Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
6
K O N T E K S T I
Parqet Kombëtare në Evropë
1
Në kontinentin e Evropës, që përfshinë shtetet në mes Oqeanit Atlantik
dhe Maleve Urale, deri në vitin 1995 ekzistonin 220 parqe kombëtare (PK),
nga 2000 sosh në gjithë botën. Ndër shtetet e para, që filluan krijimin e PK-
ve, ishin: Suedia që nga viti 1909 me “Abisko National Parks”,
“Garphyttan”, “Sarek”, “Stora ose Sjofallet”, duke e pasuar Zvicra në vitin
1914 me “Swiss National Park”, pastaj Spanja më 1918 me “Odesa” dhe
“Covadonga”, Islanda më 1928, Finlanda etj.
Në përgjithësi, territoret e parqeve kombëtare kuptohen si tërësi
homogjene të pa shfrytëzuara nga njeriu, të cilat kanë formacione hidro-
morfologjike, peizazhe, ekosisteme si dhe specie bimore e shtazore me
vlera të çmuara natyrore dhe kulturore. Menaxhimi i këtyre PK-ve, me
qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të cekura, sigurohet nga
autoritetet më të larta shtetërore.
Në Evropë, për ndryshim nga Amerika Veriore, PK-të janë fusha të
konservimit të vlerave kontinentale, në të cilat kanë ndodhë evoluime të
ndryshme qysh nga periudha e Neolitit, p.sh. zhvillimet (me pakësim apo
rritje të vegjetacionit) në pyje janë të lidhura më shumë me aktivitetet
njerëzore – kulturore se sa me fenomenet dhe ndryshimet klimatike -
natyrore.
Ndonëse kanë ndodhur luftëra, migrime, ndryshime drastike në demografi
dhe zhvillime socio – ekonomike, transferime të pronave, etj, deri kah
fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë disa nga zonat kanë ngelur akoma të
paprekura. Tërësitë e tilla natyrore janë më të afërta me konceptin
Amerikan për parqe kombëtare, siç kemi rastin e Parkut “Yellowstone”, të
krijuar që në vitin 1872. Aktualisht, koncepti i ditëve të sotme është se
parqet kombëtare janë zona që kanë mbetur si tërësi më të egra natyrore
dhe janë sa më larg e më pak miqësore ndaj ndikimit njerëzor. Kështu,
formacionet hidro –morfologjike, pyjet, kullosat, kënetat, shpellat, luginat
e lumenjve dhe të kanjonit të tyre si dhe liqenet natyrore ose artificiale,
sikur që janë edhe tundrat e bregdetit Skandinav edhe pse goditen nga
stuhitë e ishujve verior të Skocisë dhe akullnajat e Islandës e po ashtu
edhe shkëmbinjtë e rrëpirë të Alpeve apo të Pirinejeve, janë Parqe më të
paprekura natyrore se sa që mund të jenë ato të Evropës Lindore.
Më në jug, me lulëzimin e qytetërimit greko-romak, njeriu Evropian kishte
një marrëdhënie tjetër dhe më të ndryshme me natyrën. Pas luftërave dhe
vuajtjeve të shumta, ai përpiqej të pushtonte dhe të konvertonte popujt
dhe pasuritë e territoreve që sundonte. Kjo është edhe arsyeja pse zonat
më prestigjioze të natyrës së egër, në vendet e Mesdheut, janë në lartësi
më të larta mbidetare dhe sa më larg aktiviteteve njerëzore. Megjithatë,
në këto parqe natyrore, nuk kemi shkatërrim sistematik të specieve,
habitateve dhe të llojllojshmërisë biologjike (biodiversitetit), porse ky
ndikim vërehet kryesisht në shpërndarjen dhe rrezikimin e arealit të tyre.
→ Parqet Kombetare në Evropë
(me ngjyrë të gjelbër tregohet shtrirja gjeografike e parqeve kombëtare evropiane, në
mesin e të cilave shihen edhe dy parqet kombëtare të Kosovës)
1
Parc National des Cevennes, “Atlas du Parc National des Cevennes”, GIP ATEN, Morgen Multimedia,
EDATER 2002 MATE (http://atlas.parcsnationaux.org/cevennes/Default.asp)
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
7
Shumë më vonë, në vitin 1972, përkufizimi i parqeve kombëtare është
forcuar dhe zgjeruar edhe me shfrytëzimin e hapësirave të këtyre zonave
nën mbrojtje, duke përfshirë me raste edhe peizazhet kulturore dhe
lokalitetet arkeologjike. Së fundi, në Kongresin Botëror në Caracas më
1992, ruajtja dhe shfrytëzimi i PK-ve është vendosur në qendër të
strategjive për zhvillim të qëndrueshëm. Nga njëra anë, çështja më
thelbësore për ruajtjen e larmisë biologjike (ekosistemeve, llojeve dhe
variacioneve gjenetike) është mbrojtja e larmisë së specieve të egra dhe të
kultivuara si dhe të mundësuarit e dhënies së hapësirës së nevojshme për
jetën e tyre dhe nga ana tjetër, përmes mbrojtjes së zonave me vlera dhe
bukuri të jashtëzakonshme natyrore si dhe të rëndësisë kulturore, PK-të
ofrojnë shërim dhe ngritin cilësinë e jetës njerëzore të 70% të popullësisë
urbane në Evropë.
Parqet Kombëtare në Evropë, nuk janë sipërfaqe të izoluara dhe nuk
zgjidhin vetëm problemin e shfrytëzimit të tokës apo të rritjes së
përdorimit të burimeve natyrore, të cilat edhe ashtu nuk mund të
kapërcejnë këto pengesa përmes vetëm një mënyre dhe kohe të caktuar.
Duke u mbështetur në programet kërkimore si dhe në shpërndarjen
teknike të menaxhimit adekuat të ruajtjes së vlerave natyrore e kulturore
dhe të peizazheve, PK-të janë duke kontribuar për një përdorim sa më të
mirë të hapësirës natyrore.
Kështu, nga krejt kjo që u tha, rezulton se në politikën e parqeve
kombëtare të zhvilluar në Evropë, dallohen dy boshte kryesore. Njëri për
të ruajtur atë që mbetet natyrore dhe e pa shqetësuar nga njeriu dhe tjetri
për të ruajtur llojllojshmërinë e krijuar nga shoqëritë tradicionale rurale.
Vetëm përcaktimi i saktë i objektivave të menaxhimit, të bazuara në
zhvillimet e zonave përreth, mund të lejojnë që PK-të të ofrojnë zgjidhje të
rëndësishme për ruajtjen e larmisë jetësore (biologjike) në pesëdhjetë
vitet e ardhshme.
Parqet Kombëtare, të cilat, sipas shpërndarjes dhe karakterit dominues,
mund të ndahen në mënyrë skematike në 12 biomasa, njësi të mëdha të
vegjetacionit të përcaktuara kryesisht nga klima, kushtet e temperaturës
dhe reshjeve, janë të renditura në vazhdim
2
1.
Brigjet Atlantike dhe Baltike: 20 (9%)
:
2.
Brigjet Mesdhetare: 7 (3%)
3.
Tundër: 3 (1%)
4.
Pyjet Halorë verior: 31 (13%)
5.
Pyjet e Përziera: 15 (6%)
6.
Pyjet Gjetherënëse: 27 (11%)
7.
Pyjet Mesdhetare: 8 (3%)
8.
Pellgje dhe moçalet: 18 (8%)
9.
Stepat dhe moçalet kripore kontinentale: 6 (3%)
10.
Malet Skandinave (Evropë veriore): 24 (10%)
11.
Malet e Përmbajtura (Evropë qendrore): 31 (13%)
12.
Malet e Evropës jugore: 47 (20%)
2
Burimi: IBM Evropa në gjithë natyrën e saj/tij
→ PK “Pirini” – Bullgari
→ PK”Haute Savoie” – Francë
→ PK “Cheile” – Rumani