Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
13
1.2. MJEDISI DHE SHFRYTËZIMI I TOKËS
Gjendja në Park sa i përket ajrit dhe ujit nuk është e keqe, ndërkaq kur
flitet për tokën, aty ka degradim që shprehet në formën e prerjes ilegale të
pyjeve;
Në kuadër të zonave alpike dhe subalpike të parkut janë prezente 33 lloje
bimore endemike, 6 subendemike, 128 lloje endemike të Ballkanit;
Në park jetojnë 8 lloje të peshqëve, 13 të ujëtoksorëve, 10 të zvarranikëve,
148 lloje të shpezëve, 37 të gjitarëve dhe 129 lloje të fluturave;
Në pjesën e poshtme të parkut shtrihen pyjet e dushkut dhe ahut, në
pjesën e epërme janë pyjet me halorë si pyjet e rrobullit dhe arnenit, kurse
në lartësitë më të mëdha shtrihet vegjetacioni i kullosave;
Karakteristikat gjeomorfologjike kryesore janë: Gurra e Drinit të Bardhë,
Kanjoni i Grykës së Rugoves, Maja e Gjeravices , cirqet malore etj;
Parku ka një klimë tipike malore me verëra të freskëta e te nxehta dhe
dimra te ftohtë e me reshje të mëdha bore. Temperatura mesatare vjetore
është 10.2°C. Karakterizohet me numër te madh të ditëve me reshje (mbi
130 ditë);
Parku është i pasur me ujra rrjedhëse sipërfaqsore me nje sasi mesatare
vjetore 30m³/s. Karakteristike janë burimet: Gurra e Radavcit (1900-6500
l/s), Vrella–Istog(1400-4500l/s), Vrella-Vrellë(1800-2000l/s) etj;
Eshtë zonë me erozion të lartë ku rreth 84% të siperfaqes është nën
ndikimin e erozionit të lartë dhe shumë të lartë;
Seizmika: V-VII shkallë të merkalit.
Sipërfaqja e Parkut është 63028ha. Në të, pyjet e përbëjnë strukturën
hapësinore më të madhe me 45166ha (71.66%), ndërsa struktura
hapësinore, e dytë për nga madhësia, është kullosa me 15520ha (24.62%).
Strukturat tjera hapësinore janë më të vogla, siç janë shkrepat (hapësirat e
zhveshura) me 1883ha (2.99%), vendbanimet me 438ha (0.70%), guroret
9ha (0.01%) dhe liqenet me 9ha (0.01%).
1.2.1. Biodiversiteti
Teritori i parkut përbëhet prej pjesëve të begatshme të cilat përmbajnë
vlera natyrore e të krijuara dhe që janë të pasura me biodiversitet shumë
të zhvilluar e të rëndësishëm në aspektin shkencor, arsimor, kulturor,
estetik dhe turistik-rekrativ. Në kuadër të tij dallojmë zona dhe objekte
natyrore të cilat gëzojnë statusin e mbrojtjes. Ato janë paraqitur në
tabelën në vijim.
→ Zonat dhe objektet e mbrojtura në territorin e Parkut
→ Mjedisi në Park
1.2.1.1. Flora
Sa i përket florës, Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” karakterizohet
me praninë e 1000 llojeve bimore relikte, endemorelikte dhe endemike
autoktone të Ballkanit dhe Europës, pa përfshirë myshqet, likenet dhe
kërpudhat. Në kuadër të zonave alpike dhe subalpike janë prezente 33
lloje endemike, 6 subendemike, 128 lloje endemike të Ballkanit, me vlerë
shkencore, ekonomike dhe mjekësore. Derisa 26 lloje janë dominante,
lloje endemike të Kosovës brenda parkut janë 11. Llojet endemike të
Ballkanit janë 18. Bazuar në Librin e Kuq të Florës Vaskulare të Republikës
së Kosovës, 126 lloje janë të rrezikuara nga zhdukja kurse 6 lloje janë në
Listen e kuqe Europiane të UNESCO - New York, 1991.
Zona/
objekti
Sipërfaqj
a në ha
Viti i
vënies
nën
mbrojtje
Rëndësia e
mbrojtjes
Kategoria
Maja e
Ropsit
25
1955
nr.277/
55
Rëndësi botanike
me llojet e rujatur
të molikës, bredhit,
pishës dhe ahut
Rezervat bimor
Kozhnjari 161
1955 nr.
337/58
Rezervat faunistike,
rezervat ku jeton
dhia e egër
(Rupicapra
rupicapra)
Rezervat shtazor
Malet e
Prilepit
0.92
1963 nr.
05-
6/9/63
Rëndësi botanike,
përbërje e paster e
panjës malore
(Acer heildreichii)
Rezervat bimor
Gubavci
38
1959
Rëndësi botanike,
jeton lloji endemo-
relikt boshtra
(Forsythia
europeae)
Rezervat bimor
Gryka e
Rugovës
4301
1988
Rëndësi gjologjike,
hidrologjike,
peisazhore,
speleologjike,
botanike
Monument
natyre
Burimi i
Drinit të
Bardhë
dhe
shpella e
Radavcit
89.94
1983,
GZK
2/83
Rëndësi
hidrologjike,
peisazhore,
gjeologjike,
speleologjike
Monument
natyre
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
14
→ Mëlaka bullgare-Geum gulgaricum
→ Sanza - Gentaina lutea
1.2.1.2. Fauna
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” karakterizohet me faunë të pasur
me lloje endemike dhe relikte. Ajo përbëhët prej: 8 lloje të peshqëve, 13
ujëtoksorë, 10 zvarranik, 148 shpezë, 37 gjitarë, të cilat janë paraqitur në
grafikonin në vazhdim, si dhe 129 lloje të fluturave vetëm nga rendi
Lepidoptera.
Përbërja e faunës së Bjeshkëve të Nemuna sipas numrit të llojeve
Deri më sot janë vrojtuar 148 lloje të shpezëve, por mendohet të ketë mbi
200 lloje me rëndësi ndërkombëtare dhe për këtë arësye Bjeshkët e
Nemuna janë evidentuar në listën ndërkombëtare IBA
4
Për familjet dhe llojet e ornitofaunës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna” shih shtojcën 1
.
1.2.1.3. Vegjetacioni
Klima dhe kushtet ekologjike në park kanë mundësuar ekzistencën e florës
dhe vegjetacionit të begatshëm me prani të formave drunore, shkurre dhe
barishtore, relikte, endemorelikte dhe endemike autoktone, të Ballkanit
dhe Europës. Në aspektin e shtrirjes vertikale të vegjetacionit pjesën më të
madhe në pjesën e poshtme e përfshinë vegjetacioni gjetherënës, në atë
të epërme ai halor, ndërsa mbi kufirin e epërm pyjor gjendet edhe
vegjetacioni i kullosave.
Në pyjet
gjethërënëse dominojnë Dushku
(quercus) dhe Ahu (fagetum montanum), kurse prej halorve Bredhi (abies
alba), Hormoqi (picea abies), Rrobulli (pinus heldreichii) dhe Arneni i
bardhë (pinus peuce).
Vegjetacioni ka pësuar ndryshime gjatë procesit të zhvillimit historik të tij,
kështu që të gjitha llojet bimore të cilat e mbijetuan periudhën e
akullnajave së bashku me lloje të reja të krijuara pas diluviumit ndërtojnë
fitocenoza të ndryshme dhe karakteristike. Këtu dallohen tre breza
vegjetativ:
1.
Brezi i ulët malor
2.
Brezi i mesëm malor
3.
Brezi i lartë malor
4
Important Bird Area (Zonat e rëndësishme të zogjëve)
→ Ahu – Fagetum montanum
Në kuadër të Bjeshkëve të Nemuna deri më tani janë konstatuar këto
associacione:
1.
Ass. Abieti – Fagetum moesiacae
2.
Ass. Fagetum subalpinum scardo – pindicum
3.
Ass. Picetum abietis bertisceum montanum
4.
Ass. Picetum abietis bertisceum subalpinum
5.
Ass. Wulfenio – Pinetum peucis
6.
Ass. Pinetum peucis typicum
7.
Ass. Pinetum heldreichii bertisceum
8.
Ass. Wulfenio – Pinetum mugo
9.
Ass. Bruckenthalio – Juniperetum
10.
Ass. Nardetum subalpinum montenegrinum
11.
Ass. Salicetum herbaceae balcanicum
12.
Ass. Pinguiculo – Narthecium scardici
13.
Ass. Carici Crepidetum dinaricae
14.
Ass. Festucetum albanicae
15.
Ass. Senecio – Rumicetum alpini
Radhitja vertikale e bashkësive pyjore
Vegjetacioni pyjor brenda teritorit të parkut mund të vërehet qartë në
profilin vertikal nëpërmes disa brezave të cilët ndërtojnë brezat e
ekosistemeve me fitocenoza përkatëse karakteristike siç janë:
Brezi i pyjeve të Dushkut
Brezi i pyjeve të Ahut
Brezi i pyjeve të përziera të Dushkut dhe Halorve
Brezi i pyjeve të errëta Halore
Brezi i pyjeve të Rrobullit dhe Arnenit
Brezi shkurror me Pinus Mugo
Brezi i pyjeve të Dushkut
Përfshinë pjesën e poshtme me pyje termofile me lartësi mbidetare 800
metra. Katin e drurëve e ndërtojnë llojet edifikatore si Qarri (quercus
8
13
10
148
37
0
50
100
150
200
Pisces
Amphibia
Reptilia
Aves
Mammalia