International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə2/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
1   2   3   4   5   6   7

 

IAS 33 (SNK 33) 

 

© IASCF 


3

 

14 



Shuma pas-tatimit e dividendëve preferencialë që i zbritet fitimit ose humbjes është: 

(a) 


shuma pas-tatimit e çdo dividendi preferencial për aksionet preferenciale jo-akumulative të deklaruara 

në lidhje me periudhën; dhe 

(b) 

shuma pas-tatimit  e dividendëve  preferencialë për  aksionet  preferencialë akumulativë  që  kërkohet  për 



periudhën, edhe nëse dividendët janë deklaruar ose jo. Shuma e dividendëve preferencialë të periudhës 

nuk përfshin shumën e ndonjë dividendi preferencial për aksione preferencialë akumulativëe të paguara 

ose të deklaruara gjatë periudhës aktuale dhe që lidhen

 

me periudhat e mëparshme. 



15 

Aksionet preferenciale që japin një dividend të ulët në fillim për të kompensuar një njësi ekonomike për shitjen e 

aksioneve  preferenciale  me  zbritje,  ose  dividendi  më  i  lartë  se  tregu  në  periudhat  e  mëvonshme  për  të 

kompensuar  investitorët  për  blerjen  e  aksioneve  preferenciale  me  një  prim,  nganjëhere  referohen  si  aksione 

preferenciale me normë rritëse. Çdo emetim fillestar me zbritje ose me prim i aksioneve preferenciale me normë 

rritëse amortizohet në fitimet e pashpërndara duke përdorur metodën e interesit efektiv dhe trajtohet si dividend 

preferencial për qëllimet e llogaritjes të fitimeve për aksion. 

16 


Aksionet  preferencialë  mund  të  riblihen  kundrejt  një  tenderi  të  njësisë  ekonomike  ofruar  zotëruesve  të  tyre. 

Tejkalimi  i  vlerës  së  drejtë  të  shumës  së  paguar  për  aksionerët  preferencialë  mbi  vlerën  kontabël  neto  të 

aksioneve preferencialë paraqet një kthim për zotëruesit e aksioneve preferencialë dhe një  zvogëlim në fitimet e 

pashpërndara të njësisë ekonomike. Kjo shumë zbritet në llogaritjen e fitimit ose humbjes që i takon  zotëruesve 

të kapitalit të zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë. 

17 


Konvertimet  e  mëparshme  të  aksioneve  preferencialë  të  konvertueshëm  mund  induktohen  nga  një  njësi 

ekonomike  nëpërmjet  ndryshimeve  favorizuese  të  kushteve  fillestare  të  konvertimit  ose  pagesës  së  shumave 

shtesë. Tejkalimi i vlerës së drejtë të aksioneve të zakonshme ose shumave të tjera të paguara mbi vlerën e drejtë 

të aksioneve të zakonshme të emetueshme sipas kushteve fillestare të konvertimit është një kthim për aksionerët 

preferencialë  dhe  është  një  zbritje  në  llogaritjen  e  fitimit  ose  humbjes  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të 

zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë. 

18 

Çdo tejkalim i vlerës kontabël neto të aksioneve preferencialë mbi vlerën e drejtë të shumave të paguara për të 



shlyer  ato  i  shtohet llogaritjes së fitimit  ose  humbjes  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm  të  njësisë 

ekonomike mëmë. 



Aksionet 

19 

Për qëllimet e llogaritjes së fitimeve bazë për aksion, numri i aksioneve të zakonshme është numri mesatar 

i ponderuar i aksioneve të zakonshme në qarkullim gjatë periudhës. 

20 


Duke përdorur numrin mesatar të ponderuar të aksioneve të zakonshme në qarkullim gjatë periudhës pasqyrohet 

mundësia që shuma e kapitalit aksioner të ndryshojë gjatë periudhës si rezultat i një numri më të madh ose më të 

vogël të aksioneve që janë në qarkullim në çdo kohë. Numri  mesatar i ponderuar i aksioneve të zakonshme në 

qarkullim gjatë periudhës është numri i aksioneve të zakonshme në qarkullim në fillim të periudhës, i rregulluar 

me  numrin  e  aksioneve  të  zakonshme  të  riblera  ose  të  emetuara  gjatë  periudhës  shumëzuar  me  një  faktor 

ponderues-kohë. Faktori ponderues-kohë është numri i ditëve që aksionet janë në qarkullim në raport me numrin 

total të ditëve të periudhës; në shumë rrethana është e përshtatshme të bëhet një përafrim i arsyeshëm i mesatares 

së ponderuar. 

21 

Aksionet  përfshihen  zakonisht  në  numrin  mesatar  të  ponderuar  të  aksioneve  që  nga  data  që  shuma  është  e 



arkëtueshme (që në përgjithësi është data e emetimit të tyre). për shembull: 

(a) 


aksionet e zakonshme të emetuara në këmbim të mjeteve monetare përfshihen kur mjetet monetare janë 

të arkëtueshme; 

(b) 

aksionet e zakonshme të emetuara për ri-investim vullnetar të dividendëve në aksione të zakonshme ose 



preferenciale përfshihen kur dividendët janë ri-investuar; 

(c) 


aksionet  e  zakonshme  të  emetuara  si  rezultat  i  konvertimit  të  një  instrumenti  borxhi  me  aksione  të 

zakonshme përfshihen nga data që ndërpritet llogaritja e interesit. 

(d) 

aksionet e zakonshme të emetuara në vend të interesit ose principalit të instrumentave të tjera financiare 



përfshihen nga data që ndërpritet llogaritja e interesit

(e) 


aksionet e zakonshme të emetuara në këmbim të shlyerjes së një pasivi të njësisë ekonomike përfshihen 

që nga data e shlyerjes

(f) 

aksionet e zakonshme të emetuara për blerjen e një aktivi që nuk është mjete monetare, përfshihen nga 



data në të cilën është njohur blerja; dhe 

(g) 


aksionet e zakonshme të emetuara për kryerjen e shërbimeve për njësinë ekonomike përfshihen kur janë 

kryer shërbimet. 




IAS 33 (SNK 33) 

© IASCF



 

Afatet e përfshirjes të aksioneve të zakonshme përcaktohen nga afatet dhe kushtet që shoqërojnë emetimin e tyre. 

Trajtimi i duhur bëhet bazuar në thelbin e çdo kontrate që shoqëron emetimin. 

22 


Aksionet e zakonshme të emetuara si pjesë e kostos së një kombinimi biznesi përfshihen në numrin mesatar të 

ponderuar të aksioneve që nga data e blerjes. Kjo sepse blerësi përfshin në pasqyrën e tij të të ardhurave fitimet 

dhe humbjet e njësisë ekonomike të blerë  që nga kjo datë. 

23 


Aksionet e zakonshme që do të emetohen kundrejt konvertimit të një instrumenti të konvertueshëm të detyruar 

përfshihen në llogaritjen e fitimeve bazë për aksion që nga data që kontrata hyn në fuqi. 

24 

Aksionet  e  emetueshme  me  kusht  trajtohen  si  në  qarkullim  dhe  përfshihen  në  llogaritjen  e  fitimeve  bazë  për 



aksion vetëm nga data kur janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme (dmth ngjarjet kanë ndodhur). Aksionet 

që  janë  të  emetueshme  vetëm  me  kalimin  e  kohës  nuk  janë  aksione  të  emetueshme  me  kusht,  sepse  kalimi  i 

kohës  është  i  sigurtë.  Aksionet  e  zakonshme  në  qarkullim  që  janë  të  kthyeshme  me  kusht  (dmth  subjekt  i 

rithirjes) nuk trajtohen si në qarkullim dhe përjashtohen nga llogaritja e fitimeve bazë për aksion deri në datën që 

aksionet nuk janë më subjekt i rithirjes. 

25 


Fshirë  

26 

Numri  mesatar  i  ponderuar  i  aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  gjatë  periudhës  dhe  për  të  gjitha 

periudhat  e  paraqitura  duhet  të  rregullohet  për  ngjarjet,  përveç  rastit  të  konvertimit  të  aksioneve  të 

zakonshme  potenciale,  të  cilat  kanë  ndryshuar  numrin  e  aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  pa  një 

ndryshim korespondues të burimeve. 

27 


Aksionet e zakonshme mund të emetohen, ose numri i aksioneve të zakonshme në qarkullim mund të ulet, pa një 

ndryshim korespondues të burimeve. Shembujt përfshijnë: 

(a) 

një emetim kapitalizimi ose emetim bonusi (ndonjëherë i quajtur si një dividend stoku); 



(b) 

një element bonusi në ndonjë tjetër emetim, për shembull një element bonusi në një emetim të drejtash 

për aksionerët ekzistues; 

(c) 


një shpërbërje aksioni; dhe 

(d) 


një anullim i shpërbërjes së aksionit (konsolidimi i aksioneve). 

28 


Në  një  emetim  kapitalizimi  ose  bonusi  ose  në  një  shpërbërje  aksioni,  aksionet  e  zakonshme  emetohen  për 

aksionerët  ekzistues  pa  ndonjë  shumë  shtesë.  Prandaj,  numri  i  aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  rritet  pa 

ndonjë  rritje  të  burimeve.  Numri  i  aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  para  ngjarjes  rregullohet 

proporcionalisht me ndryshimin në numrin e aksioneve të zakonshme në qarkullim sikur ngjarja ka ndodhur në 

fillim të periudhës më të parë të paraqitur. Për shembull, në një emetim bonusi dy-për-një, numri i aksioneve të 

zakonshme në qarkullim para emetimit është shumëzuar me tre për të përfituar numrin e ri total të aksioneve të 

zakonshme, ose me dy për të përfituar numrin e aksioneve të zakonshme shtesë. 

29 


Konsolidimi  i  aksioneve të zakonshme në përgjithësi  ul numrin  e  aksioneve  të  zakonshme  në  qarkullim  pa  një 

ulje  koresponduese  të  burimeve.  Megjithatë,  kur  efekti  i  përgjithshëm  është  një  riblerje  aksioni  me  vlerën  e 

drejtë, ulja në numrin e aksioneve të zakonshme në qarkullim është rezultat i një ulje koresponduese të burimeve. 

Një shembull është një konsolidim aksioni i kombinuar me një dividend të veçantë. Numri mesatar i ponderuar i 

aksioneve të zakonshme në qarkullim për periudhën në të cilën kryhet transaksioni i kombinuar rregullohet me 

uljen në numrin e aksioneve të zakonshme nga data që është njohur dividendi i veçantë. 



Fitimet e pakësuara për aksion 

30 

Njësia ekonomike duhet të llogarisë shumat e fitimeve të pakësuara për aksion për fitimin ose humbjen që 

i  takon  zotëruesve të  kapitalit  të zakonshëm  të  njësisë  ekonomike  mëmë,  nëqoftëse  paraqitet,  fitimin  ose 

humbjen nga operacionet e vazhdueshme që i atribuohen këtyre zotëruesve të kapitalit. 

31 

Për qëllimet e llogaritjes së fitimeve të pakësuara për aksion, njësia ekonomike duhet të rregullojë fitimin 

ose  humbjen  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm  të  njësisë  ekonomike  mëmë  dhe  numrin 

mesatar të ponderuar të aksioneve në qarkullim, për efektet e të gjitha aksioneve të zakonshme potenciale 

të pakësueshme. 

32 


Objektivi i fitimeve të pakësuara për aksion është i njëjtë me atë të fitimeve bazë për aksion – për të dhënë një 

matje  të  interesit  të  secilit  aksion  të  zakonshëm  në  performancën  e  njësisë  ekonomike  –  si  edhe  në  dhënien  e 

efektit për të gjithë aksionet e zakonshme potenciale të pakësueshme në qarkullim gjatë periudhës. Si rrjedhim: 

(a) 


fitimi ose humbja që i takon zotëruesve të kapitalit të zakonshëm të njësisë ekonomike mëmë rritet për 

shumën  pas-tatimit  të  dividendëve  dhe  interesit  të  njohur  në  atë  periudhë  në  lidhje  me  aksionet  e 

zakonshme  potenciale  të  pak

ë

sueshme  dhe  rregullohet  për  çdo  ndryshim  tjetër  në  të  ardhura  ose 



shpenzime që mund të vijnë nga konvertimi i aksioneve të zakonshme potenciale të pakësueshme; dhe 


Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə