Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
35
→ Bletaria ne Deçan
Në Komunën e Istogut numërohen rreth 4500 koshere me bletë, ku
kultivohet mjalta cilësore e” Klekës”, ndërsa në
Komunën e Deçanit
momentalisht gjenden rreth 3000 koshere me bletë.
1.4.3. Bimët mjekësore dhe frutat e imëta
Hapësira e PK “Bjeshkët e Nemuna” përfshinë një territor mjaft të gjërë
dhe të pasur me bimë mjekësore aromatike (BMA) dhe pemë frutore të
egra (PFE), që është një potencial në aspektin e ekonomik.
Gjatë vitit 2007 është bërë hulumtimi dhe inventarizimi i këtij rajoni, në
bazë të cilit në territorin e Bjeshkëve të Nemuna gjinden këto lloje të BMA
dhe PFE me rëndësi ekonomike, si: boronica, dëllinja, aguliçja, shtogu,
molla e egër, murrizi, thana, lule basami, gështenja, barpezmi, hithra ,
listra , trëndafili i egër , etj.
Bjeshka e Istogut, ana veriore e Rugovës, bjeshkët qëndrore, Gjeravica,
Juniku karakterizohen me kulturat e bimëve me veti mjekuese si lincuri,
rrudhani dhe disa lloje të kërpudhave.
Popullata që merret me grumbullim e këtyre bimëve është e vogël, ndërsa
mundësitë për përfitime ekonomike janë shumë të mëdha. Grumbullimi i
këtyre produkteve deri me tani ka qenë spontan, i pa organizuar dhe i pa
kontrolluar nga institucionet përkatëse shtetërore, që si pasoj ka
zvogëlimin e fondit të BMA.
→ Pemët frutore të imëta
Në komunën e Junikut është në përfundim “Fabrika për përpunimin e
frutave të pyllit” – që shërben për grumbullimin, deponimin, përpunimin,
marketingun dhe shitjen e tyre. Fabrika do të furnizohet nga 5-së pika
grumbulluese të Regjionit Ekonomik Perëndimor të Kosovës
13
13
REPK – Gjakovë, Junik,Deçan, Pejë, Istog dhe Klinë
dhe një nga
Kukësi (Shqipëri ), ku janë të angazhuar rreth 300 mbledhës.
Në Komunën e Istogut, në fshatin Syne, vepron kompania private, e cila
merret me grumbullimin e bimëve të malit dhe përpunimin e frutave të
malit , por që furnizimi bëhet nga 33 qendra e tërë teritorit t
ë Kosovës
14
.
1.4.4. Industria
Në regjionin e Bjeshkëve nuk ka ndonjë industri të zhvilluar por vlen të
ceket kompania private në Drelaj të Rugovës, që merret me ambalazhimin
e ujit (i cili mbushet direkt nga burimi) dhe me përpunimin e qumështit
(bylmetit). Këto produkte plasohen në tregun e Kosovës dhe jashtë saj.
Në komunën e Deçanit është në funksion Hidrocentrali i Kozhnjerit -
Lumbardhit që prodhon një sasi të vogël të energjisë elektrike, deri në
8MWh.
Përgjatë kufirit të parkut në zonën e ndikimit, ndodhen edhe disa
veprimtari ekonomike si kooperativa bujqësore në Irzniq, dhe kompania e
cila merret me përpunimin e asfaltit dhe zhavorit në Junik, etj.
Në kuadër të parkut kombëtar, pyjet janë potencial prodhues që radhiten
ndër burimet më me rëndësi të zhvillimit ekonomik dhe social. Sipas vlerës
teknike, bëjnë pjesë në pyjet me potencialin më të lartë të prodhimit të
drurit teknik të halorëve dhe gjethorëve në Kosovë. Masa drunore
shfrytëzohet për përfitime ekonomike të popullatës, për nevoja të
ngrohjes dhe për përpunimin e drurit që kanë ndikuar në zvoglimin e
resurseve pyjore. Shfrytëzimi i resurseve pyjore është i pakontrolluar për
shkak të mungesës së organizimit të mirëfilltë të menaxhimit të pyjeve dhe
prerjeve ilegale që po i dëmtojnë ato.
Vetëm në komunën e Deçanit
ekzistojnë më shumë se 60 sharra apo gereta, që punojnë 24 orë pa
ndërprerë.
1.4.5. Tregëtia dhe zejtaria
Tregëtia si degë e ekonomisë është e përqëndruar jashtë kufirit të parkut.
Tregëtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automobilave dhe artikujve
shtëpiak është forma më e përhapur e koncentrimit të kapitalit në sektorin
privat ku shumica e ndërmarrjeve janë biznese familjare, kryesisht si
ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Zejtaria përfaqësohet nga zejet tradicionale por pak nga ato kanë mbetur:
tradita e qethjes së deleve për përpunimin e leshit, përpunimi i pëlhurave,
thurja e rrobave tradicionale, qëndisja, zdrukthëtaria, farkëtaria, saraçët
etj. Në komunën e Pejës dominon tradita familjare e tjerrjes dhe e punimit
të lidhëseve e mërhamave, ndërsa në komunën e Junikut ka zanatlinjë që
ende punojnë dhe dekorojnë djep prej druri,etj. Kanë mbetur pak nga
përpunuesit e zejeve të vjetra dhe kultivuesit e tyre, në qytetin e Gjakovës
mund te haset ende në Mëndafsh - punues (Kazaz); Saraç – përpunues të
lëkurave; Zdrukthtarë – përpunues të drurit, por që fatkeqësisht interesimi
për përpunimin e këtyre zejve është në rënje. Këta zejtarë i hasim ne Pejë
në Qarrshinë e Gatë dhe Gjakovë në Qarrshinë e Madhe, njëherit këto zeje
paraqesin një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Prandaj, zejtaria
me prodhimet dhe shërbimet e veta paraqet një segment të veçantë të
zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
14
http://m.telegrafi.com/ekonomi/program-per-bimet-mjekesore-dhe-aromatike-46-11783.html
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
36
→ Zhvillimi ekonomik
në Park
→ Qarshia e Madhe në Gjakovë dhe Mulliri në Decan
1.4.6. Turizmi dhe potencialet turistike në Park
Teritori i Bjeshkëve të Nemuna që shquhet për natyrorën cilësore dhe
monumente kulturore-historike është hapësira kapitale për zhvillimin e
turizmit të Kosovës. Territori i shpallur për park kombëtar në kuadër të
rajonit turistik të Bjeshkëve të Nemuna, posedon kushte të
jashtëzakonshme të zhvillimit të aktiviteteve turistike - rekreative për
sporte dimërore, për pushim dhe rekreacion të qytetarëve gjatë gjithë
vitit. Qendra më e madhe është Peja, ndërsa qendra më të vogla janë
Deçani, Juniku, Istogu dhe Gjakova, njëherit edhe pikënisje për
kapacitetet turistike.
→ Rugovë