Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə11/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   352

Komunikata e Policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Nga Specialistët për krimet në komisariati e policisë Dibër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Hajredin Murrja, 50 vjeç, banues në fshati në Lishan i Epërm Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Ky shtetas dyshohet se ka pasur një lidhje intime me shtetasen A. S., 17 vjeçe, banuese në fshatin Lishan i Epërm Dibër dhe i bënte presion që kjo mos të tregonte për lidhjen e tyre.

Shtetësja A. S., ka tentuar për tu vetëvarur ne litar në kasollen e druve, e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprën penale ” Shkaktim i vetëvrasjes”.


Drafti final i reformës, ekspertët e maxhorancës punojnë të vetëm

Ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi po punojnë pa përfaqësuesit e opozitës dhe të Ministrisë së Drejtësisë për të përmbledhur në një draft çdo propozim që ka bërë secili prej eksperteve për t'ia dërguar më pas Komisionit të Posaçem për Drejtësinë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Jemi duke redaktuar materialin dhe do të diskutojmë edhe propozimet që do të vijnë”, thotë konstitucionalistja, Aurela Anastasi.

Me pjesën e demokratëve nuk do të ketë shumë punë, sepse opozita u largua sapo palët nuk ranë dakort për shumicën e cilësuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Mesa di unë ka bërë propozime për problemet e integrimit dhe Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Aurela Anastasi.

Deri tani dy grupet e ekspertëve, që u ulën pak ditë më parë në bisedime me ambasadorin amerikan dhe atë të Bashkimit Europian, kanë dështuar të gjejnë kompromisin sesi dhe me çfarë shumice duhet të zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Që të funksionojë formula kushtetese duhet vullnet politik dhe konstitucionalistja, Aurela Anastasi, nuk iu shmang një pohimi të tillë.

“Çështja që ne kemi trajtuar ka qenë çështja e bllokimit të emërimeve. Nuk mund të krijojmë një formulë që të bllokojë prapë emërimit. Problemi është që të bëjmë një formulë të funksionojë. Është një çështje politike dhe janë të lirë ta zgjidhin mes tyre”, shtoi Anasatasi.

Megjithatë, gjendja nuk është kaq e pashpresë sa duket. Gjatë ditëve të debatit, mes ekspertëve ka patur edhe propozime që të gjitha palët i cilësojne si konstruktive.

Ndërsa dy palët akuzojnë njëra-tjetrën se me shumicën 3/5 që mbështet maxhoranca dhe shumicën 2/3 që mbështet opozita, nuk zgjidhet kapja reciproke politike e Gjykatës Kushtetuese, ekspertët e propozuar nga Ministria e Drejtësisë kanë propozuar një zgjidhje që eliminon bllokimin.

Kjo zgjidhje kërkon që vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen me kandidatë konsensualë, pa shumicë të cilësuar.

Nëse palët nuk janë të afta të arrijnë konsensusin në Parlament, Presidenti propozon për votim një kandidat nga maxhoranca, një kandidat nga opozita dhe për ta kryhet një votim i përbashkët nga të gjithë deputetët dhe të gjithë gjyqtarët e vendit.

Propozuesit besojnë se në mungesë të konsensusit, rritja e trupës zgjedhore për votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese eliminon rrezikun e kapjes politike të sistemit gjyqësor, një zgjidhje që deri tani nuk është hedhur poshtë nga asnjëra prej palëve./Top Channel/
Itali: Pas ndjekjes si në filma, pranga bosit shqiptar me disa emra

Një bos shqiptar i trafiqeve në Itali dhe i njohur nga drejtësia italiane, është vënë në pranga gjatë një ndjekjeje spektakolare të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peruxhia, ka bërë të ditur policia italiane.


Siç bëhet e ditur, shqiptari 26-vjeçar me inicialet K.S., me disa emra të ndryshëm dhe i kërkuar për disa krime dhe pa leje qëndrimi në Itali, është prangosur pas një ndjekje prej disa kilometrash.

Gjatë kësaj ndjekje janë plagosur edhe 4 policë italianë. Në një moment kur policia kishte rrethuar shqiptarin, ky i fundit ka futur marshin për të ecur mbrapa duke goditur makinat e policisë. Në këtë momente ka ndodhur edhe plagosja e efektivëve të policisë.

Ndaj shqiptarit janë ngritur një sërë akuzash të rëndë.

Tiranë: Një grua tenton vetëvrasjen, do të hidhej nga ETC

Klientët e lokalit, kamarrieret dhe policia e Tiranës kanë parandaluar sot një vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare “ETC”, ku një grua tentoi të vetëhidhej nga kati i dytë i një kafeneje.

Identiteti i gruas nuk bëhet me dije ende. Fillimisht ishin kamarrierët dhe klientët që e penguan atë të kryente aktin e rnëdë.

Më pas u njoftua policia, që e shoqëroi në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, sot në mëngjes një 46-vjeçare nga Durrësi i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte./Lapsi.al/



Video: Putin: Kosova, të drejtë të vetëvendos! Tronditet Serbia

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin, dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se, Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njësoj si edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve “B92” ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se, “populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes”.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se, Putini, me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës.

“Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putin po përgatit rrugën për njohjen e Kosovës”,- ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se: “Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin”.

“Për mua është e njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: ‘Putin, të duam!’, ‘Putin, Serbia është me ty!’. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për ne, madje as rusët nuk çmenden pas nesh…”,- ka shkruar një serb tjetër, i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot ne mediat serbe, transmeton “republika.info”.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, “BILD”, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.


E rrahën hajdutët, humb jetën gruaja e bukëpjekësit nga Elbasani
Ndërron jetë në spital Zaje Koburja, bahkëshortja e bukëpjekësit të njohur në Elbasan, Xhevat Koburja.

Gjatë grabitjes së banesës 8 ditë më parë, ajo ishte dhunuar nga grabitësit dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk arriti t’i shpetonte dot plagëve.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të dats 3 janar 2016.

Grabitësit pasi e kanë goditur me mjete të forta bukëpjekësin 80-vjeçar dhe bashkëshorten e tij 60-vjeçare, grabitën 140 mijë lekë dhe u larguan.

Policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre.


Moratoriumi, Rama: Me këtë ritëm, pas 15 vitesh s’ka më pyje

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të votojë moratoriumin 10-vjeçar për mosprekjen e pyjeve si dhe një paketë ligjore e cila do të sanksionojë dënimet për abuzuesit. Kryeministri Rama tha në konferencën e organizuar për këtë çështje se së shpejti, shfrytëzimit barbar të pyjeve do t’i vijë fundi. Kreu i qeverisë theksoi se me miratimin e ligjeve dhe moratoriumit prerja e pyjeve për qëllime ekonomike apo industriale do të reshtë së punuari për 10 vite. Të vetmit që do të lejohen do të jenë qytetarët, të cilët mund të presin pemë për interesat e tyre shtëpiake.

Kryeministri Rama tha se, nëse shfrytëzimit nuk do t’i vihej fre, pas 15 vitesh në Shqipëri, situata do të ishte dramatike. Rama theksoi se vetëm në qeverisjen e shkuar të së djathtës janë djegur e prerë rreth 260 mijë hektarë pyje dhe dhënë qindra liçenca pa asnjë lloj kriteri.

“Prerja e pyjeve ka qenë 2 deri në 3 herë më e madhe se rritja e tyre.. vetëm në periudhën e qeverisjes së mëparshme, janë prerë dhe janë djegur 260 mijë hektarë pyje.

Duhet një kurajo vetëm që e kanë ata, për të hapur gojë dhe për të kërkuar sot hesap për pasojat që janë kaq të lexueshme dhe që ishin plotësisht të pritshme, duke patur parasysh se cfarë ka ndodhur… për shkak të licensave të dhëna pa kriter e karar, për shkak të 400 e kusur licencave për hidrocentrale pa kriter e karar që kanë sjellë rrafshime mijëra hektarëshe, në mënyrë që sot të mos kemi më asnjë lloj hezimi për të vënë moratoriumin 10-vjeçar.

Po kaq agresiv në përmbajtje ishin kur hodhëm në publik idenë e moratoriumit të gjuetisë.. dhe sot në një kohë kaq të shkurtër, ky moratorium është një histori suksesi që flet. Mjaftojmë të shohim sot sesi është parku kombëtar i Divjakës për ta kuptuar ndryshimin.

Me shkatërrimin e pyjeve u bë dhe përzënia e dhunshme e të gjitha specieve që kishin krahë e këmbë për tu kthyer në këtë vend.”- theksoi Rama.

Shfrytëzimi barbar i pyjeve, tha Kryeministri, është dhe një tjetër arsye madhore që na tregon se vetëm shtet nuk kemi patur. Kreu i qeverisë shtoi se prerja e pyjeve ka bërë që sot shqipëria të vuajë përmbytjet nga uji dhe erozioni.

“Shkatërrimi i pyjeve, i lumenjve, shfrytëzimi barbar për lëndë drusore e ndërtimi si dhe shkatërrimi i të gjithë infrastrukturës mbrojtëse, pritave argjinaturave kanaleve kullues, na ka sjellë vit pas vit në buzë të një humnere që ne prej dy vjetësh kemi marrë masa për ta shmangur.. por sot pas dy vitesh jemi në kushtet kur mund të hedhim një hap më tutje… në ndalimin e shfrtyzimit të pyjeve për qëllime tregtare, indstriale etj, për qëllime që shkojnë përtej nevojës imediate të njerëzve, për tu ngrohur etj… kjo është e vetmja pikë e lejuar, ndërsa aspektet e tjera do duhet tu vihet fre…”,- tha Rama.

Kryeministri i ka bërë apel qytetarëve dhe medias që të vazhdojnë në denoncimin e rasteve ku ka korrupsion apo abuzime me prerjen e pyjeve.

“Padyshim që pyjet nuk janë shkatërruar nga cfarë është lejuar por edhe falë një aktiviteti kriminal të organizuar në ilegalitet në bashkëpunim me strukturat që duhet të mbronin pyjet. Falenderoj dhe nxis komunitetet, njerëzit, mediat, që të vijojnë të denoncojnë cënimin e kësaj pasurie të pacmueshme.

Pa asnjë tolerancë ne do të dënojmë ata që janë përfshirë në këto krime, përfshi edhe njerëzit që meren me ruajtjen e pyjeve. Kemi bërë ndërhyrje në legjislacion por sot jemi të vendosur të bëjmë ndërhyrje madhore, moratoriumin 10-vjecar dhe paketën e ndëryshimeve ligjore për ndëshkimin e krimit ndaj mjedisit”,- deklaroi Kryeministri.

Kryeministri iu drejtua edhe përmbytjeve kur foli për kanalet kulluese apo flota e automjeteve që merret me pastrimin e tyre. Rama tha se qeveria kishte trashëguar një flotë makinerish të kohës së shekullit të shkuar, me automjete të falura nga regjimet komuniste pranë ish diktaturës së Enver Hoxhës.

Kryeministri shtoi se në këtë vit, inspektoriati i mjedisit do të pasurohet me një sistem kamerash termike dhe se shumë shpejt do të ketë një sërë investimesh për të rifreskuar flotën e automjetev që merren me pastrimin e territorit.




Zyra Përmbarimore Kurmaku: Njoftim për shitje në ankand
Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë:

-Pasuria e llojit "Njësi", me nr. pasurie 8/64-N3, vol 11, faqa 9, ZK 2446, me siperfaqe ndërtimi 172 m2 , me çmimin fillestar 2,790,875.9 (dymilion e shtatëqindenëntëdhjetëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë nëntë) lekë. Pasuria ndodhet në lagjen "Nr. 1", Librazhd.

Pasuria është në pronësi të shtetases Bukuroshe Karanca. Ankandi zhvillohet ditën e Martë më dt. 26.01.2016, ora 16.oo, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pll. "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan.

E-mail: kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479




Drejtësia, Nard Ndoka: “Bolja e kandarit” në duart e pushtetit
Kundër dallavere me Reformën e Drejtësisë ka reaguar edhe kreu i partisë Demokristiane, deputeti Nard Ndoka i cili ngre zërin kundër qëndrimit të maxhorancës për ta miratuar edhe e vetme reformën në sistemin e drejtësisë.

Në një status të postuar së fundmi në Facebook ai shkruan se tendenca e shumicës për të miratuar këtë reformë edhe pa opozitën është gabim fatal.

“Reforma në drejtësi pa konsensus të gjerë nuk do japë zgjidhje afatgjatë, por do kthehet në një betejë politike mes palëve. Tendenca e mazhoranës aktuale per të miratuar projektligjin në Kuvend në mënyre të njëanshme, gabim fatal! Ambasadori Lu, si ‘kumbare’ i procesit duhet të vendosë gishtin tek fajtorët ose të garantojë konsensusin si domosdoshmeri per suksesin. Nuk mund te vendoset drejtesi kur ‘bolja e kandarit’ mbetet në duart e pushtetit!”,- shkruan Nard Ndoka.

Agron Llakajt na prezanton me të birin...

Aktori i njohur i humorit, ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Greqi sëbashku me familjen e tij. Ai na ka prezantuar me djalin e tij Enon.

“Në Janinë me tim bir Enon… Tim bir them unë?! Shoku im...”,- shkruan aktori Agron Llakaj.

Grabitet kompania e deputetes së PS-së, hapet kasaforta me 300 mijë USD

Grabitje spektakolare në kompaninë ku aksionere është edhe deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën ku ndodhej një shumë prej 300 mijë dollarësh. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme.

Burime nga policia thanë për “SYRI.net” se grabitja prej 300 mijë dollarë ka ndodhur në zyrat e kompanisë “Albavia”, aksioner i së cilës është bashkëshorti i deputetes Mimoza Hafizi.

Të njëjtat burime nga uniformat blu kanë thënë se, dyshimet janë se grabitja është vërë nga persona të brendshëm, kjo për shkak se nuk ka asnjë shenjë thyerje.

Kompania është në pronësi të 64-vjeçarit me inicialet SH.R. Dyshimet janë se, grabitësit kishin një kopje të çelësit dhe më pas kanë marrë me vete kasafortën ku mësohet se ndodheshin 300 mijë dollarë./Syri.net/
Foto+Video: Njihuni me “Bishën”, bunkerin lëvizës të Obamës

Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë që është ndoshta më e sigurta në botë – limuzinën zyrtare për Presidentin Obama.

Ky automjet është “një bishë” – sipas fjalëve të përfaqësuesit të shërbimit sekret.

Fjala është për “kadillakun” e blinduar unikal, jo në përshtatjen e modeleve të mëparshme- deklarojnë përfaqësuesit e “General Motors”, që ka bërë prodhimin e saj.

Ajo mund ta përballojë një goditje asteroidi – shkruan një përshkrues i kësaj “kështjelle me rrota”.

Sipas disa versioneve, limuzina presidenciale është bërë në mënyrë të tillë që të mund të përballojë sulm të gjatë atentatorësh, shpërthimet e minave tokësore, sulmet me raketa antitank.

Është një bunker në rrota- thonë vëzhguesit profesionistë. Brenda saj, Presidenti ka një sërë pajisjesh të telekomunikacionit dhe të gjitha së bashku i japing një kuptim të dyfishtë: është plotësisht e izoluar nga mjedisi, as zëri nuk mund të futet, kurse në të njëjtën kohë është e lidhur edhe me rajonet më të largëta – thotë Xho Fank, agjent në pension i shërbimit sekret dhe shofer i dikurshëm i Presidentit Bill Klinton,

Në dispozicion është edhe cd- playeri me 10 disqe, nga ku ai dëgjon hitet e preferuara nga Vonder, Dilan…


Automobili i blinduar presidencial për herë të parë në një paradë inuaguruese u shfaq në vitin 1965 – kujtojnë kronikanët. Për herë të parë e përdori Lindon Xhonson, pasues i Xhon Kenedit të vrarë në vitin 1963, ndërsa me kabriolet po kalonte nëpër Dallas.

JA DISA FAKTE INTERESANTE PËR LIMUZINËN PRESIDENCIALE

-Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.

-Vetëm një dritare mund të hapet, ajo në anën e shoferit dhe vetëm 7 cm.

-Nëse gomat dëmtohen në ndonjë farë mënyre, automjeti vazhdon pa problem rrugën.

-Serbatori nuk do të shpërthejë as edhe nëse ka një goditje direkte.

-Kabina është plotësisht e mbrojtur edhe nga një sulm eventual biokimik.

-Në kabinë janë të vendosura pajisjet kundër zjarrit, furnizuesit me oksigjen dhe furnizuesit me gjak të grupit të Obamës.

-Në pjesën e është fshehur kamera që mund të filmojë edhe gjatë natës.

-Obama në makinë e ka telefonin me lidhje direkte me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin.

-Dyert e limuzinës janë të rënda sa dyert e kabinës së “Boing 757”.


Neë York Times sulmon Merkelin?

Pas ngjarjeve të fudnit në Këhln, ku dhjetra femra u përdhunuan natën e ndërrimit të viteve nga emigrantët e ardhur rishtazi në Gjermani, kancelarja Angela Merkel është vënë në shënjestër të kritikave.

Së fundmi prestigjozja “Neë York Times”, ka sulmuar ashpër kancelaren.

Në një shkrim me titullin “Gjermania në buzë të greminës”, kërkohet largimi nga skena politike i Merkel, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës me emigrantët.

Editoriali i Ross Douthat, kritikon politikat zemërgjera të Merkel për pritjen e qindra mijëra emigrantëve. Së fundmi në Gjermani janë organizuar disa protesta kundër emigrantëve.

Fotogaleri: Kim Kardashian hidhet në “aksion”, vjen me poza hot

Ylli televiziv Kim Kardashina po vazhdon të jetë në qënder të vëmendjes së mediave botërore.

Ajo në çdo paraqitje publike po vazhdon t’i shfaq asetet e saj bombastike duke ‘çmendur’ kështu gjininë mashkullore.

Ja 7 foto shumë hot të Kim Kardashian.


Qeni në takim. Putin: Nuk kisha ndërmend ta trembja Merkelin
Vladimir Putin thotë se, nuk kishte pasur ndërmend ta trembte Angela Merkel, e cila i ka fobi qentë, kur futi Labradorin e tij të zi, Konni, në një nga takimet e tyre të para.

Merkel, e cila dihet botërisht se i ka tmerr qentë, ruajti qetësinë në incidentin e vitit 2007.

Në më pak se dy vjet në atë post, Merkel u gjend në një situatë të parehatshme gjatë takimit, kur Labradori i zi vinte rrotull nëpër sallën e takimeve të liderit rus të rezidencës së tij verore në qytetin Soçi.

“Qeni nuk ju mërzit, apo jo? Ajo është një qenushe miqësore dhe jam i sigurt se do dijë të sillet”,- mësohet t’i ketë thënë Putin në atë kohë, Merkelit, e cila iu përgjigj me mirëkuptim: “Jo, mbi të gjitha ajo nuk i ha gazetarët”.

Tani, pas 9 vjetësh, Putin ka folur për incidentitgjatë intervistës ekskluzive me gazetën gjermane “Bild”.

“Unë dëhiroja të bëja diçka të këndshme për të. Kur unë kuptova se ajo nuk i pëlqente qendët, natyrisht që i kërkova falje”,- tha ai.

Pavarësisht se kancelarja ruajti qetësinë, besohet gjerësisht se Putin kishte qëllim që ta trembte dhe ta vinte në siklet kancelaren gjermane.


Fotogaleri: Mrekullia e të qënit baba...

Gjërat më asnjëherë nuk do të jenë të njëjta. Veç anës emocionale, një baba ka përgjegjësi të kujdeset edhe për jetën e një qenie tjetër njerëzore.

Pavarësisht sfidave, një baba i mirë asnjëherë nuk dorëzohet, raporton “lajmi.net”.

Video: Kosovë, një tjetër zyrtar goditet me vezë

Sulmet me vezë ndaj zyrtarëve në Kosovë nuk kanë të sosur. Sot në shënjestër të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishte Murat Meha, kryetar i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, vijë që partitë opozitare e kundërshtojnë. Për sulmin e ka reaguar edhe lëvizja Vetëvendosje, e cila ka publikuar edhe video nga ngjarja.

“Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike.

As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi.

Aksionet dhe protestat tona nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme, dhe deri në largimin e kësaj qeverie. Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë”,- thuhet në reagimin e VV-së.
Propozimi i ri, Qeveria: Këshilli i Drejtësisë të jetë politik
Për reformën në drejtësi edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë disa propozime, ku ndër të tjera theksohet krijimi i një strukture të Këshillit të Drejtësisë. Ky këshill sipas Ministrisë së Drejtësisë do të ketë përgjegjësi politike. Në këtë këshill të jenë Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kreu i Gjykatës së Lartë.

Ndër të tjera Ministria e Drejtësisë propozon edhe një skemë të re për votimin e gjyqtarëve.

Në propozim sqarohet se gjyqtarët duhet të shkarkohen pas seancave në Gjykatën e Lartë dhe se ministri mund të bëjë vetëm inspektimin e punës.

Princesha e Spanjës, në gjyq për vjedhje dhe korrupsion

Motra e mbretit të Spanjës, Cristina ka dalë sot në bankën e të akuzuarve dhe kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore spanjolle del para drejtësisë për një aferë korrupsioni.

Në gjykatën e Palma de Majorque në Ishujt Balearic, Cristina e Burbonëve dhe bashkëshorti i saj zunë vend në një sallë të dominuar nga portreti i vëllait më të vogël, Filipi VI, kryetari i shtetit që prej dorëheqjes së mbretit Juan Carlos në vitin 2014.

Në krahë të 17 të akuzuarve të tjerë, vajza e dytë e Juan Carlosit dhe Sofias, dyshohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike, për të cilat akuzohet bashkëshorti i saj, Iñaki Urdangarin dhe një ish­kompani e tij.



Emigranti i parë shqiptar në Amerikë

Nga Naum Prifti

Emigrantin e parë shqiptar në Amerikë tani e dime nga librushka e Konstandin Demos apo Nini Demos, sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jetonin në Boston, ose në qytetet afër tij. Konstandin Demoja pati idenë e mirë të botonte një libër modest, me sakt një libërth apo librushkë me titull Shqiptarët në Amerikë, apo imigrantët shqiptarë në Amerikë. Ai vëren se i pari emigrant shqiptar që erdhi në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Edhe vetë Nini Demoja qe nga Katundi. Këto fshatra shqiptare shtrihen në veri të Qafëzezit dhe njihen me emrin e përbashkët fshatrat e Vakëfit, sepse dikur ato qenë pronëe e Kishës. Ninoja vëren se Kolë Kristofori erdhi në Amerikë në vitin 1884 dhe pasi punoi këtu dhjetë vjet u kthye në fshat me qesen mbushur me para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga, jo me shallvare, as me kaftan, sikurse mbanin përgjithësisht fshatarët e asaj ane, por me veshje europiane. Nuk përjashtohet mundësia që edhe para tij të kenë ardhur shqiptarë tjerë, sikurse përmendet një prift katolik nga veriu, por ai apo ata ta erdhën si vizitorë me misione të ndryshme jo emigrantë ekonomikë si Kole Kristofori. Me vonë Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar ortodhoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptare.

Kole kristoforiKolë Kristofori

Sqarojmë se shumë fshatra në krahinën e Korçës i kishte lënë vakëf feudali i madh Iljaz Bej Mirahori në fund të shek. XV. Edhe kisha e krishterë krijoi vakëfe me anë dhuratash dhe testamentesh të besimtarëve, sepse vakëfet kishin disa favore shtetërore.

Librushka e Konstandin Demos ka interest ë veçantë për historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë, ndaj Peter Prifti e përktheu edhe anglisht që të kishte një përhapje më të gjerë edhe te brezi ri. Nini Demoja pati idenë që t’i luteshin Fan Nolit të shkruante parathënien për librushkën dhe Peter Prifti shënon se nuk besonte që Noli do të pranonte t’i bënte parathënien një vepre të rëndomtë apo tepër modeste, por Noli e pranoi me kënaqësi kërkesën e zotit Konstandin Demo dhe midis të tjerash shkroi se ajo ishte një broshurë që meritonte të lexohej nga çdo shqiptar.

Rrëfimi i autorit Konstandin Demo shquhet për vërtetësi dhe thjeshtësi. Ai sjell mbresat e tij jo si historian, as si letrar, por thjesht si emigrant i komunitetit shqiptar në Amerikë. Neë York. E diel 10 Janar 2016.



Udhëtimi i një gjermani: Ja si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).

Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë… Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht,hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone.

Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjes”, “Sa kushton kjo?”, dhe “Grua, a mund të fle me ju?” Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, nuk dihet për ç’arsye.

Ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej rregjistrimeve më të hershme

Por si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut. Ja fjalët që na sjell gjermani Arnold Van Harff./Bota.al/



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə