Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə12/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   352

Fjalorth:

Boicke - Bukë

Vene - Verë

Oie - Ujë

Mische - Mish

Jat - Djath

Foeie - Vezë

Oitter - Uthull

Poylle - Pulë

Pyske - Peshk

Krup - Kripë

Myr - Mirë

Kycge - Keq

Megarune - Me ngrënë

Pijnë - Me pi

Tauerne - Tavernë

Geneyre - Burrë

Groëa - Grua

Denarye - Para

Sto - Po


Jae - Jo

Criste - Zot

Dreck - Djall

Kijrij - Qiri

Kale - Kalë

Elbe - Elb

Fijet - Me flejt

Mirenestrasse - Mirëmëngjes

Myreprama - Mirëmbrëma

Meretzeën - Mirësevjen

Laf me kmijss - Më laj këmishën

Nea - Një

Dua - Dy

Trij - Tre

Quater - Katër

Pessa - Pesë

Jast - Gjashtë

Statte - Shtatë

Tette - Tetë

Nantë - Nëntë

Dieta - Dhjetë

Nijtgint - Njëqind

Nemijgo - Njëmijë

Dalin imazhet e para nga arratia e Salah Abdeslam
Këto janë fotot e para të arratisë së Salah Abdeslam, anëtarit të komandës së atentateve të 13 nëntorit në Paris.

Në pamjet e mbikëqyrjes me video, të nxjerra sot nga BFM-TV, shihet terroristi në një pikë karburanit në kufi me Belgjikën disa orë pas masakrës.

Ishte ora 9.45 e mengjesit. Salah duhet i qetë, me duar ne xhepa. 12 orë më parë kishte marrë pjesë në atentatet e përgjakshme që shkaktuan vdekjen e 130 personave nëpër lokalet e Parisit dhe në Stade de France.

Përkrah tij janë dy miqtë që nga Brukseli shkuan ta merrnin natën në Paris për ta rikthyer në Belgjikë, Mohammed Amri, i fotografuar teksa mbush Golfin me karburant dhe Hamza Attou, 21 vjeç.

Sipas avokatit të njërit prej bashkëpunëtorëve, që të tre sapo kishin tymosur një cigare me marijuanë. Gjatë udhëtimit Paris-Bruksel policia i ndali tre plot herë, por në të treja rastet i la të lirë që të largoheshin.

Vritet një tjetër shqiptar në Irak, luftonte për ISIS

Një tjetër shtetas me origjinë shqiptare, pjesëtar i grupit terrorist ISIS ka humbur jetën gjatë luftimeve.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova që ishte pjesë e ISIS dhe u vra në Irak.

Burime të arbresh.info konfirmojnë se personi me inicialet A.K kishte rreth një javë që ishte larguar nga Kosova për t’iu bashkuar grupit.

Ai ishte 26-vjeçar, nga Prizreni. Lajmi konfirmohet edhe nga të afërm të viktimës në Prizren.

Rogozin - Vuçiçit: Po të kishit pasur në vitin ‘99 raketat “S300”…?
Rusia do të shqyrtojë detajet teknike për furnizim me armë dhe me sistemin e mbrojtjes kundërajrore “S300” për Serbinë, ka thënë Dmitrij Rogozin në Beograd, njofton “B92”.

“Do t’ia sigurojmë përkrahjen e drejtpërdrejt aleatit në Ballkan. Shumë shpejt do t’i shqyrtojmë lutjet tuaja”,- ka thënë Zv.kryeministri i Rusisë pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmeton “Koha.net”.

Rogozin ka vlerësuar se pjesëmarrja në NATO nuk mundëson sigurinë shtesë dhe ka nënvizuar se, sikur Serbia në vitin 1999 të kishte pasur sistemim mbrojtës “S300”, nuk do të kishte pasur shkatërrim ndërtesash në Beograd e nëpër Serbi.


Përse i mbyllim sytë kur puthemi?

Shumica as që mund të imagjinojnë që puthja franceze mund të bëhet syhapur. E dini përse është kështu?

Pjesa dërrmuese e njerëzve, kur puthem – mbyllin sytë. Kjo vlen posaçërisht për vajzat, të cilat, sapo ndiejnë afërsinë e buzëve të ndokujt, sytë u mbyllen, gjë që është një reaksion i pavetëdijshëm, derisa meshkujt, që janë tipa vizualë, me gjithë forcën përpiqen të shikojnë partneren e vet, edhe pse kjo nuk u shkon edhe aq shumë për dore.

Këto tri gjëra janë më të rëndësishme për puthje të përsosur! Mirëpo, përse e bëjmë?

Siç konstatojnë shkencëtarët, njëra ndër sqarimet e shumta për këtë dukuri është ajo që, për shkak të vrullit të përndezjes seksuale, ndodh zgjerimi i bebes së syrit, ndërkaq kjo e trazon trurin dhe ai mendon që është errësirë, andaj automatikisht i mbyll sytë, transmeton “Telegrafi”.

Sipas sqarimit tjetër, nuk është edhe aq e thjeshtë që njëkohësisht të lëvizësh sytë dhe gjuhën. Është ngjashëm si kur përpiqeni që njëkohësisht të fërkoni barkun dhe të përplasni lehtë duart në maje të kokës. Është e mundshme por pas ushtrimeve të shumta.

Sa i përket aspektit psikologjik, me mbylljen e syve arrihet përjetim më intensiv dhe, thjesht, e gjitha bëhet shumë më e këndshme.

Gjithashtu, syrit të njeriut nuk i pëlqen kur ndonjë objekt i afrohet aq afër, sepse nuk arrin të fokusojë dhe të shohë qartë, prandaj fytyra e partnerit duket e deformuar dhe e çuditshme.

Natyrisht, ka edhe të tillë të cilët puthen me sy të mbyllur, sepse gjatë asaj kohe pikërisht fantazojnë dikë tjetër. Megjithatë, shumica këtë nuk do ta pranojnë kurrë.

Po ju a shikoni apo i mbyllni sytë kur putheni?/Telegrafi/




Rrëfehet 24-vjeçari: Shkoj te shtëpia e shokut, për seks me nënën e tij
Rubrika Deidre është në kuadër të The Sun, rubrikë në të cilën njerëzit i shpërndajnë përvojat e problemet e tyre dhe kërkojnë këshilla nga stafi i Deidres.

Një djalosh, rrëfen se si shkon në shtëpinë e shokut të tij vetëm për të bërë seks me nënën e tij, dhe për këtë kërkon këshillë nga stafi i Deidre se çfarë duhet të bëjë.



Lexojeni më poshtë tregimin e plotë.

“Të nderuar Deidre,

Unë kam bërë seks me nënën e shokut tim pas një ndeshje ragbi. Jam ndjerë sikurse jam mbi gjithë botën dhe që nga atëherë kemi filluar të shihemi çdo ditë.

Unë jam 24 vjeçar, ndërsa nëna e shokut tim është 41 vjeçare. Shoku im më kishte njoftuar me nënën e tij pas lojës.

Ishte një joshje e menjëhershme. Ajo duket e mahnitshme për moshën e saj dhe ishte shumë e lehtë për të folur me të. Ajo e ka trupin shumë seksi dhe një buzëqeshje të lezetshme. Kur shoku im kishte shkuar në shtëpi, nëna e tij kishte thënë se duhet të shkoj të blej disa gjëra në dyqan.

Unë mendova se aty do të ishte mundësia më e mirë për ta pyetur atë nëse dëshiron të vijë në shtëpinë time për të pirë kafe para se të shkoj në dyqan, dhe ajo kishte pranuar.

Banesa ime ishte pak e ç’rregulluar dhe kisha filluar ta rregulloj. Ajo kishte filluar të më ndihmoj – por kur jam kthyer në dhomën e ndenjës ajo kishte qenë duke i hequr të brendshmet e saj…

Unë kisha humbur komplet. Ajo kishte buzëqeshur dhe kishte filluar të ecë drejtë meje.

Kishim filluar të puthemi dhe kishte qenë seksi më i mahnitshëm ndonjëherë. Më kishte pëlqyer tejet mase. Tani takohemi aq shpesh sa mundemi. Por, problemi është se ajo është e martuar dhe i ka edhe dy fëmijë tjerë. Unë shkoj aty me arsyetimin se po e vizitoj shokun tim.

As ai, e as pjesa tjetër e familjes nuk ia kanë idenë se ne bëjmë seks. Veç kësaj, situata është disi shumë e tensionuar kur jemi të gjithë në të njëjtën dhomë. Ne puthemi fshehtazi në kuzhinë.

Unë dua të vazhdoj ta shoh atë, por nuk e di nëse do të funksionoj”.

Këtu e kishte përfunduar djaloshi 24 vjeçar historinë, duke kërkuar këshillë nga Deidre se si të ja bëjë.

Për këtë, Deidre e ka një përgjigje shumë të thjeshtë të cilën lajmi.net e sjellë për ju:

“Duhet të ndaloni.

Ju nuk jeni duke e menduar këtë me të vërtetë. Vetëm mendoni se si do të bëhet kur shoku dhe familja e tij e zbulojnë se çfarë keni qenë duke bërë ju dy.

Kjo mundet të ia përfundoj asaj martesën dhe ta lë me probleme emocionale, veç kësaj, edhe shoku juaj do të filloj të ju urrej.

Thuaj asaj që afera juaj duhet të ndaloj dhe tentoni që ta shmangni atë sa më shumë që është e mundur”, shkruan Deidre. /lajmi.net/


12/01/2016.............................
Qentë e Policisë gati për 21 Janar! Ja çfarë do të ndodhë...

Policia e Shtetit ka nxjerrë në shitje edhe qentë zbulues, të cilët nuk kanë kaluar provat e trajnimit. Bëhet fjalë për 14 qenë të policisë, të cilët do të dalin në shitje më 21 Janar 2016 nga ora 09:00 deri më 15:30.

Sipas Ministrisë së Financave, ankandi do të nisë me qentë e rracës “Sena” me vlerë fillestare ankandi 20 mijë Lekë. Qentë më të shtrenjtë janë ata “Beta” dhe “Puma” me nga 22 mijë lekë.

Ndërsa qentë me të lirë janë ata “Stela” dhe “Tovi” me nga 8 mijë lekë.

Çdo person i interesuar për t’i blerë duhet të paraqesë kërkesë me shkrim, garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave, si dhe dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).
Berisha: Rama po pengon reformën. Xhafa i lidhur me krimin

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Rama, se synon që të kapë drejtësinë përmes reformës në drejtësi. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha u shpreh se, ekspertët e mazhorancës për hartimin e kësaj reforme, nuk janë ekspertë të kësaj fushe.

Ish-Kryeministri tha se, opozita mbështet të gjitha propozimet e Komisionit të Venecias dhe në bazë të këtyre propozimeve, duhet të hartohet ky draft.

“Kur erdhi puna tek kapja, Komisioni i Venecias thotë se këta kanë 3/5 dhe kjo është kapje. Natyrisht duhet gjetur mekanizmi, ekzistojnë forma të ndryshme dhe ekspertë të huaj janë të vetëdijshëm se kjo është një akuzë shumë e rëndë.

Mazhorancës tjetër le të kalohet me 3/5 e votave. Ekspertët e të gjitha forcave politike e kaluan por njëri prej tyre tha një fjalë përfundimtare, do ju a them satë këshillohem me ramën.

Opozita mbajti një qëndrim parimor të shkëlqyer, nuk u ndikua nga çakejtë e qeverisë. Opozita ia doli të imponojë tërheqjen e draftit të kulisave, draftit të dytë. Rama është i papërmbajtur. Me këto hapa ai vetëm po pengon reformën”,- tha ish-Kryeministri Berisha.

Berisha më tej ka thënë se, edhe situata e rendit dhe sigurisë në vend ka degraduar.

Sipas Berishës, shkaktarë për këtë situatë janë kryeministri Rama, për lidhjet e tij me krimin dhe ministri i Brendshëm që mbulon vrasjet. Për kete arsye, Berisha u ka bërë thirrje institucioneve kushtetuese që të reagojnë.

“Të hetohen lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe lidhjet e Sajmirit me vrasjet. Të hetohen bandat me uniformë që rrëmbejnë njerëz dhe më pas i ekzekutojnë ku t'u teket. Kjo situatë paralajmëron një degradim total të rendit dhe sigurisë”,- ka deklaruar Berisha.

Ish-kryeministri është shprehur se, edhe policia sot ndodhet në shkallën më të ulët të profesionalitetit. “Sot policët tymosin kanabisit dhe kur policët bëjnë një gjë të tillë, rend në Shqipëri nuk mund të ketë”,- ka thënë Berisha, i cili ka ftuar qytetarët që të marrin përsipër përgjegjësitë.

“U bëj thirrje qytetarëve që të shpëtojmë vendin me një revolucion demokratik paqësor. Të shpëtojmë vendin nga kjo klikë, kjo organizatë kriminale që quhet qeveri. Të bëjmë gjithçka për të dalë sa më shpejt nga kjo spirale shkatërrimtare”,- ka thënë Berisha.

Më tej ai ka prekur edhe situatën ekonomike në vend, duke nënvizuar se, teksa rënia ekonomike është në pikiatë, institucionet e kryeministrit bëjnë propagandë rritjeje.

“Shpenzimet për vitin e ri kanë qenë më të ulëta. Janë bllokuar lejet e ndërtimit, s'kemi parë një shkollë, një sistem kanalizimi apo një spital të ndërtuar. Kemi parë vetëm lukse të shfrenuara. Ekonomia po bie në pikiatë për shkak të kontrabandës dhe vjedhjes me tenderat”,- ka thënë Berisha.

Vjedhja te kompania e deputetes së PS: Autorët u larguan me dum-dum

Tre persona të maskuar vodhën dy ditë më parë kasafortën me 300 mijë dollarë nga kompania e ndërtimit “Albavia”, ku aksioner është edhe bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste Mimoza Hafizi.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 02:30 në rrugën ‘Sulejman Devina’ në Tiranë, ku sipas njoftimit të policisë, autorët mundën të merrnin 6 mijë Dollarë.

Por, burime për “Syri.net” thonë se, në kasafortë kanë qenë rreth 300 mijë dollarë dhe nga vjedhja, nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo vjedhjes me dhunë, çka hedh dyshimet se autorët janë persona të brendshëm.

Gazeta “Panorama” shkruan se këta të fundit u afruan në zyrat e kompanisë me një mjet “dum-dum” triçikël, që përdoret për transportin e mallrave (mjeti në foton iluestruese), dhe u larguan sërish po me këtë mjet.

Vjedhja me dum-dum është realizuar për të mos rënë në sy gjatë transportit të kasafortës me shumën e madhe të parave. Autorët kanë qenë të veshur me xhupa të zinj dhe me kapuçë, ndërkohë që policia ka gjetur disa gjurmë gishtash në derën e jashtme të kompanisë.



Aksident spektakolar te “Nënë Tereza”. Benzi godet autobusin

Sapo ka ndodhur një përplasje e rëndë tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Një “Mercedes-Benz Clas A” i cili po vinte kundravajtje nga Instituti i arteve, është përplasur me një autobuz urban i cili nga goditja e ka dërguar veturën mbi trotuarin e madh, ku dikur ka qenë shatërvani.



Moti i keq: Këto janë rrugët me probleme mëngjesin e së martës

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se, përgjithësisht situata në akset kombëtare paraqitet pa probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjithë Rajonin ka rreshje shiu, por nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore janë gadishmëri në të gjitha akset ku ka materiale në rrugë.

Në aksin Qafë Mali–Fierzë në vendin e quajtur Miliska, është zgjidhur problemi i bllokimit të kësaj rruge, duke kryer një zgjerim nga ana e malit. Tani ky aks qarkullohet normalisht.

Edhe në aksin K/Hadroj–Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në aksin Qafë Laç–Qafë Qelë ka zona me rrezik për rënien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në Elbasan, zona e Labinotit dhe në segmentin Drizë-Gramsh qarkullohet me një kalim.

Aksi Ura e Peshkatarit-Bërzhitë, në vendin e quajtur Dubresh, rruga është e bllokuar.

Aksi Elbasan–Librazhd është i hapur. Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në të gjithë akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin.


Foto: Vlorë, aksident rrugor me 4 të plagosur...

Rreth orës 08:43, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka ndodhur një aksident rrugor midis 2 automjeteve. Janë përplasur një "Benz" me drejtues shtetasin F.D., 70 vjeç dhe një mjet tip "Ford" me drejtues shtetasin: H.B., 48 vjeç.

Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit "Benz" i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërsa drejtuesi i mjetit "Ford" bashkë me 2 pasagjerët e mjetit "Benz" kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ristani: Jo drejtësi të kapur nga pushteti
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani deklaroi se opozita nuk do të lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.

Nga ceremonia e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Shkodër, deputeti Arben Ristani ka shprehur edhe një herë qëndrimin e së djathtës, se nuk do të pranojnë reformën në drejtësi nëse nuk ka tërheqje të mazhorancës, nga “kapja politike e pushtetit gjyqësor”.

“Nuk duam drejtësi të kapur nga pushteit. Nuk lejojmë që Rama të kapë reformën për të shtuar kërbaçet për qytetarët. Ne duam një drejtësi që të bëjë drejtësi”,- u shpreh Ristani nga Shkodra.

Emri i Zotit është Mëshirë”: Del sot libri i ri i Papa Franceskut
Emri i Zotit është Mëshirë”. Ky, titulli i librit-intervistë të Papës Françesku me vatikanistin Andrea Tornielli, që doli sot, 12 janar, njëkohësisht në libraritë e 86 vendeve të botës.

Ja një sintezë e librit të ri të Françeskut.


“Papa është njeri, që ka nevojë për mëshirën e Zotit”. Françesku e pohon këtë në bisedën me Andrea Torniellin. E pikërisht nga kjo bisedë lindi libri i titulluar “Emri i Zotit është mëshirë”. Papa i rikthehet, në këtë vëllim, “lidhjes së tij të veçantë” me të burgosurit. “Sa herë e kapërcej pragun e një burgu për ndonjë kremtim a vizitë, i shpjegon vatikanistit të La Stampës, mendoj gjithnjë të njëjtën gjë: pse ata, e jo unë? Rrëzimet e tyre ka shumë mundësi të ishin të miat. Nuk ndjehem më i mirë nga ai, që kam përballë”.

Si Pjetri, edhe pasardhësit e tij janë mëkatarë

“Kjo mund të shkundë, pranon, por më ngushëllon Pjetri: e mohoi Jezusin e, megjithatë, u zgjodh”. Papa vijon të tregojë se ka mbetur shumë i prekur nga leximi i disa teksteve të Palit VI dhe të Gjon Palit I: Albino Luciani e quante veten ‘pluhur’, duke pasur parasysh kufizimet e veta, paaftësitë, zbraztësitë, që ia mbushte mëshira e Zotit. Shën Pjetri, rikujton, e tradhtoi Jezusin. E nëse Ungjijtë na e përshkruajnë mëkatin e tij, mohimin e tij, vëren, e nëse Jezusi, megjithatë, i tha: ‘Kulloti delet e mia!’, nuk më duket se duhet të mrekullohemi kur edhe pasardhësit e tij e përshkruajnë veten si mëkatarë. Në një fragment tjetër të vëllimit, Françesku pohon se mund ‘ta lexojë’ jetën e vet, përmes Kapitullit të 16-të të Librit të Ezekielit, atje ku Profeti flet për turpin”.



Turpi është hir, që na bën ta ndjejmë mëshirën e Zotit

Turpi, nënvizon Papa, është hir: kur ndokush e ndjen mëshirën e Zotit, i vjen marre nga vetvetja; turp, nga mëkati i tij. Turpi, vë në dukje Papa, është një nga hiret që Shën Injaci kërkon në rrëfimin e mëkateve përballë Krishtit të kryqëzuar. Ky tekst i Ezekielit, vijon të tregojë Papa, të mëson të turpërohesh, por, me gjithë historinë e vet të mjerimit e të mëkatit, të kujton se Zoti të qëndron besnik e të ngre përsëri në këmbë. Françesku kujton atë Carlos Duarte Ibarra-n, rrëfyesin, të cilin e takoi në famullinë e tij, më 21 shtator 1953, ditë në të cilën Kisha kremton Shën Mateun: “Ndjeva si më depërtonte në korp e në shpirt mëshira e Zotit, duke u rrëfyer me të”. Një përvojë aq e fortë sa, vite më vonë, thirrja e Shën Mateut, përshkruar në homelitë e Shën Bedës së Nderuar, do të bëhej motoja e tij ipeshkvnore: “Miserando atque eligendo”.



Kisha ekziston për të krijuar kushtet e takimit me mëshirën e Zotit

Françesku thellohet, më tej, në misionin e Kishës në botë. “Para së gjithash, nënvizon, Kisha e dënon mëkatin, sepse duhet të thotë të vërtetën”, por, në të njëjtën kohë, e përqafon mëkatarin, që e pranon se është i tillë, e afron, i flet për mëshirën e paanë e pa fund të Zotit. Jezusi, vijon Françesku, i fali deri ata, që e gozhduan mbi kryq dhe e poshtëruan sa deshën e si munden. Papa kujton përsëri shëmbëlltyrën e atit të mëshirshëm e të djalit plangprishës. “Duke ndjekur Zotin, reflekton, Kisha është e thirrur ta dikojë mëshirën mbi të gjithë ata, që e pranojnë se janë mëkatarë, përgjegjës për të keqen e bërë, nevojtarë për falje. Kisha, vëren akoma Françesku, nuk është në botë që të dënojë, por që të krijojë kushtet për takimin me atë dashuri tejet të thellë, që është mëshira e Zotit”.



Jubileu bëftë të dalë në pah fytyra e një Kishe amtare

Për ta kumtuar mëshirën e Zotit, shton Papa, duhet të dalësh! Të dalësh nga kishat e nga famullitë, të dalësh e t’i kërkosh njerëzit atje ku jetojnë, ku vuajnë, ku shpresojnë. E rikthehet tek figura e Kishës, si “spital fushor”, duke vërejtur se Kisha në dalje ka karakteristikën të lindë pikërisht atje, ku luftohet, të dalë në fushën e betejës: nuk është strukturë e ngulur në një vend, që ka gjithçka e ku mund të mjekohen sëmundjet e lehta e të rënda: aty praktikohet mjekimi i urgjencës, nuk bëhen check-up specialistike. Prej këndej, Françesku uron që Jubileu i jashtëzakonshëm të nxjerrë sa më shumë në pah fytyrën e një Kishe, që zbulon përmbrendcat amëtare të mëshirës e që shkon e para t’i takojë të plagosurit e shumtë, nevojtarë për dëgjim, dhimbsuri, falje, dashuri.



Mëkatarë po, por të mos pranohet gjendja e korrupsionit

Françesku reflekton, më pas, për dallimin ndërmjet mëkatit e korrupsionit. Ky i fundit, vëren, është mëkat i cili, në vend që të pranohet si tillë, duke na bërë të ulim kokën përvujtërisht, ngrihet në sistem, bëhet petk mendor, mënyrë jetese. Mëkatari i penduar, që pastaj rrëzohet e rirrëzohet, duke rënë në të njëjtin mëkat për shkak të ligështisë së tij, pohon Papa, e gjen përsëri faljen, nëse pranon se ka nevojë për mëshirë. Ndërsa i korruptuari është ai, që mëkaton, por nuk pendohet aspak; është ai, që mëkaton, e hiqet si i krishterë, e, me jetën e tij të dyfishtë, jep shkandull. Nuk duhet pranuar mëkati i korrupsionit, si të ishte një mëkat më shumë, e aq, vuri me forcë në dukje Papa. Edhe pse shpesh herë korrupsioni identifikohet me mëkatin, janë dy realitete, që dallohen nga njëri-tjetri, ndonëse të lidhura ndërmjet tyre. Njëri, vijon, mund të jetë mëkatar i madh e megjithatë, të mos ketë rënë kurrë në korrupsion. Françesku sjell si shembull disa figura, si Zakeu, Mateu, Samaritania, Nikodoemi dhe Hajduti i Mirë. “Në zemrën e tyre mëkatare, pohon, të gjithë kishin diçka, që i shpëtonte nga korrupsioni. E kishin zemrën e hapur për falje. Zemra e tyre e ndjente ligështinë e saj, e kjo ishte spiralja, që i hapi ato zemra, për të hyrë në to, forca e Zotit”./Radio Vatikani/



Era hedh në tokë xhaminë e Kobajës

Erërat e fuqishme të natës së mbrëmshme e kanë dëmtuar edhe xhaminë e lagjes Kobajë në Prizren.

Bazuar në pamjet e dërguara nga shikuesit tanë, shihet minarja e ndarë në gjysmë dhe e rrëzuar në tokë.
Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

Nga Blendi Fevziu

Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorr! Kjo është logoja që mund të shoqëronte një deklaratë të djeshme të gazetarit Artan Hoxha, bërë në emisionin “Opinion”. I ftuar në një emision për gazetarinë investigative, Hoxha ka lexuar një letër zyrtare të prokurorisë, pjesë e përgjimeve të Kastriot Ismailajt, në të cilën citohej edhe një sms që këtij të fundit i kishte ardhur nga një numër që në atë kohë e dispononte Ilir Meta.

Hoxha e lexoi vetë sms dhe teksti i saj është i njohur. Nuk ka asnjë dyshim që Hoxha kishte llogaritur që ta publikonte letrën në mundësinë e parë në një vëmendje maksimale siç është ajo televizive. Sot ai ka fikur telefonin pasi ka hedhur ne Facebook e tij disa prej letrave zyrtare. Rasti e solli që dje pas emisionit, t’i hedh një sy për pak minuta dhe të fotografoj me celular disa prej letrave të tij.

Letra të firmosura nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore, letra ku shënohej vendimi i gjykatës për vënien në përgjim të numrit dhe ku në kllapa shënoheshin emrat e personave që flisnin me Ismailajn. Kishte ndër to disa emra politikanësh, disa emra gazetarësh të njohur e po ashtu botues me ndikim në atë kohë, që kishin rënë në rrjetën e përgjimit, me apo pa shkak. Thjeshtë për një telefonatë.

Kishte shumë biznesmenë dhe njerëz që flisnin për milion dollarë dhe për investime nga Tanzania në Afrikën e Jugut. Për blerje minierash floriri dhe për investime në Shqipëri që s’janë bërë kurrë. Ishin vetëm pak fletë të një dosje, që një burim shumë i informuar i huaj, i ka konfirmuar “Opinion.al” se, përbëhet prej afro 8000 faqesh. Një dosje për të cilën askush nuk di të thotë se ku ndodhet, kush po e heton dhe çfarë ka brenda.

Nuk ka asnjë dyshim që publikimi i dosjes synon goditjen e Metës nga kundërshtarët apo partnerët e tij politikë. Kjo gjë mbetet e paqartë. Për faktin që i vetmi që u përmend është Meta, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe emra të tjerë. Por më e rëndësishme se sa beteja politike dhe goditja ndaj Metës që tashmë nuk është e re, ka një seri pikëpyetjesh dhe çudish që shoqërojnë këtë histori. Një histori që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë!

I pari hesht Meta. Meta duhet të thotë nëse përgjimi është i vërtetë apo i montuar. Nëse është i vërtetë çfarë ka dashur të thotë me të dhe cili ka qenë kuptimi!

I dyti hesht Prokurori, që nuk shpjegon se si është lënë në përgjim një njeri me imunitet deputeti, ende në fuqi në vitin 2008?! Si e ka bërë këtë pa vendim gjykatë (Nëse besojmë versionin që Hoxha deklaroi dje) dhe mbi të gjitha si e ka transkriptuar kur nuk ka pasur leje ligjore për këtë?

I treti hesht Parlamenti, të cilit i është përgjuar pa leje një deputet dhe kjo përbën shkelje të ligjit!

I katërti hesht shteti, të gjitha strukturat e tij, që nuk tregojnë se si ka dalë një dosje e mbyllur me vendim gjykate dhe e destinuar të asgjësohet, nëpër media?! Si mundet dokumentet e shtetit të qarkullojnë kaq lirshëm edhe kur bëhet fjalë për përgjime delikate, ku përfshihen edhe njerëz që nuk kanë lidhje me çështjen, por janë thjeshtë miq të Ismailajt?! Kush e ka nxjerrë dosjen? Prokuroria? Gjykata? Policia? apo të gjitha nga pak? A është nxjerrë dosja për shantazh dhe ndaj kujt do vijojë më pas ky shantazh? Askush nuk e sheh dhe askush nuk e dëgjon!

Hesht opozita që zakonisht flet për gjithçka por kësaj herë bën sikur nuk e ka mendjen ose sikur nuk e ka parë! Nuk ka folur ende. As për të dhënë një version të sajin.

Hesht Kryeministri, i cili si në rastin e parë sërish ndihet jashtë çështjes dhe vijon të qëndrojë jashtë, edhe pse bëhet fjalë për aleatin e tij kryesor! Nuk ka folur deri tani. As për ta mbrojtur.

Heshtin të gjithë këta që akuzojnë median vend e pa vend, por sot po flet vetëm media. Me aq fuqi sa ka ajo. Të tjerët heshtin dhe nuk shikojnë! Ose dinë më shumë se sa dimë ne…/Opionion.al/

Erdogan: Atentati në Turqi, vepër e ISIS

Autoritetet turke mendojnë se shpërthimi i mëngjesit të sotëm në lagjen e Sulltanahmetit, në Stamboll, është kryer nga një atentator vetëvrasës i lidhur me Isis.

Një gjë të tillë e ka shkruar “Huerriyet online”, përcjell “The Guardian”.

Kurse presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan, pohoi se shpërthimi në Stamboll ishte shkaktuar nga një “terrorist vetëvrasës me origjinë siriane”.

Presidenti turk Erdogan, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas shpërthimit në një nga sheshet e Stambollit, akuzoi Shtetin Islamik si përgjegjësin kryesor.
“Përgjegjës për sulmin e sotëm në Stamboll janë militantët e ISIS. Atentatori vetëvrases rezulton me origjinë siriane”,- tha Erdogan.

Duke bërë të ditur se, mes personave të plagosur sot në Stamboll janë edhe 6 turistë gjermanë, presidenti ka nënvizuar se, “sulmi na bën të mendojmë më shumë për sigurinë”.



Biden: Obama më dha para kur kisha djalin sëmurë, se do të shisja shtëpinë

Miqësia mes Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe Zv.Presidentit Joe Biden, është mjaft e fortë. Ata drekojnë së bashku çdo javë. Shpesh herë edhe veshin kravatat të ngjashme.

Gjithashtu familjet e tyre shkojnë bashkë në pushime. Obama gjithashtu ka mbajtur fjalimin mortor në varrimin e djalit të Joe Biden, i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar.

Në një intervistë për CNN, Biden tregoi se sa e thellë është miqësia e tyre. Zv.Presidenti tha për CNN se, Obama i ofroi atij para gjatë sëmundjes së djalit të tij, Beau.

Më pas, Biden tregoi se i tha Presidentit, se duhet ta shesë shtëpinë e tij, sepse i duheshin paratë për shërimin e djalit. Por ai tha se, Obama nuk e përkrahu për këtë.

“Ai u ngrit në këmbë dhe më tha: Nuk do ta shesësh atë shtëpi. Më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë”. Unë do të t’i jap paratë e nevojshme, çfarë do që të duhet, por më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë… Mos e bëj Joe… Më premto se nuk do ta bësh”,- ka rrëfyer Joe Biden në një intervistë për CNN.



Ismailaj negocioi të blinte “Top-in” një muaj pasi vdiq Dritan Hoxha

Të tjera detaje dalin në dritë me publikimin e përgjimeve të telefonit të Kastriot Ismailajt në peridhën 2008-2009. Në një transkript të prokurorërisë që “Opinion.al” e disponon, Kastriot Ismailaj flet me një person për blerjen e “Top Channel” në Qershor 2008, vetëm një muaj pasi vdiq pronari, Dritan Hoxha.

Ai thotë se ka folur edhe për blerjen e TVA. Ja biseda me Kastriot Ismailajt (tani në burg) dhe personit të quajtur Filip Kovacek.
Ja pse Bradley Cooper është një njeri me shumë fat

Aktori Bradley Cooper është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar të Hollvivudit.

Filmi më i fundit ku ai mori pjesë është “Joy” ku aktorja Jennifer Laërence mori edhe një “Golden Globe”.

Por ai është një njeri me shumë fat edhe në dashuri.

Për më shumë shikoni një kolazh fotosh të super modeles Irina Shayk, që është edhe e dashura e tij.
Interesohet për bursën e shkollës, ngacmohet seksualisht 16-vjeçarja

Studentja N.N. nga Komuna e Istogut, është ngacmuar seksualisht nga një zyrtar i kësaj komune, më 6 janar të këtij muaji, raporton Gazeta “Blic”.

Sipas burimeve të gazetës “Blic”, studentja ka shkuar në komunë për çështje dokumentacioni të bursës dhe aty është ngacmuar seksualisht nga një zyrtar i kësaj Komune.

“Studentja N.N., ka shkuar për aplikim për bursë në zyrat e kësaj komune dhe zyrtari Xhevdet Zekaj ka keqpërdorur detyrën dhe ka ngacmuar studenten seksualisht”,- ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit, e dëmtuara e ka paraqitur rastin edhe në Policinë e Kosovës, ku më pas, personit që ka ngacmuar seksualisht, i është shqiptuar masa prej 24 orësh paraburgim.

Këtë skandal e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i kësaj Komune, Haki Rugova. Ai i ka thënë gazetës “Blic” se, i vjen shumë keq si kryetar dhe si qytetar i Istogut për këtë ngjarje.

“Po, një rast i tillë ka ndodhur dhe mua më vjen keq si kryetar dhe si qytetar. Ndaj zyrtarit në fjalë janë marrë masat ligjore të pezullimit nga puna, derisa të përdundoj procedura përkatëse. Unë besoj në mirëkuptimin e studentes dhe të familjes së saj dinjitoze. Jam i bindur se problemi nuk është skandaloz dhe mund të zgjidhet. Por, janë organet e drejtësisë, ato që do ta marrin vendimin final”,- i ka thënë Gazetës Blic, Haki Rugova nëpërmjet SMS-it.

Përndryshe, raste të ngjashme janë raportuar shpesh në mediat tona.Rasti i fundit i raportuar, qe ai i ditës së djeshme, i cili ndodhi në Agjencionin Kadastral të Kosovës (AKK), institucion ky që udhëhiqet nga kryeshefi, Murat Meha, ku një punonjës i këtij institucioni, e kishte ngacmuar punonjësen e tij.



Video: Skandaloze, rrahje masive në rrugët e Tiranës

Video e mëposhtme është publikuar sot në rrjetin social “Facebook”. Në të duken burra e gra që përleshen në një prej zonave të kryeqytetit. Ngjarja nuk është raportuar dhe me gjasë prej saj nuk ka pasur të lënduar seriozisht. Megjithatë, pamjet e mëposhtme janë të turpshme...


Vendimi: Do hipotekohet dhe leja e legalizimit të banesave

Qeveria ka ndryshuar procedurat që do të ndiqen në regjistrimin e pronave që do të legalizohen. Në vendimin i cili është publikuar dje në Fletoren Zyrtare është parashikuar që në ZRPP të regjistrohen edhe lejet e legalizimit, kjo duke mos prekur titullin e pronësisë.

Vetëm pasi të bëhet pagesa e faturës së legalizimit, hipotekat do të bëjnë regjistrimin përfundimtar të pronës./Shqiptarja.com/
Furtunë në OSHEE, shkarkohen në një ditë 78 faturistë

OSHEE shkarkon nga puna 78 punonjës përnjëherësh. Ata janë faturistë dhe katër prej tyre, të kallëzuar në prokurori për “shpërdorim detyre”, thotë OSHEE.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə