International Accounting Standard 33



Yüklə 207,89 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/7
tarix05.02.2018
ölçüsü207,89 Kb.
#24835
1   2   3   4   5   6   7

IAS 33 (SNK 33) 

© IASCF



 

(b) 


nëqoftëse këto aksione të zakonshme potenciale duhet të pasqyrohen në fitimet e pakësuara për aksion, 

njësia  ekonomike  përcakton  ndikimin  e  tyre  në  llogaritjen  e  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  duke 

ndjekur  dispozitat  për  opsionet  dhe  garancitë  në  paragrafët  45-48,  dispozitat  për  instrumentat  e 

konvertueshëm  në  paragrafët  49-51,  dispozitat  për  kontratat  që  mund  të  shlyhen  me  aksione  të 

zakonshme  ose  mjete  monetare  në  paragrafët  58-61,  ose  dispozita  të  tjera,  cilat  mund  të  jenë

 

përshtatëshme.



 

 

Megjithatë,  ushtrimi  ose konvertimi  nuk  merret  parasysh  për qëllimet  e  llogaritjes  së fitimeve  të  pakësuara  për 



aksion përveç rasteve kur është marrë parasysh ushtrimi ose konvertimi i aksioneve të zakonshme potenciale në 

qarkullim të ngjashme që nuk janë të emetueshme me kusht. 



Kontratat që mund të shlyhen me aksione të zakonshme ose me mjete monetare 

58 

Kur njësia ekonomike ka emetuar një kontratë që mund të shlyhet me aksione të zakonshme ose me mjete 

monetare, kjo në opsion të njësisë ekonomike, ajo duhet të marrë parasysh që kontrata do të shlyhet me 

aksione të zakonshme dhe aksionet e zakonshme potenciale që rezultojnë duhet të përfshihen në fitimet e 

pakësuara për aksion nëse efekti është pakësues. 

59 


Kur një kontratë e tillë paraqitet për qëllimet e kontabilizimit si një aktiv, ose një detyrim, ose ka një përbërës të 

kapitalit të vet dhe një përbërës të detyrimeve, njësia ekonomike rregullon numëruesin për çdo ndryshim në fitim 

ose humbje që do të kishte rezultuar gjatë periudhës nëse kontrata ka qënë klasifikuar e gjitha si një instrument i 

kapitalit të vet. Ky rregullim është i ngjashëm me rregullimet që kërkohen në paragrafin 33. 



60 

Për  kontratat  që  mund  të  shlyhen  me  aksione  të  zakonshme  ose  mjete  monetare,  kjo  në  opsion  të 

zotëruesit, për llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion duhet të përdoret shlyerja në mjete monetare 

dhe shlyerja me aksione që është më shumë pakësuese. 

61 


Një  shembull  i  një  kontrate  që  mund  të  shlyhet  me  aksione  të  zakonshme  ose  mjete  monetare  është  një 

instrument  borxhi  që,  në  maturim,  i  jep  njësisë  ekonomike  të  drejta  të  pakufizuara  që  të  shlyejë  shumën  e 

principalit  me  mjete  monetare  ose  me  aksione  të  zakonshme  të  vetat.  Shembull  tjetër  është  një  opsion  për  të 

shitur me shkrim që i jep të drejtën zotëruesit të zgjedhë shlyerjen me aksione të zakonshme ose mjete monetare. 



Opsione të blera 

62 


Kontratat e tilla si opsionet e blera për të shitur dhe opsionet e blera për të blerë (dmth opsionet e mbajtura nga 

njësia  ekonomike  në  aksionet  e  veta  të  zakonshme)  nuk  përfshihen  në  llogaritjen  e  fitimeve  të  pakësuara  për 

aksion  sepse përfshirja e tyre do  të ishte kundërpakësuese.  Opsioni  për  të  shitur  duhet  të  ushtrohet  vetëm  nëse 

çmimi i ushtrimit ka qënë më i lartë se sa çmimi i tregut dhe opsioni për të  blerë duhet të ushtrohet vetëm nëse 

çmimi i ushtrimit ka qënë më i ulët se sa çmimi i tregut. 

Opsionet për të shitur me shkrim 

63 

Kontratat  të  cilat  kërkojnë  nga  njësia  ekonomike  që  të  riblejë  aksionet  e  veta,  të  tilla  si  opsionet  për  të 

shitur me shkrim dhe kontratat e blerjes të ardhëshme, pasqyrohen në llogaritjen e fitimeve të pakësuara 

për aksion nëse efekti është pakësues. Nëqoftëse këto kontrata janë ‘të favorshme’ gjatë periudhës (dmth 

çmimi i ushtrimit ose shlyerjes është mbi çmimin mesatar të tregut për atë periudhë), efekti i mundshëm 

pakësues në fitimet për aksion duhet të llogaritet si mëposhtë: 

(a) 

duhet të  supozohet  se  në  fillim  të periudhës  do  të  emetohen  mjaftueshëm  aksione  të  zakonshme 

(me  çmimin  mesatar  të  tregut  gjatë  periudhës)  për  të  ngritur  të  ardhura  për  të  plotësuar 

kontratën; 

(b) 

duhet të supozohet se të ardhurat nga emetimi përdoren për të plotësuar  kontratën (dmth për të 

riblerë aksionet e zakonshme); dhe 

(c) 

aksionet e zakonshme rritëse (diferenca mes numrit të aksioneve të zakonshme të supozuara si të 

emetuara  dhe  numrit  të  aksioneve  të  zakonshme  të  marra  nga  plotësimi  i  kontratës)  duhet  të 

përfshihen në llogaritjen e fitimeve të pakësuara për aksion. 

Rregullimet retrospektive 

64 

Nëqoftëse  numri  i  aksioneve  të  zakonshme  ose  aksioneve  të  zakonshme  potenciale  në  qarkullim  rritet  si 

rezultat i një emetimi kapitalizimi, emetimi bonusi ose shpërbërje aksioni, ose ulet si rezultat i një anullimi 

të  shpërbërjes  së  aksionit,  llogaritja  e  fitimeve  bazë  dhe  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion  për  të  gjitha 

periudhat e paraqitura duhet të rregullohet retrospektivisht. Nëqoftëse këto ndryshime ndodhin pas datës 



 

IAS 33 (SNK 33) 

 

© IASCF 


9

 

së bilancit por përpara se të miratohen për publikim pasqyrat financiare, llogaritjet për aksion për  këto 



pasqyra  dhe  për  pasqyrat  financiare  të  paraqitura  për  periudhat  e  mëparshme  duhet  të  bazohen  në 

numrin e ri të aksioneve. Fakti që llogaritjet për aksion pasqyrojnë këto ndryshime në numrin e aksioneve 

duhet  të  sqarohet  në  dhënien  e  informacioneve  shpjeguese.  Më  tej,  fitimet  bazë  dhe  të  pakësuara  për 

aksion për të gjitha periudhat e paraqitura duhet të rregullohen për efektet e gabimeve dhe rregullimeve 

që rezultojnë nga ndryshimet në politikat kontabël që kontabilizohen retrospektivisht. 

65 


Njësia ekonomike nuk riparaqet fitimet e pakësuara për aksion të secilës periudhë të mëparshme të paraqitur për 

ndryshimet  në  supozimet  e  përdorura  në  llogaritjet  e  fitimeve  për  aksion  ose  për  konvertimin  e  aksioneve  të 

zakonshme potenciale në aksione të zakonshme. 

Paraqitja 

66 

Njësia ekonomike paraqet në pasqyrën e të ardhurave fitimet bazë dhe fitimet e pakësuara për aksion për 

fitimin  ose  humbjen  nga  operacionet  e  vazhdueshme  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm  të 

njësisë ekonomike  mëmë  dhe  për fitimin  ose  humbjen  që  i  takon  zotëruesve  të  kapitalit  të  zakonshëm  të 

njësisë  ekonomike  mëmë  për  periudhën  për  secilën  klasë  të  aksioneve  të  zakonshme  që  ka  të  drejta  të 

ndryshme në ndarjen e fitimit për periudhën. Një njësi ekenomike paraqet fitimet bazë dhe të pakësuara 

për aksion me rëndësi të barabartë për të gjitha periudhat e paraqitura. 

