International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
1   2   3   4   5   6   7

IAS 33 (SNK 33) 

© IASCF



 

Aksione të zakonshme potenciale të pakësueshme 

41 

Aksionet  e  zakonshme  potenciale  trajtohen  si  të  pakësueshme  kur,  dhe  vetëm  kur,  konvertimi  i  tyre  në 

aksione  të  zakonshme  do  të  ulë  fitimet  për  aksion  ose  do  të  rrisë  humbjen  për  aksion  nga  operacionet  e 

vazhdueshme. 

42 


Njësia  ekonomike  përdor  fitimin  ose  humbjen  nga  operacionet  e  vazhdueshme  që  i  takon  njësisë  ekonomike 

mëmë  si  numër  kontrolli  për  të  përcaktuar  nëse  aksionet  e  zakonshme  potenciale  janë  të  pakësueshme  ose  të 

kundërpakësueshme.  Fitimi  ose  humbja  nga  operacionet  e  vazhdueshme  që  i  atribuohen  njësisë  ekonomike 

mëmë  rregullohet  në  përputhje  me  paragrafin  12  dhe  përjashton  elementët  që  lidhen  me  operacionet  jo  të 

vazhdueshme. 

43 


Aksionet e zakonshme potenciale janë të kundërpakësueshëm kur konvertimi i tyre në aksione të zakonshme do 

të rrisë fitimet për aksion ose do të ulë humbjen për aksion nga operacionet e vazhdueshme. Llogaritja e fitimeve 

të  pakësuara  për  aksion  nuk  merr  parasysh  konvertimin,  ushtrimin,  ose  emetime  të  tjera  të  aksioneve  të 

zakonshme potenciale të cilat mund të kenë një efekt kundërpakësues në fitimet për aksion. 

44 

Në përcaktimin nëse aksionet e zakonshme potenciale janë pakësuese ose kundërpakësuese, çdo emetim ose seri 



e aksioneve të zakonshme potenciale merret në konsideratë veças dhe jo sëbashku. Rradha me të cilën merren në 

konsideratë  aksionet  e  zakonshme  potenciale  mund  të  ndikojë  nëse  ato  janë  pakësuese  ose  jo.  Për  këtë,  për  të 

maksimizuar  paksimin  e  fitimeve  bazë  për  aksion,  secili  emetim  ose  seri  e  aksioneve  të  zakonshme  potenciale 

trajtohet sipas rradhës nga ato më shumë të pakësueshëm deri tek ato më pak të pakësueshëm, dmth  aksionet e 

zakonshme  potenciale  të  pakësueshme  me  ‘fitime  për  aksion  rritëse’  më  të  ulta  përfshihen  në  llogaritjen  e 

fitimeve të pakësuara për aksion përpara atyre me fitime më të larta për aksione rritëse. Opsionet dhe garancitë 

në përgjithësi përfshihen përpara, sepse ato nuk ndikojnë në numëruesin e llogaritjes. 

Opsionet, garancitë dhe ekuivalentët e tyre 

45 

Për qëllimet e llogaritjes së fitimeve të pakësuara për aksion, një njësi ekonomike duhet të marrë parasysh 

ushtrimin e opsioneve dhe garancive të pakësueshme të njësisë  ekonomike. Të ardhurat e supozuara nga 

këto instrumenta trajtohen sikur janë marrë prej emetimit të aksioneve të zakonshme me çmimin mesatar 

të tregut të aksioneve të zakonshme gjatë periudhës. Diferenca mes numrit të aksioneve të zakonshme të 

emetuara  dhe  numrit  të  aksioneve  të  zakonshme  që  do  të  duhej  të  emetoheshin  me  çmimin  mesatar  të 

tregut të aksioneve të zakonshme gjatë periudhës trajtohet si një emetim i aksioneve të zakonshme falas. 

46 


Opsionet dhe garancitë janë të pakësueshme kur ato mund të rezultojnë në emetim të aksioneve të zakonshme për 

më  pak  se  çmimi  mesatar  i  tregut  të  aksioneve  të  zakonshme  gjatë  periudhës.  Shuma  e  pakësimit  është  çmimi 

mesatar i tregut të aksioneve të zakonshme gjatë periudhës minus çmimin e emetimit. Për këtë, për të llogaritur 

fitimet e pakësuara për aksion, aksionet e zakonshme potenciale trajtohen sikur janë edhe (a) edhe (b) mëposhtë: 

(a) 

një kontratë për të emetuar një numër të caktuar të aksioneve të zakonshme me çmimin e tyre mesatar 



të tregut gjatë periudhës. Këto aksione të zakonshme supozohet se janë çmuar drejt dhe nuk janë as të 

pakësueshëm  dhe  as  të  kundërpakësueshëm.  Ato  nuk  merren  parasysh  në  llogaritjen  e  fitimeve  të 

pakësuara për aksion. 

(b) 


një  kontratë  për  të  emetuar  falas  aksione  të  zakonshme  të  mbetura.  Këto  aksione  të  zakonshme  nuk 

gjenerojnë të ardhura dhe nuk kanë efekt në fitimin ose humbjen që i takon aksioneve të zakonshme në 

qarkullim. Prandaj, këto aksione janë të pakësueshme dhe i shtohen numrit të aksioneve të zakonshme 

në qarkullim në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion. 

47 

Opsionet dhe garancitë kanë efekt pakësues vetëm atëhere



 

kur çmimi mesatar i tregut të aksioneve të zakonshme 

gjatë periudhës tejkalon çmimin e ushtrimit të opsioneve  ose garancive (dmth ato janë  ‘të favorshme’).  Fitimet 

për aksion të raportuara më parë nuk rregullohen në mënyrë retroaktive për të pasqyruar ndryshimet në çmimet e 

aksioneve të zakonshme. 

47A 


Për  opsionet  e  aksionit  dhe  marrëveshjet  e  tjera  të  pagesave  me  bazë  aksionin  për  të  cilat  zbatohet  SNRF  2 

Pagesat  me  Bazë  Aksionin,  çmimi  i  emetimit  i  referuar  në  paragrafin  46  dhe  çmimi  i  ushtrimit  i  referuar  në 

paragrafin 47 duhet të përfshijnë vlerën  e drejtë të secilit prej mallrave ose shërbimeve që duhet t’i furnizohen 

njësisë  ekonomike  në  të  ardhmen  sipas  opsionit  të  aksionit  ose  marrëveshjeve  të  tjera  të  pagesave  me  bazë 

aksionin. 

48 

Opsionet e aksionit të punonjësve me kushte fikse ose të përcaktueshme dhe aksionet e zakonshme jo të dhëna 



trajtohen  si  opsione  në  llogaritjen  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion,  edhe  kur  ato  mund  të  kushtëzohen  në 

dhënie. Ato trajtohen si në qarkullim në datën e grantit. Opsionet e aksionit me bazë performancën e punonjësve 

trajtohen si aksione të emetueshme me kusht sepse emetimi i tyre varet nga  plotësimi i  kushteve të caktuara si 

shtesë e kalimit të kohës.  




Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə