118
Për tu barazuar barazimi në këtë mënyrë, veprojmë në mënyrën vijuese:
Nëse deri te reaksioni marrin pjesë substanca që përmbajnë oksigjen, më mirë është nëse rrjedha e veprimit
vërtetohet në atë mënyrë që në fund barazimit të vërtetohet a është i barabartë numri i atomeve të oksigjenit në të
dy anët e barazimit.
Kuptohet, barazimet kimike të reaksioneve oksido-rediktuese mund të barazohen edhe në mënyrë të ngjashme si
edhe të tjerat, mirëpo mënyra e përshkruar më lartë është më e thjeshtë (dhe më e sigurt). Mënyra e treguar për
barazimin e barazimeve të reaksioneve oksido–reduktuese është i bazuar në shfrytëzimin e vlerave të numrave
oksidues dhe në faktin se për çfarëdo qoftë ndryshimi të zhvillimit të reaksionit, numri i elektroneve të liruara
dhe pranuara patjetër duhet të jenë i barabartë. Gjatë kësaj, nuk është patjetër të kenë dorëzim të plotë,
përkatësisht pranim të plotë të elektroneve.
Mbaj në mend:
barazimi i barazimeve të reaksioneve oksido–reduktuese duhet të ushtrohet (sikur edhe të gjitha
barazimeve kimike).
Është e preferueshme së pari gjitha hapat të shkruhen ndaras. Madje pasi të ushtrohet mirë barazimi, mundet të
kryhen operacionet e domosdoshme “përmendësh” (kuptohet nëse nuk kërkohet, të tregohen gjitha hapat).
BARAZIMI I BARAZIMEVE TË REAKSIONEVE REDOKS
1. Gjenden elementet atomet e të cilëve e ndërrojnë vlerën e numrit oksidues.
2. Ndërrohet skema në të cilën paraqiten:
simbolet e këtyre elementeve, të ndara me shigjetë (edhe majtas edhe djathtas nga shigjeta, simboli i elementit të nëjtë);
nëse në ndonjërën nga formulat përskaj simbolit të elementit ka indeks, shkruhet edhe ai.
Mbi simbolet e elementeve shkruhen vlerat e numrit të tyre oksidues;
Skema kompletohet me shkruarjen e numrit të elektroneve që duhet të jepen (lirohen) ose të pranuara që të vijë deri te
ndryshimi i vlerës së numrit oksidues.
3. Me shumëzim me shumëzues të përshtatshëm, barazohet numri i elektroneve të liruara dhe të pranuara. Kuptohet, i njëjtë
duhet të jetë edhe numri i atomeve (e fundit është e rëndësishme nëse indekset përskaj simboleve të elementit në formulat
e reaktantëve dhe produkteve nuk janë të njëjta).
4. Koeficientët që në këtë mënyrë paraqiten para simboleve të elementeve në skemë barten në barazimin e pabarazuar.
5. Pa i ndërruar këta koeficientë, sipas mënyrës së rëndomtë kryhet barazimi i barazimit.
119
4.5. PROCESET KIMIKE NË INDUSTRI
Nocionet themelore
Reaksionet kimike – bazë për industrinë
Proceset kimike janë interesante edhe vetë për vete sepse mundësojnë të njihen, ashtu të thuhet, fshehtësitë e
natyrës. Me rëndësi të dihet cilat janë kushtet në të cilat reaksionet rrjedhin, çfarë është shpejtësia me të cilën
zhvillohen, çfarë janë ekuilibrat deri në të cilët arrijnë. E gjithë kjo e pasuron fondin e diturive të njerëzimit dhe
mundëson hapa të mëtutjeshëm në njohjen e natyrës.
Mirëpo, të mësuarit e reaksioneve kimike ka edhe një anë shumë praktike. Pikërisht, e gjithë industria kimike
është e bazuar mbi zhvillimin e reaksioneve kimike. Gjatë kësaj, qëllimi është reaksionet të zhvillohen në kahjen
e dëshiruar, të japin sa më shumë nga produktet e kërkuara për kohë të shkurtë, prodhimi të jenë më ekonomik,
ndërsa shpenzimet sa më të vogla. Për tu arritur gjitha këto, janë të nevojshme njohuri themelore (fundamentale)
njohuri nga degë të ndryshme të kimisë. Proceset që do ti mësojmë do ta tregojnë këtë.
Numër i madh i komponimeve organike zënë vend të rëndësishëm në industri. Ato që shfrytëzohen për prodhim
masiv të prodhimeve tjera janë të ashtuquajtura kemikate bazike. Në këto bëjnë pjesë:
hidroksidi i amonit (tretësirë ujore e amoniakut),
hidroksidi i natriumit,
karbonati i natriumit dhe hidrogjenkarbonati i natriumit,
acidi nitrik,
acidi sulfurik.
Me rëndësi ekonomike janë edhe disa prodhime përfundimtare prej të cilave në rend të parë mund të përmenden
plehrat artificiale.
Sipas asaj, është e rëndësishme të njihen karakteristikat kimike themelore dhe reaksionet për përfitimin e tyre
ose, nga ana tjetër, reaksionet në të cilat këto komponime marrin pjesë. Kuptohet, duhet të kuptohet edhe
rëndësia e komponimeve.
Të përfundojmë:
studimi i proceseve kimike është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i kimisë, por edhe për shkak të
aplikimit të njohurive në industrinë kimike;
është me rëndësi të njihen edhe karakteristikat themelore të kemikateve më kryesore (komponime që
kanë aplikim industrial), si edhe mënyrat e përfitimit të tyre.
120
HIDROKSIDI I AMONIT DHE HIDROKSIDI I NATRIUMIT
Amoniaku dhe hidroksidi i amonit– ndërtimi dhe vetitë
Një nga produktet më kryesore të industrisë kimike është komponimi –
amoniaku formula e të cilit, siç e din, është NH
3
, ndërsa ndërtimi i
molekulës (me të cilën shumë herë takohemi), është treguar në fig. 4.28 a.
Gjatë kushteve të rëndomta, amoniaku është gaz me erë të fuqishme të
pakëndshme. Në temperaturë prej rreth –33
C
*
mund të lëngështohet, ku
amoniaku i lëngët është tretës i cili ka veti të ngjashme si uji.
Amoniaku i gaztë mjaftë mirë tretet në ujë. Në tretësirën e ngopur përpjesa
e masës së amoniakut është rreth 28 %, ndërsa përqendrimi është rreth 15
mol/L. Tretësira e amoniakut në ujë rëndomtë quhet hidroksid amoni
(shih. fig. 4.34):
NH
3
(aq) + H
2
O(l) =
NH
4
(aq) + OH
–
(aq)
Në realitet, vetëm pjesë e vogël e molekulave të NH
3
pranojnë protone
nga molekulat e ujit (fig. 4.29) dhe për këtë arsye tretësirat e amoniakut
sillen si baza shumë të dobëta.
Bazat e forta (për shembull, tretësira e hidroksidit të natriumit) e shtytin
(zhvendosin) amoniakun nga tretësirat ujore të tij. Ajo ndjehet nga era
ose ndryshimi i ngjyrës në letrën e lagur të lakmusit.
Si substancë e pastër, hidoksidi i amonit nuk ekziston.
Me shumë jone metalike formon komplekse ammine.
Kështu, me tretësira që përmbajnë jone të bakrit (2+) formohen jone
…Cu(NH
3
)
4
†
2+
dhe tretësira ngjyroset në të kaltër të mbyllur (fig. 4.30
a), ndërsa me jone të argjendit formohet jone diaminargjend(I),
…Ag(NH
3
)
2
+
† që sjell deri te tretja e fundërrinës së AgCl (fig. 4.30 b).
*
Vlera e temperaturës nuk duhet patjetër të mbahet në mend.
a b
Fig. 4.28. Modelet për molekulën e
amoniakut ( a) dhe për jonin amonium
( b)
fig. 4.29. Vetëm pjesë e vogël e
molekulave të amoniakut me molekula
të ujit formojnë jone të amonit dhe jone
hidrokside
Dostları ilə paylaş: |