67 


Fitimet për aksion paraqiten për çdo periudhë për të cilën paraqitet një pasqyrë të ardhurash. Nëqoftëse fitimet e 

pakësuara  për  aksion  raportohen  për  të  paktën  një  periudhë,  ato  duhet  të  raportohen  për  të  gjitha  periudhat  e 

paraqitura, edhe nëse ato janë të barabarta me fitimet bazë për aksion. Nëqoftëse fitimet bazë dhe të  pakësuara 

për aksion janë të barabarta, paraqitja e të dyjave mund të bëhet në një rresht të pasqyrës së të ardhurave. 



68 

Njësia ekonomike që raporton një operacion jo të vazhdueshëm jep informacione shpjeguese për shumat 

bazë dhe të pakësuara për aksion për operacionin jo të vazhdueshëm qoftë në pasqyrën e të ardhurave ose 

qoftë në shënimet shpjeguese. 

69 

Njësia  ekonomike  paraqet  fitimet  bazë  dhe  të  pakësuara  për  aksion,  edhe  nëse  shumat  janë  negative 

(dmth një humbje për aksion). 

Dhënia e informacioneve shpjeguese 

70 

Njësia ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese vijuese: 

(a) 

shumat e përdorura si numërues në llogaritjen e fitimeve bazë dhe të pakësuara për aksion, dhe 

një rakordim të këtyre shumave me fitmin ose humbjen që i takon njësisë ekenomike mëmë për 

periudhën. Rakordimi përfshin efektin individual për secilën klasë të instrumentave që ndikon në 

fitimet për aksion. 

(b) 

numrin mesatar të ponderuar të aksioneve të zakonshme të përdorur si emërues i përbashkët në 

llogaritjen  e  fitimeve  bazë  dhe  fitimeve  të  pakësuara  për  aksion,  dhe  rakordimin  e  këtyre 

emëruesve  me  njëri  tjetrin.  Rakordimi  përfshin  efektin  individual  për  secilën  klasë  të 

instrumentave që ndikon në fitimet për aksion. 

(c) 

instrumentat  (përfshirë aksionet  e emetueshme  me  kusht)  që  kanë  mundësi  të  pakësojnë  fitimet 

bazë për aksion në të ardhmen, por që nuk janë përfshirë në llogaritjen e fitimeve të pakësuara 

për aksion sepse ato janë kundërpakësuese për periudhën (at) e paraqitur. 

(d) 

një  përshkrim  të  transaksioneve  me  aksione  të  zakonshme  ose  të  transaksioneve  me  aksione  të 

zakonshme potenciale, përveç atyre të kontabilizuara në përputhje me paragrafin 64, që ndodhin 

mbas datës së bilancit dhe të cilat do të ndryshonin në mënyrë të ndjeshme numrin e aksioneve të 

zakonshme  ose  aksioneve  të  zakonshme  potenciale  në  qarkullim  në  fund  të  periudhës  nëqoftëse 

këto transaksione do të kishin ndodhur para përfundimit të periudhës raportuese. 

71 


Shembuj të transaksioneve të përmendura në paragrafin 70(d) përfshijnë: 

(a) 


një emetim aksionesh për mjete monetare; 

(b) 


një  emetim  i  aksioneve  kur  të  ardhurat  përdoren  për  të  paguar  borxhin  ose  aksionet  preferenciale  në 

qarkullim në datën e bilancit; 

(c) 

riblerja e aksioneve të zakonshme në qarkullim; 



(d) 

konvertimi  ose  ushtrimi  i  aksioneve  të  zakonshme  potenciale  në  qarkullim  në  datën  e  bilancit  me 

aksione të zakonshme; 

(e) 


një emetim i opsioneve, garancive, ose instrumentave të konvertueshëm; dhe 


Yüklə 207,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə