Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
8
Parqet kombëtare në Kosovë
Aktualisht, Republika e Kosovës ka 2 parqe kombëtare: Parkun Kombëtar
“Sharri” me pozicionim në Jug dhe Jug-perëndim të vendit, është pjesë e
Maleve të Sharrit të cilat shtrihen në tri shtetet fqinje, në R. Kosovës, R.
Shqipërisë dhe Ish R. F. J. të Maqedonisë. Në Kosovë, PK “Sharri” shtrihet
në komunat Dragash, Prizren, Suharekë, Shtërpcë dhe Kaçanik dhe mbulon
një sipërfaqe prej 53272 hektarësh; dhe Parkun Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna”, me pozitën e vet në Veri-perëndim të vendit, është pjesë e
bjeshkëve me të njëjtin emër (apo të njohura edhe si Alpet Shqiptare), të
cilat po ashtu shtrihen në tri shtetet fqinje, në R. Kosovës, R. Shqipërisë
dhe R. Malit Zi. Në Kosovë ky park shtrihet në komunat Istog, Pejë, Deçan,
Junik dhe Gjakovë dhe ka një sipërfaqe prej 63028 hektarësh.
Pa dyshim, këto dy Parqe Kombëtare, që së bashku mbulojnë mbi 10 % të
sipërfaqes së përgjithshme të vendit, shtrihen në pjesët më malore duke
përfshirë edhe pikat më të larta në Kosovë. Një vend-shtrirje e tyre është
për faktin se atje gjendet një numër shumë i gjerë i llojeve bimore dhe
specieve shtazore të nivelit të lartë të larmisë biologjike (biodiversitetit), të
cilat janë në bashkëjetesë të harmonizuar me njerëzit ose qëndrojnë larg
ndikimeve të tyre negative të shkaktuara nga aktivitetet zhvillimore.
Misionet e Parqeve
Përnjohja, mbrojtja, ruajtja dhe menaxhimi aktiv i vlerave të trashëgimisë
natyrore duke siguruar ruajtjen e larmisë biologjike (biodiversitetit) dhe të
mirëqenies së publikut janë misione të mirëpritura dhe tradicionale të
parqeve kombëtare. Përveç kësaj, specifikat e të dy Parqeve në Kosovë
lejojnë udhëheqjen e zhvillimit të një sërë aktivitetesh origjinale, që kanë
për qëllim ruajtjen e vlerave natyrore, kulturore dhe të peizazhit. Kjo
ambicie, kryesisht bazohet në aktivitetet ndërvepruese të garantuara
pozitive (sinergjike) dhe miqësore, p.sh. në mes të zonave të hapura
bujqësore - barishtore dhe të një mjedisi pyjor, etj.
Gjithashtu, edhe përkujdesja për një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar,
binjakëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm, sjellin partneritete dhe
marrëdhënie kontraktuese që promovojnë përfshirjen e popullsisë lokale
dhe të palëve të interesit në menaxhimin e ekuilibrit ekologjik dhe të
vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore brenda dhe përreth Parkut.
→ Sipërfaqet në Parqet Kombëtare në Kosovë
→ Parqet Kombëtare
në Kosovë
Parku
Kombëtar
Sipërfaqe totale
e Parqeve (në ha)
Zonë e I-rë
(në %)
Zonë e II-të
(në %)
Zonë e III-të
(në %)
Sipërfaqja e PK në
Komuna (në %)
Sharri
53.272 ha
17.6 %
75.3 %
7.1
%
Dragash (45%)
Prizren (22%)
Suharekë (4.7%)
Shtërpcë (24.2%)
Kaçanik (4.1%)
Bjeshkët
e Nemuna
63.028 ha
15.8 %
72.7 %
11.5 %
Istog (8.1%)
Pejë (52.1%)
Deçan (26.6%)
Junik (8.4%)
Gjakovë (4.8%)
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
9
HYRJE
Iniciativa për shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” park kombëtar ka nisur
në vitin 1970 nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe ka
vazhduar përsëri në vitin 1985 nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
Sipas kësaj iniciative Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” do të
përfshinte pjesë të territorit të Komunës së Pejës dhe Deçanit. Meqë
Komuna e Deçanit nuk e dha pëlqimin për këtë, u vendos që vetëm pjesa
që i takon Komunës së Pejës të shpallej dhe njëherësh u përgatit “Studimi
për arësyeshmërinë e shpalljes së Bjeshkëve në Komunën e Pejës për Park
Kombëtar”. Edhe kjo iniciativë nuk ka pasur sukses në finalizimin e
shpalljes.
Në vitin 2002 Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Natyrës përsëri inicioi
shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” park kombëtar. Sipas kësaj iniciative
ishte paraparë që në parkun kombëtar të përfshihen pjesë të territorit të
komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Gjakovës. Kuvendet komunale
përkatëse e kanë dhënë pëlqimin
3
Në vitin 2003 është përgatitur “Studimi për arsyeshmërinë e shpalljes së
“Bjeshkëve të Nemuna park kombëtar dhe njëherësh është përgatitur
edhe projektligji për të. Iniciativën e ka përkrahur Qeveria e Kosovës dhe
Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 03.04.2003, mirëpo më vonë
projektligji nuk e ka gjetur përkrahjen e duhur.
për këtë nismë .
Përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë
vazhduar edhe më tutje. Në vitin 2009 përsëri e ka formuar grupin punues
për hartimin e projektligjit për shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” park
kombëtar. Gjithashtu nuk ka munguar as iniciativa e shoqërisë civile për
Bjeshkët e Nemuna. Në dhjetor, 2009 ka filluar projekti “ Bjeshkët e
Nemuna - Park Kombëtar, pro et contra”. Projekti është mbështetetur
financiarisht nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të hapur KFOS dhe është
zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC, zyra në Kosovë.
Përfundimisht pas një sërë konsultimesh dhe diskutimesh në nivel qendror
dhe lokal të pushtetit e edhe me komunitetin, hartohet projektligji dhe
Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të 2012-ës e miraton Ligjin për Parkun
Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me çka edhe hapet rruga për hartimin e
planit hapësinor për këtë park.
3
KK Pejë- Vendimi nr.352-5339/2002; KK Deçan-01/63, 3 shtator 2002; KK Gjakovë- vendimi 01Nr.
372/2002; KK Istog-Burim- Pëlqimi 01 nr. 41/2002
Gjendja
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” paraqet një regjion gjeografik me
bukuri të rrallë, me pasuri të madhe të elementeve të peizazhit si: bjeshkë
të larta të çveshura me dëborë në maja, pyje mbresëlënës me lloje të
ndryshme drunjsh ku me bukuri dominojnë pishat e larta, lugina
magjepsëse e gryka të thella mahnitëse, kullosa e livadhe me lule të të
gjitha ngjyrave, burime e rrjedha të shumta ujore që formojnë përrocka e
lumenj, shpella të bukura dhe liqene përrallore në vende të larta.
Gjendja e mjedisit, përkundër cenimit të tij me prerjen e pyjeve, mund të
thuhet se ende, në përgjithësi është e mirë. Ajri dhe uji janë të pastër,
kurse degradimi i tokës nuk është në masën që do të quhej shumë
shqetësuese. Gjendja e mirë e mjedisit duhet të ruhet e edhe të avancohet
në të ardhmen, por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ndalohen disa
dukuri negative që tani janë prezente në zonën e parkut e të cilat
paraqesin një kërcënim serioz për mjedisin dhe për të ardhmen e parkut.
Këto dukuri janë prerja e pakontrolluar e pyjeve dhe ndërtimet pa
mbështetje në plane hapësinore dhe rregulluese.
Vazhdimi i prerjes së pakontrolluar të pyjeve do të kishte pasoja të
pariparueshme që përveç humbjes së masës drunore, reflekton
drejtpërdrejtë edhe në çrregullimin e ekosistemeve, kërcënimin e botës
shtazore, prishjen e peizazhit, paraqitjen e erozionit etj.
Ndërtimet që nuk janë bërë në bazë të planeve hapësinore dhe atyre
rregulluese e të cilat kryesisht përfaqësohen me objekte hoteljere dhe të
banimit, janë më të shprehura në zonat që vizitohen më shumë si në:
Grykën e Rugovës, Bogë, Leqinat etj. Ndërtimet e këtilla kanë ndodhur për
shkak të mungesës së planeve. Momentalisht gjendja nuk është shumë
shqetësuese, por nëse kjo dukuri do të vazhdonte dhe do të shpeshtohej
në të ardhmen, ajo natyrisht se do ta degradonte hapësirën e parkut
kombëtar, sepse njerëzit do të ndërtonin edhe aty ku nuk duhet me çka do
të dëmtohej peizazhi, vegjetacioni dhe do të cenoheshin habitatet
shtazore.
