REPUBLIKA E KOSOVËS
QEVERIA E KOSOVËS
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
INSTITUTI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR
PLANI HAPËSINOR
Parku Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna”
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
2
REPUBLIKA E KOSOVËS
QEVERIA E KOSOVËS
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
gg
INSTITUTI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR
PARKU KOMBËTAR
“BJESHKËT E NEMUNA”
PLANI HAPËSINOR
Prishtinë
Shkurt 2015
PARKU KOMBËTAR
“BJESHKËT E NEMUNA”
PLANI HAPËSINOR
Dokument i hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me
strukturat relevante të sektorëve të Qeverisë së Kosovës, qeverive komunale dhe
strukturave dhe niveleve të ndryshme të shoqërisë kosovare.
Vërejtje:
Versioni kompetent i dokumentit është versioni në gjuhën shqipe
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
3
Fjala e Ministrit
Të nderuar qytetarë,
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është njëra nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova,
vlerat e të cilit duke përfshirë llojllojshmërinë biologjike dhe peisazhore i tejkalojnë kufijtë e vendit tonë.
Prandaj, me qëllim të mbrojtjes së kësaj bukurie dhe trashëgimie natyrore, para jush keni dokumentin e
planit hapësinor, në të cilin janë dhënë orientimet themelore në drejtim të mbrojtjes dhe shfrytëzimit
racional të Parkut. Jemi të sigurt se rekomandimet dhe zhvillimet e propozuara do të ndikojnë drejtpërdrejt
në qëndrueshmërinë e kësaj zone, duke e bërë të mundur përjetimin e saj nga ne dhe nga gjeneratat që do
të vijnë pas.
Puna e realizuar deri më tash është e lidhur ngushtë me hulumtimin dhe analizimin e gjendjes ekzistuese.
Qëllimi kryesor ka qenë konstatimi i shkaqeve për problemet e shfaqura; njohja me rrezikun që na kanoset
nëse dukuritë negative vazhdojnë; njohja me resurset dhe potencialet reale në hapësirën e Parkut; dhe
përpjekja jonë e përbashkët që të gjitha këto ti orientojmë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të
Parkut.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, ka përfunduar
procesin e hartimit të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Një proces transparent,
gjatë të cilit janë organizuar një mori takimesh me pjesëmarrës të fushave, profesioneve dhe strukturave të
ndryshme. Bashkëpunim i rëndësishëm është realizuar në takimet me Grupin Punues Ndërministror, si dhe
me anëtarë të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës. Pjesë e veçantë e kësaj pune ishin takimet
me autoritetet e komunave pjesëmarrëse dhe komunitetin që jeton në brendinë e Parkut. Kontributi i të
gjithëve ka qenë shumë i vlefshëm, janë mbledhë informata të shumta, janë marrë sugjerime dhe vërejtje
të rëndësishme, me ndihmën e të cilave kemi arritur të përfundojmë këtë dokument shumë të rëndësishëm
për Parkun tonë Kombëtar.
Të nderuar qytetarë, shumë shpejtë do të fillojë faza më e rëndësishme e dokumentit – implementimi i
zhvillimeve të parapara. Ajo që fillimisht kërkohet nga të gjithë ne, është ndryshimi i qasjes tonë ndaj
veprimeve që e degradojnë edhe më tej hapësirën e Parkut, ndërsa ne, si bartës të procesit, në
bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse komunale ju sigurojmë se, do ti ndërmarrim të gjitha masat që
veprimet dhe aktivitetet e parapara të realizohen sipas planit. Në këtë drejtim, kemi nevojë për
përkushtimin dhe ndihmën e të gjithëve, në mënyrë që bashkërisht ti bëjmë ndryshimet e nevojshme.
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor