Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   113

 
20
VALENCA  
Emri i njëjtë  kuptimi i ndryshëm  
Kuptimi për valencën është një nga kuptimet e rëndësishme në kimi. Ai në praktikën kimike është sjellur në 
shek.  XIX, edhe ti je takuar me të qysh gjatë mësimit të parë në kimi. Ky nocion deri sot ka ruajtur emrin e parë, 
por ka ndryshuar përmbajtjen e tij
Së pari, kur është folur për valencën, është menduar në aftësinë e atomeve të një elementi që të lidhet me numër 
të caktuar të hidrogjenit ose numër të caktuar të atomeve të hidrogjenit të zëvendësojë në ndonjë komponim. 
Kështu, nëse atomi i ndonjë elementi mund të lidhet me një atom të hidrogjenit, është thënë se ai atom (ose ai 
element) është njëvalent, përkatësisht ka valencë të barabartë me 1, nëse mund të lidhet me dy atome të 
hidrogjenit ai është dyvalent (ka valencë të barabartë me 2) etj. Ngjashëm kështu, nëse një atom i ndonjë 
elementi mund të zëvendësojë një atom të hidrogjenit, ai është njëvalent, nëse mund të zëvendësojë dy atome ai 
është dyvalent dhe ngjashëm.  
Që kjo e thënë të kuptohet më lehtë, do ti përsërisim shembujt që më ti i ke të njohur, fillo me disa komponime 
që përbëhen vetëm prej hidrogjenit dhe ndonjë elementi – klorhidriku, uji, amoniaku dhe metani. Formulat e 
tyre, janë përkatësisht, HCl, H
2
O, NH
3
 dhe CH
4
. Në klorhidrik një atom i klorit është i lidhur me një atom të 
hidrogjenit dhe, sipas kësaj, klori është njëvalent
*
. Në ujë raporti midis numrit të atomeve të oksigjenit dhe 
hidrogjenit është 1 : 2, ashtu që oksigjeni është dyvalent. Në mënyrë të ngjashme përfundojmë se azoti në 
amoniak është trevalent, ndërsa karboni në metan është katërvalent.  
Nga ana tjetër, nga klorhidriku mund të fitohet kloruri i natriumit formula e të cilit është NaCl. Nga formula 
duket si një atom i natriumit ka zëvendësuar një atom të hidrogjenit. Për këtë arsye mundet të konsiderohet se 
natriumi është njëvalent. Ekzistojnë edhe kloruret e kalciumit, aluminit, kallajit dhe antimonit formulat e të 
cilëve janë përkatësisht, CaCl
2
, AlCl
3
, SnCl
4
 dhe SbCl
5
. në pajtueshmëri me definicionin e sipërpërmendur, 
përfundojmë se kalciumi është dyvalent, alumini trevalent, kallaji është trevalent, ndërsa antimoni është  pesëva-
lent.  
Mirëpo, jo gjitha elementet mundet të komponohen me hidrogjenin ose ti zëvendësojnë në komponimet e tyre. 
Nga ana tjetër, oksigjeni formon shumë më tepër komponime, duke përfshirë edhe okside të elementeve

. Në 
bazë të kësaj, kuptimi për valencën pak është ndërruar. Në vend të raportit me hidrogjenin, valentiteti ka filluar 
të përcaktohet në raport me oksigjenin. Me fjalë të tjera, nëse elementi E mundet të konsiderohet si ekuivalent 
(njëvlefshëm) me një atom të hidrogjenit

. Ai, sipas asaj, është njëvalent. Nëse, formula e oksidit është EO, 
elementi është dyvalent etj. Mënyra e përcaktimit të valentitetit në këtë mënyrë më mirë shihet në tabelën e 
dhënë më poshtë. 
 
                                                           
*
 Më e drejtë do të ishte të thuhet se atomet e klorit janë njëvalente. Vërejtja e njëjtë nënkuptohet edhe për gjitha shembujt vijues.  
† Me siguri e din se, këto komponime më shpesh përbëhen vetëm prej dy elementeve, nga oksigjeni dhe nga elementi E për oksidin e të cilit 
është fjala.  
‡ Përkujtohu në formulën e ujit


 
21
Formula  
e oksidit
 
Valenca e elementit E
Formula  
e oksidit
 
Valenca e elementit E
 
E
2
O
 
1
 
E
2
O
5
 
5
 
EO
 
2
 
EO
3
 
6
 
E
2
O
3
 
3
 
E
2
O
7
 
7
 
EO
2
 
4
 
EO
4
 
8
 
Dhe kështu, 
Valenca mundet të përcaktohet edhe në raport me oksigjenin edhe atë në bazë të formulës së oksidit (ose 
të njërit prej oksideve) të elementit të dhënë. 
Përcaktimi i valencës në raport të oksigjenit e ka lehtësuar, por nuk e ka zgjedhur problemin me valentitetin
Posaçërisht të komplikuara kanë qenë problemet te komponimet organike. Kështu, siç ke mësuar karboni është 
katërvalent në gjitha komponimet organike, pavarësisht se a bëhet fjalë, të  themi, për metanin (CH
4
), për 
butanin (C
4
H
10
) ose për etinin (C
2
H
2
).  
Mirëpo, deri në përfundimin për katërvalentitetin e karbonit në gjitha komponimet organike nuk mund të arrihet 
në asnjërin nga dy mënyrat e më sipërme. Me fjalë të tjera, nëse valenca do të përcaktohej në raport me 
hidrogjenin, valenca e karbonit në metan do të ishte 4, por në butan do të ishte 2,5 (katër atome të karbonit janë 
lidhur për dhjetë atome të hidrogjenit), ndërsa në etin ajo do të ishte e barabartë me një. Nga ana tjetër, karboni 
formon vetëm dy okside CO dhe CO
2
, ashtu që valentiteti (në raport me oksigjenin) e barabartë me një nuk vjen 
parasysh. Për valentitet që nuk do të ishte numër i plotë aspak nuk mund të flitet në suaza të definicioneve të 
lartë përmendura
*
.  
Në realitet, edhe katërvalentiteti i atomeve të karbonit dhe valenca e elementeve tjera mundet të përcaktohet nëse 
me valentitet (valencë) nënkuptojmë numrin e 
lidhjeve kimike që i formon një atom. 
Kështu, valenca e oksigjenit është e barabartë me 2 edhe 
në ujë (ku një atom i oksigjenit është i lidhur me dy atome 
të hidrogjenit) edhe në peroksidin e hidrogjenit (H
2
O
2
) ku 
secili atom i oksigjenit është i lidhur me një atom të 
hidrogjenit edhe me atomin tjetër të oksigjenit. Në bazë të 
definicionit të dhënë më lartë, atomet e hidrogjenit 
elementarë

 (kur ky gjendet në gjendje të gaztë) janë 
njëvalente sepse hidrogjeni i gaztë është i formuar prej 
molekulave dyatomike në të cilët secili prej atomeve të 
hidrogjenit është i lidhur me hidrogjenin tjetër të gaztë me 
një lidhje. Pë shkaqe të njëjta, për oksigjenin e gaztë, 
mund të thuhet se është dyvalent.  
                                                           
*
 Shembuj tjerë të ngjashëm mund të gjesh edhe vetë.  
† Tthjesht substanca e thjeshtë hidrogjeni, përkatësisht dyhidrogjeni. 
 
   
    
Fig. 1.13. Kah definicioni për valencën: modelet për 
ndërtimin e molekulave të ujit (majtë) dhe të peroksidit të 
hidrogjenit (djathtas) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə