16
më poshtë). Për shkak se numrat atomik të këtyre elementeve janë treshifrorë, edhe simbolet kimike të tyre do të
përmbajnë nga tri shkronja.
Së pari elementi i tillë ka qenë ai me numër rendorë 104 dhe ai ka marrë emrin
unnilkvadium. Pasi është
vërtetuar se elementet me numra rendorë prej 104 deri 111 janë përfituar me të vërtetë, emrat e tyre të deri
atëhershëm janë zëvendësuar me emra të ri:
raderfordium (Rf),
dubnium (Db),
siborgium (Sg),
borium (Bh),
ha-
sium (Hs),
majtnerium (Mt),
darmshtatium (Ds) dhe
rendgenium (Rg). Në vitin 2010, për elementin me numër
rendorë 112 publikisht është panuar emri
kopernikium (
copernicium) me simbolin Cn.
Tani për
tani simbolet
prej tri shkronjave kanë elementet me numër rendorë 113 ose më të madh.
Domethënë:
shenjat kimike (simbolet) janë të shkurta dhe janë shenja ndërkombëtare për elementet kimike;
simbolet janë marrë nga emrat latin të elementeve dhe përmbajnë një, dy ose tri shkronja prej të cilëve
vetëm e para është e madhe.
Gjatë leximit të shenjave kimike, ndaras thuhen (sipas emrit latin) secila shkronjë e simbolit. Kështu, simboli
klorit (Cl) lexohet
cë-lë, ai i natriumit (Na) lexohet
në-a, përderisa simboli Si (simboli kimik i siliciumit) thuhet
së-i. Ngjashëm veprohet edhe me simbolet tjera kimike.
Kështu, në fund të fundit,
Simbolet e elementeve (bile ato që takohen më shpesh) duhet të mbahen në mend.
Shifra
Emri
Simboli
Shifra
Emri
Simboli
1
un
u
6
heks
h
2
bi
b
7
sept
s
3
tri
t
8
okt
o
4
kvad
q
9
en
e
5
pent
p
0
nil
n
Përpos te elementet me numër rendorë 113 dhe më të madh, nuk ka mënyrë tjetër që ti mësosh simbolet kimike, përpos që ti mbash në mend.
Këtë mundet ta bësh vetë (përdor) në mënyrën të cilën më mirë të përgjigjet, ose së bashku me shok apo shoqe.
Vërejtje serize:
simboli i natriumit nuk lexohet na, ai i siliciumit nuk lexohet
si, ndërsa i hekurit gjatë leximit nuk është
fe,
por
fë
–
e!
17
Edhe formulat janë internacionale
Sikur simbolet kimike, edhe formulat kimike janë shenja
internacionale: pa marrë parasysh gjuhën, nëpë tekstet
kimike do të hasim formula si H
2
O, NaCl ose CH
3
COOH (te ne lexohet:
hë-dy-o,
n-a-cë-lë, përkatësisht
cë-hë-
tre-cë-o-o-hë; në gjuhë tjera leximi është i ndryshëm). Në secilën gjuhë, sikur ti themi formulat, do të kenë
kuptim të njëjtë.
Para së gjithash, formula kimike paraqet përshkrimin e shkurtë simbolik për emrin e komponimit
*
.
Nga formula
shihet se cilat elemente marrin pjesë në përbërjen e tyre, ose siç thuhet zakonisht formula e shprehë
përbërjen
kualitative të substancës.
Përpos asaj, formula mundet të shënojë edhe njësi të substancës së dhënë. Kështu, H
2
O
mund të shënojë një
molekulë ujë, ndërsa CH
3
COOH një molekulë acid acetik. Nëse ajo është
domethënia e formulës H
2
O, ajo tregon se molekula e ujit përbëhet prej atomeve
të hidrogjenit dhe të oksigjenit (kjo është
përbërja kualitative e saj) edhe atë prej
dy atomeve të hidrogjenit që janë të lidhura për një atom të oksigjenit (thjeshtë
formula e jep
përbërjen kuantitative). Se në molekulë ka dy atome të hidrogjenit
shihet nga
indeksi 2
është shifra e vogël që qëndron përskaj simbolit të
hidrogjenit, dhe se ka një atom të
oksigjenit nuk shihet por nënkuptohet. Me
fjalë të tjera, kur indeksi (treguesi) do të duhej të ishte 1, shifra (numri) nuk
shkruhet.
Kështu ngjashëm, nga formula e HCl për klorhidrikun shihet se ai është i formuar prej atomeve të hidrogjenit
dhe të korit edhe atë ashtu që duke u lidhur midis tyre, formojnë molekulë të kësaj substance.
Për ndryshe, gjatë shkrimit, indeksi qëndron më poshtë se simboli i elementit për të cilin nënkuptohet, sipas
përmasave është më i
vogël se ai dhe shkruhet
drejtë (jo pjerrtë). Me fjalë të tjera, nga pesë paraqitje më poshtë,
vetëm i
pari është i
drejtë!
Domethënë, kur do të shkruajmë H
2
O, kjo formulë mundet të shënojë një molekulë të ujit. Mirëpo, formula NaCl
shpesh herë nuk tregon një molekulë klorur natriumi, sepse gjitha substancat nuk
formohen nga molekulat,
ndërsa kloruri i natriumit është një nga substancat e tilla (ai, edhe kur është i pastër në gjendja agregate të ngurtë,
është i formuar prej grimcave të elektrizuara - joneve).
Mirëpo, formula e klorurit të natriumit mundet të shënojë njësi, por jo molekulë, por
njësi të definuar, të
formuar nga një jon i natriumit dhe një jon të klorurit. Kombinimi i këtillë më i thjeshtë i mundshëm i grimcave i
cili korrespondon me përbërjen e substancës
†
dhe i cili, me
marrëveshje, e konsiderojmë si njësi, e quajmë
njësi
të formulës. Njësitë e formulave të karbonatit të kalciumit, dioksidit të siliciumit dhe klorurit të magnezit (asnjë
nga këto substanca nuk është e formuar prej molekulave) do të jenë grupacione të atomeve të cilat munden të
shkruhen si CaCO
3
,
SiO
2
dhe MgCl
2
përkatësisht.
*
Tri formulat më lartë të përmendura tregojnë,
gjithsesi e din,
ujin, klorurin e natriumit dhe acidin acetik, përkatësisht.
†
Më hollësisht për atë se si formulat e tregojnë përbërjen e substancave, shih më poshtë.
H
2
O H2O H2O H
2
O H
2
O