Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
15
cerris), Bungu (Qurcus Petraea), Shpardhi (quercus frainetto), Ahu
(fagetum montanum), Vodhëviçja (sorbus torminalis), Bliri gjethegjerë
(tilia platophyllos).
Brezi i pyjeve të ahut
Kati i pyjeve të ahut është në vazhdim të atyre të dushkut dhe shtrihet në
lartësi mbidetare 900-1320 metra në të gjitha ekspozicionet, me mbulesë
të përgjithshme pyjore prej 80-100 %. Katin e drurëve në përgjithësi e
përbënë këto lloje: Ahu (fagetum montanum) më rrallë Panja e malit (acer
pseudoplatanus), kurse katin e drurëve të poshtëm e ndërtojnë llojet:
Frashëri (Fraxinus ornus), Bredhi i bardhë (abies alba), Panja e malit (acer
pseudoplatanus), Rrobulli (pinus heldreichii).
Brezi i pyjeve të përziera të dushkut dhe halorëve
Shtrihet mbi katin e ahut në lartësi mbidetare 1200-1540 metra, mbulesa
pyjore është 80-100% ndërsa lartësia e katit drunor sillet prej 25-32 metra.
Katin e drurëve e përbëjnë më së shpeshti Ahu (fagetum montanum),
Bredhi (abies alba) dhe Hormoqi (picea abies) si dhe lloje tjera, ndërsa
katin e drurëve të poshtëm e ndërton Shkoza e bardhë (carpinus betullus).
Brezi i pyjeve të errëta halore
Në këtë brez
dominojnë llojet gjethore dhe halore. Pyjet e errëta halore në
numër më të vogël përbëhen nga Bredhi (abies alba) si në katin e drunjëve
poashtu edhe në katin e shkurreve. Kjo përbërje shtrihet në 1750 metra
lartësi mbidetare, ekspozicioni veriperendimor. Bazën gjeologjike e
përbëjnë shkëmbinjtë e mermerit, mbulesa pyjore është rreth 80 %,
lartësia e katit drunor sillet rreth 40 metra, kurse vjetërsia rreth 90 vite.
Pjesën tjetër të pyjeve, me shtrirje shumë më të gjerë, e përbëjnë pyjet e
Arnenit të bardh (pinus peuce) në lartësi mbidetare prej 1460-1800 metra.
Mbulesa e vegjetacionit është nga 60-100 % ndërsa lartësia e tij është 25-
45 metra, me bazë gjeologjike shkëmbore dhe silikate. Katin e drurëve të
lartë e përbëjnë: Hormoqi (picea abies), Arneni i bardh (Pinus peuce), më
pak Bredhi (Abies alba), Ahu (Fagetum montanum), Rrobulli (pinus
heildreichi).
Brezi i pyjeve të rrobullit dhe arnenit
Ky brez pyjor shtrihet në lartësi mbidetare 1850-1930 metra, në
ekspozicionin juglindor, verilindor dhe veriperendimorë. Bazën gjeologjike
e përbëjnë karbonatet dhe dollomitet, ndërsa mbulesa pyjore
është
60-80
%, me lartësi të katit drunor 20-35 metra. Katin e drurëve të epërm e
përbëjnë Arneni i bardh (pinus peuce), rrallë shfaqet edhe Hormoqi (picea
abies).
Në këtë brez dallohen edhe pyjet me Rrobull (pinus heldreichii), në lartësi
mbidetare 1450-2000 metra, bazën gjeologjike e përbëjnë karbonatet,
mbulesa e përgjithshme pyjore është 60-70 %, ndërsa lartësia e katit
drunor 15-25 metra. Katin drunor e ndërton Rrobulli (pinus heldreichii)
dhe Arneni i bardhë (pinus peuce).
Brezi shkurror me Pinus Mugo
Brezi i shkurreve shtrihet në lartësi mbidetare 1850-2050 metra, në të
gjitha ekspozicionet, bazën gjeologjike e ndërtojnë karbonatet si
dollomite, mermerë etj. Mbulesa pyjore sillet prej 30-100 % me lartësi 2.5
metra. Në brezin e Arnenit të bardh (pinus peuce) lartësia arrinë deri në 20
metra, si edifikator është lloji i Kërlekës (pinus mugo). Në katin e bimëve
barishtore gjenden 55 lloje më të shpeshta janë: Luzula pyjore (luzula
sylvatica),
Drdhëza (fragaria vesca),
Haraqina malore (valeriana montana),
Lulja e balsamit alpin (hypericum alpigenum), Kamarosha e pyllit
(geranium sylvaticum), Mëlaka bullgare (geum bullgaricum),
Homogjini
alpin (homogyne alpin),
Gentiana e As-klepit (gentiana asclepiadea),
Lulemiza pyjore (myosotis sylvatica) etj.
1.2.2. Karakteristikat pedologjike
Tokat janë zhvilluar nga depozitimet morenike, koloviumi, diabazet,
gabrot, granitet, gëlqerorёt, brekçiet gëlqerore, dollomitet dhe rreshpet
kristalike. Me rritjen e lartёsisё, krahas nd
ërrimit tё tipit tё vegjetacionit,
ndërrojnё edhe llojet e tokave. Nё brezin kodrinor me pyje tё g
ështenjёs
sё butё, mbi shkёmbinjtё silikatё janё zhvilluar varietete tё ndryshme tё
tokave acide ngjyrё gështenje. Nё pyjet e pastra tё Dushkut (quercus), janё
krijuar varietetet e tokave gështenjë acidike skeletore. Nё shkёmbinjtё
gëlqerorё janё krijuar tokat gёshtenj
ë, ndёrsa nё shkёmbinjtё silikatё
tokat gështenjë acidike ku ka edhe pyje të Ahut (fagetum montanum). Me
ndërrimin e karakteristikave bioklimatike nё brezin e ahut me bredh sasia
e humusit nё tokё rritet dhe k
ështu krijohen tokat humusore gёshtenjë
acidike dhe humusore (renkeret). Mbi gëlqeror
ёt kompakt tё brezit tё
ahut me bredh, formohen tokat e tipit terra fusca (tokat ngjyrё tё verdhё).
Nё lartësinё mbidetare 1.400-1.900 metra, nё pyjet e përziera tё ahut dhe
hormoqit, ahut-bredhit-hormoqit, pastaj tё bredhit-hormoqit, si dhe tё
hormoqit, nё shkёmbinjtё acid silikat janё krijuar tokat podzolike ngjyrё
gështenje. Tokat podzole gështenjë janё karakteristike edhe pёr pyjet e
Rrobullit (Pinus heldreichii). Redzina gëlqerore acide
ёshtё karakteristike
pёr brezin pyjor mё tё lartё t
ë llojit Kërleka (pinus mugo). Substratet
kryesore mbi tё cilat janё zhvilluar tokat janё: substrati gëlqeror, serp entin
dhe shkёmbinjёt silikatё. Nё shkёmbinjtё g
ëlqeror janё krijuar tipe tё
ndryshme tё tokave si: sirozemi (tokat gurore), protoredzina dhe tokat e
zeza organogjene, redzina organogjene nё karbonate (redzina e v
ërtetё)
me shumё varietete, mandej terra fusca (tokat ngjyrё tё verdhё) etj. Nё
serpentine tokat nuk kanё ndonjё përhapje tё madhe dhe nё kёtё substrat
janё tё zhvilluara sirozemi, redzina serpentinore, silikate humusore dhe
tokat ngjyrё gështenje nё serpentine.
1.2.3. Gjendja e mjedisit
Gjendja në park sa i përket ajrit dhe ujit nuk është e keqe, ndërkaq kur
flitet për tokën, aty ka një degradim që kryesisht shprehet në formën e
prerjes ilegale të pyjeve. Përdorimi i pyjeve është bërë me qëllim të
përmbushjes së interesave aktuale shoqërore, duke mos e respektuar
parimin e ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm. Kjo, në një masë, ka
ndikuar në ndryshimin dhe përbërjen e llojeve pyjore, kualitetin e
bashkësive dhe shtrirjen horizontale e vertikale të tyre. Dëmtimet e
shkaktuara nga faktori antropogjen vërehen posaqërisht në bashkësitë e
dushkut (quercus) dhe gështenjës. Disa nga këto bashkësi, si pasojë e
degradimit, janë shndërruar në cungishte, shkurre apo sipërfaqe të
zhveshura të potencialit të ulët prodhues. Bashkësitë pyjore të gështënjës,
nën ndikimin e faktorëve biotikë dhe antropogjen, kanë pësuar degradime
dhe janë shndërruar në bashkësi pyjore të cungishteve me produktivitet të
dobët kualitativ dhe kuantitativ. Ndryshe nga këto, bashkësitë e ahut i
hasim në gjendje të mirë, me
dendësi të plotë. Prej tyre ka edhe cungishte
të kualitetit të lartë teknik e poashtu disa nga këto bashkësi janë dëmtuar
nga prerjet ilegale, kështu që janë me dendësi të rrallë me produktivitet të
ulët kualitativ dhe kuantitativ.
Bashkësitë e pastra të hormoqit, si dhe ato të përziera të bredhit dhe
hormoqit janë kategoria më e dëmtuar e halorëve në këtë rajon, kjo shihet
në foton në vazhdim.
→ Pyjet e dëmtuara të Hormoqit – Picea abies dhe Bredhit – abies alba
→ Djegia e pyjeve në Park