International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
1   2   3   4   5   6   7

 

IAS 33 (SNK 33) 

 

© IASCF 


7

 

Instrumente të konvertueshme 

49 

Efekti  pakësues  i  instrumentave  të  konvertueshëm  duhet  të  pasqyrohet  në  fitimet  e  pakësuara  për  aksion  në 



përputhje me paragrafët 33 dhe 36. 

50 


Aksionet preferenciale të konvertueshme janë të kundërpakësueshëm kurdoherë që shuma e dividendit të këtyre 

aksioneve  në  periudhën  aktuale  ose  të  akumuluar  për  aksionet  e  zakonshme  të  përfitueshme  nga  konvertimi 

tejkalon  fitimet  bazë  për  aksion.  Në  mënyrë  të  ngjashme,  borxhi  i  konvertueshëm  është  i  kundërpak

ë

sueshëm 



kurdoherë që interesi i tij (neto nga tatimet dhe ndryshimet e tjera në të ardhura ose shpenzime) për aksionet e 

zakonshme të përfitueshme nga konvertimi tejkalon fitimet bazë për aksion. 

51 

Konvertimi me riblerje ose i detyruar i aksioneve preferenciale të konvertueshme mund të ndikojë vetëm në një 



pjesë të aksioneve preferenciale të konvertueshme  që ishin më parë në qarkullim. Në këto raste, çdo tejkalim i 

shumës që i referohet paragrafi 17 i atribuohet atyre aksioneve që janë ri-përcaktuar ose konvertuar për qëllimet 

e  përcaktimit  nëse  aksionet  preferenciale  të  mbetura  në  qarkullim  janë  ose  jo  të  pakësueshme.  Aksionet  e  ri-

përcaktuara ose të konvertuara trajtohen veças nga ato aksione që nuk janë ri-përcaktuar ose konvertuar. 



Aksione të emetueshme me kusht 

52 


Si edhe në llogaritjen e fitimeve bazë për aksion, aksionet e zakonshme të emetueshme me kusht trajtohen si në 

qarkullim  dhe  përfshihen  në  llogaritjen  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  nëqoftëse  plotësohen  kushtet  (dmth 

ngjarjet  kanë  ndodhur).  Aksionet  e  emetueshme  me  kusht  përfshihen  nga  fillimi  i  periudhës  (ose  nga  data  e 

marrëveshjes  së  aksionit  me  kusht,  nëse  kjo  ndodh

 

më  vonë).  Nëqoftëse  kushtet  nuk  plotësohen,  numri  i 



aksioneve  të  emetueshme  me  kusht  të  përfshira  në  llogaritjet  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  bazohet  në 

numrin e aksioneve që mund të jenë të emetueshme nëqoftëse fundi i periudhës do të jetë edhe fundi i periudhës 

me  kusht.  Riparaqitja  nuk  lejohet  nëqoftëse  nuk  janë  plotësuar  kushtet  në  kohën  kur  ka  skaduar  periudha  me 

kusht. 


53 

Nëqoftëse marrja ose mbajtja e një shume të caktuar të fitimeve për një periudhë është kushti për emetimin me 

kusht dhe nëqoftëse kjo shumë ka qënë marrë në fund të periudhës raportuese por duhet të mbahet përtej fundit të 

periudhës  raportuese  për  një  periudhë  shtesë,  atëhere,  kur  llogariten  fitimet  e  pakësuara  për  aksion,  aksionet  e 

zakonshme shtesë trajtohen si në qarkullim, nëqoftëse efekti është pakësues. Në këtë rast, llogaritja e fitimeve të 

pakësuara  për  aksion  bazohet  në  numrin  e  aksioneve  të  zakonshme  që  do  të  ishin  emetuar  nëqoftëse  shuma  e 

fitimeve  në  fund  të  periudhës  raportuese  ishte  shuma  e  fitimeve  në  fund  të  periudhës  me  kusht.  Për  arsye  se 

fitimet  mund  të  ndryshojnë  në  periudhën  e  ardhshme,  llogaritja  e  fitimeve  bazë  për  aksion  nuk  përfshin  këto 

aksione të zakonshme të emetueshme me kusht deri në fund të periudhës me kusht sepse nuk plotësohen të gjitha 

kushtet e nevojshme. 

54 

Numri  i  aksioneve  të  zakonshme  të  emetueshme  me  kusht  mund  të  varet  nga  çmimi  i  ardhshëm  i  tregut  të 



aksioneve  të  zakonshme.  Në  këtë  rast,  nëqoftëse  efekti  është  pakësues,  llogaritja  e  fitimeve  të  pakësuara  për 

aksion  bazohet  në numrin  e  aksioneve  të  zakonshme  që  duhet  të  ishin  emetuar  nëse  çmimi  i  tregut  në  fund  të 

periudhës raportuese do të ishte edhe çmimi i tregut në fund të periudhës me kusht. Nëqoftëse kushti bazohet në 

një  mesatare  të  çmimeve  të  tregut  gjatë  periudhës  së  kohës  që  shtrihet  përtej  fundit  të  periudhës  raportuese, 

përdoret  mesatarja  për  periudhën  e  kohës  që  ka  kaluar.  Për  arsye  se  çmimi  i  tregut  mund  të  ndryshojë  në 

periudhën  e  ardhshme,  llogaritja  e  fitimeve  bazë  për  aksion  nuk  përfshin  këto  aksione  të  zakonshme  të 

emetueshme me kusht deri në fund të periudhës me kusht sepse nuk plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme. 

55 


Numri i aksioneve të zakonshme të emetueshme me kusht mund të varet nga fitimet e ardhëshme dhe çmimet e 

ardhëshme    të  aksioneve  të  zakonshme.  Në  këto  raste,  numri  i  aksioneve  të  zakonshme  që  përfshihet  në 

llogaritjet e fitimeve të pakësuara për aksion bazohet në të dyja kushtet (dmth fitimet e deritanishme dhe çmimi 

aktual i tregut në fund të periudhës raportuese). Aksionet e zakonshme të emetueshme me kusht nuk përfshihen 

në llogaritjet e fitimeve të pakësuara për aksion përveç rastit kur plotësohen të dyja kushtet. 

56 


Në raste të tjera, numri i aksioneve të zakonshme të emetueshme me kusht varet nga një kusht  i ndryshëm nga 

fitimet  ose çmimi  i  tregut  (për  shembull,  hapja  e një  numri  të  caktuar  të  magazinave  të  shitjes  me  pakicë).  Në 

këto  raste,  duke  supozuar  se  statusi  aktual  i  kushtit  mbetet  i  pandryshuar  deri  në  fund  të  periudhës  me  kusht, 

aksionet  e  zakonshme  të  emetueshme  me  kusht  përfshihen  në  llogaritjet  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  në 

përputhje me statusin në fund të periudhës raportuese. 

57 


Aksionet  e  zakonshme  potenciale  të  emetueshme  me  kusht  (përveç  atyre  që  mbulohen  nga  një  marrëveshje 

aksioni me kusht, të tilla si instrumenta të konvertueshëm të emetueshëm me  kusht) përfshihen në llogaritjen e 

fitimeve të pakësuara për aksion si mëposhtë: 

(a) 


njësia  ekonomike  përcakton  nëse  aksionet  e  zakonshme  potenciale  mund  të  supozohen  të  jenë  të 

emetueshme mbi bazën e kushteve të caktuara për emetimin e tyre në përputhje me dispozitat e aksionit 

të zakonshëm me kusht

 

të paragrafëve 52-56 ; dhe 




Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə