12
Domethënë,
vetitë e substancave mundet të jenë fizike dhe kimike, me çka me vështrim më lehtë mund të vërtetohen
disa veti fizike;
nëse vjen vetëm deri te ndryshimi i vetive fizike (pa ndryshim të natyrës kimike të substancave),
ndryshimet janë fizike, ndërsa nëse një ose më shumë substanca kalojnë në një ose më shumë substanca,
flasim për ndryshime kimike.
Përzierjet
Dy ose më shumë substanca mund të
përzihen dhe të formojnë sistem që quhet
përzierje
*
. Kur në përzierje ka
më shumë se një nga substancat që e përbëjnë
†
, konstituentët tjerë mund ti konsiderojmë si
papastërti ose
primesa. Çështje e përgjigjes është të përcaktohet se kur një konstituent do ta konsiderojmë si primesë.
Përzierjet mundet të jenë
homogjene dhe
heterogjene. Te përzierjet homogjene nuk ekzistojnë kufij, ndërsa në
përzierjet heterogjene ka kufij që ndajnë pjesë me veti të ndryshme. Kuptohet, homogjene
ose heterogjene mund
të jenë edhe sistemet e formuara nga një substancë e njëjtë. Kështu, uji i lëngtë është sistem homogjen, ndërsa uji
në të cilin ka akull është sistem heterogjen.
Nganjëherë është menjëherë e dukshme se bëhet fjalë për përzierje. Për shembull, në gurin e rërës ose në rërën e
ndonjë plazhi (fig. 1.6) lehtë vërehen pjesë me ngjyra të ndryshme.
Është më e vështirë me vështrim të përafërt të vërtetohet se një lëng pa ngjyrë dhe i tejdukshëm është uji i njëjtë,
tretësirë e sheqerit në ujë ose tretësirë e kripës së kuzhinës në ujë (tretësirat janë përzierje
homogjene).
Megjithatë, tretësira ujore e sheqerit mundet të ndahet në pjesë përbërëse nëse uji avullohet dhe pastaj
lëngështohet (veprimi quhet
distilim) me çka mbetje do të jenë sheqeri. Për ndryshe, ekzistojnë edhe veprime
tjera për ndarjen e përzierjeve. Të tilla janë, të themi,
filtrimi (fig. 1.7
a),
dekantimi
‡
(fig. 1.7
b),
ekstraktimi
§
(fig. 1.7
c) dhe mjaftë të tjera.
Shkurtë thënë,
Përzierjet mund të jenë homogjene dhe heterogjene, ndërsa substancat që e përbëjnë përzierjen mundet
të ndahen duke shfrytëzuar veprime që nuk e ndryshojnë natyrën e konstituentëve.
† Substancat të cilat e përbëjnë një sistem do ti quajmë
konstituent të tij.
‡
Dekantimi paraqet derdhjen e kujdesshme të lëngut, me çka substanca e ngurtë mbetet në enë (shih. fig. 1.7
b).
§ Ekstraktimi është veprim me të cilin substanca e tretur në ndonjë tretës prej tij tërhiqet me ndihmën e tretësit tjetër në të cilin ajo më shumë
tretet. Për këtë qëllim ekzistojnë hinka ndarëse (fig. 1.7
c).
Fig. 1.6. Gurë rëre dhe kokrra të rërës
13
Ndërtimi i substancave
Siç e din, substancat janë të formuara
prej grimcave, molekulave, atomeve ose joneve. Me që, kështu të themi,
substancat janë të ndërtuara prej këtyre grimcave, për ato do ta shfrytëzojmë emrin
njësi ndërtuese. Praktikisht këto
grimca në një farë mënyre janë të lidhura njëra me tjetrën. Për mënyrat në cilat ajo ndodhë do të flasim më vonë.
Substancat e pastra mundet të formohen vetëm nga një lloj i atomeve ose në ndërtimin e tyre të marrin pjesë dy
ose më shumë lloje të atomeve.
Kur në ndërtimin e substancës së njëjtë marrin pjesë vetëm një lloj atomesh ose siç thuhet, kur substanca është
homoatomike
*
, flasim për
substancë të thjeshtë. Nganjëherë përdoret edhe emri
substancë elementare, por në
këtë kuptim nuk guxon të përdoret emri
element
†
. Nëse, njësitë ndërtuese janë të formuara prej llojeve të
ndryshme të atomeve, fjala është për
komponim. Komponimet janë substanca
heteroatomike
‡
.
Skematikisht kjo mundet të paraqitet kështu:
†
Elementi është grup i atomeve me numër të njëjtë të protoneve në bërthamë (për këtë shih më poshtë, faq. 220). Kështu, në përbërjen e
gazit të dioksidit të karbonit marrin pjesë elementet
karboni dhe oksigjeni, por këto nuk janë karboni i ngurtë dhe oksigjeni i gaztë.
‡ Në përkthim– atomesh të ndryshme.
Shiko rreth teje. Përpiqu të gjesh sa më shumë substanca dhe të vërtetosh se a është fjala për substanca të njëjta ose përzierje. Ke kujdes:
sipas pamjes së tyre përzierjet mundet të duken sikur të jenë të njëjta, sipas pamjes së jashtme, nuk ka dallim të posaçëm midis ujit dhe ujit
në të
cilin kemi tretur pak sheqer, por ka dallim në shije, dhe në densitet, temperaturën e vlimit etj.)!
Përgatit tabelë në të cilën do ti shënosh substancat të cilat i ke vërejtur, vlerësimi yt për atë se a është fjala për substanca të njëjta ose
përzierje dhe vlerësimi për atë se a mundet ti konsiderojmë si
materiale.
Përskaj kësaj, në tabelë përshkruaj edhe vetitë që mundet ti vërtetosh dhe përcaktoi se a janë fizike ose kimike.
a
b
c
Fig. 1.7. Filtrimi (
a), dekantimi (
b), hinka ndarëse (
c)
SUBSTANCAT E
PASTRA
SUBSTANCA TË
THJESHTA
KOMPONIMET
homoatomike
heteroatomike