Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
18
Akuiferët me porozitet intergranular – Akuiferët që lidhen me
depozitimet e këtij kompleksi janë përgjithësisht të tipit poroz dhe
përmbajnë kryesisht ujëra të tipit freatik. Ky tip i akuiferit ka përhapje të
kufizuar në zonën e parkut, kryesisht është i lokalizuar në pjesën jugore
dhe jugperëndimore. Vlerësohet të jetë me ujëpërshkushmëri të lartë dhe
të mesme,me koeficient filtrimi ,,Kf” >10
-5
m/s. Në aspektin litologjik
përbëhet nga rëra, rëra dhe zhavori, zhavori, zhavori ranor gjysëm i lidhur,
rëra argjilore dhe lymi. Në profil vertikal dominojnë zhavoret, ranoret me
granulime të ndryshme. Po ashtu vërehen edhe anëtarë të tjerë në
kompleksin aluvial siç janë: argjilat, rërat argjilore me kalime graduale në
ranor dhe zhavorr. Rezervat e shfrytëzueshme të këtij akuiferi formohen
në llogari të infiltrimit të ujërave sipërfaqësorë dhe si të tilla paraqesin
interes për shfrytëzimin e tyre për ujë të pijshëm dhe kërkesa tjera. Këta
akuiferë karakterizohen nga këto veti kryesore:
•
Janë ujra pa presion (nivel të lirë)
•
Luhatja e nivelit të ujit varet kryesisht nga reshjet atmosferike
•
Regjimi i tyre varet nga pozita gjeografike, klima, relievi, rrjeti
hidrografik, mbulesa e tokës etj.
•
Shtrirja e horizontit ujëmbajtës përputhet me zonën e ushqimit
•
Kanë përgjithësisht lidhje hidraulike me ujrat e lumenjve
•
Ushqehen nga lumi dhe ushqejnë lumin me ujë, respektivisht gjatë
stinëve të thata dhe me reshje.
Akuiferi me porozitet të çarjeve – Ky tip i akuferit është i përhapur në
shkëmbinjtë me çarje (gëlqerorë, ranor, mermere, konglomerate, shkëbinj
plutonik etj). Përhapen në malet e Kozhnjerit, Deçanit, Kuqishtës,
Gjeravices dhe Vokshit. Formacionet shkëmbore që përbëjnë këtë akuifer
paraqiten me veti të dobëta akumuluese të ujërave nëntokësorë.
Koeficienti i filtrimit luhatet nga 10
-5
deri 10
-9
m/s. Shkëmbinjet e këtij
akuiferi janë kompakt, me shkallë të plasaritjes relativisht të lartë dhe
duke iu nënshtruar ndryshimeve mekanike dhe fiziko-kimike, këta
shkëmbinj në sipërfaqen e tyre pësojnë prishje dhe kanë një përhapje të
dobësimit ndërkokrrizor. Kjo shkallë e prishjes (degradimit) gjatë
plasaritjeve mundëson futjen e ujit në brendi të tyre nepër sistemet e
çarjeve të cilat ndërmjet veti janë të lidhura dhe në këtë mënyrë
favorizojnë formimin e akuiferve të tipit të çarjeve. Burimet e ujit që
drenojnë nga ky akuifer kanë kapacitet ujëdhënjeje të vogël, nga 0.1 deri 1
lit/s e rrallë herë deri në 10 lit/s. Mund të thuhet që tipi çarës është një tip
i akuiferit mjaft specifik në pikëpamje të rezervave të burimeve ujore dhe
kushteve të formimit të tyre. Nga aspekti i resurseve ujore, ky tip i akuiferit
nuk ka ndonjë rëndësi të konsiderueshme brenda zonës së parkut.
Akuiferi me porozitet karstik – Në aspektin hidrogjeologjik, gëlqerorët dhe
mermeret që përbëjnë këtë akuifer, karakterizohen nga resurse të
bollshme të ujrave nëntokësorë të tipit karstik. Ka përhapje mjaftë të
madhe në zonen e parkut, kryesisht në pjesët perëndimore të zonës së
parkut në: Bjeshket e Pejës, Maja e Hasanit, Rusolia, Mokna. Gëlqërorët
janë mjaft të karstifikuar dhe dallohen nga forma karakteristike (kanale,
kaverna, shpella etj), ç’ka ka kushtëzuar formimin e rezervuarve të
mëdhenj të ujrave nëntokësorë. Koficienti i filtrimit luhatet nga 10
-3
deri
10
-9
m/s. Numri më i madh i burimeve nëntokësore të ujit lidhet me këtë
akuifer të cilet kanë prurje/ kapacitet të lartë dhe të qëndrueshëm.
Burimet dalin në prerjet erozionale të shkëmbinjve karbonatikë - luginat e
lumenjve, ose në kontaktet e gëlqerorëve me formacionet shistozë apo
→ Njësitë
hidrogjeologjike
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
19
flishoidalë të papërshkueshme, në nivele të ulëta hipsometrike. Prurjet e
këtyre burimeve luhaten prej 20-100 l/s deri në 10 m
3
/s.
Karakteristike e veçantë e burimit të tipit karstik është amplituda e madhe
e luhatjes së prurjes.
Duke u nisur nga karakteristikat e përgjithshme gjeologjike dhe
hidrogjeologjike, si dhe pozicionit hapësinor ku janë të vendosura
akuiferët karstikë në zonën e parkut, konstatohet se ky tip akuiferi
ushqehet kryesisht nga reshjet atmosferike (shi dhe borë). Tip i akuiferit
karstik paraqet akuiferin më të rëndësishem sa i takon ujërave
nëntokësorë në zonen e Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna”. Sot nga
burimet e ujit që dalin nga ky akuifer furnizohen me ujë të pijshem shumë
vendbanime brenda dhe jashtë zonës së parkut kombëtar. Valorizimi
ekonomik dhe shfrytëzimi racional i ujit nga ky akuifer do ta rriste vlerën jo
vetem të parkut por edhe të rrethinës.
Terrenet pa ujë – Pjesët e terreneve pa ujë (akuiferë me ujëmbajtje shumë
të vogël) kanë përhapje relativisht të madhe në zonen e parkut. Shtrihen
nga jugu deri në perendim. Në aspektin litologjik janë të ndërtuara në
formaconet e Paleozoikut, të përfaqësuara me rreshpet, rreshpet
epidotike, filite, shiste, ranore, meta-konglomerate, meta-gabro, diabaze,
meta-bazalte, serinë metamorfike, porfiridet, stralloret, diabazat, serinë
strallore, shkëmbinjtë magmatik, flish dhe seritë e ngjashme me to, të cilat
sipas vetive të tyre hidrogjeologjike paraqiten si izolator hidrogjeologjik.
Kanë koeficient filtrimi < 10
-9
m/s. Poroziteti i këtyre shkëmbinjve, si ai
primar ashtu edhe ai sekondar, në kuadër të këtyre shkëmbinjve s’mund
të formojnë rezervoarë të rëndësishëm të ujit. Në pjesët sipërfaqësore të
terrenit, për efekt të një shkatërrimi intensiv të masave shkëmbore mund
të vijë deri të akumulimi i sasive të caktuara të rezervave ujore të cilat do
të tërheqin vëmendjen për hulumtime hidrogjeologjike detale.
1.2.7. Veçoritë hidrologjike
Ujërat në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” mund të trajtohen si :
• Resurse natyrore
• Dukuri ose objekte unike me vlera atraktive burimore
• Pjesë përbërëse ose komponentë e ekosistemeve, objekteve, dukurive
dhe hapësirave me vlerë të veçantë për mbrojtje.
Zona e parkut kombëtar ka rrjet hidrografik mjaft të dendur. Parku
përvijohet nga disa lumenj si: Lumi Istog, Lumëbardhi i Pejës, Deçanit,
Lloqanit, Ereniku etj. Ai ka edhe disa lumenj me të vegjël, si dhe disa
përrokca me rrjedhje të përhershme dhe të përkohshme. Të gjitha
ujërrjedhat e parkut kanë drejtim të rrjedhjes perëndim – lindje dhe
juglindje të cilët shkarkohen në lumin Drini i Bardhë i cili paraqet
ujëmbledhësin kryesor të Basenit të Dukagjinit. Të gjitha burimet e
lumenjve ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1000 m, duke rrjedhur nëpër
lugina të thella dhe të ngushta të komplekseve malore të parkut.
Pjesa e sipërme e lumenjve karakterizohet me rrjedhje të shpejtë dhe të
vrullshme dhe duke rrjedhur në drejtim të ultësirës së Rrafshit të
Dukagjinit (rrjedha e mesme dhe e poshtme), shtrati i këtyre lumenjve
fillon të zgjerohet, shpejtësia e rrjedhjes së tyre zvogëlohet dhe
depozitohet materiali eroziv të cilin ata e bartin. Uji i këtyre lumenjve nga
burimi e deri në rrjedhën e mesme, vlerësohet të ketë cilësi të mirë.
Lumenjve nga të dy krahët (anët) i bashkohen numër i madh i ujërrjedhave
(lumenj të vegjël dhe përrocka). Ujërrjedhat me veprimtarinë dinamike të
tyre kanë pasur dhe kanë edhe sot rol të rëndësishëm në formësimin dhe
modelimin e relievit brenda zonës së parkut duke i shtuar edhe më tej
vlerat e këtij parku.
→ Burimi i Drinit të Bardhë
Lumëbardhi i Pejës buron në Usovishtë, në lartësi mbidetare 1932m.
Formon rrjedhën e tij duke prerë në formë kanioni formacionet gëlqerore
të Grykës së Rugovës. Pellgu ujëmbledhës i këtij lumi është 503,5km
2
.
Matjet në stacionin hidrometrik Gryka kanë treguar se prurjet - rrjedhja
(dalja - largimi) e ujit janë: Qmes.vjet.=6.21 m
3
/s. Prurja e ujit prej 6,21
m
3
/s, tregon për një vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve
sipërfaqësore (lumit)prej: 195.83*10
6
m
3
. Matjet në stacionin hidrometrik
Drelaj kanë treguar se prurjet- rrjedhja (dalja- largimi) e ujit janë:
Qmes.vjet.=4,33 m
3
/s. Prurja e ujit prej 4,33 m
3
/s, tregon për një vëllim të
ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit)prej:
136.55*10
6
m
3
Lumëbardhi i Deçanit formohet prej dy lumenjve; Kozhnjerit (djathtas)
dhe Marjashit (majtas). Ka sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 278,3
km
2
. Është lum malor dhe formon luginë të ngushtë dhe të thellë me
pjerrësi mesatare në rrjedhën e sipërme 80 m/km. Matjet në stacionin
hidrometrik të Deçanit kanë treguar se prurjet-rrjedhja (dalja-largimi) e ujit
janë: Qmes.vjet.=4,64 m
3
/s. Prurja e ujit prej 4,64 m
3
/s, tregon për një
vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit) prej
146,32*10
6
m
3
.
Lumëbardhi i Lloqanit buron nga shpatet e Kurvallës, Dervishkomit,
Stanishtës së Zogut dhe nga Gurrat e Hasanagës në lartësi mbidetare
2100m. Pellgu i lumit të Lloqanit përshkon fshatrat Hulaj, Lloqan,
Carrabreg i Epër, Prejlep Rastavicë, Baballoq, Gramaqel dhe Jasiq. Ky lumë
përveç që ujit fushat e këtyre fshatrave, uji i tij shpenzohet për ujitje të
fushave edhe të shume fshatrave tjera si: Pobergjë, Voksh, Sllup, Dranoc
etj. Shtrati i Lumit të Lloqanit pjesërisht është i rregulluar. Janë ngritur diga
→ Liqeni i zemres
në Hulaj dhe Lloqan për pengimin e erozionit të shtratit të lumit dhe
brigjeve të tij.
Lumi Erenik buron në bjeshkët e Junikut dhe të Vokshit nën Majën Dervish
Kam (2256 m). Ka gjatësi rreth 51 km dhe sipërfaqe të pellgut 515,5 km
2
.
Pjesa e sipërme karakterizohet me shkallë të lartë erozive duke bartur dhe
depozituar material eroziv në pjesën fushore të tij. Matjet në stacionin
hidrometrik të Deçanit kanë treguar se prurjet - rrjedhja (dalja - largimi) e
ujit janë: Qmes.vjet.=2.04 m
3
/s. Prurja e ujit prej 2.04 m
3
/ s, tregon për një
vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit) prej
386.3*10
6
m
3
Lumi Istog buron në rrëzat e maleve të Moknës, ka sipërfaqe të pellgut
ujëmbledhës prej 446,7 km
2
. Është lumë kryesisht fushor me pjerrtësi
mesatare 14m/km. Në pjesën e sipërme shtrati i lumit arrin gjëresi rreth 4
m, ndërsa në pjesën e mesme dhe të poshtëm gjëresia luhatet nga 1-6 m.
Në kompleksin malor të Bjeshkëve të Nemuna paraqitet një numër i madh
i liqeneve me origjinë glaciale të njohur në mënyrë popullore si “sytë e
maleve”. Liqenet për nga gjeneza e tyre kanë rëndësi të madhe shkencore
dhe edukative.
Gurrat dhe degët e Drinit të Bardhë të cilat formohen në kompleksin malor
të Bjeshkëve të Nemuna disponojnë me predispozita natyrore për ngritjen
e minihidrocentraleve me fuqi instaluese me rëndësi lokale.