Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
32
Sa i përket strukturës agrare të popullsisë së kësaj hapësire, ajo shënon një
rënie të konsiderueshme deri në vitin 1981 me 49.8% të popullsisë aktive
në veprimtarinë primare. Ndërsa, në ditët e sodit popullsia është e
koncentruar në sektorin terciar në zhvillimin e turizmit duke i kushtuar një
rëndësi të veçanet objekteve hoteliere, vikend shtëpizave, dhe në
promovimin e turizmit malor. Pjesa tjetër e popullsisë kryesisht merret me
veprimtari primare apo më mirë të themi me veprimtari bujqësore-
blegtorale, pasi që vetë konfiguracioni i terrenit ja përcakton një gjë të
tillë. Është e vështirë për të prezantuar sot se sa është numri i popullsisë
bujqësore-blegtorale dhe ai i popullsisë jo bujqësore-blegtorale, por në
bazë të këtyre trendëve të zhvillimit përqindja e popullsisë jo bujqësore
është zvogëluar dukshëm.
1.3.8. Popullësia aktive
Popullësia aktive paraqet një element tjetër demografik që ka rëndësi të
veçantë në zhvillimin shoqëroro-ekonomik të një vendi. Në vitin 1971
pjesëmarrja e popullësisë në veprimtari primare ka qenë 58.2%. Ndonëse
numri në veprimtari primare është zvogëluar për këtë periudhë (1971-
1981) për 8.4%, ende Rrafshi i Dukagjinit cilësohet më tepër si hapësirë
gjeografike agrare. Sipas regjistrimit të vitit 2011, del se 54.5% nga
popullsia e përgjithshme e vendbanimeve brenda Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” janë popullsi aktive.
1.3.9. Familja dhe karakteristikat e saj
Vendbanimet e kësaj ane kryesisht karakterizohen me numër të madh të
anëtareve të familjes, që është karakteristikë për disa vise të pa zhvilluara
dhe kryesisht rurale. Mesatarja e madhësisë së familjes në këtë regjion
(vendbanimet brenda parkut) është rreth 6.9 anëtar (2011).
1.3.10. Lëvizja mekanike e popullsisë – Migrimet
Migrimet e popullsisë sot paraqesin një problem shumëdimensional
hapësinor, demografik, ekonomik, social dhe politik, ndërsa i nxisin një
varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të lidhur e të
kushtëzuar. Mungesa e të dhënave për migrimet, vështirëson bërjen e
analizave për migrimet mirëpo, ajo që u kuptua si më lartë, e bënë të
njohur fenomenin e migrimit të popullsisë nga vendbanimet rurale në ato
urbane në shkallë të gjerë. Në përgjithësi numri i popullsisë është
zvogëluar përreth 8 herë ndërsa, 9 vendbanime janë shpopulluar
pothuajse tërësisht.
1.3.11. Papunësia
Një ndër çështjet akute për shoqërinë kosovare është shkalla e lartë e
papunësisë. Papunësia është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë e
veçmas ka zënë vend të theksuar në vendbanimet rurale, kodrinore –
malore, me largësi të theksuar nga zonat urbane. Shkalla e papunësisë në
nivel vendi sillet aty te 40% dhe më së shumti atakon grup moshat e reja
sidomos popullësinë e gjinisë femërore.
Nga analiza e të dhënave për
vendbanimet të cilat shtrihen në
brezin kufitar të Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” dhe
vendbanimet brenda parkut, del se
shkalla e papunësisë është mjaft e
përhapur në këtë territor.
Të dhënat për punëkërkuesit e
regjistruar në zyrën e punësimit
flasin për 13500 persona që presin
për të gjetur një vend pune. Ky
numër nuk do të thotë se është real,
mund të jetë edhe shumëfish më i
madh sepse nuk janë të gjithë të
papunët të regjistruar. Papunësia
më e theksuar është te
vendbanimet e thella rurale.
Pasojë e shkallës së lartë të
papunësisë është edhe varfëria.
Varfëria ka prekur pothuajse të
gjitha poret e jetës shoqërore në në
këtë anë. Niveli i ulët i zhvillimit
ekonomik, shkalla e ulët e arsimimit,
shkatërrimet e shtëpive, bizneseve
dhe ndërmarrjeve nga lufta e fundit
në Kosovë (’99), shkëputja nga
përpunimi i tokës – de agrarizimi
etj., kanë ndikuar në rritjen e
varfërisë. Parcializimi i tokave,
kreditë jo të përshtatshme për
zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë,
mungesa e subvencioneve (farëra,
plehra artificiale,) etj, janë në
disfavor të bujqësisë (bujkut). Për
këtë arsye dhe arsye të tjera, nuk ka
interesim të popullatës të merret në
mënyrë aktive me bujqësi, sektor ky
i cili do të mund të ulte shkallën e
papunësisë dhe varfërisë.
Varfëria është një fenomen
kompleks social i cili është vështirë
të matet. Për matjen e varfërisë
kërkohen të dhëna si: të ardhurat
për kokë banori, niveli i arsimimit,
kushtet e banimit, shëndetësia, etj.
Natyrshëm, viset rurale me largësi
të theksuar nga zona urbane, zona
kodrinore malore, ku shkalla e arsimimit është më e ulët, shëndetësia e pa
zhvilluar dhe ku kushtet e banimit nuk janë të mira, janë të përfshira në
shkallë më të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Të dhënat flasin për 2500
familje në asistencë sociale. Gjendja më e rëndë (keqe) është në familjet
brenda parkut, në vendbanimet e thella dhe kodrinore – malore.
→ Popullësia dhe zhvillimi shoqëror në Park
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
33
1.3.12. Arsimi
Arsimi është themeli i një shoqërie të shëndoshë. Ai garanton perspektivë
për të ardhmen shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të një vendi.
Në sistemin arsimor të Kosovës, pas vitit 2000 kanë ndodhur zhvillime të
theksuara në realizimin e programeve mësimore bashkëkohore.
Struktura organizative e sistemit arsimor në vendbanimet brenda dhe ato
rreth Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është e organizuar në katër
nivele: arsimin parashkollor (5 - 6 vjeçar), arsimin fillor ( I – V ), dhe arsimin
e mesëm të ulët (VI – IX). Numri i objekteve shkollore është gjithësej 14
prej të cilave vetëm një është brenda parkut, në fshatin Drelaj. Në procesin
arsimor në këto vendbanime janë të përfshirë rreth 4000 nxënës. Në
shumicën e këtyre shkollave procesi mësimor zhvillohet në 2 turne. Numër
i madh i vendbanimeve nuk kanë objekt shkollor dhe mësimin e ndjekin në
objekte shkollore në afërsi (fshatin tjetër). Distanca shkollë – shtëpi shkon
deri në 4 km.
Çerdhe dhe kopshte për fëmijët e moshës nën 5 vjet brenda
vendbanimeve të trajtuara nuk ka asnjë.
Arsimi parafillor zhvillohet në një numër të shkollave fillore që ofrojnë
edukim njëvjeçar parashkollor për fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç.
Raporti nxënës-mësimdhënës është mesatarisht 20 nxënës për 1
mësimdhënës me dallime të theksuara nga njëra shkollë në tjetrën.
Sa i përket kushteve fizike te objekteve shkollore, ato ndryshojnë nga njëri
vendbanim në tjetrin. Në aspektin e përgjithshëm të mësim-nxënies
kushte jo të kënaqshme na paraqiten në vendbanimet e thella rurale. Për
të pasur analiza edhe më të hollësishme kërkohen të dhëna esenciale për
secilën shkollë veç e veç.
1.3.13. Shëndetësia
Shëndetësia kosovare, përkundër investimeve të mëdha të bëra pas vitit
’99, është në gjendje jo të mirë. Këtu ka dobësi të natyrës organizative
gjegjësisht implementimit të ligjit të shëndetësisë, pastaj paralelizmi i
strukturave serbe, mosekzistimi i sigurimit shëndetësor, mungesa e
kuadrit të mjaftueshëm, mungesa e mjeteve për investime të reja në
pajisje, hulumtime shkencore etj. Aktualisht në Kosovë sistemi
shëndetësor është i organizuar në tri nivele: a) niveli parësor b) niveli
dytësor dhe c) niveli tretësor. Përveç në sektorin publik, shëndetësia është
e organizuar edhe në sektorin privat në një shkallë mjaft të gjerë.
Në vendbanimet në park dhe përreth tij ofrohen vetëm shërbimet publike
shëndetësore, me përjashtim të ndonjë mini ordinance të vogël private.
Shumica prej këtyre vendbanimeve nuk ka ambulantë – shtëpi të
shëndetit. Shërbimet shëndetësore ofrohen në rreth 4 objekte
shëndetësore. Vetëm një objekt i tillë është brenda territorit të parkut
kombëtar, në fshatin Drelaj. Sa i përket gjendjes fizike të objekteve
shëndetësore kjo ndryshon nga njëri objekt në tjetrin, por në përgjithësi
kanë një gjendje jo dhe aq të mirë.
1.3.14. Vendbanimet dhe banimi
Në hapësirën brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë 20
vendbanime, kurse rreth parkut si vendbanime që kanë ndikim më të
drejtpërdrejtë në park janë 26. Të gjitha vendbanimet brenda parkut janë
vendbanime rurale – fshatra, ndërkaq prej atyre rreth parkut, tri janë
urbane kurse të tjerat janë poashtu rurale. Prej fshatrave brenda parkut,
16 shtrihen në territorin e komunës së Pejës, 2 në komunën e Junikut, 1 në
komunën e Deçanit dhe 1 në komunën e Gjakovës. Sa u përket
vendbanimeve rreth parkut, 11 ndodhen në komunën e Pejës, 8 në
komunën e Deçanit, 4 në komunën e Istogut, 2 në komunën e Gjakovës
dhe 1 në komunën e Junikut.
Vendbanimet brenda parkut janë të vogla përnga numri i banorëve. Prej
tyre 9 madje janë fare të boshatisura, kurse të tjerat, me përjashtim të
fshatit Cerovërhë që i ka 234 banorë, nuk e arrijnë as numrin 80.
Vendbanimet rreth parkut janë më të mëdha dhe, duke mos e llogaritur
Pejën si qytet më i madh që është, madhësia e tyre sillet prej 27 banorë sa
janë në Zagërme deri në 6053 që i ka Juniku, me një mesatare të banorëve
për këto vendbanime që kapë shifrën 1484.
Brenda parkut, vendbanimet janë të tipit të shpërndarë, ndërkaq ato në
hapësirën rreth parkut janë kryesisht vendbanime të tipit të koncentruar.
Vendbanimet e shpërndara paraqesin tërësinë e objekteve banuese dhe
ekonomike të prodhuesve bujqësorë dhe njëkohësisht i takojnë kategorive
më të vogla të fshatrave. Shumica e këtyre vendbanimeve janë të
vendosura më larg qendrave urbane dhe janë vise rurale, fshatra tipike
bujqësore dhe blegtorale. Karakteristika të këtyre vendbanimeve janë
transformimi i vogël, lidhja jo e mirë me qendrat urbane dhe shpopullimi
më i theksuar.
Vendbanimet e koncentruara janë më të mëdha. Aty hyjnë vendbanimet
urbane dhe gjysmëurbane, si dhe vendbanime tjera me numër më të
madh të popullsisë.
Funksionet e vendbanimeve brenda parkut janë banim, bujqësi dhe
blegtori, ndërsa viteve të fundit vërehet një tendencë në rritje edhe e
veprimtarisë së turizmit. Ngritja e interesimit për turizmin rural, për eko-
turizmin mund të ndikojë në ndryshimin e qasjes së vet popullatës së
këtyre vendbanimeve. Një numër i këtyre vendbanimeve, duke iu referuar
gjendjes momentale, kanë predispozita që të ofrojnë kushte për zhvillimin
e turizmit fshatar, duke ofruar shërbime tradicionale për vizitorët e parkut.
Për këtë më shumë spikatet fshati Bogë ku tashmë përveq që ofrohen këto
shërbime, në dispozicion të vizitorëve është edhe shtegu i skijimit.
Shumë vendbanime rreth parkut, pa i përmendur këtu vendbanimet
urbane Pejën dhe Deçanin të cilat kanë më shumë funksione, përveç
funksioneve të banimit, bujqësisë dhe blegtorisë, e kanë edhe tregtinë apo
edhe ndonjë biznes tjetër të vogël.
Në vendbanimet brenda parkut ka vetëm banim individual apo banim në
ndërtesa njëbanesore me etazhitet kryesisht P+0+N dhe P+1+N. Me
përjashtim të Pejës dhe Deçanit ku banimi është kolektiv (banim në
ndërtesa shumëbanesore) dhe individual, në vendbanimet tjera rreth
parkut banimi është vetëm individual me etazhitet kryesisht P+0, P+1 dhe
P+2.
Kur flasim për kualietin e banimit, me përjashtim të pastërtisë së ajrit dhe
madhësisë së zhurmës, të gjithë treguesit tjerë flasin për një kualitet më të
lartë të banimit në vendbanimet rreth parkut se sa në ato brenda parkut.
Qasja në vendbanimet rreth parkut mundësohet me rrugë kryesisht në
terren të rrafshtë dhe të asfaltuara, kurse rrugët që të shpiejnë në shumë
vendbanime brenda parkut janë të paasfaltuara dhe në terrene të vështira
të pjerrta. Transporti publik është më i zhvilluar dhe me kualitet më të
lartë në vendbanimet rreth parkut sepse qarkullimi është më i shpeshtë
dhe më i lehtë në rrugë më të mira, kurse përfshirja e banorëve në këtë
shërbim është më e madhe. Në disa vendbanime brenda parkut, madje
nuk ka fare transport publik.
Në të gjitha vendbanimet rreth parkut janë instaluar sistemet e ujësjellësit
e në disa prej tyre edhe ato të kanalizimit të ujrave të zeza, ndërkaq vetëm
në dy vendbanime brenda parkut ka ujësjellës, kurse sisteme të kanalizimit
nuk ka askund.
Sa u përket treguesve të tjerë të kualitetit të banimit, banorët e
vendbanimeve rreth parkut janë poashtu në gjendje më të mirë se sa ata
të fshatrave brenda parkut. Ata i kanë shkollat, objektet shëndetësore,
postare, bankare, dyqanet, shtëpitë e kulturës, objektet fetare, ofiçinat e
automjeteve më afër dhe më lehtë të arritshme. Në vendbanimet urbane
rreth parkut ka edhe hapësira të rregulluara enkas për sport dhe
rekreacion e që mungojnë në vendbanimet brenda parkut.
→ Vendbanim në Park