Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə38/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   113

 
103

  në rastin e katalizës homogjene, gjatë përqendrimit më të madh të katalizatorit vjen deri te rritja më e madhe 
e shpejtësisë së reaksionit, ndërsa te proceset e katalizës heterogjene ka ndikim madhësia e sipërfaqes së 
katalizatorit. 
Siç vëren: 
 katalizatorët janë substanca të cilat, duke ndryshuar rrugën e reaksionit sjellin deri në shpejtimin e 
tyre, ndërsa në fund të reaksionit mbeten kimikisht dhe kuantitativisht të pandryshuara; 
 në varësi nga ajo se a janë apo nuk janë reakatantët dhe katalizatorët në fazë të njëjtë, reaksionet 
katalitike mund të jenë reaksione të katalizës homogjene ose heterogjene
 ekzistojnë disa karakteristika të përbashkëta shumë të rëndësishme të katalizatorëve. 
Kataliza me enzime; reaksionet fotokimike  
Katalitike janë edhe shumë reaksione që zhvillohen në organizmat e gjallë. Kështu, si ndonjë lloj i 
katalizatorëve, veprojnë substanca që quhen enzime. Kështu, ekzistimi i një katalizatori në gjak (peroksidaza) e 
rrit shpejtësinë e reaksionit e shpërbashkimit të peroksidit të hidrogjenit për rreth 1,5 · 10
12
 herë 
(1 500 000 000 000 herë). 
Ezistimi dhe veprimi i enzimave janë të rëndësishme për funksionimin e normal të organizmave. Kështu, sinteza 
e poteineve (albuminave) është e pamundshme pa veprimin e enzimave. Gjatë çrregullimit të funksionit të 
enzimave, vjen deri te çrregullimi i disa proceseve të rëndësishme jetësore, e poashtu edhe deri te vdekja e 
organizmit. 
Enzimet janë proteine të formuara prej makromolekulave përmasat e të cilave janë midis atyre të molekulave të 
rëndomta ose joneve dhe agregateve prej grimcave të këtilla (substanca të ngurta). Mu për këtë, kataliza me 
enzime ka karakteristika që e afrojnë edhe deri te kataliza homogjene dhe heterogjene. Nganjëherë, veprimi i 
enzimave është i pamundshëm ose dukshëm i vështirësuar nuk janë të pranishme substancat që quhen koenzime
Pjesa më e madhe e enzimave karakterizohen me specificitet të shkëlqyeshëm – ato mund të veprojnë ose vetëm 
në një substancë (substratin e tyre), duke katalizuar vetëm një reaksion ose këtë ta bëjnë në disa substrate me 
strukturë të afërt, duke katalizuar një ose disa reaksione kimike të ngjashme. Me jalë të tjera, enzimi dhe 
substrati sillen si patent-çelësi dhe brava: çelësi mund të çelë vetëm një bravë
*
.  
Në molekulën e enzimit ekziston pjesë e cila në mënyrë 
strukturore është e ngjashme me ndërtimin e substratit 
mbi të cilin vepron enezimi. Mu në këtë pjesë 
mbindërtohet substrati i cili me enzimën formon një lloj 
kompleksi në të cilin vjen deri te rirregullimi i atomeve 
dhe formimi i grimcave të produkteve. 
Këto grimca pastaj ndahen nga enzimi, duke mundësuar 
që ai të pranojë grimca të reja prej produkteve (fig. 4.18). 
Kështu, sasi të vogla të enzimave mund ta katalizojnë 
reaksionin përkatës në sasitë e mëdha të substratit dhe ta 
shpejtojnë atë reaksion edhe për qindra herë edhe më shumë. 
Rezultati është – prej më shumë reaksioneve të mundshme, 
me shpejtësi të dukshme të rrjedhë vetëm njëri. 
Mirëpo, molekulat e enzimave kanë fleksibilitet të caktuar dhe mund ta ndërrojnë formën. Në këtë mënyrë mund 
të sqarohet fakti se disa enzime nuk janë absolutisht specifike, por mund të katalizojnë reaksione edhe në disa 
ose më shumë substrate. 
                                                           
*
 Mund të paramendojmë se enzimi është çelës, hapja është kataliza e ndonjë procesi kimik të caktuar, ndërsa brava është substrati. 
 
  
Fig. 4.18. Substrati dhe enzimi strukturalisht përputhen  


 
104
Si rezyme, mund të thuhet se  
 kataliza me enzime ka karakteristika të katalizës homogjene dhe heterogjene
 pjesë e madhe e enzimave tregojnë specificitet të shkëlqyeshëm; 
 sasi të vogla të enzimave mund të rrisin dukshëm shpejtësinë e reaksionit. 
Në mënyrë katalitike mund të vepron edhe drita – nën veprimin e saj të fillojë reaksioni, pastaj vetvetiu të 
zhvillohet më tutje. Reaksionet e tilla quhen fotokatalitike. Reaksionet fotokatalitike janë një prej dy llojeve 
kryesore të reaksioneve të cilat zhvillohen nën veprimin e dritës
Lloj tjetër i reaksioneve fotokimike janë ato që quhen fotolitike. Në këtë rast, absorbimi i dritës i shndërron 
grimcat e reaktantëve në grimca të produkteve (ose në ndonjë prej ndërmjetprodukteve) të reaksionit kimik. 
Kështu, drita paraqet reaktant të llojit të vetë
Përndryshe, a ke menduar se si do të dukej Toka kur nuk do të zhvilloheshin reaksionet fotokimike? 
Nuk do të mundej të kishte bimë: ekzistimi i tyre është i lidhur me procesin e fotosintezës – reaksion gjatë të cilit 
prej dioksidit të karbonit dhe ujit përfitohen karbohidrate dhe lirohet oksigjeni. Që të jenë i mundur ky reaksion, 
është e domosdoshme prezenca e substancës që quhet klorofil. Ajo i absorbon (i thithë) rrezet e dritës dhe 
mundëson që të kryhet procesi i fotosintezës (fig. 4.19).  
Ndërsa bimët janë themeli i ekzistimit të tërë botës së gjallë. Nuk do të 
kishte se kush do ta plotësonte oksigjenin në atmosferë, ndërsa nuk do të 
kishte as naftë e as qymyr  ato janë të formuara prej mbeturinave të bimëve 
të dikurshme. Nuk do të kishte as ushqim për shtazët barngrënëse, drithëra, 
perime dhe pemë për njerëzit. Nuk do të... 
Mirëpo, reaksionet fotokimike, ja pra, ekzistojnë. Siç thamë, në to drita luan 
rol të rëndësishëm. Por jo secila dritë, por vetëm ajo që mund të absorbohet. 
Nëse asnjëri prej reaktantëve nuk mund të absorbojë dritë, nëse gjithë 
reaktantët janë plotësisht transparent, drita nuk mundet të veprojë kimikisht. 
Duhet të përmendet se në reaksionet fotolitike shpejtësia e reaksioneve është 
proporcionale me sasinë e dritës së absorbuar, ndërsa prej kësaj madhësie 
varet edhe sasia e produkteve të formuara. Përkundër kësaj, sasia e 
produkteve që formohen në reaksionet katalitike nuk varet vetëm nga ajo se 
sa dritë është absorbuar (së paku nuk është proporcionale). 
Nga reaksionet fotokimike, përskaj fotosintezës së përmendur, mund të 
përmenden: 
o  reaksionet që sjellin deri në formimin dhe shpërbërjen e shtresës ozonike në atmosferë
*

o  proceset të cilat janë bazë e fotografisë (bardhë e zi ose kolor fotografisë) dhe ato gjatë fotokopjimit; 
o  proceset që sjellin deri në zbehjen e ngjyrave të mëndafshit kur këto i nënshtrohen dritës; 
o  reaksioni në të cilin përzierja e hidrogjenit dhe klorit (e cila është e përhershme në errësirë), eksplodon 
nëse është e ndriçuar me dritë të kaltër të cilën klori e absorbon  
dhe shumë të tjera. Përpiqu të gjesh, midis reaksioneve që i njeh ose proceseve me të cilat takohesh, të tilla siç 
janë ato fotokimike sipas natyrës së tyre. 
 
Të përfundojmë, 
reaksionet fotokimike janë ato të cilat zhvillohen nën veprimin e dritës së absorbuar ose janë të 
katalizuara nga ajo; reaksionet fotokimike mund të ndahen në fotolitike dhe fotokatalitike.  
                                                           
*
 Për hulumtimet në këtë fushë, tre shkencëtarëve Krucen …Crutzen†, Molina …Molina† dhe Roulend …Rowland† ju është ndarë çmimi i 
Nobelit për kimi në vit. 1995. 
 
Fig. 4.19. Fotosinteza te bimët 
(skematikisht) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə