Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
29
→ Vallja e Rugoves – pjesë e lojrave tradicionale
Manifestimet vjetore që organizohen përmes ngjarjeve me karakter të
veçantë janë një element i rëndësishëm dhe ndikojnë në ngritjen e
vetëdijes, informimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe
natyrore të kësaj treve. Manifestime të tilla janë: Takimi ndërkombëtar i
bjeshkatarëve; Organizimi i lojërave tradicionale "Rugova"; Panairi turistik;
Panairi "Ditët e mjaltit"; Panairi i punimeve artizanale; Karavani i
prodhimeve vendore, Darka e Lamës, që kremton sezonin e suksesshëm
dhe bereqetin në blegtori dhe bujqësi anekënd rajonit etj.
Vallja e Rugoves
Vallja e Rugoves është pjesë e kulturës, traditës dhe historisë së këtyre
anëve, ku përfshihet kërcimi tradicional në raste të ndryshme festash.
Vallja Rugovase hyn në kategorinë e valleve epike, e cila karakterizohet me
burrëri, trimëri, me karakter luftarak dhe madhështi. Vallja luhet kryesisht
nga burrat si: loja me jatagan dhe valle dyluftimi, si dhe valle tjera ku janë
të kombinuar edhe me lojën e grave.
1.2.14. Trashëgimia natyrore
Bjeshkët e Nemuna paraqesin njërin nga masivet malore më të mëdhenj,
më kompleks, më interesant dhe më të bukur të Ballkanit. Pasuria
natyrore e Bjeshkëve të Nemuna konsiston me shumëllojshmërinë dhe
veçantitë gjeomorfologjike të objekteve si: malet, grykat, kanjonet,
shpellat.
Lokalitete të rëndësishme me vlera
natyrore në park janë:
Kopraniku,
Rusolia, Zhlebi, Maja e Leqinës, Radavci, Lokaliteti Jedova, Rrasa e Zogut,
Lokaliteti Burimi i Erenikut, Liqejtë e Gjeravicës.
Peizazhet janë
pjesë e territorit me karakteristika të veçanta të relievit,
formuar nga një kompleks ekosistemesh të integruar në mënyrë
funksionale duke përfshirë edhe elementet e qytetërimit. Peizazhi i
mbrojtur është zonë natyrore ose artificiale me vlerë të madhe peizazhore
dhe larmi biologjike ose me vlerë kulturo-historike ose peizazh me veçori
të ruajtura unikale karakteristike për zonën e caktuar i dedikuar për
pushim dhe rekreacion. Parku i Bjeshkëve të Nemuna është i pasur me
lloje të ndryshme të peizazheve të cilat varësisht nga rëndësia,
karakteristikat dhe veçoritë e tyre janë: Peisazhe natyrore, hidrografike,
malore, kulturore, fshatare.
Zonat dhe monumentet natyrore të mbrojtura janë:
Maja e Ropsit, Deçan – rezervat bimor i llojeve të molikës, bredhit, pishës
dhe ahut;
Kozhnjeri, Deçan – rezervat shtazor i llojit të dhisë së egër;
Malet e Prelepit, Deçan – rezervat bimor me përbërje të panjës malore;
→ Peisazhet në Bjeshkët e Nemuna
Qendrat termale - Burimet e shpeshta termo
-minerale në Kosovë janë
pasojë e aktivitetit intenziv vullkanik dhe proceseve të shumta tektonike
në të kaluarën e saj gjeologjike. Burim i tillë është edhe ai në Banjë - 12 km
në verilindje të Pejës. Temperatura e ujit të burimeve të nxehta është
46-48 °C, kurse sasia e përgjithshme e ujërave të tyre është 17,5 l/sec.
Burimi i tillë i ujit termal shëron disa lloje të sëmundjeve dhe supozohet që
është shfrytëzuar që nga periudha romake, mesjeta dhe më vonë edhe nga
turqit.
Burimet e ujrave natyral – Këto gjenden në afërsi të Vrellës (K.Istogut) dhe
afër Manastirit të Deçanit.
Shpellat – Edhe pse shpellat nuk janë hulumtuar sa duhet, duket se kanë
qenë vende banimi gjatë kohës së paleolitit dhe mezolitit (zbulime të tilla
priten të bëhen në shpellën e Radavci afër burimit të Drinit). Përpos kësaj
shpelle janë të njohura edhe Shpella e Hoxhës dhe Shpella e gurit që
gjenden në afërsi të fshatit Vrellë.
Si pjesë e trashëgimisë natyrore janë edhe grykat/kanjonet, ku si më të
rëndësishmet janë: Gryka e Rugovës, Gryka e Vrellës etj.
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
30
1.3. POPULLËSIA DHE ZHVILLIMI SOCIAL
Nga 4743 banorëve të regjistruar në vitin 1971, me regjistrimin e vitit 2011
në Park jetojnë vetëm 476 banorë.
Shkalla e natalitetit është 18 promil apo 1.8%, shkalla e mortalitetit është
4 promil apo 0.44%, ndërsa shtimi natyror është 13.6 promil apo
1.3
%.
Sa i përket moshës së popullësisë, mosha 0 – 19 vjeç përfaqësohet me
35
%, mosha 20 – 64 vjeq merr pjesë me
57
%, dhe grup mosha mbi 65 vjeç
ka pjesëmarrje më të vogël apo 8% në numrin e përgjithshëm të
popullësisë.
Në aspektin etnik vendbanimet brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna”, kanë një popullësi mjaft homogjene ku 97.5 % (2011) e
popullësisë janë shqiptarë, kurse pakicat tjera janë egjiptian etj.
55% nga popullësia e përgjithshme e vendbanimeve brenda Parkut
Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është popullësi aktive.
Brenda parkut, në Drelaj gjendet një shkollë fillore, kurse në Haxhaj është
shtëpia e shëndetit ku momentalisht nuk ka mjek.
Të dhënat për numrin e popullësisë dalin nga regjistrimet e popullsisë. Për
periudhën kohore 1948–2011 janë paraqitur të dhënat për numrin e
popullësisë sipas regjistrimeve të popullsisë. Gjithashtu janë shfrytëzuar të
dhënat e regjistrimit të vitit 1991 që japin një vlerësim për popullësinë
sepse popullësia shqiptare në atë kohë e pati bojkotuar pjesëmarrjen në
regjistrim. Të dhënat, megjithatë konsiderohen si relativisht të sakta.
1.3.1. Numri i përgjithshëm i popullësisë
Popullësia e këtij regjioni është e shpërndarë në gjithsej 47 vendbanime të
cilat janë të shpërndara në pesë komuna të Kosovës: Pejë, Deçan, Istog,
Junik dhe Gjakovë. Nga gjithsej 47 vendbanime sa ka ky regjion gjeografik,
20 prej tyre janë brenda kufirit të parkut, ndërsa 27 të tjera janë jashtë
Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna". Numri i popullësisë në këtë regjion
është 87800
6
Brenda viteve 1948-2011 pati një rritje të lehtë të numrit të popullsisë për
48872 banorë. Nga viti 1991 e deri në vitin 2011 popullsia e kësaj ane
karakterizohet me një rënie të numrit të saj prej 26060 banorëve. Kjo ishte
si pasojë e shumë rrjedhave politiko-ekonomike që ndodhën në këtë
periudhë, duke mos harruar edhe luftën e fundit (1999). Sipas treguesve
në tabelën e më poshtme numri i popullësisë është shtuar për 48872
banorë, nga 38928 banorë sa kishte në vitin 1948 në 87800 banorë në vitin
2011.
banorë.
6
Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Regjistrimi i Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.
→ Nr.pop. sipas regjistrimeve dhe indeksi bazik dhe vargor
brenda dhe
jashtë Parkut.
Vitet
Nr. i popullsisë Indeksi bazik
Indeksi vargor
Regjistrimi 1948 38928
100
100
Regjistrimi 1953 44935
115
115
Regjistrimi 1961 55632
143
124
Regjistrimi 1971 75669
194
136
Regjistrimi 1981 94259
242
125
Vlerësimi 1991
113860
292
121
Regjistrimi 2011 87800
226
77
Shkalla e natalitetit arrin deri në 18 promil apo 1.8 %, ndërsa shkalla e
mortalitetit është 4 promil apo 0.44 %. Në bazë të këtyre shkallëve të
natalitetit dhe mortalitetit del se shtimi natyror i popullsisë është 13.6
promil apo 1.36 %.
Me 57 % të popullsisë së përgjithshme në hapësirën e kësaj ane dominon
mosha 20 - 64 vjeç, pastaj me 35% të popullsisë së përgjithshme radhitet
popullsia e moshës së re 0 - 19 vjeç, ndërsa, grup-moshat mbi 65 vjeç kanë
pjesëmarrje të vogël, 8% të popullësisë së përgjithshme.
Nga gjithësej 87800 banorë, gjinia mashkullore është e përfaqësuar me
49.7%, ndërsa, gjinia femërore merr pjesë me 44154 apo me 50.3 %.
1.3.2. Numri i popullësisë brenda Parkut
Që nga viti 1948 e deri më 1971, vendbanimet brenda Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna”, kanë pasur një rritje të vazhdueshme të popullsisë.
Nga viti 1971 e deri në vitin 2011 këto vendbanime pësojnë rënie drastike
të numrit te popullësisë dhe disa prej tyre sot janë të pa banuara. Në vitin
1948 këto vendbanime kishin 4046 banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit
(2011) këto vendbanime kishin 476 banorë, që do të thotë se për këtë
periudhë kohore 63 vjeçare numri i popullësisë është zvogëluar gati për
tetë herë.
→ Numri i popullsisë sipas regjistrimeve brenda Parkut.
→ Numri i popullsisë sipas indeksit bazik dhe vargor në vendbanimet
brenda parkut sipas regjistrimit
Nga gjithsej 20 vendbanime sa ka kjo hapësirë, 16 prej tyre i takojnë
komunës së Pejës, dy vendbanime komunës së Junikut, një të Deçanit dhe
një vendbanim komunës së Gjakovës. Këto vendbanime kanë dallime të
theksuara sa i përket numrit të popullsisë. Vendbanimi me numër më të
madh të popullsisë është Cerovërhë (Breg i Zi) me 234 banorë, apo me
49.1 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së këtyre vendbanimeve.
1.3.3. Dendësia e popullsisë
7
Të gjitha vendbanimet e Parkut karakterizohen me dendësi të vogël të
popullsisë dhe janë kryesisht vendbanime të thella malore që gjenden larg
qendrave urbane, me një zhvillim të ulët ekonomik dhe me kushte jo të
favorshme.
Vendbanimet brenda Parkut shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare.
Lartësinë mbidetare më të madhe e kanë vendbanimet: Malaj (1925m),
Pepiq (1813m), Koshutan (1708m), Bogë (1610m).
7
Sipas regjistrimit të vitit 2011, dendësia e popullsisë në Park është 0.75 b/km
2
.
1
2
3
4
5
6
7
Nr. i popullsisë 4046 4465 4527 4743 3521 3273
476
Vitet
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
0
1000
2000
3000
4000
5000
6000
7000
8000
1
2
3
4
5
6
7
Vitet
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Nr. i popullsisë 4046 4465 4527 4743 3521 3273
476
Indeksi bazik
100
110
112
117
87
81
12
Indeksi vargor
100
110
101
105
74
93
15
0
500
1000
1500
2000
2500
3000
3500
4000
4500
5000