Parku ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si të atij dimëror
ashtu edhe të atij veror. Shpatijet e Bogës, ato në Bjeshkët e Belegut etj
janë shumë të përshtatshme për sportin e skijimit gjatë dimrit, kurse gjatë
verës, hapësira e parkut, për turistët ofron mundësi të jashtëzakonshme
për shijimin e bukurive të peizazheve, për rekreim dhe rehabilitim, qoftë
duke shetitur, ecur (hiking), duke qëndruar në ajër të pastër apo mënyra
tjera.
Potencialet ekzistojnë, por infrastruktura dhe përmbajtjet tjera që
mundësojnë shfrytëzimin e këtyre potencialeve, janë të mangëta. Në
shumë vende ato nuk ekzistojnë. Vetëm në Bogë ka patur ndërtim të
infrastrukturës për zhvillimin e skijimit dhe ajo nuk është e mjaftueshme,
sepse kapaciteti i ski-liftave atje, është i vogël dhe shtigje të rregulluara të
skijimit ka pak krahasuar me mundësitë që i ka ai vend.
Infrastruktura në nivel jo të kënaqshëm dhe në përgjithësi niveli i ultë i
zhvillimit ekonomik në hapësirën e parkut, kanë shkaktuar braktisjen e
vendbanimeve të atjeshme nga popullata dhe sot një numër i
vendbanimeve është plotësisht i boshatisur.
Dukuritë negative që u përmendën, pastaj gjendja sa i përket
infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi, kanë krijuar
nevojën për angazhimin e segmenteve përkatës të shoqërisë tonë në
mënyrë që të gjitha të kthehen në një gjendje të kënaqshme, në të cilën
parku kombëtar do të përfitonte në të gjitha aspektet. Ky angazhim
konsiston në planifikimin e hapësirës së parkut, pra hartimin e planit
hapësinor të parkut, planeve rregulluese, pastaj në investimet për zhvillim
të bazuar në këto plane dhe në përkujdesjen e përditshme në mënyrë që
parku të ruhet. Disa hapa janë bërë në këtë drejtim. Tani, siq është thënë,
Bjeshkët e Nemuna janë të shpallura me ligj, park kombëtar, me kufi të
definuar, është themeluar Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna” dhe është në proces hartimi i planit hapësinor për Parkun.
Roli dhe bazueshmëria e planit
Hartimi i Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka për
bazë legjislacionin në fuqi që përbëhet nga: Ligji për Planifikim Hapësinor,
Ligji për shpalljen e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Ligji për Tokën
Bujqësore, Ligji për Banim dhe Ndërtim, Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligji
për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligji për Ujëra.
Plani hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është dokument i
cili duhet të promovojë interesat e përbashkëta të banorëve të Kosovës,
për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, me qëllim të përmirësimit të
kualitetit të jetës, por njëkohësisht edhe të mbrojë resurset, trashëgiminë
natyrore dhe kulturore. Plani përcakton parimet dhe qëllimet afatgjate të
planifikimit hapësinor për periudhën të paktën 10 vjeçare, përcakton
afatet kohore reale dhe implikimet buxhetore. Plani hapësinor duhet të:
•
Udhëzojë sektorët dhe agjencitë e Qeverisë në hartimin dhe
implementimin e politikave dhe vendimeve për shfrytëzimin sa më të
drejtë të kësaj pasurie natyrore;
•
Përcaktojë kategorizimin e hapësirave apo zonave sipas regjimit të
mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre në: zona që do të mbeten të tilla si
janë, të ruajtura nga çdo zhvillim; zona me një gamë të vogël, të
kufizuar të zhvillimeve hapësinore; dhe zona me një gamë më të gjërë
të zhvillimeve hapësinore
Plani hapësinor do të shërbejë si udhëzues për:
•
Identifikimin e lokacioneve të parkut me potenciale të zhvillimit;
•
Aprovimin e politikave lidhur me vendosjen e zhvillimeve të
mundshme në territorin e parkut që kanë të bëjnë me zhvillimin e
turizmit, ofrimin e shërbimeve të nevojshme, gjithnjë duke ruajtur në
maksimum trashëgiminë dhe vlerat natyrore dhe kulturore;
•
Identifikimin e rolit të vendbanimeve (fshatrave) përreth dhe rolin e
qyteteve të mëdha që ndodhën në afërsi të parkut;
•
Identifikimin e rolit të vendbanimeve (fshatrave) përreth, si dhe
•
Identifikimin e rolit të infrastrukturës së rëndësishme dhe të lidhjeve
me territorin e parkut