Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
11
Procesi i planifikimit është i vazhdueshëm. Ai duhet t’i nënshtrohet
monitorimit, vlerësimit dhe në bazë të kërkesave edhe ndryshimeve të
nevojshme. Më poshtë është dhënë skema e mobilizimit institucional apo
e pjesëmarrjes publike në procesin e hartimit të planit hapësinor.
Materiali i planit hapësinor është i bazuar në të dhëna të marrura
drejtpërdrejt nga terreni, nga komunat në territoret e të cilave shtrihet
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nga planet zhvillimore të këtyre
komunave, nga sektorët relevant të ministrive të Qeverisë së Kosovës,
dokumentacioni ekzistues për arësyeshmërinë e shpalljes së Bjeshkëve të
Nemuna park kombëtar dhe nga dokumentet e agjencive zhvillimore
ndërkombëtare që kanë punuar dhe punojnë në çështje të ndryshme
lidhur me pyjet, zhvillimin rural, turizmin.
→ Skema e pjesëmarrjes publike
Funksionet themelore të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Me planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” si dhe në
bazë të ligjit për mbrojtjen e natyrës duhet të sigurojmë:
a)
mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të
natyrës dhe burimeve të përtëritshme të natyrës;
b)
rivitalizimin e territoreve të dëmtuara të natyrës ose pjesëve të saj dhe
kompensimi për dëmet e shkaktuara;
c)
ruajtjen dhe restaurimin e baraspeshës ekologjike në natyrë;
d)
vendosjen e sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim,
monitorim, informim dhe financim, për mbrojtjen e natyrës;
e)
realizimin e qëllimeve, të përcaktuara në politikat e mbrojtjes së
natyrës;
f)
zvogëlimin e shfrytëzimit tejmase dhe rrezikimit të llojeve të florës dhe
faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të
rrezikuara, si dhe i habitateve të tyre.
g)
e drejta për informim publik dhe pjesëmarrje të publikut në lëmin e
mbrojtjes së natyrës;
h)
sigurimin e së drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndoshë, pushim
dhe rekreacion në natyrë.
i)
sigurimin e biodiversitetit përmes ruajtjes së habitateve të
rëndësishme natyrore dhe llojeve me rëndësi të florës dhe faunës në
statusin e favorshëm të ruajtjes.
Sipas ligjit për mbrojtjen e natyrës, parku nacional është territor natyror
me funksione për:
a)
mbrojtjen e tërësisë ekologjike, të një apo më shumë ekosistemeve,
për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;
b)
përjashtimin e shfrytëzimeve apo uzurpimet me qëllim të ndryshimit
dhe dëmtimit të natyrës;
c)
sigurimin e bazave për qëllime shpirtërore, shkencore, arsimore,
rekreative, kulturore dhe mundësi vizitash, në pajtim me parimet e
mbrojtjes së mjedisit, përderisa ai duhet të menaxhohet me qëllime si:
1.
mbrojtja e territoreve natyrore me rëndësi kombëtare dhe
ndërkombëtare për qëllime shpirtërore, shkencore, arsimore,
rekreative dhe turistike;
2.
ruajtja e gjendjes burimore, të shembujve reprezentativ të zonave
fiziografike, bashkësive biotike, resurseve gjenetike dhe llojeve për
sigurimin e biodiverzitetit dhe të stabilitetit ekologjik;
3.
sigurimi i shfrytëzimit në aspektin inspirues, shkencor, arsimor,
kulturor dhe rekreativ që ta mbajë zonën në gjendjen natyrore ose
afërsisht natyrore;
4.
përjashtimi i shfrytëzimeve ose i vizitave të cilat mund të shkaktojnë
ndryshime dhe dëmtime të natyrës;
5.
mbajtja e veçorive ekologjike, gjeomorfologjike dhe estetike për të
cilat territori është shpallur i mbrojtur.
Funksionet e parkut nacional përcaktohen në atë mënyrë që ato të
sigurojnë në radhë të parë mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave themelore të
parkut nacional, e pastaj rregullimin dhe shfrytëzimin e këtyre vlerave:
•
Ruajtja dhe mbrojtja e vlerave dhe rariteteve natyrore prezente
burimore dhe pjesërisht të ndryshuara;
•
Mbrojtja dhe përparimi i pejzazhit të rajonit në tërësi;
•
Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturo-historike;
•
Zhvillimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe të krijuara, si dhe
zhvillimi i aktiviteteve prezente dhe të reja;
•
Ekonomizimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe ekonomike;
•
Shfrytëzimi i vlerave të parkut nacional me qëllim të hulumtimeve
shkencore, arsimore, edukative dhe kulturore;
•
Shfrytëzimi i vlerave të parkut nacional për nevojat e ekonomisë, para
së gjithash për nevojat e veprimtarive turistike-rekreative, pastaj për
shfrytëzimin e pyjeve, kullosave malore, tokës bujqësore dhe tjera;
•
Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për vlerat e natyrës.
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
12
I
PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR
PROFILI DHE ANALIZA E GJENDJES
1.1. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUFINJT E PARKUT
Bjeshkët e Nemuna janë vazhdimësi e Maleve Dinaride, të cilat shtrihen
në perëndim të Kosovës, në veri të Shqipërisë dhe në jug-lindje të Malit të
Zi.
Këto male me majat e larta e të thepisura hyjnë në radhën e maleve më
të“egra” jo vetëm të vendit tonë, por edhe të Evropës.
Bjeshkët e Nemuna në Kosovë kanë një shtrirje në drejtim veri-jug me
gjatësi 50 km dhe gjerësi 26 km. Në anën e Kosovës ngriten kah fundi i
fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2000 m, në disa vende
prehen nga lugina të thella lumore, të lumit të Bistricёs (Lumbardhit) sё
Pejёs, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin. Masivi malor i
Bjeshkëve tё Nemuna ndahet nё tri pjesё:
Pjesёn veriore e pёrbёjnё malet qё ndodhen nё veri dhe verilindje tё
Bistricёs (Lumbardhit) tё Pejёs, e cila butёsisht fillon nё Malin e Thatё mbi
fushёgropёn e Dukagjinit dhe Moknёs. Prej Moknёs, ky brez malor
shmanget nё drejtim tё jugper
ëndimit dhe shkon deri te Maja e Re
(1812m), e nga kёtu zgjatet nё pёrёndim dhe vazhdon pёrmes maj
ës
Pogled (Shiqimi, 2155m) nё Zhleb me majën e Rusolis
ё (2381m). Kёtij
grupi malesh, mё tutje nё pёrёndim i takojnё edhe Shtedimi (2272 m),
Hajla (2400m), Mali i Shishkёs, me majёn e Hasanit (1871 m), Mali i Begut
me majёn e Velekutit (2015) dhe Pokleni (1376).
Pjesёn qendrore e pёrbёjnё malet ndёrmjet Bistricёs (Lumbardhit) tё
Pejёs dhe Deçanit: Koprivniku me K ërshin e Çvrlenit (2460m), Bjeshkёt e
Strellcit me Majёn e Strellcit (2377m), Qafa e Nekut dhe Mylishevci. Mё nё
pёrёndim, kёsaj pjese i takojnё Malet e Lumbardhit me Majen Guri i Kuq
(2522m), Malet e Nexhinatit (2341m) dhe Staraci (Plaku, 2426 m).
Pjesa jugore shtrihet në jugpёrendim tё Bistricёs sё Deçanit dhe pёrbёhet
nga Malet e Deçanit, Malet e Vokshit (1641m), Bjeshka e Junikut me majёn
Rrasa e Zogut (2296m), Gjeravica (2656 m), Bogiçevica (2103m), Maja e
Ropёs (2505m), Maja e Qenit (2406m) dhe Marjashi (2530m).
Bjeshkët e Nemuna me lartësinë, strukturën e relievit, ndërtimin
gjeologjik, elementet klimatike dhe botën organike na përkujtojnë Alpet.
Bjeshkët e Nemuna dallohen me një numër të madh të majave të larta mbi
2000m, dhe majën absolute më të lartë të Kosovës, Gjeravica (2656m).
Morfologjia e Bjeshkëve të Nemuna cilësohet me shpate të thepisura, me
lugina të thella, me gryka të ngushta, që paraqesin bukuri të rralla
natyrore jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë. Sipas Ligjit per
PK
“Bjeshkët e Nemuna” të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 Dhjetor
2012, Parku ka një sipërfaqe prej 62488 Ha, e cila pas matjeve dhe
analizave të detajuara ka pësuar ndryshime. Sipas këtyre ndryshimeve
sipërfaqja e Parkut është 63028 Ha dhe shtrihet në territorin e komunave:
Pejë (me 32847 Ha apo 52%); Deçan (me 16786 Ha apo 27%), Junik (me
5273 Ha apo 8%), Istog (me 5074 Ha apo 8%) dhe Gjakovë (me 3048 Ha
apo 5%).
→
Pozita gjeografike e Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna”