Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
47
1.7.3. Shfrytëzimi racional i resurseve natyrore në dobi të zhvillimit
ekonomik në
Park
Pse dhe çka është sfiduese?
Rregullimi dhe shfrytëzimi i parqeve kombëtare brenda një shteti ofron
mundësi për përfitime ekonomike. Territori i Bjeshkëve të Nemuna si
tërësi hapësinore karakterizohet me vlera dhe llojllojshmëri peisazhore me
rëndësi shkencore, edukativo – arsimore, kulturore – historike, rekreative -
turistike që janë potencial për zhvillim ekonomik.
Si të ruhen dhe të shfrytëzohen në mënyrë racionale resurset natyrore në
dobi të zhvillimit ekonomik, duke pasur parasysh se në një masë janë
evidente: prerja e pakontrolluar e pyjeve, ndërtimi i paplanifikuar,
shfrytëzimi i pakontrolluar i peizazheve për aspekte komerciale, që kanë
pasoja në degradimin e mjedisit dhe në zhvillimin e ardhshëm të parkut?
Sfiduese janë çështjet praktike dhe teknike të lidhura me shfrytëzimin e PK
“Bjeshkët e Nemuna “ sikur që janë:
•
Ngritja e njohurive të përgjithshme për vlerat natyrore
dhe kulturore
të PK “Bjeshkët e Nemuna“, për mundësitë e përfitimit ekonomik;
•
Parandalimi i ndikimeve të dëmshme në parkun kombëtar;
•
Shfrytëzimi i kullosave, bimëve mjekuese aromatike si dhe pemëve
frutore të egra në harmoni me ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe
ligjeve përkatëse;
•
Zhvillimi i ekoturizmit dhe bujqësisë tradicionale të cilat nuk janë në
kundërshtim me mbrojtjen e natyrës por kërkojnë një
menaxhimi
aktiv;
•
Planifikimi i zhvillimeve në park: ndërtimi, rindërtimi dhe mbrojtja e
objekteve tradicionale si dhe zhvillimi i turizmit në park;
•
Ngritja e ofertës turistike në dobi të zhvillimit ekonomik të parkut;
•
Përgatitja e programeve të përshtatshme për grupet e ndryshme të
vizitorëve;
•
Përgatitja e programeve për aktivitete rekreative, hulumtuese
shkencore;
•
Bashkëpunimi ndërkomunal, ndërkufitar dhe ndërkombëtar lidhur me
zhvillimin e PK “Bjeshkët e Nemuna “;
•
Njohja e PK “Bjeshkët e Nemuna” në ËTTC-Këshillin botëror për
turizëm (sikurse që është rasti me projektin “Majat e Ballkanit”- të
organizuar nga komuna e Pejës;
•
Konkurimi i Kosovës me resurset e veta natyrore në turizëm në rajon
dhe më gjerë;
Cilat janë mundësitë e identifikuara?
Konteksti i ngushtë – PK “Bjeshkët e Nemuna” mund të jetë i
vetëqëndrueshëm financiarisht, përderisa të hyrat mund të përdoren për
mbrojtje dhe zhvillim të tij. Komunat përreth PK “Bjeshkët e Nemuna”
mund të përfitojnë nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe mund të investojnë
bashkarisht në ngritjen e ofertës turistike që do të rezultonte me rritje
ekonomike të banorëve brenda dhe jashtë parkut.
Është e nevojshme mbështetja (financiare, institucionale, morale,
edukative), për ruajtjen e origjinalitetit të traditave lokale, arkitekturës,
mënyrës së jetesës, gatimit, ushqimit, sepse këto ofrojnë mundësi të
shumta për zhvillimin
e kapaciteteve të turizmit fshatar, eko-turizmit dhe
mundësi për përfitime ekonomike të krijuara nga vizitorët të cilët i kanë
për destinacion këto vende.
Stimulimi i banorëve për shfrytëzimin e kullosave për kultivimin e
blegtorisë, për mbledhjen e bimëve mjekuese aromatike dhe frutave të
imta si prodhime me shenjën identifikuese të parkut, mundëson përfitim
ekonomik të tyre nga plasimi i prodhimeve në tregun vendor dhe më gjërë.
Konteksti i gjerë – Ndikimi ekonomik i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna” në ekonominë e Kosovës mund të vlerësohet me të hyrat në
BPV-në e Kosovës si dhe me gjenerimin e punësimit. Punësimi do të mund
të kategorizohej si: i)punësim direkt në park; ii) indirekt në park dhe iii)
indirekt jashtë parkut.
Parku ofron punësim direkt të vogël mirëpo ndikimi i tij në punësimin
indirekt brenda dhe jashtë kufijve të tij është i madh. Shembuj specifik
janë prodhimet vendore dhe mikpritja tradicionale e cila rritë ofertën
turistike.
Vlerat e parqeve kombëtare duhet të mbrohen dhe të ruhen, kështuqë
aktivitetet e turizmit dhe aktivitetet tjera duhet të jenë të atilla që nuk i
dëmtojnë këto vlera. Aktivitetet e varura nga kualiteti i mjedisit siç është
turizmi dhe rekreacioni, janë shfrytëzues intensiv të mjedisit dhe si të tillë
nuk bën ta dëmtojnë mjedisin prej të cilit varen.
Punësimi brenda dhe përreth parkut kombëtar, perspektivën e ka në
turizëm dhe bujqësi.
Me rregullimin e parkut kombëtar do të duhej të tentohet të arrihet ajo që
në mënyrë sa më të organizuar dhe të menaxhuar të ofrohet qarkullimi i sa
më shumë vizitorëve, me qëndrim sa më të shkurtër, bazuar në qëllimet e
planifikimit hapësinor të parkut, duke mundësuar vizita të shumta, gjithnjë
në pajtim me rregullat e aplikueshme për zonat e ndryshme të mbrojtjes
në kuadër të parkut dhe me synimin e përhershëm për ruajtjen e vlerave
të parkut.
Parqet nacionale nuk duhet të jenë pjesë e industrisë turistike, por mund
të jenë pjesë kualitative e ofertës turistike. Parqet nacionale dhe parqet
natyrore janë hapësira të vlerave dhe potencialeve të larta brenda një
shteti, prandaj nuk duhet trajtuar si pjesë të zhvillimit të nivelit lokal.
17
Oferta turistike mund të rritet nëse zhvillimet janë të planifikuar duke e
ditur se:
•
Parqet kombëtare janë ikona të turizmit brenda dhe jashtë kufijve
shtetëror,
•
Parku krijon imazhin apo shenjën identifikuese kombëtare,
•
Përfitimi ekonomik është më i madh jashtë parkut,
•
Parku mbështetë jo vetëm ekonomitë lokale por të Kosovës në tërësi.
Mundësitë që, ato që u thanë në pikat më lartë të jetësohen, do të
rriteshin nëse parku kombetar do të njihej nga organizma ndërkombëtarë
për arësye të mbrojtjes së vlerave të parkut dhe njohja pastaj do të
krijonte mundësi për mbështetje financiare nga po të njëjtit organizma
financiarë.
17
Johanesburg, 2002; www.world-tourism.org/sustainable/wssd/final-report.pdf
Joshja e tregut më të gjerë me një frymë më konkurruese në turizmin
botëror është një sfidë dhe kjo mund të arrihet përmes ofertës më të
specializuar si: turizmi malor dimëror dhe veror, ekoturizmi, turizmi rural,
turizmi kulturor, turizmi shëndetësor, turizmi për mirëqenie, turizmi
aventurier, etj.
Lista e çështjeve të identifikuara:
•
Arritja e standardeve evropiane për turizëm në të ardhmen;
•
Kapacitetet e pamjaftueshme ne krahasim me kerkesat e
turisteve/Ngritja e ofertës turistike;
•
Kthimi i banoreve ne traditat lokale;
•
Konkurrimi i Kosovës me resurset e veta natyrore për ofertë turistike,
në raport me rajonin;
•
Bashkëpunimi në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi në
funksion të ruajtjes dhe zhvillimeve të planifikuara në hapësirën
gjeografike të Bjeshkëve të Nemuna;
→ Mbledhja e pakontrolluar e bimëve mjekuese dhe frutave të egra