilat ishin shkaqet për këtë, sepse kërcënim të drejtpërdrejt nuk ka e për këtë furnizimi me armë dritën e gjelbër duhet ta japë kreu shtetëror amerikan, shkruan portali Defender.hr.

Para së gjithash bëhet fjalë për përgjigjen amerikane ndaj skenarit të mundshëm rus të destabilizimit të rajonit të Ballkanit, Transdnjeprit dhe Detit të Zi, konkretisht Ballkanit ku Rusia ka interesa të rëndësishme.

Pra, M270 VLRS me përdorim të projektileve balistike ATacMS me diametër GM-140A – Block I deri te MGM-168 – Block IVA. me rreze veprimi prej 128-300 km, është përgjigje ndaj përpjekjeve të ngjashme ose të tilla.
Kroacia për SHBA-në është partneri strategjik më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor ku ka ende shumë pikë nevralgjike në të cilat llogarit Rusia me qëllim të destabilzimit të hapësirës. S’është fshehtësi se interesi kombëtar i Rusisë është gjithmonë përpjekja për krijim përçarjesh ndërmjet SHBA e BE-së si dhe ndasi ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s e BE-së, siç është rasti te Siria e Ukraina.

Serbia, Maqedonia , Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, transmeton Koha.net, janë në sferën e interesave ruse dhe përpjekja e Rusisë është që këto shtetet të mos i lërë të hyjnë në integrimet euroatlantike, para së gjithash në NATO.

Kjo marrëveshje në relacionin SHBA – Kroaci, në të vërtetë është mesazh Serbisë, aleatit më të madh të Rusisë në Ballkan se koketimi i saj, jo vetëm politik por edhe ushtarak me Rusinë ka kufij. SHBA mendon se Serbia, varshmëria e saj energjetike nga Rusia si dhe minoriteti serb në vendet fqinje, nuk mund dhe nuk do të jenë mjet rus për destabilizim të rajonit të Ballkanit.

Sado që është në procesin e bisedave për anëtarësim të plotë në BE, Serbia nuk zbaton sanksionet ndaj Rusisë e as politikën e përbashkët të BE-së në Punë të Jashtme e të Mbrojtjes, ndërsa në Perëndim janë paraqitur gjithnjë më shumë ide se, për mos respektim të tillë, vendeve në negocim për anëtarësim duhet t’u bllokohen bisedat.

Veç kësaj, kreu shtetëror serb tash e disa javë ka ashpërsuar retorikën ndaj BE-së lidhur me Kosovën, duke protestuar se BE-ja në kapitujt e vet negociues kërkon nga Serbia gjoja njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësim të plotë, gjë që nuk është e vërtetë.

Kjo politikë serbe e ashpërsimit të marrëdhënieve me BE-në sikur është e porositur nga Moska.

Rusia nuk është aktive vetëm në Serbi kur bëhet fjalë për konfliktin NATO-BE.

Në fund të nëntorit kemi qenë dëshmitarë të demonstratave të partisë opozitare Fronti Demokratik në Mal të Zi që kërcënonte me kaos politik vendin dhe me konflikte dimensionesh të mëdha, e të gjitha këto për shkak se Mali i Zi kishte marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO. Rusia tërthorazi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këto protesta.

Politika gjithnjë më aktive e Rusisë ndaj Serbisë dhe minoriteteve serbe në vendet fqinje: Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, është pjesë e planit më të madh, qëllimi i të cilit është pengimi i integrimit të vendeve ballkanike në strukturat euroatlantike dhe mbajtja e jostabilitetit dhe e konflikteve në afërsi të BE-së.

Supozimi bazik rus se Serbia, shteti më i madh në rajon, është rrethuar me vendet me minoritete serbe është, sipas Rusisë, është garanci për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Moska po shfrytëzon shumë instrumente për presion ndaj Beogradit - që nga varshmëria e rritur për energji, kundërshtimin e Serbisë kur bëhet fjalë pozita e Kosovës si dhe kundërshtimi i Serbisë ndaj qëndrimeve të vendeve fqinje. Pra, Moska zhvillon kontakte me minoritetet serbe në mënyrë që drejtpërsëdrejti të ndikojë në zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë, nga dhe rrjedhin ambicie separatiste.

Shumëkush parasheh që Mali i Zi mund të jetë vatër e re konfliktesh ndërmjet lojtarëve kryesorë në Ballkan. Skenari parasheh kryengritjen e veriut pro-serb të vendit kundër hyrjes së Malit të Zi si anëtare e plotfuqishme në NATO.

Ka pasuar ushtrime konkrete ushtarake ndërmjet dy ushtrive, madje edhe në kohën kur ishte në kulm lufta në Ukrainë dhe në kohën kur Serbia kishte refuzuar të zbatonte sanksionimin e Rusisë sikur BE-ja.

“Sremi 2014” është ushtrimi ushtarak më i madhi në territorin e Serbisë në kufi me Kroacinë në 30 vjetët e fundit. Ai u mbajt me pjesëmarrje të parashutistëve rusë dhe të forcave speciale të ushtrisë së Serbisë. Serbia në ushtrimet e veta ushtarake u gjend në Rusi bashkë me shoqërinë e parashutistëve nga Bjellorusia, Kina, Kazakistani, Armenia, Kirgizia, Uzbekistani dhe në to mori pjesë si vëzhgues i Organizatës për Marrëveshjen për Siguri të Përbashkët (CSTO). CSTO është organizatë politike e udhëhequr nga Rusia e anëtare të saj janë: Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani.

Që nga viti 2013 statusin e vëzhguesit në të e kanë Afganistani e Serbia. Para disa javësh ka përfunduar edhe ushtrimi i ekipeve të pilotëve të Serbisë dhe Rusisë në avionët MiG-29 dhe helikopterët Mi-8 me emrin BARS-2015.

Të gjitha këto flasin mjaftueshëm se si SHBA-të dhe aleatët nuk mund të shikojnë qetë në përpjekjet ruse për zgjerimin e interesave në rajon, sidomos pas luftës së Ukrainë dhe aksioneve ushtarake në Siri. Si do që të jetë, Serbia po e vëzhgon me kujdes situatën rreth armatimit dhe modernizimit të forcave të armatosura të Kroacisë.

Menjëherë pas njoftimit zyrtar në fund të vitit të shkuar se FARK-u po blen 12 gjyle gjermane PzH-2000 me rreze veprimi deri në 40 kilometra, Serbia bëri kontratë për 18 gjyle autonome NORA, gjashtë nga të cilat do t’i marrë në fillim të këtij viti ndërsa të tjerat në fund të tij.

Po ashtu, ripërtëritja dhe rimontimi i aviacionit luftarak kroat, i cili ka paralajmëruar ushtrime në kushte nate dhe në gjuajtje të shënjestrave tokësore, e ka shtyrë fqinjin lindor që të fillojë fluturimin në kushte nate me tre tipa avionësh: Orao dhe Super galeb. Krahas kësaj është paralajmëruar se së shpejti pritet edhe gjuajtja e avionëve në shënjestër tokësore që do të ishte risi pas shumë vitesh. Me gjithë këtë, kur bëhet fjalë për armët strategjike, Serbia nuk mund t’i prodhojë ato, por duhet t’i kërkojë jashtë kufijve të vet.

Kroacia ka ndërmend të blejë 12 mjete raketore shumë tytëshe M-270, MLRS (Multiple launch rocket sistem) nga të cilat katër do të jenë të modernizuar me ndërtimin e përbërjes së re për pilotim të zjarrit dhe me përmirësim të lansuesit mekanik të M-270 A-1. Ajo planifikon të pajiset edhe me dhjetëra projektile balistike AT, Ac, MS, me rreze veprimi nga 160 deri në 300 kilometra.

Çmimi i kësaj rakete është 1.7 milion dollarë. Si armatim është futur në vitin 1983 e prodhimi ka zgjatur deri në vitin 2003. M-270 nuk ka rampe lansuese, por raketat ndizen nga baza. Çdo bazë e tillë ka gjashtë raketa. Automjeti transporton dy baza të tilla me gjithsej 12 raketa. M-270 është e bazuar në automjetin luftarak të adoptuar M-2 Bradley. Automjetin e lëviz Cummins VTA-903T me motorin diesel që ka 500 kuajfuqi.

Raketa M-270 ka arritur sukses të mirë eksportues dhe është prodhuar në bashkëpunim me shfrytëzuesit evropian: Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuara.

Vendet tjera evropiane raketat i kanë marrë drejtpërsëdrejti nga SHBA-të. Në mesin e tyre kanë qenë Holanda dhe Norvegjia, të cilat ndërkohë i kanë larguar nga përdorimi. Britania e Madhe këto raketa i ka modernizuar me ato amerikane për pilotim të tyre. Një pjesë e tyre, kryesisht të rejat të udhëhequra me GPS të raketave GMLRS janë përdorur me sukses në Afganistan. Amerikanët duke ndërtuar sistemin e ri për drejtimin e të shtënave dhe për përmirësimin e lansuesit, i kanë modernizuar 226 copë nga më shumë se 800 sosh, të versioneve M-270 A1.

Meta: PD e paragjykoi Reformën, u vetëpërjashtua sistematikisht

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka thirrur kryesinë e partisë, ku kërkoi përfshirje më të madhe nga përfaqësuesit e saj në qeveri e për të qenë më aktivë për përballimin e krizës së përmbytjeve, e cila goditi vendin në fillim të këtij viti.

Meta tha se, “2016 është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit”.

“Çështja më madhore për LSI, mazhorancën dhe gjithë klasën politike mbetet kurorëzimi me sukses e transparencë të plotë i reformës në drejtësi.

Në fillim të këtij mandati qeverisës, LSI ka qenë e pozicionuar qartë në interes të kryerjes së reformave, të cilat duhet të bëhen me konsensus të gjerë politk e gjithëpërfshirës. Dialogu dhe konsensusi janë të dosmosdoshëm për qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe efektivitetin e reformave të mëdha”,- tha Meta.

Meta i bëri thirrje opozitës të bashkohet me mazhorancën për Reformën në drejtësi e të mos e bojkotojë atë proces siç veproi me reformën administrative territoriale, “të cilën PD e paragjykoi që në fillim dhe u vetëpërjashtua sistematikisht nga procesi”.



Janinë: Pranga shqiptares që shkoi në spital për foshnjen, i zbulohet vrasja e së ëmës

Një ngjarje e rëndë me një familje shqiptare është zbuluar në Janinë të Greqisë. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje shqiptare 54-vjeçare, ngjarje e ndodhur në nëntor 2015, por që u zbulua këto ditë.

54-vjeçarja kishte ndërruar jetë para disa muajsh si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i vajzës së saj 27-vjeçare. Familja shqiptare, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, jetonte në Korfuz.

Më 17 nëntor 2015, dhëndri dërgoi në spitalin e Korfuzit vjehrrën e tij, me pretendimin se kishte humbur ndjenjat. Rezultoi që 54-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Policia nisi një hetim për këtë çështje, si dhe mori në pyetje bashkëshortin shqiptar të 27-vjeçares. Ai tha se, e kishte gjetur vjehrrën pa ndjenja kur ishte kthyer në shtëpi. Mirëpo, pas pak ditësh, shqiptari kishte marrë gruan dhe dy fëmijët dhe ishin larguar nga Korfuzi.

Rreth 20 ditë më vonë, doli rezultati i autopsisë që përcaktonte shkakun e vdekjes së 54-vjeçares shqiptare, shkruan “Syri.net”.

Sipas autopsisë, ajo kishte vdekur si pasojë e dhunës që ishte ushtruar ndaj saj. Menjëherë, policia greke kishte shpallur në kërkim shqiptarin dhe vajzën e viktimës, 27-vjeçaren, e cila pas ngjarjes ishte arratisur me burrin dhe fëmijët e saj, ndoshta në Shqipëri, raportojnë mediat greke.

Por, ajo u arrestua para disa ditësh, kur u paraqit në spitalin ‘Haxhikosta’ në Janinë, për të vizituar foshnjen e saj 17 muajsh.

Nga verifikimet e dokumenteve, infermierja zbuloi se ajo ishte në kërkim për vdekjen e mamasë së saj dhe lajmëroi policinë. 27-vjeçarja akuzohet se kishte strehuar kriminelë dhe kishte fshehur krimin, ndërkohë që bashkëshorti i saj vijon të jetë në kërkim.

DË: Shqipërie e zhytur në korrupsion e papunësi, por ka edhe që nuk dorëzohen


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə