Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə4/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
1   2   3   4   5   6

My Computer Ikonen me emrin egoist My Computer (Kompjuteri Im) duhet ta perfytyroni si etiketen e nje dosjeje te madhe qe permbledh gjithe njesite qe jane te perfshira ne kompjuter.

P.s. Me njesi kam parasysh gjithe pjeset e ndryshme fizike te cilat perbejne nje sistem, si p.sh drajverat e disketave (3.5 ose 5.5), Hard Diskun (i cili mund te jete i ndare ne disa pjese E, G, H etj), CD Rom-in i cili perfaqesohet nga nje germe e caktuar, draiverat e disketave, printerat, etj.

Germa qe perdoret per emerimin e draiverave apo CD-ROMit varet nga numri i disqeve te ngurte, (hard disqeve) qe jane ne sistemin tone. Ne pergjithesi germat A dhe B ruhen per emerimin e disketave, C per diskun e pare, (qe ne hardwerin e sistemit emerohet “Primary Master”), e keshtu me rradhe. Nje ikon tjeter qe shohim ketu eshte ajo e “Control Panel”-it, te cilin e kemi permendur edhe me siper. Ikona “Printers”, perfshin printerat e lidhur ne kompjuterin tone ose printerin e ri qe duam te lidhim, dhe “komshillekun” e kompjuterave te tjere te lidhur ne rrjet ( nqs. jemi te lidhur ne rrjet).

Duke dabellklikuar ne secilen prej ikonave koresponduese te njesive te mesiperme mund te shikojme permbajtjen e: disketes, Hard Diskut, CD-ROM-it, rrjetit, etj.Gjithashtu mund te hyjme ne Control Panel, te shtojme ose heqim nje printer dhe te operojme me rrjetin e kompjuterave te cilit i perkasim.

RightClick (klikimi i djathte) ne ikonen e My Computer do te hapte nje dritaren me nje sere opcionesh me te cilat ne mund te veprojme mbi kompjuterin tone. Psh. me ane te opcionit Properties hapet dritarja System Properties dhe ne mund te shikojme karakteristikat e kompjuterit qe perdorim; variantin e sistemit operativ, serine e mikroprocesorit, madhesine e kujteses RAM etj.
Windows EXPLORER Ne Windows ’95 per te arritur nje qellim te caktuar mund te perdoresh menyra te ndryshme. Windows EXPLORER eshte nje program i fuqishem ndihmes qe lejon te shikojme dhe manaxhojme menyren e organizimit te te dhenave ne kompjuterin tone. Exploreri eshte forma me e hollesishme ne te cilen mund te shohim te dhenat (failat dhe folderat ne kompjuterin tone). Failat dhe folderat (dosjet) ne Explorer jane te organizuara sipas principit te pemes. Ekziston rrenja dhe ne te jane te vendosura deget (Folderat) e gjethet, (te cilat perfaqsophen nga failat). Keshtu psh. per te arritur tek faila Calculator duhet te dabellklikojme ne rrenjen C, pastaj ne Folderin Windows ne te cilin ndodhet kjo fail. Po te shikojme me kujdes do te verejme pranine e disa shenjave Plus (+) ne anen e majte te dritares se Explorerit prane disa prej folderave. Kjo tregon se ato keta foldera kane nen veten e tyre nenfoldera te tjere, (duke perdorur gjuhen e DOS-it, nendrejtori). Duke klikuar ne shenjen plus ose dabellklikuar ne emrin e folderit do te na hapet ne anen e djathte te dritares se Explorerit permbajtja e tij (failat dhe folderat qe ndodhen ne te).

Me anen e menuse “View”, te segmentit te menuve mund te ndryshojme pamjen e afishimit te failave dhe folderave, ne ikona te medhaja, ikona te vogla, liste horizontale e padetajuar, dhe liste vertikale e detajuar ku jepet informacion mbi daten e krijimit apo te ndryshimit te saj, madhesine, etj.

Nqs. klikojme me mausin e djathte, (ne anglisht rightclik – shqiptohet raitklik), mbi nje fail apo folder ne Explorer, atehere do te na shfaqet lista e komandave qe mund te perdorim mbi kete objekt.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_32a5162b.png

Konkretisht:

Hyjme ne drejtorine e Windows-it e cila eshte e vendosur normalisht poshte draiverit “C”.

Duke perdorur butonat e levizjes, horizontale e vertikal, ne varesi te menyres se afishimit te failave qe kemi zgjedhur, zhvendosemi ne kete drejtori derisa gjejme failen Calculator, (e cila eshte e emerua CALC). Ne figuren e mesiperme eshte treguar shembulli ku jepet informacion i detajuar mbi failat.

Klikojme me butonin e djathte te mausit dhe shohim listen e opcioneve qe do te afishohet.

Shumica e komandave jane te vlefshme, e kjo kuptohet nga fakti qe ato jepen me germa te erreta.

Shumica e perdorimit te ketyre opcioneve kuptohen nga vete emerimi i tyre. Keshtu p.sh duke klikuar ne opcionin (Open), behet egzekutimi i programit, mund ta dergojme ne printer, ose ne diskete (Send To), mund ta fshijme ose ta kopjojme (Cut ose Copy), mund te ndryshojme emrin e saj, (Rename), mund ta dergojme ne Recycle Bin (Delete), mund te krijojme ShortCut (Create ShortCut). Ne fund kemi mundesi te shohim karakteristikat e kesaj faile, duke perdorur opcionin e fundit ne liste (Properties).

Ne “explorer”, ne ngjashmeri me “File Manager”-in qe kishim ne Windows 3.xx, egziston mundesia per te levizur nje fail nga nje folder ne nje tjeter, (apo per ta kopjuar ate), duke perdorur veprimin e quajtur “Drag and Drop”, (terhiq dhe lesho). Per kete perdoren ose ndiqen keto hapa:



  • Ne fillim behet zgjedhja apo selektimi i failave qe do te perfshihen ne kete veprim, (mund te perdoret mausi, ose shigjetat e levizjes, nderkohe qe butoni “Shift mbahet i shtypur). Ne rast se duam qe te selektojme nje grup failash te cilat jane larg nga njera tjetra, apo te ç’selektojme disa prej atyre qe kemi selektuar, mbahet i shtypur butoni CTRL, nderkohe qe klikohet me maus mbi failat te cilat duam te selektojme apo ç’selektojme.

  • Klikohet mbi njeren prej failave te selektuara, dhe mbahet mausi i shtypur.

  • Duke pasur mausin e shtypur, levizet grupi i selektuar ne folderin ku duam qe ti vendosim, (kopjojme apo levizim). Vini re se drejtoria ku do te kalohen failat e selektuara, ngjyroset ne blu, kur ne zhvendosemi siper saj. Gjithashtu jo ne ç’do pike te ekranit kemi mundesi qe te behet kopjimi i failave, e cila kuptohet nga shenja e ndalimit qe shoqeron keto vende.

  • Pasi vendosemi ne drejtorine e duhur behet leshimi i mausit. Kopjimi apo levizja tregohet ne menyre vizuale, ne formen e fleteve te letres te cilat “fluturojne” nga njeri folder ne nje tjetrin.

S
hortCut Keshtu quhen ikonat qe shohim ne desktop dhe qe kane ne cepin e majte poshte nje shigjete te vogel ne nje kuadrat te bardhe. ShortCut-et, (lexohet – shortkat), jane ne te vertete vetem etiketa te programeve qe perfaqesojne. Kjo tregon se secilit program apo Folder ne mund t’i krijojme nje ShortCut ne Desktop, (apo kudo tjeter), duke krijuar keshtu lehtesi per arritjen e tyre me nje dabellklikim te vetem pa patur nevoje per kerkimin e tyre, me ane te “Explorer”-it, “My Computer”, “Find”-it, etj. Fshirja e nje ShortCut-i s’do te thote se fshihet edhe programi qe ai perfaqeson. Keshtu po te raitklikojme ne nje ShortCut te caktuar dhe te klikojme ne opcionin Properties do te veme re se volumi i tij eshte ne pergjithesi vetem 1 Kb, ne nje kohe qe programi qe ai perfaqeson mund te jete voluminoz shpesh edhe ne MegaByte. Pra nje avantazh i dyte ne perdorimin e ShortCut-eve eshte fakti se ne mund te punojme me ShortCut-et, pa rrezikuar failat origjinale.http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_2207a8c2.png

Ka dy menyra per krijimin e ShortCut-eve. Mund te raitklikojme ne programin apo folderin te cilit duam t’i krijojme ShortCut dhe te zgjedhim nga lista e opcioneve Create ShortCut, ose thjesht duke klikuar ne objektin e kerkuar me butonin e djathete te mausit (rajtklik) dhe duke e terhequr ate ne siperfaqen e punes (desktop).Ne momentin qe do te leshojme butonin e mausit do te na shfaqet nje liste opcionesh ku duhet te zgjedhim ShortCut. ShortCut-it te krijuar ne Desktop mund t’i ndryshojme emrin thjesht duke klikuar ne titullin e tij dhe duke shkruar ate qe desherojme.

Recycle Bin Koshi i riciklimit (Recycle Bin) eshte nje elementi i ri per Windows ’95. Shpesh ndodh qe pendohemi per nje program apo faile te fshire. Ne Windows ’95 duke fshire nje faile (me komanden DELETE) ne nuk e asgjesojme ate perfundimisht por e dergojme ate ne nje hapesire te caktuar te memorjes se ngurte te kompjuterit, (“HardDisk”), qe quhet Recycle Bin. Vini re se dritarja qe hapet duke dabellklikuar mbi ikonen “recycle bin”, eshte e ngjashme me çdo dritare tjeter te Windows 95-ses.




http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m3e2fb02f.png

Eshte e lehte per te kthyer nje file te fshire ne vendin ku ajo ishte perpara ketij veprimi. Mjafton te hapim Recycle Bin (duke dabellklikuar ne ikonen e tij ne desktop), te gjejme kete file ne listen e afishuar dhe te klikojme ne komanden RESTORE ne menune FILE te segmentit te menuve. Gjithashtu jepet mundesia qe faila e cila mund te rikuperohet te mund te vendoset jo ne vendndodhjen origjinale, por ne nje folder apo drejtori tjeter, te ndryshme nga ajo origjinale. Duke klikuar me mausin e djathte, kemi mundesi qe te percaktojme karakteristika te ndryshme qe kane te bejne me fshirjen e failave, si p.sh se sa eshte madhesia e harddisk-ut qe do te rezervohet per ruajtjen e failave te fshira, etj. Ne rast se ne kemi faila te fshira te cilat ruhen ne recycle bin, dhe hapesira e lire e diskut mbaron, merret nje mesazh i cili lajmeron se nuk kemi me hapesire te lire, dhe pyetet nese duam te fshijme failat te cilat jane ruajtur ne recycle bin.

Gjithashtu ne kemi mundesi qe te pastrojme recycle bin-in ne çdo kohe, Per kete klikojme me butonin e djathte te mausit, dhe me pas klikojme ne opcionin “Empty Recycle Bin”.

Klikimi me butonin e djathte te mausit ne desktop. Nje veprim shume i perdorur eshte ai i ndryshimit te karakteristikave te desktopit. Ka dy menyra per te kryer nje veprim te tille.

Duke dabellklikuar mbi ikonen “Display”, e cila ndoshet ne seksionin “Control Panel”.

Duke klikuar me mausin e djathte ne hapesiren e lire te desktopit, dhe ne opcionet qe do te shfaqen klikohet ne opcionin “Properties”. Ne dy rastet do te hapet dritarja “Display Properties”. Duke perdorur butonat ne fillim te kesaj dritareje “Background”, “Screen Saver”, “Apperance”, “Settings”, ndryshohet pamja e desktopit, mund te ndryshohet Screen Saver-i, e ngjyrat e butonave apo komandave, rezolucionin apo ndryshe cilesne e ekranit, etj.

Duke perdorur butonin “Background”, mund te vendosim pamje te ndryshme ne desktopin e kompjuterit. Opcioni “Tile”, (nga “Display”) ben qe figura te shtrihet ne te gjithe desktopin, nderkohe qe ai “Center” ben qe figura te zere nje pozicion qendror ne te.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_63d41eba.png
Microsoft Word
HYRJE
Miresevini ne Microsoft Word for Windows.
Ky kurs leksionesh ka si qellim familjarizimin tuaj me Microsoft Word for Windows dhe aftesimin tuaj ne perdorimin e ketij programi per qellimet tuaja. Kryesorja ne kete cikel eshte qe materiali eshte i ndertuar ne menyre te tille qe te jete i vlefshem edhe per fillestaret qe s’kane “pare ndonjehere tastjere me sy” dhe per fatlumet qe kane rastin te punojne ne kompjuter por jane gati te ekzekutojne pa gjyq shpikesin e tortures se quajtur “kompjuter”. Me fjale te tjera ne kete kurs leksionesh theksi me shume eshte vene ne perdorimin praktik te Microsoft Word for Windows se sa ne hollesite teknike te cilat jane te rendesishme vetem per ata qe i kane shpikur.

Kursi Microsoft Word for Windows eshte munduar te bashkoje mesimin me zbavitjen. Kjo s’do te thote qe njohurite qe do te merren do te jene qesharake. Jo. Menyra e dhenies do te jete zbavitese...


Per lehtesi Microsoft Word for Windows eshte quajtur thjesht Word (shume emer perkeledhes apo jo...). Ne Word shumica e komandave jepen me ane te mausit (po pra, per miun e kam fjalen), por ka raste kur duhet perdorur tastjera. Ne kete kurs ju do te ndesheni me dy forma komandash nga tastjera.
Kur shkruhet: Alt,I,L
do te thote qe ne fillim shtypet dhe leshohet butoni Alt, pastaj shtypet dhe leshohet butoni I dhe ne fund po ashtu shtypet dhe leshohet butoni L.
Ndersa kur shkruhet:

Alt+I+L

kjo do te thote qe duhen shtypur njekohesisht butonat Alt, I, L dhe njekohesisht duhen leshuar.


Keshtu pra pervishni menget (sidomos ju qe jeni me menge te gjata) dhe perpara per t’u njohur nga afer me Wordin.
BAZAT E WORDIT
Ne kete kapitull....


  • Si te futemi ne Word

  • Cfare shikojme ne ekranin e Wordit

  • Si te fusim tekstin

  • Si te redaktojme nje dokument

  • Ku te kerkojme ndihme

  • Si te printojme nje dokument

  • Si te ruajme punen e bere

  • Si te mbyllim nje dokument

  • Si te levizim neper dokument

  • Si te dalim nga Wordi


SI TE FUTEMI NE Word
Ka shume metoda per tu futur ne Word por jo per mendjemadhesi po thjesht rastesisht metoda me e mire dhe me e lehte eshte po te ndiqni rrugen qe do tu tregoj une:
1. Pergatitja.

Aspekti fiziko-psikologjik i pergatitjes. Kontrolloni mos keni harruar deren ose cezmen hapur, shuajeni soben sepse elektriku eshte shtrenjtuar shume kohet e fundit, mos mendoni per fajdet per rreth 30 sekonda dhe merrni fryme thelle.


2.Ndizni kompjuterin, monitorin dhe gjithshka tjeter qe duhet ndezur.

Si rregull ndezja e komjuterit shoqerohet me ndezjen e gjithfare sinjalesh jeshile. Sa me shume sinjale jeshile aq me seriozisht e keni permbushur fazen e pare dhe aq me mire e keni ndezur kompjuterin.


3. Gjeni ne butonin START

Shikojeni ekranin me sy kritik dhe pasi ta gjeni klikoni ne butonin START.Me qe ra llafi ai ndodhet ne cepin e majte te ekranit, poshte ( te pakten aty eshte te ky kompjuteri im). Nqs. butoni fshihet ose nqs. ju e keni kaluar pa gjume naten e fundit dhe syte ju shikojne vetem miza laramane atehere shtypni nga tastjera Ctrl+Esc (dmth. njekohesisht butonat Ctrl dhe Esc).




  1. Zgjidhni komanden Programs

Ne listen qe do te hapet klikoni ne Microsoft Word. (Ose nqs. Microsoft Word nuk ndodhet ne liste atehere klikoni ne Microsoft Office dhe pastaj aty ne Microsoft Word)
Degjoni me respekt gumezhitjen e bezdisshme te te perbrendeshmeve te komjuterit dhe ja...Wordi u shfaq ne ekran me te gjithe madheshtine e tij egoiste.
Ç’FARE SHIKOJME NE EKRANIN E WORDIT .
Mbas shfaqjes se Wordit ne ekran shihet nje si flete e bardhe letre me nje pafundesi friksuese butonash, fjongosh, zilesh, figurash te vogla qe gjyshja ime i quan me nje emer te vetem permbledhes “çiklamina”.

Secili nga keto elemente sherben per nje funksion te caktuar ose jep nje informacion te caktuar. Tamam ne hapesiren boshe qe keni perara syve futet me anen e tastieres dhe me qellime te caktuara teksti. Diku neper kete hapesire leviz nje si krimb i vogel qe here duket e here zhduket. Ai krimbi quhet kursor dhe ajo levizja duku-zhduku quhet pulsim. (Keshille shoqerore: Me mire eshte qe kur jeni duke punuar ne kompjuter te thoni “kursori pulson” e jo “krimbi duku-zhduku”, qe njerezit qe si keni prane te mos mendojne qe ju po germoni token per te ushqyer grepat). Pikerisht ne vendin ku ndodhet kursori do te shfaqet dhe teksti qe futet nga tastiera.

Ne faqen tjeter eshte dhene nje pamje ballore e Wordit (ne asnje menyre mos u mundoni te perfytyroni pamjen e Wordit ne profil. Kjo eshte vetem per specialistet).
Segmenti i emrit te programit

Segmenti i Menuvehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_4131a127.gif

Butonat e ndryshimi te permasavehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_4131a127.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m745fb082.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_mcc9b28c.gif

Treguesi i vendndodhjes vertikale ne dokumenthttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_3a59a29.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_8cec565.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m6c94e7f9.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_34762ac.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_3223f14.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m6ce7e343.gif



Treguesi i vendndodhjes horizontale

Segmenti instrumenteve

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m198e0f43.png

Treguesi i gjendjes



Hollesira teknike per pamjen e Wordit ne ekran. Femijeve nen 16 vjec nuk u rekomandohet!.
Keni shume te drejte kur mendoni qe ne seksionin “Segmenti i Emrit” shfaqet pikerisht emri qe ju keni menduar ti vini krijeses tuaj qe do te dali ne drite nga perpjekjet tuaja te perbashketa me Wordin.

Poshte seciles nga fjalet e shkruara ne seksionin “Segmenti i Menuve” fshihet nje mori e tere komandash e instruksionesh per te cilat do te flasim me poshte.

Ndarja e quajtur pa te keq “Segmenti i Instrumenteve” eshte i perbere nga butona me vizatime te cuditshme (ku nuk mungojne as armet e ftohta sic eshte gershera). Secili nga keta butona ka nje funksion te caktuar si psh. ruajtja e dokumentit ose hapja e nje flete te re per krijimin e nje dokumenti tjeter. Te gjithe butonat kane nje zakon mjaft te mire. Ata nuk pertojne te prezantohen nqs. ti denjon te lesh treguesin e mausit per disa sekonda pa levizur mbi secilin prej tyre. Eshte tjeter gje qe prezantimi i tyre eshte aq i turpshem sa disa here duhet te kesh fantazi te zhvilluar qe te kuptosh se cfare fshihet psh. mbas fjales CUT (me pre) me te cilen prezantohet gershera e nderuar e siperpermendur. Nejse, mbi te gjitha rendesi ka shendeti dhe fjala e mire.

Butonat e ndryshimit te permasave jane te afte te zvogelojne dritaren e Wordit nqs. juve ju duket se si shume eshte zmadhuar kohet e fundit ose anasjelltas, si dhe ta fshehin fare ate por duke mos e mbyllur perfundimisht.

Treguesit e vendndodhjes horizontale dhe vertikale ndihmojne per t’u orientuar sakte ne pyllin Word, por ndersa treguesi horizontal tregon vendndodhjen ne flete ai vertikal tregon pozicionin ne dokumentin ne teresi.

Pjesa me pa pretendime eshte ‘Treguesi i Gjendjes”. Si rregull ate e perdorin vetem nxenesit e mire e siper, per tu informuar per gjera te tilla te merzitshme si numri i faqes ne te cilen gjendesh, sa karaktere larg anes se majte te fletes ndodhesh apo sa rrjeshta poshte fillimit te faqes ke arritur. Informacioni me interesant qe jep treguesi i gjendjes eshte Ora. Gjithashtu ne treguesin e gjendjes si rregull jepet nje pershkrim i veprimeve qe po kryhen me ndonje nga butonat e segmentit te instrumenteve ne momentin e kryerjes se ketij veprimi.


SI TE FUSIM TEKSTIN
Teksti shfaqet ne ekran sipas menyres qe ju shtypni butonat ne tastjere. Shtypni me guxim dhe pa frike bile mund te shkruani dhe sharje ne adrese te kompjuterit. Ai (kompjuteri) nuk para mban inat.

Teksti pra shfaqet ne pozicionin ne te cilin ndodhet kursori. Kursorin mund ta vendosim ne pika te ndryshme te dokumentit me ane te mausit. Psh. nqs. ju keni shkruar ne ekran tekstin:

- Me mire nje pule mot.

Duke vendosur kursorin mbas fjales “mire” dhe duke shtypur fjalet: - “nje veze sot, se sa”, rezultati qe shfaqet ne ekran do te jete:

-Me mire nje veze sot, se sa nje pule mot.


  • Nqs. gabuat dhe shtypet ndonje shkronje gabim, atehere perdorni butonin “Backspace” qe ndodhet ne pjesen e siperme djathtas te grupit shkronjor te tastjeres dhe paraqitet me nje shigjete te drejtuar majtas. Ky buton e kthen mausin nje levizje mbrapa duke e fshire karakterin e fundit.

  • Futja e shkronjave duke mbajtur te shtypur butonin “Shift”, e ndryshon shkronjen nga te madhe ne te vogel ose anasjelltas, ndersa shtypja e butonit “Caps Lock” e kthen tekstin ne SHKRONJA TE MEDHAJA.

  • Shtypja e butonit “CAPS LOCK” ben qe te ndizet sinjali jeshil ne cepin e djathte siper te tastjeres.

  • Komshiu i majte i sinjalit te aktivizimit te “CAPS LOCK eshte sinjali i aktivizimit te “NUM LOCK”. Kur ky sinjal eshte i nezur kjo tregon se pjesa numerike e butonave, ne te djathte te tastjeres, vepron pikerisht si e tille, pra shtypja e cdo butoni nxjerr ne ekran nje shifer te caktuar, Kur sinjali “NUM LOCK” nuk ndricon atehere keto butona veprojne si butona drejtimi te kursorit.

Nje zakon i mire i Wordit eshte qe ju kur jeni duke shtypur s’keni nevoje te kujdeseni per fundin e rrjeshtit (si ne makinat e lashta te shkrimit). Wordi automatikisht ben kalimin nga nje rrjesht ne tjetrin duke u kujdesur qe fjala te ngelet e plote. Eshte tjeter pune kur ju doni te filloni nje rresht te ri. Atehere shtypni pa hezitim“ENTER” dhe kursori sa ha e mbyll syte kercen ne rrjeshtin tjeter.
Si te redatojme nje dokument.
Me ndihmen e Wordit ju mund te krijoni nje dokument dhe pastaj te ruani ate ne disk. Dokumenti i ruajtur ne disk quhet faill. Ka disa menyra per te nxjerre nje dokument te ruajtur ne disk ne ekran dhe pastaj per ta redaktuar (ndryshuar) ate.


  1. Zgjidhni ne segmentin e menuve FILE dhe pastaj OPEN. Kjo gjeja qe u shfaq quhet dritarja OPEN. Ne te ju mund te shikoni e te zgjidhni cdo faill te krijuar ne Word. Nqs. ne listen e emrave qe ju shikoni nuk eshte dokumenti juaj atehere vriteni pak mendjen dhe kujtohuni se ne cfare direktorie (folderi) ju e keni ruajtur ate. Klikoni dy here me shpejtesi (ky veprim quhet dabell-klik) ne emrin e direktorise dhe po dabell-klik ne emrin e faillit per ta hapur ate. Failli mund te hapet gjitheshtu duke klikuar nje here ne emrin e tij dhe pastaj duke klikuar ne butonin OK te dritares OPEN.




  1. Nje menyre tjeter per te hapur driraren OPEN eshte klikimi ne butonin OPEN ne ekran. Ai zakonisht eshte butoni i dyte nga e majta ne segmentin e menuve dhe ka shenjen e nje libri te hapur.

3. Nqs. mausi juaj ka shpallur greve dhe ka nderprere me ju cdo lloj bashkepunimi atehere mos bini ne deshperim. Ja kombinimi i butonave nga tastjera qe sherbejne si grevethyese per inat te mausit:



ALT, F, O.

Mbas ketj kombinimi rezultati do te jete po ai. Hapet dritarja OPEN dhe ju jeni ne gjendje te gjeni dhe nxirrni nga disku dokumentin tuaj te shumepritur.



Ku te kerkojme ndihme.
Megjithese ne pergjithesi tufa e gjyslykshave tmerresisht te zgjuar te Microsoftit (keshtu quhet kompania qe ka krijuar Wordin) perpiqen ti ngaterrojne gjerat e ta veshtiresojne jeten e njerezve te thjeshte atyre u falet cdo gje sepse ata kane krijuar sistemin HELP. Per fat te keq ne grupin krijues te Wordit nuk qelloi asnje me origjine shqiptare dhe per kete arsye te mirat e ketij sistemi mund t’i perdorin vetem ata qe kete kurs po e bejne mbas kursit te merzitshem te Anglishtes.

Shtypni butonin F1 ne pjesen e siperme te tastjeres dhe pas pak sekondash para jush shfaqet dritarja e Ndihmes (Help). Aty mund te gjeni gjithshka, qe nga ilustrimet e ndryshme (demo) se si te kryejme veprime te caktuara e deri tek fjalori i termave (glossary ose index), dhe c’eshte me rendesishmja gjithe kjo ndihme eshte fare falas.



Si te ruajme punen e bere.(SAVE)
Wordi duhet te marre urdher te ruaje ne kujtese punen e bere nqs. ju doni qe ta perdorni punen tuaj edhe here te tjera mbas shuarjes se kompjuterit. Per te ruajtur (sejvuar) dokumentin ne kompjuter veproni si me poshte.
Klikoni ne menune FILE te segmentin te menuve dhe zgjidhni aty komanden SAVE. Ose perdorni kombinacionin e butonave Alt, F, S ose Ctrl+P. Nqs. eshte hera e pare qe dokumenti ruhet ne disk atehere hapet nje dritare e ngjashme me ate te OPEN dhe qe quhet dritarja SAVE AS. Ketu hapet folderi (dosja) ku duam te ruajme dokumentin dhe duhet shkruajtur emri i tij me te cilin ai do te gjendet me vone ne disk dhe pastaj OK. Mbas ruajtes se dokumentit ne disk emri i tij shfaqet ne Segmentin e emrit. Ne Windows 3.1 emri i dokumentit duhet te jete jo me i gjate se 8 karaktere ndersa ne Windows ‘95 gjatesia e emrit te faillit eshte pothuajse e pakufizuar ( deri ne 256 karaktere). Ne emrin e faillave ndalohet te perdoren shenjat / \ : * ? “ < >


Si te mbyllim dokumentin e krijuar.
Nqs. mbaruat pune me dokumentin atehere mund ta mbyllni ate per te hapur nje dokument tjeter apo per te perfunduar punen per kete dite. Mbyllja e dokumentit behet si me poshte:
Klikoni ne menune FILE ne segmentin e menuve, pastaj zgjidhni aty komanden CLOSE. Gjithashtu mund te perdorni kombinacionin e butonave Alt, F, C. Nqs. ju keni harruar ta ruani dokumentin dhe perpiqeni ta mbyllni ate Wordi me miresjellje ju pyet nese doni ta ruani apo jo (Yes or No). Dhe nqs. po atehere hapet dritarjaSAVE AS e cila ju lejon ti vini dokumentit emrin e aktorit apo kengetarit tuaj te preferuar.

Si te dalim nga Wordi.
Sic dihet nga te gjithe nje nga rregullat e miresjelljes eshte te dish te dalesh ne kohen e duhur (nga vizita, nga biseda, nga ngaterresat etj). Te dalesh ne momentin e duhur nga Wordi do te thote te perdoresh ne kohen e duhur komanden EXIT. Kjo eshte nje komande standarte ne Windows dhe perdoret per te dale nga te gjitha programet. Per edukate, ngrihuni dhe dilni nga Wordi dmth. zgjidhni ne segmentin e menuve FILE dhe pastaj klikoni ne komanden EXIT. Mireupafshim Word.

Asnjehere mos e fikni kompjuterin pa dale nga Wordi dhe nga Windowsi.



Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə