35
Pohimi i më sipërm është një nga formulimet për të ashtuquajturin
Ligjin për ruajtjen e masës (ose
konservimin
). Pohimi nganjëherë quhet edhe ligji i Lavoazjeut
*
, madje që ky kimist i madh nuk ishte i pari që
erdhi deri në përfundime të këtilla.
Që të vërtetohemi se vërtetë se
a vlen ky ligj, të kryejmë edhe dy eksperimente.
Gjatë të parit, në tasin e porcelanit të cilin paraprakisht e kemi matur (peshuar)
(fig. 1.20.
a), do të vendosim shirit të magneziumit (të gjatë rreth 10 cm) dhe
tasin përsëri e masim. Tasi dhe përmbajtjen e tij do ta ngrohim me flakëdhënës
(fig. 1.20.
b) derisa nuk digjet magnezi (fig. 1.20
.v) dhe të digjet. Pasi të ftohet
tasi, përsëri do ta masim dhe do të vërtetohemi se masa tani është më e
madhe se
sa në fillim.
Në eksperimentin e dytë, në peshore do të vendosim qiriun e ndezur deri sa si
digjet, do ta përcjellim peshoren do të vërejmë se masa
zvogëlohet.
Nëse i kryejmë provat duket sikur rezultatet flasin për diçka të kundërt me
provën që e kryejmë paraprakisht. Sikur ligji i ruajtjes së masave të mos vlejë!
Por, kjo vetëm duket kështu. Masa, në rastin e parë është rritur, ndërsa në të
dytin është zvogëluar, por ne nuk i kemi marrë parasysh gjitha hollësitë.
Pikërisht, në reaksionin e djegies së magneiziumit, ai oksidohet me oksigjenin e ajrit, duke
formuar oksid
magnezi i cili mbetet në tasin e porcelanit. Mirëpo, me peshimin tonë në fillim ne nuk përcaktuam masën e gjithë
pjesëmarrësve në reaksion – masën e oksigjenit nuk e kemi marrë parasysh!
*
Antoan Lavoazje [Lavoisier] (1743–1794).
a
b
c
Fig. 1.20. Djegia e shiritit të magnezit
Fig. 1.21. Qiriu që digjet
36
Në rastin e dytë, nuk i kemi peshuar produktet e gazta të djegies së qiriut thjeshtë “ikën”.
Vërehet se, duhet të jemi më të kujdesshëm!
Duke diskutuar ashpër, ligj natyrorë i vërtetë nuk është Ligji për
ruajtjen e masës, por
Ligji për konservimin e masës dhe energjisë.
Pikërisht, siç ka treguar Ajnshtajni (Einstein)†
*
, ekziston ekuivelentitet
†
midis masës dhe energjisë, ashtu që gjatë çdo shndërrimi të energjisë,
duhet të vijë edhe deri te masa e sistemit. Mirëpo, përpos në pjesë
speciale të kimisë (për shembull në
bërthamore, ose siç quhet rëndomtë
kimia
bërthamore), mund të konsiderojmë se ligji për ruajtjen e masës
vlen plotësisht.
Domethënë:
madje që ligji natyrorë i vërtetë është ligji për ruajtjen e masës
dhe energjisë, në asnjërin nga proceset kimike që do ti mësojmë
nuk do të vijë deri te ndryshimi i dukshëm i masës, pa marrë
parasysh s ndryshon ose nuk ndryshon energjia e sistemit.
LIGJET PËR RAPORTET E MASAVE
Prust përkundër Bertole-së
Në fillim të shek. XIX është zhvilluar kontest shumë i gjallë rreth asaj se komponimet a kanë
përbërje të
përhershme apo të ndryshueshme. Disa pohonin se elementet lidhen në raporte të përhershme të masave, të
tjerët se këto raporte mund të ndërrohen në varësi nga mënyra e përgatitjes.
Përkrahës më i madh i teorisë së dytë ishte kimisti i famshëm francez Bertole
‡
. Në bazë të eksperimenteve të tij
(për shembull, për përgatitjen e oksidit të zinkut në mënyra të ndryshme, por edhe të eksperimenteve të tjera) ka
thënë se raportet e masave në të cilët elementet lidhen varen nga mënyra e përgatitjes së komponimeve.
Përkundër kësaj, shkencëtari francez Prust …Proust†
§
, njëri nga pjesëmarrësit kryesorë të kontestit shkencorë, i
ka përsëritur eksperimentet e Bertole, por duke puuar në mënyrë shumë më precize
se oponenti i tij, nuk kishte
gjetur dallime në përbërjen e ekzemplarëve të oksidit të zinkut të përgatitur në disa mënyra.
*Albert Ajn{tajn (1879-1955).
†
Në përkthim njëvlefshmëri. Fjalët ekuivalent, ekvivalentitet dhe ngjashëm ne edhe më tutje do ti përdorim.
‡
Klod Luj Bertole [Berthollet] (1748–1822)
§Jozef Luj Prust [Proust] (1754–1826).
Fig. 1.22 Ajnshtajni
37
Përfundimet e tij i ka kumtuar duke thënë “kurrfarë dallimi nuk vërehet midis oksidit të hekurit nga gjysmësfera
veriore dhe gjysmësfera jugore, cinoberi japonez
*
ka përbërje të njëjtë sikur cinoberi spanjoll, kloruri i argjendit
është plotësisht i barabartë, pavarësisht nga ajo se a rrjedh nga Peru ose nga Sibiri, në tërë botën ekziston vetëm
një
klorur natriumi, një shalitër
†
, një sulfat kalciumi, një sulfat bariumi”.
Bertole-së le ti shërbejë për nderë sepse, kur vetë i ka përsëritur eksperimentet e tij (por më precizisht), ka
pranuar se Prust kishte të drejtë.
Kështu, përfundimisht ka mbisunduar përfundimi se
komponimet kanë përbërje të përhershme, thjeshtë në to elementet janë përfaqësuar në raporte të
përhershme të masave.
Pohimi i më sipërm mund të konsiderohet si formulim i ligjit të
Prustit për raporte të përhershme të masave.
Në realitet, më vonë është gjetur se të drejtë kanë pasur të dy palët:
nga ana praktike e shikuar, është e vërtetë se
numri më i madh i
komponimeve kanë
përbërje të përhershme, por e vërtetë është edhe ajo se ekzistojnë
komponime me përbërje të
ndryshueshme. Fjala është për komponime të ngurta me përbërje e cila vërtetë varet
nga mënyra e përgatitjes. Ne tani për tani nuk do të merremi me këto lloje të komponimeve (ato tani mbajnë
emrin
bertoloide)
dhe do të konsiderojmë se gjithnjë vlen ligji i raporteve të përhershme të masave.
* Cinobariti është sulfur zhive, HgS.
†
Shalitra është
nitrat kaliumi, KNO
3
Fig. 1.23. K.L. Bertole (majtë) dhe L. Prust