14
Ekzistojnë substanca të thjeshta që formohen nga lloji i njëjtë i atomeve
si substanca tjera të
thjeshta, por njërat prej të tjerave dallohen sipas
mënyrës në të cilën atomet janë të lidhura midis tyre.
Kështu, edhe oksigjeni edhe ozoni përbëhen nga atomet e elementit të
oksigjenit, mirëpo në rastin e parë njësitë ndërtuese janë molekula të
formuara prej dy atomeve, ndërsa në të dytin prej tre atomeve (fig. 1.8).
Substanca interesante
bakminsterfullereni është emërtuar prej
molekulave që përmbajnë nga gjashtëdhjetë atome të karbonit të lidhura
ashtu që molekula ti ngjajë topit të futbollit (fig. 1.9
a), ndërsa në
strukturën e grafitit atomet e karbonit formojnë shtresa (fig. 1.9
b). Vetëm prej atomeve të karbonit përbëhet
edhe diamanti (fig. 1.9 c), por ato janë të rradhitura ndryshe krahasuar me grafitin (çdo atom i karbonit është i
lidhur me katër atome tjera).
Dallime në ndërtim ka edhe midis sulfurit rombik dhe monoklinik (për këto substanca ke mësuar në shkollën
fillore). Ekzistojnë edhe shembuj tjerë.
Me siguri e din që kur dy ose më shumë substanca të thjeshta dallohen për nga mënyra në të cilën janë
lidhur
atomet në ato ose në cilën mënyrë janë grupuar njësitë ndërtuese (nëse është fjala për kristal), flasim për
modifikime alotropike
*
. Bakminsterfullereni, grafiti dhe diamanti janë modifikime alotropike të karbonit.
Të përsërisim:
njësitë ndërtuese në substancave janë të lidhura njëra me tjetrën;
kur ekziston vetëm një lloj i njësive ndërtuese, flasim për substancë të njëjtë;
kur substanca e njëjtë është formuar nga një lloj i atomeve, ajo është substancë e thjeshtë, ndërsa në
rastin e kundërt bëhet fjalë për komponim;
kur dy ose më shumë substanca të thjeshta dallohen sipas ndërtimit të tyre, flitet për modifikime
alotropike.
*
Nganjëherë modifikimet alotropike konsiderohen si
forma të ndryshme të substancës së njëjtë.
Fig. 1.8. Modelet e molekulave të
oksigjenit të thjeshtë
dhe ozonit
a
b
c
Fig. 1.9. Modele për ndërtimin e bakminsterfullerenit (
a), të grafitit (
b) dhe të diamantit (
c)
15
1.2. GJUHA E KIMISË
SIMBOLET DHE FORMULAT KIMIKE
Alfabeti i kimisë
Mjet komunikues midis njerëzve janë të folurit dhe shkrimi. Njerëzit flasin në gjuhë të ndryshme, ndërsa kur
shkruajnë, dallohen jo vetëm për nga gjuha, por edhe për nga alfabeti që e përdorin. Kështu është
edhe me
kiminë dhe me ata që merren me kimi. Mirëpo, ata kanë një gjuhë të përbashkët, gjuhën e shenjave kimike
(përkatësisht simboleve kimike) në të cilën çdo simbol është shkronjë e llojit të vetë. Prej këtyre “shkronjave” të
njëjta formohen edhe “fjalë” formulat kimike. Pa marrë parasysh se në cilën gjuhë është shkruar tekst në lidhje
me kiminë, ai përmban simbole të
njëjta kimike,
në mënyrë të njëjtë janë të shkruara edhe
formulat kimike. Në secilën gjuhë (shih djathtas, pjesën nga një tabelë japoneze të sistemit
periodik)
H është simboli kimik për hidrogjenin dhe nuk duhet të kuptohet gjuha përkatëse, që
kjo të shihet. Aspak nuk është me rëndësi që nuk i kuptojmë shenjat kimike nën simbolin kimik
të hidrogjenit.
Simbolet kimike përdoren edhe në një mënyrë tjetër. Pikërisht, nëse duam të shënojmë
një atom
të hidrogjenit do të përdorim përsëri simbolin e hidrogjenit H, ndërsa një atom të oksigjenit do ta shënojmë me
O. Nga mbetja e tekstit duhet të kuptohet se ç’është ajo shenjë për
elementin ose për
një atom të atij elementi.
Simbolet janë nxjerrë nga emrat latin të elementeve
*
dhe patjetër e përmbajnë
shkronjën e parë të emrit. Për
shembull, nga emri latin i hidrogjenit (hydrogenium)
rrjedh simboli H, nga emri latin i oksigjenit (oxygenium)
rrjedh simboli kimik O etj. Kur ka më shumë elemente emrat latin të të cilave fillojnë me shkronjën njëjtë,
përskaj të parës, merret
edhe ndonjë shkronjë karakteristike. Ajo mundet, por nuk është patjetër të jenë
shkronja e dytë e e emrit latin. Kështu, nga emri i heliumit rrjedh simboli He, nga emri holmium simboli Ho,
nga emri latin për zhivën hydrargirum (hidrargirum) nxirret simboli Hg në të
cilin siç shihet, nuk është marrë
shkronja e dytë, por madje shkronja e shtatë.
Deri para një kohe të shkurtë, simbolet kimike kanë përmbajtur një ose dy shkronja. Mirëpo para disa viteve
është bërë një marrëveshje që emrat e elementeve përfitimi i të cilëve nuk është vërtetuar duhet të formohen në
mënyrën që nga rrënja e fjalëve latine dhe greke që i tregojnë shifrat në numrin rendorë (atomik) (shih tabelën
*
Emrat e pranuar të elementeve të njohura deri më tani, së
bashku me simbolet e tyre, janë dhënë në Shtesën
A4. Janë numëruar elementet
deri te kopernikumi. Gjitha elemente vijuese do të kenë emra dhe simbole të cilat janë fituar në mënyrë sistematike (shih më poshtë).
† Kuptohet nëse simboli kimik përbëhet vetëm nga një shkronjë, kjo do të shkruhet si e madhe. Kështu, simboli kimik për oksigjenin është
O, e jo
o!
Kujdes:
vetëm shkronja e parë e simbolit kimik është e
madhe
†
dhe kjo duhet të miret parasysh gjithnjë që të mos krijohet
huti. Kështu, simboli kimik për kobaltin është Co, ndërsa CO tregon monoksidin e karbonit!