Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
27
Pjesa e Deçanit – vendbanimet në afërsi të parkut, të pasura me
trashëgimi kulturore:
1.
Strellci i Epërm – Gërmadha të antikitetit të vonë të shek. IV-VI,
kulla e Sh.Cenit, karakteristikë- shumë kulla (fshat relativisht i
madh);
2.
Lëbushë – Vendbanim i vogël dhe i hershëm, kryesisht i pasur me
kulla, një qardak nën mbrojtje;
3.
Isniq – Vendbanim i madh , 3 kulla, 1 xhami (kryesisht e pasur me
kulla);
4.
Deçan – 2 kulla, 1 mulli dhe 1 xhami.
→ Trashëgimia kulturore - Deçan
→ Trashëgimia kulturore - Junik
Pjesa e Junikut
Juniku si qytet ka pozitë të përshtatshme gjeografike, me ndikim në park,
me lidhje të shkurtë me vendbanimet Gjocaj e Jasiq që gjenden në brendi
të parkut, me qytetet si Gjakova, Deçani dhe Peja dhe me shtetin e
Shqipërisë. Pjesa e Junikut është e pasur me:
- pyje, livadhe, kullosa dhe ujra;
- 10 objekte të banimit të tipit kullë me vlera të trashëgimisë kulturore
dhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore si: 2 tyrbe, 2 xhami, 1 teqe dhe
varrezat e fshatit.
Pjesa e Gjakovës – Batusha - fortifikata, kisha e varreza dhe 2 kulla, Mulliqi
- xhami fshati
→ Trashëgimia kulturore - Gjakovë
Banimi si funksion kryesor i çdo vendbanimi është poashtu elementi
kryesor i gjendjes së qëndrueshme sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Nëpër fshatrat e zonave afër parkut kemi tipin e banimit individual i cili
është dominant pothuajse në 90% të tyre dhe që në kohrat e hershme
është identifikuar "Kulla" si shtëpi karakteristike.
Kullat - Rajoni i Dukagjinit apo vendbanimet që janë në afërsi të parkut
karakterizohen me objekte të banimit apo të ashtuquajturat "Kullat e
Dukagjinit" që paraqesin rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të
këtyre anëve. Kulla si banesë shqiptare, përveç që prezantohet si e vetme,
atë mund t'a gjejmë edhe në formë kompleksi apo si ansambël fshati.
Koncentrimi më i madh i tyre është në vendbanimet Hulaj, Isniq, Lëbushë,
Lloqan, Strellc i Epërm, Voksh, Pobërgjë, Vrellë, Junik, Batushë etj.
Ndërtimi i tyre daton që nga fillimi i shekullit XIX.
→ Kulla të Dukagjinit
→ Kulla e Mazrekajve, Dranoc
Roli i kullës ka qenë i shumfishtë. Përveç funksionit të banimit që ka pasë,
kulla ka luajtur rol edhe në aspektin fortifikues, ngritjes arsimore,
kulturore, edukative, shoqërore dhe mes tjerash ka luajtur rol të
rëndësishëm politik të vendit.
→ Kulla e Berishajve, Junik
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
28
Disa nga këto kulla janë restauruar dhe adoptuar për turistë, ku është
munduar të ruhet origjinaliteti i tyre, me përdorimin e materialit autokton,
përdorimit të elementeve përcjellëse si: sofra, qeshmja, djepi, koshi,
hambari etj. Kulla e Mazrekajve - Dranoc (e restauruar në formë bujtine
me hapësira për mbajtje të takimeve); Kulla e Ramë Zyberit - Junik (e
rastauruar në formë bujtine, me ushqim tradicional dhe hapësirë për
takime); Kulla e Isufajve - Junik (e rastauruar në Zyre të informimit
turistik), Kulla e Brahim Hoxhës - Oda e Junikut (e restauruar në
bujtinë)etj.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore
përveç asaj arkitektonike edhe trashëgimisë së luajtshme, shpirtërore dhe
historike të këtyre anëve.
Mullinjtë me ujë,
janë objekte karakteristike për këto treva të cilat dikur
kanë pasë numër të madh të tyre, ndërkaq sot kemi një numër shumë të
vogël të mullinjëve aktiv dhe të cilët përdoren kryesisht për bluarjen e
misrit. Disa nga këta mullinjë kanë vlera historike, të cilat bartin një lloj
identiteti të kësaj ane por përdorimi i tyre është kryesisht për përfitime
ekonomike. Vrella është vendbanim që është karakterizuar me numër më
të madh të mullinjëve. Mulliri i Qelë Bicajt është njëri ndër t'a që është i
vjetër gati treqind vjeç dhe funksionon edhe sot. Mulliri i Shabanajve në
Deçan sot shfrytëzohet nga shoqata e grave Jeta për shitje të artizanateve
dhe është një shembull i mirë i ruajtjes së mullinjëve në këtë rast nga
shkatërimi i tyre.
Koshat dhe Hambaret janë objekte ndihmëse me ornamentikë të pasur që
gjenden kryesisht në vendbanimet ku lavërtaria është veprimtari kryesore.
→ Kosh i trevës së Dukagjinit
Stanet paraqesin shtëpi sezonale për strehim të fshatarëve, që
shfrytëzohet për kullotjen e bagëtive dhe veprimtarive tjera si: për
pemtari, bletari, bimë mjekuese etj. Stanet shtrihen kryesisht në lartësi më
të mëdha në bjeshkë dhe shfrytëzohen gjatë sezonës së verës. Disa prej
tyre sot shfrytëzohen edhe në formë të bujtinave, për pushim rekreues
gjatë tërë vitit dhe paraqesin potencial për zhvillim të turizmit malor e
njëherit edhe atij ekonomik të vendit.
→ Stanet në Park
1.2.13.2. Pasuria etnologjike dhe aktivitetet tradicionale
Përveç "Kullave" të vjetra dhe disa lokaliteteve arkeologjike, këto anë kanë
laramani dhe vlera me pasuri të shumta etnologjike. Ato pasqyrohen me
veshje tradicionale, valle, muzikë, doke dhe zakone, vegla të punës,
punime artizanale (stoli nga argjendi), armë të periudhave të ndryshme,
ushqim tradicional etj.
→ Veshjet tradicionale
Veshja tradicionale është njëra ndër motivet që është ruajtur në mënyrë
origjinale dhe vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme. Ngjyra bardhë e zi
është karakteristikë te veshjet e meshkujve, ndërsa tek gjinia femërore
dominon edhe ngjyra e kuqe. Është mjaft me rëndësi të përmendet edhe
ruajtja e traditave të martesave në stilin e vjetër që ende edhe sot
aplikohet, rendi dhe rregulli shtëpiak, vallja tradicionale, pregatitja e
ushqimit tradicional dhe rituali i barinjëve lidhur me qethjen e deleve.
Zejet tradicionale janë karakteristikë e këtyre anëve dhe shumë atraktive
për turistë si: farkatarët, qeleshepunuesit, mjeshtrit e punimit të
samarëve, gdhendja e veglave muzikore nga druri etj.
Plisi është pjesë e veshjes kombëtare të burrave, i cili dallon në rajon për
nga forma dhe ngjyra e tij që është e bardhë. Materiali që punohet plisi
është nga leshi. Punimi i plisave është zanat në rënie dhe i rrezikuar nga
zhdukja, prandaj duhet tentuar që të ruhet kjo traditë edhe më tutje.
Një zeje tjetër tradicionale që praktikohet në këto anë është edhe thurja e
tekstilit në gjergjef (Shamitë e qëndisura, shamitë e mëndafshit dhe të
pambukut, të cilat mbahen në kokë dhe zakonisht punohen me shumë
dekorime dhe ngjyra më të ngrohta.
Pregatitja e ushqimit është prezentë pothuajse në çdo shtëpi, restorane
që ofrojnë ushqim të shumllojshëm, që karakterizohet edhe si rajon me
meny të pasur të gastronomisë. Ushqimet më të preferuara dhe karakteri-
stike janë: Buka kollomoqe, leqeniku, kryelana, kaqamaku, flia, pogaqa,
revanija, gurabija mjalti, qumshti, kosi, djathi, maza, si dhe pregatitja e
mishit të qengjit. Nga pijet është e njohur birra e Pejës, verërat lokale si
"Merlot", "Rizling", si dhe pjekja e rrakisë së rrushit. Ushqimi dhe mikpritja
e turistëve nga vendasit është pjesë e traditës shekullore.
"Zhdjergat" janë element i folklorit dhe traditës së këtyre anëve, ku
përmes darkës së zhdjergës shprehet një formë e solidaritetit, shpërblimit,
skrificës dhe mirënjohjes për gjithë bereqetin që e kanë për një vit.