International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
1   2   3   4   5   6   7

IAS 33 (SNK 33) 

10 


© IASCF

 

(f) 



plotësimi i kushteve të cilat mund të rezultojnë në emetimin e aksioneve të emetueshme me kusht. 

Shumat e fitimeve për aksion nuk rregullohen për ato transaksione që ndodhin mbas datës së bilancit sepse  këto

 

transaksione nuk ndikojnë në shumën e kapitalit të përdorur për të prodhuar fitimin ose humbjen e periudhës. 



72 

Instrumentat financiarë dhe kontratat e tjera që gjenerojnë aksione të zakonshme potenciale mund të kenë afate 

dhe kushte që ndikojnë në  matjen  e fitimeve  bazë dhe fitimeve  të  pakësuara  për  aksion.  Këto  afate dhe  kushte 

mund  të  përcaktojnë  nëse  ndonjë  nga  aksionet  e  zakonshme  potenciale  është  pakësues  dhe,  nëse  është  kështu, 

efektin  në  numrin  mesatar  të  ponderuar  të  aksioneve  në  qarkullim  dhe  çdo  rregullim  vijues  në  fitimin  ose 

humbjen  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm.  Inkurajohet  dhënia  e  informacioneve  shpjeguese  për 

afatet dhe kushtet e këtyre instrumentave financiarë dhe kontratat e tjera, nëqoftëse kjo nuk kërkohet (shih SNRF 

Instrumentat Financiarë: Dhënia e Informacioneve Shpjeguese). 



73 

Nëqoftëse  njësia  ekonomike  jep  informacione  shpjeguese,  si  shtesë  të  atij  të  dhënë  për  fitimet  bazë  dhe 

fitimet e pakësuara për aksion, për shumat për aksion duke përdorur një përbërës raportues të pasqyrës 

së  të  ardhurave  të  ndryshëm  nga  ato  të  kërkuar  nga  ky  Standard,  këto  shuma  duhet  të  llogariten  duke 

përdorur  numrin  mesatar  të  ponderuar  të  aksioneve  të  zakonshme  të  përcaktuar  në  përputhje  me  këtë 

Standard.  Shumat  bazë  dhe  të  pakësuara  për  aksion  që  lidhen  me  këto  përbërës  duhet  të  jepen  në 

informacione  shpjeguese  me  rëndësi  të  barabartë  dhe  të  paraqiten  në  shënimet  shpjeguese.  Njësia 

ekonomike  duhet  të  tregojë  bazat  me  të  cilat  është  (janë)  përcaktuar  numëruesi  (numëruesit),  përfshirë 

edhe  nëse  shumat  për  aksion  janë  para  tatimit  ose  pas  tatimit.  Nëqoftëse  një  përbërës  i  pasqyrës  së  të 

ardhurave përdoret por nuk raportohet si një zë i veçantë në pasqyrën e të ardhurave, duhet të jepet një 

rakordim mes përbërësit të përdorur dhe zërit që është raportuar në pasqyrën e të ardhurave. 

Data e hyrjes në fuqi 

74 

Një  njësi  ekonomike  duhet  të  zbatojë  këtë  Standard  për  periudhat  vjetore  që  fillojnë  më  datën  1  janar 

2005 e në vijim. Inkurajohet zbatimi para kesaj date.Nëse një njësi ekonomike e zbaton këtë Standard për 

një periudhë që fillon përpara datës 1 janar 2005, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt. 

Shfuqizimi deklaratave të tjera 

75 


Ky Standard zëvendëson SNK 33 Fitimet Për Aksion (publikuar në 1997). 

76 


Ky Standard zëvendëson KIS-24 Fitimet për Aksion – Instrumentet Financiarë dhe Kontratat e Tjera që Mund të 

Shlyhen me Aksione


 

 

 



© IASCF 

11

 



Shtojcë A 

Udhëzues Zbatimi 

 Kjo shtojcë është pjesë integrale e Standardit. 

Fitimi ose humbja që takon njësisë ekonomike mëmë; 

A1 


Për qëllimet e llogaritjes së fitimeve për aksion bazuar në pasqyrat financiare të konsoliduara, fitimi ose 

humbja  që  i  takon  njësisë  ekonomike  mëmë  paraqitet  në  fitimin  ose  humbjen  e  njësisë  ekonomike  të 

konsoliduar mbasi rregullohet për interesat minoritare. 

Emetimet e të drejtave 

A2 


Emetemi  i  aksioneve  të  zakonshme  në  kohën  e  ushtrimit  ose  konvertimit  të  aksioneve  të  zakonshme 

potenciale  në  përgjithësi  nuk  krijon  një  element  bonusi.  Kjo  sepse  aksionet  e  zakonshme  potenciale 

emetohen  në  përgjithësi  për  vlerën  e  plotë,  që  rezulton  në  një  ndryshim  proporcional  të  burimeve  të 

disponueshme nga njësia ekonomike. Në emetimin e të drejtave, megjithatë, çmimi i ushtrimit shpesh 

është më i ulët se vlera e drejtë e aksioneve. Prandaj, siç përmendet në paragrafin 27(b), të tilla emetime 

të  të  drejtave  përfshijnë  një  element  bonusi.  Nëqoftëse  një  emetim  i  të  drejtave  ofrohet  për  të  gjithë 

aksionerët ekzistues, numri i aksioneve të zakonshme për t’u përdorur në llogaritjen e fitimeve bazë dhe 

fitimeve


 

të  pakësuara  për  aksion  për  të  gjitha  periudhat  përpara  emetimit  të  të  drejtave  është  numri  i 

aksioneve të zakonshme në qarkullim para emetimit, i shumëzuar me faktorin e mëposhtëm: 

Vlera e drejtë për aksion menjëherë përpara ushtrimit të të drejtave 

Vlera e drejtë për aksion teorikisht pa të drejtat 

Vlera e drejtë për aksion teorikisht pa të drejtat llogaritet duke mbledhur vlerën e tregut të përgjithshme 

të  aksioneve  menjëherë  përpara  ushtrimit  të  të  drejtave  me  të  ardhurat  nga  ushtrimi  i  të  drejtave,  dhe 

duke  i  pjestuar  me  numrin  e  aksioneve  në  qarkullim  mbas  ushtrimit  të  të  drejtave.  Kur  të  drejtat 

tregtohen  në  publik  veças  nga  aksionet  përpara  datës  së  ushtrimit,  vlera  e  drejtë  për  qëllimet  e  kësaj 

llogaritje përcaktohet sa më afër ditës së fundit në të cilën janë tregtuar aksionet së bashku me të drejtat. 



Numëri i kontrollit 

A3 


Për  të  ilustruar  zbatimin  e  nocionit  të  numrit  të  kontrollit  të  përshkruar  në  paragrafët  42  dhe  43, 

supozojmë  se  një  njësi  ekonomike  ka  fitim  nga  operacionet  e  vazhdueshme  që  i  takon  njësisë 

ekonomike  mëmë  për  4,800  NjM,  një  humbje  nga  operacionet  jo  të  vazhdueshme  që  i  takon  njësisë 

ekonomike mëmë për  (7,200 NjM), një humbje që i takon njësisë ekonomike mëmë për (2,400 NjM), 

dhe 2,000 aksione të zakonshme dhe 400 aksione të zakonshme potenciale në qarkullim.  Fitimet bazë 

për  aksion  të  njësisë  ekonomike  janë  2.40  NjM  nga  operacionet  e  vazhdueshme,  (3.60  NjM)  nga 

operacionet  jo  të  vazhdueshme  dhe  (1.20  NjM)  nga  humbja.  400  aksionet  e  zakonshme  potenciale 

përfshihen  në  fitimet  e  pakësuara  për  aksion  sepse  rezultojnë  me  2.00  NjM  fitime  për  aksion  nga 

operacionet  e  vazhdueshme  që  janë  pakësues,  duke  supozuar  se  këto  400  aksione  të  zakonshme 

potenciale nuk kanë ndikim në fitim ose në humbje. Për arsye se fitimi nga operacionet e vazhdueshme 

që i takon njësisë ekonomike mëmë është numër kontrolli, njësia ekonomike përfshin këto 400 aksione 

të  zakonshme  potenciale  në  llogaritjen  e  shumave  të  tjera  të  fitimeve  për  aksion,  edhe  pse  kështu 

shumat  që  rezultojnë  të  fitimeve  për  aksion  janë  kundërpakësuese  kundrejt  shumave  të  fitimeve  bazë 

                                                             

1

 

Në këtë udhëzues, shumat monetare janë emëruar në ‘Njësi Monetare’ (NjM). 




 

12 


© IASCF

 

për aksion të krahasueshme me to, dmth se humbja për aksion është më e ulët  (3.00 NjM) për aksion 



humbje nga operacionet jo të vazhdueshme dhe (1.00 NjM) për aksion humbje . 

Çmimi mesatar i tregut të aksioneve të zakonshme 

A4 


Për  qëllimet  e  llogaritjes  së  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion,  çmimi  mesatar  i  tregut  të  aksioneve  të 

zakonshme që supozohet se janë emetuar llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të tregut të aksioneve të 

zakonshme  gjatë  periudhës.  Teorikisht,  çdo  transaksion  i  tregut  për  aksionet  e  zakonshme  të  njësisë 

ekonomike mund të përfshihet në përcaktimin e çmimit mesatar të tregut. Megjithatë nga ana praktike, 

është zakonisht e përshtatëshme një mesatare e thjeshtë e çmimeve javore ose mujore. 

A5 


Në  përgjithësi,  çmimet  e  mbylljes  së  tregut  janë  të  përshtatshëm  për  llogaritjen  e  çmimit  mesatar  të 

tregut. Megjithatë, kur çmimet luhaten shumë, një mesatare e çmimeve të larta me ato të ulta prodhon 

një  çmim  më  përfaqësues.  Metoda  e  përdorur  për  të  llogaritur  çmimin  mesatar  të  tregut  përdoret  në 

mënyrë të qëndrueshme përveç rasteve kur ajo nuk është më përfaqësuese për arsye të ndryshimeve të 

kushteve.  Për  shembull,  një  njësi  ekonomike  që  përdor  çmimet  e  mbylljes  së  tregut  për  të  llogaritur 

çmimin  mesatar  të  tregut  prej  disa  vjetësh  me  çmime  relativisht  stabël,  mund  të  ndryshojë  atë  me 

çmimet e larta dhe të ulta nëse çmimet fillojnë të luhaten shumë dhe çmimet e mbylljes së tregut nuk 

prodhojnë më një çmim mesatar përfaqësues. 



Opsionet, garancitë dhe ekuivalentët e tyre 

A6 


Opsionet  ose garancitë për  të blerë instrumenta  të konvertueshëm  supozohet  se  ushtrohen  për  të  blerë 

instrumentat  e  konvertueshëm  kurdoherë  që  çmimet  mesatare  edhe  të  instrumentit  të  konvertueshëm 

edhe  të  aksioneve  të  zakonshme  të  përfitueshme  nga  konvertimi  të  jenë  mbi  çmimin  e  ushtrimit  të 

opsioneve  ose  garancive.  Megjithatë,  ushtrimi  nuk  supozohet  përveç  rasteve,  nëse  ka  të  tillë,  të 

konvertimit të instrumentave të ngjashëm të konvertueshëm në qarkullim.

 

A7 



Opsionet ose garancitë mund të lejojnë ose të kërkojnë tenderimin e borxhit ose instrumentave të tjerë 

të  njësisë  ekonomike  (ose  të  mëmës  së  tij  ose  të  një filiali)  në  pagimin  e  të  gjithë  ose  të  një  pjese  të 

çmimit të ushtrimit. Në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion, këto opsione ose garanci kanë një 

efekt pakësues nëqoftëse (a) çmimi mesatar i tregut i aksioneve përkatëse të zakonshme për periudhën 

tejkalon çmimin e ushtrimit ose (b) çmimi i shitjes i instrumentit për t’u tenderuar është më i ulët se ai 

me të cilin instrumenti mund të tenderohet sipas marrëveshjes së opsionit ose garancisë dhe zbritja që 

rezulton  përcakton  një  çmim  ushtrimi  efektiv  poshtë  çmimit  të  tregut  të  aksioneve  të  zakonshme  të 

përfitueshme nga ushtrimi. Në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion, këto opsione ose garanci 

supozohet se  ushtrohen  dhe se borxhi  ose instrumentat  e  tjerë  supozohet  se janë  tenderuar.  Nëqoftëse 

tenderimi i mjeteve monetare është më i favorshëm për zotëruesin e opsionit ose garancisë dhe kontrata 

lejon  tenderimin  e  mjeteve  monetare,  atëhere  supozohet  tenderimi  i  mjeteve  monetare.  Interesi  (neto 

nga tatimi) për çdo borxh të supozuar për t’u tenderuar i shtohet mbrapsht si një rregullim në numërues. 

A8 

Trajtim i ngjashëm u bëhet aksioneve preferenciale që kanë dispozita të ngjashme ose instrumentave të 



tjerë  që  kanë  opsione  konvertimi  që  lejojnë  investitorin  të  paguajë  mjete  monetare  për  një  normë 

konvertimi më të favorshme. 

A9 

Kushtet  mbështetëse  të  disa  opsioneve  ose  garancive  mund  të  kërkojnë  që  përfitimet  e  marra  nga 



ushtrimi  i  këtyre  instrumentave  të  zbatohen  në  ripërcaktimin  e  borxhit  ose  instrumentave  të  tjerë  të 

njësisë ekonomike (ose mëmës së saj ose një filiali). Në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion, 

këto  opsione  ose  garanci  supozohet  se  janë  ushtruar  dhe  përfitimet  përdoren  për  të  blerë  borxhin  me 

çmimin e tij mesatar të tregut dhe jo për të blerë aksione të zakonshme. Megjithatë, të ardhurat e marra 

më tepër nga ushtrimi i supozuar kundrejt shumës së përdorur për blerjen e supozuar të borxhit merren 

në  konsideratë  (dmth  supozohet  se  janë  përdorur  për  të  blerë  mbrapsht  aksione  të  zakonshme)  në 

llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion. Interesi (neto nga tatimi) për çdo borxh të supozuar për 

t’u blerë i shtohet mbrapsht si një rregullim në numërues. 




 

 

 



© IASCF 

13

 



Opsionet për të shitur me shkrim 

A10 


Për të ilustruar zbatimin e paragrafit 63, supozojmë se një njësi ekonomike ka në qarkullim 120 opsione 

për  të  shitur  me  shkrim  aksionet  e  saja  të  zakonshme  me  një  çmim  ushtrimi  prej  35  NjM.  Çmimi 

mesatar i tregut i aksioneve të saja të zakonshme për periudhën është 28 NjM. Në llogaritjen e fitimeve 

të  pakësuara  për  aksion,  njësia  ekonomike  supozon  se  ajo  ka  emetuar  150  aksione  me  28  NjM  për 

aksion në fillim të periudhës për të plotësuar detyrimin e saj për të shitur për 4,200 NjM. Diferenca mes 

150  aksioneve  të  zakonshme  të  emetuara  dhe  120  aksioneve  të  zakonshme  të  marra  nga  plotësimi  i 

opsionit për të shitur (30 aksione të zakonshme rritëse) i shtohet emëruesit në llogaritjen e fitimeve të 

pakësuara për aksion. 



Instrumentat e filialeve, sipërmarrjeve të përbashkëta ose 

pjesëmarrjeve 

A11 


Aksionet  e  zakonshme  potenciale  të  një  filiali,  sipërmarrje  të  përbashkët  ose  pjesëmarrje,  të 

konvertueshme qoftë në aksione të  zakonshme  të  filialit,  sipërmarrjes  së  përbashkët  ose  pjesëmarrjes, 

ose  qoftë  në  aksione  të  zakonshme  të  mëmës,  sipërmarrësit  ose  investitorit  (njësia  ekonomike 

raportuese), përfshihen në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion si mëposhtë: 

(a) 

instrumentat  e  emetuar  nga  një  filial,  sipërmarrje  e  përbashkët  ose  pjesëmarrje  që  i 



mundësojnë  zotëruesit  të  tyre  të  përfitojë  aksione  të  zakonshme  të  filialit,  sipërmarrjes  së 

përbashkët ose pjesëmarrjes, përfshihen në të dhënat e llogaritjes së fitimeve të pakësuara për 

aksion  të  filialit,  sipërmarrjes  së  përbashkët  ose  pjesëmarrjes.  Këto  fitime  për  aksion  pastaj 

përfshihen  në  llogaritjet  e  fitimeve  për  aksion  të  njësisë  ekonomike  raportuese  bazuar  në 

mbajtjen  nga  njësia  ekonomike  raportuese  të  instrumentave  të  filialit,  sipërmarrjes  së 

përbashkët ose pjesëmarrjes. 

(b) 

instrumentat e një filiali, sipërmarrje të përbashkët ose pjesëmarrjes që janë të konvertueshme 



në  aksione  të  zakonshme  të  njësisë  ekonomike  raportuese  merren  parasysh  në  aksionet  e 

zakonshme potenciale të njësisë ekonomike raportuese për qëllimet e llogaritjes së fitimeve të 

pakësuara  për  aksion.  Në  mënyrë  të  ngjashme,  opsionet  ose  garancitë  e  emetuara  nga  një 

filial,  sipërmarrje  e  përbashkët  ose  pjesëmarrje  për  të  blerë  aksione  të  zakonshme  të  njësisë 

ekonomike  raportuese  merren  parasysh  në  aksionet  e  zakonshme  potenciale  të  njësisë 

ekonomike raportuese në llogaritjen e fitimeve të pakësuara të konsoliduara për aksion. 

A12 

Për  qëllimet  e  përcaktimit  të  fitimeve  për  aksion  efekti  i  instrumentave  të  emetuar  nga  një  njësi 



ekonomike raportuese  që janë të konvertueshme në  aksione  të  zakonshme  të  një  filiali,  sipërmarrje  të 

përbashkët  ose  pjesëmarrje,  instrumentat  supozohen  se  janë  konvertuar  dhe  numëruesi  (fitimi  ose 

humbja  që  i  takon  zotëruesve  të  aksioneve  të  zakonshme  të  njësisë  ekonomike  mëmë)  rregullohet  siç 

nevojitet në përputhje me paragrafin 33. Si shtesë e këtyre rregullimeve, numëruesi rregullohet për  çdo 

ndryshim  në  fitimin  ose  humbjen  e  regjistruar  nga  njësia  ekonomike  mëmë  (të  tilla  si  të  ardhurat  e 

dividendit  ose  të  ardhurat  me  metodën  e  kapitalit  të  vet)  që  i  takon  rritjes  në  numrin  e  aksioneve  të 

zakonshme në qarkullim të filialit, sipërmarrjes së përbashkët ose pjesëmarrjes si rezultat i konvertimit 

të  supozuar.  Emëruesi  i  llogaritjes  së  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  nuk  ndikohet  sepse  numri  i 

aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  të  njësisë  ekonomike  raportuese  nuk  do  të  ndryshojë  sipas 

konvertimit të supozuar. 



Pjesëmarrje në instrumente të kapitalit të vet dhe aksionet e 

zakonshme me dy klasa 

A13 


Kapitali i vet i disa njësive ekonomike përfshin: 

(a) 


instrumenta  që  marrin  pjesë  në  dividendë  të  aksioneve  të  zakonshme  në  përputhje  me  një 

formulë të paracaktuar (për shembull, dy për një), ndonjëherë, me kufij të sipërm për shtrirjen 

e pjesëmarrjes (për shembull, deri në, por jo më tepër se, një shumë e caktuar për aksion). 

(b) 


një klasë të aksioneve të zakonshme me normë dividendi të ndryshëm nga ai i një klase tjetër 

të aksioneve të zakonshme por pa të drejta paraprake ose eprore. 




 

14 


© IASCF

 

A14 



Për  qëllimet  e  llogaritjes  së  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion,  supozohet  konvertimi  për  këto 

instrumenta  siç  përshkruhet  në  paragrafin  A13  që  janë  të  konvertueshme  në  aksione  të  zakonshme 

nëqoftëse  efekti  është  paksues.  Për  ato  instrumenta  që  nuk  janë  të  konvertueshme  në  një  klasë  të 

aksioneve të zakonshme, fitimi ose humbja e periudhës shpërndahet në klasat e ndryshme të aksioneve 

dhe

 

instrumentave të kapitalit të vet të pjesmarrur në përputhje me të drejtat e dividendit të tyre ose të 



drejta  të  tjera  për  të  marrë  pjesë  në  fitimet  e  pashpërndara.  Për  të  llogaritur  fitimet  bazë  dhe  të 

pakësuara për aksion: 

(a) 

fitimi  ose  humbja  që  i  taqkon  zotëruesve  të  kapitalit  të  vet  të  njësisë  ekonomike  mëmë 



rregullohet  (fitimi  i  ulur  dhe  humbja  e  rritur)  me  shumën  e  dividendëve  të  deklaruar  në  atë 

periudhë  për  secilën  klasë  të  aksioneve  dhe  me  shumën  kontraktuale  të  dividendëve  (ose 

interesit  nga  obligacionet  pjesëmarrëse)  që  duhet  të  paguhen  për  periudhën  (për  shembull, 

dividendët e akumuluar të papaguar). 

(b) 

fitimi  ose  humbja  e  mbetur  shpërndahet  për  aksionet  e  zakonshme  dhe  instrumentat 



pjesëmarrëse në kapitalin e  vet për aq sa secili instrument merr pjesë në fitime sikur i gjithë 

fitimi ose humbja e periudhës ka qënë shpërndarë. Fitimi ose humbja totale e shpërndarë për 

secilën klasë të instrumentave të kapitalit të vet përcaktohet duke shtuar shumën e shpërndarë 

për dividendë dhe shumën e shpërndarë për cilësinë e pjesëmarrjes. 

(c) 

shuma totale e fitimit ose humbjes e shpërndarë për secilën klasë të instrumentave të kapitalit 



të vet pjestohet me numrin e instrumentave në qarkullim për të cilat shpërndahen fitimet për të 

përcaktuar fitimet për aksion për instrument. 

Për  llogaritjen  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion,  të  gjitha  aksionet  e  zakonshme  potenciale  që 

supozohet se janë emetuar përfshihen në aksionet e zakonshme në qarkullim. 



Aksionet e paguara pjesërisht 

A15 


Kur  janë  emetuar  aksione  të  zakonshme  por  nuk  janë  paguar  plotësisht,  ato  trajtohen  në  llogaritjen  e 

fitimeve bazë për aksion si një fraksion i një aksioni të zakonshëm për aq sa kanë të drejtën të marrin 

pjesë në dividendë gjatë periudhës në raport me një aksion të zakonshëm të paguar plotësisht. 

A16 


Për aq sa aksionet e paguara pjesërisht nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në dividendë gjatë periudhës, 

ato trajtohen si equivalentë të garancive ose opsioneve në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion. 

Teprica e pa paguar supozohet të paraqesë të ardhura të përdorura për të blerë aksione të zakonshme. 

Numri i aksioneve i përfshirë në fitimet e pakësuara për aksion është diferenca mes numrit të aksioneve 



të nënshkruara dhe numrit të aksioneve të supozuara për t’u blerë. 

 

Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə