18
Formulat përdoren edhe gjatë shënimit të
grupacioneve prej atomeve të
njëjta. Kështu, gazrat
hidrogjeni, oksigjeni, azoti, klori dhe tjera janë
formuar nga
molekulat dyatomike, ndërsa për
shënimin e tyre formulat siç janë H
2
, O
2
, N
2
, Cl
2
etj.
Formulat e njëjta shfrytëzohen për shënimin e vetë
substancave, nëse duam të theksojmë se ato janë
formuar prej molekulave të tilla. Kështu, sulfuri në
gjendje të ngurtë agregate përbëhet prej molekulave
tetëatomike (fig. 1.11) dhe, për tu theksuar ky fakt,
nganjëherë shfrytëzohet
formula S
8
dhe emri
oktasulfur
*
. Shumë më shpesh sulfurin e shënojmë
thjeshtë me simbolin S.
Nganjëherë në përbërjen e njësive marrin pjesë grupacionet e atomeve që edhe vetë sillen si
njësi. Kështu, në përbërjen e kripërave të acidit sulfurik hynë grupacioni SO
4
2-
joni sulfat.
Në rastin e tillë do të shkruajmë, të themi, Na
2
SO
4
, CaSO
4
dhe Al
2
(SO
4
)
3
.
Përndryshe, formulën e sulfatit të aluminit, Al
2
(SO
4
)
3
, do ta lexojmë “alëdy, sëokatër
triherë”.
Formulat japin informata edhe për përbërjen e
substancave dhe prej tyre mundet të shihet se
në çfarë
raporti sasiorë gjinden elementete që e përbëjnë substancën përkatëse. Kështu,
formula CaCO
3
tregon se në karbonatin e kalciumit raporti i sasive të
kalciumit,
karbonit
dhe
oksigjenit është 1 : 1 : 3.
Kuptohet, raportin e njëjtë të sasive do ta kemi edhe nëse formula do të ishte Ca
2
C
2
O
6
(raporti 2 : 2 : 6 është i njëjtë me 1 : 1 : 3). Mirëpo, nëse nuk kemi arsye speciale të
veprojmë ndryshe, zgjedhim
indeksat numërplotë më të vegjël të mundshëm. Në rastin,
karbonati kalciumit është formuar prej joneve të kaciumit dhe të karbonateve, dhe është
praktike të merret raporti më i vogël i mundshëm i sasive të joneve. Është e dukshme se për
karbonatin e kalciumit njësia e formulës do të jetë kombinimi i një joni Ca
2+
dhe një joni
CO
3
2
-
.
Nuk do të zgjedhim
indeksa më të vegjël të mundshëm atëherë kur duam që me formulën ta
tregojmë
ndërtimin e njësisë. Kështu, formula e benzenit (C
6
H
6
) tregon se raporti i sasive të
karbonit dhe hidrogjenit në komponimin është 6 : 6 ose, që është e njëjtë me, 1 : 1. do të
kishim mundur të zgjedhim mundësinë mëtë
thjeshtë dhe benzenin ta shënojmë si CH,
ashtu sikur vendosëm që formulën e klorurit të natriumit do ta shkruajmë si NaCl, ndërsa
atë të karbonatit të kalciumit si CaCO
3
. Kështu sot askush nuk vepron kështu sepse dihet se
molekulat e benzenit janë të formuara prej gjashtë atomeve të karbonit dhe gjashtë atomeve
të hidrogjenit (fig. 1.12),
dhe formula C
6
H
6
e tregon këtë fakt
madje edhe atëherë kur na
shërben si shenjë për substancën. Përpos kësaj, edhe në substanca
tjera (për shembull, te
etini, C
2
H
2
), poashtu kemi raport 1 : 1 të sasive të karbonit dhe të hidrogjenit, ashtu që nga
formula CH nuk do të ishte e qartë se për cilën substancë bëhet fjalë.
*
Nëse kështu veprojmë, emri i substancës së formuar prej molekulave të H
2
do të
ishte dihidrogjeni, ai i oksigjenit të gaztë do të ishte
dioksigjen dhe ngjashëm.
Fig. 1.10. Kah definicioni për njësinë e formulëson te substanca
e llojit të NaCl (majtas) dhe të MgCl
2
(djathtas)
Fig. 1.11. Modeli
për strukturën e
sulfurit të rëndomtë
Fig. 1.12. Modelet
për ndërtimin e
molekulave të
benzenit (lartë) dhe
të etinit
njësi e formulës njësi e formulës
19
E gjithë kjo,
formulat kimike shpesh e zëvendësojnë emrin e një substance, mundet të shënojnë edhe një molekulë
ose një njësi të formulës të substancave;
formulat e shprehin edhe përbërjen (kualitative dhe kuantitative) të substancave ose të njësive prej të
cilave ato përbëhen.
Atë qe e mësuam, shkurtimisht mund ta prezantojmë me ndihmë të skemës së dhënë më poshtë. Mësoje mirë dhe
shfrytëzoje atë mirë çdo herë kur të nevojitet ose kur të jesh në dilemë.
Nëse je i sigurt se e gjithë të është e qartë, kalo skemën dhe lexo më tutje.
Të përfundojmë:
kur duam të shprehim jo vetëm përbërjen e komponimit, por edhe atë të njësive ndërtuese, mundet të
përdoren edhe koeficientë që nuk duhet të jenë patjetër numrat më të vegjël të mundshëm të plotë.
Shfleto deri në fund këtë tekst. Përpiqu, që në bazë të njohurive të
deri tanishme, të vlerësosh se cilat substanca prej atyre që janë prezantuar
me formula janë formuar të cilat nuk janë ndërtuar prej molekulave.
Formo idetë të njërave dhe të tjerave dhe ruaji ato. Në listë le të ketë nga dhjetra formula të njërit lloj dhe të tjetrit. Në fund të vitit shkollorë
bëj të njëjtën edhe një herë.
Krahaso dy listat. A janë të njëjta? A ke mësuar diçka të re?
FORMULA
TREGON NJËSI
TREGON SUBSTANCË
S i m b o l e t k i m i k e t r e g o j n ë a t o m e
.
S i m b o l e t k i m i k e s h ë n o j n ë e l e m e n t e .
Indeksat (çdo herë numë plotë) tregojnë numrin e
atomeve për llojin e dhënë në njësinë.
Indeksat i japin raportet e sasive të substancave të
elementeve ose grupeve prej të cilëve është
formuar.
Nëse nuk ka arsye që na detyrojnë të veprojmë
ndryshe, e zgjedhim raportin
më të vogël të
mundshëm të indeksave.
Indeksi 1 nuk shkruhet.
Indeksi 1 nuk shkruhet.
Kur në përbërjen e njësisë hyjnë grupe të atomeve
që përsëriten, këto grupe shënohen në kllapa, edhe
me indeks pas kllapave shënohet numri i grupeve të
këtilla. Ky indeks vlen për gjithë përmbajtjen në
kllapa. Gjatë përcaktimit të numrit të atomeve të
llojit të caktuar, me indeksin jashtë kllapave
shumëzohen indeksat që qëndrojnë përskaj
simboleve të elementeve të elementeve në kllapa.
Kur në përbërjen e njësive prej të cilave është
formuar substanca ka grupe atomike që përsëriten,
ato shënohen në kllapa, me indeks
pas kllapave
shënohet numri i grupeve të tilla. Indeksi
nënkupton tërë përmbajtjen në kllapa. Për gjetjen e
sasive të elementeve të cilat marrin pjesë në
formimin e kësaj substance, me indeksin e jashtëm
shumëzohet secili prej indeksave në kllapa.