Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
59
krijohej apo forcohej pas një informimi të mirë për vlerat që i ka
parku. Veprimet e nevojshme për arritjen e këtij objektivi janë:
a.
Plani i menaxhimit të parkut duhet ta përmbajë programin
vjetor për komunikim me publikun/marketing/, promovimin e
vlerave te parkut;
b.
Rritja e ndërgjegjësimit sa i përket parkut kombëtar përmes
pjesëmarrjes në iniciativat ndërkombëtare, konkurimit dhe
fushatave senzibilizuese;
c.
Puna me autoritetet e arsimit për të rritur ndërgjegjësimin rreth
zonave të mbrojtura përmes programeve shkollore dhe
aktiviteteve në park;
d.
Plani i menaxhimit të parkut duhet t’i përmbajë hartat/dispozitat
për hapësirat në të cilat publiku ka çasje dhe për ato ku nuk ka
e.
Përgatitja e librit dhe broshurave me informatat për parkun
kombëtar;
4.2.2.
Objektivi – Inventarizimi i biodiversitetit – Si një hap i
domosdoshëm në mbrojtjen e biodiversitetit është inventarizimi i tij.
Ky është një objektiv tjetër për parkun që konsiston në njohjen,
renditjen, katalogimin dhe vënjen në hartë gjatë një periudhe të
caktuar të njësive si: gjini, individë, popullata, lloje, habitate,
peisazhe dhe ekosisteme. Objektivi mund të arrihet me:
a.
Krijimin e bazës së të dhënave hapësinore për parkun kombëtar e
cila do të shërbejë si një vegël administrative për menaxhim dhe
hulumtim e ku përfshihen informacionet për zhvillimin fizik,
transportin, biodiversitetin, shfrytëzimin e tokës, zonimin në park
etj.
4.2.3.
Objektivi – Publikimi i llojeve specifike natyrore – Llojet specifike
duhet të jenë në qendër të vëmendjes, duke marrë parasysh
rëndësinë që e kanë në pikëpamje ekologjike dhe shkencore. Llojet e
tilla duhet të cilësohen si lloje prioritare që duhet të monitorohen.
Në mënyrë që llojet specifike natyrore të publikohen duhet:
a.
Plani i menaxhimit të parkut t’i përmbajë dispozitat për
raportimin vjetor sa i përket statusit të llojeve të veçanta
natyrore dhe çfarëdo ndryshimeve të rëndësishme gjatë vitit
Aktiviteti mundëson regjistrimin e pranisë së llojeve specifike brenda
parkut me qëllim të monitorimit, për të siguruar mbrojtjen adekuate
të tyre.
4.2.4.
Objektivi – Mbrojtja dhe ruajtja e llojeve bimore në përgjithësi dhe
e bimëve relikte, endemorelikte, endemike autoktone të parkut
dhe endemike të Ballkanit në veçanti – Parku
kombëtar vlerësohet
në bazë të pasurisë së tij me lloje bimore, sidomos me bimë relikte,
endemorelikte dhe endemike autoktone. Parku Kombëtar “Bjeshkët
e Nemuna” e ka një pasuri të tillë dhe objektivi është që ajo të
mbrohet dhe të ruhet sepse kështu ruhen vlerat e parkut e me këtë
edhe rëndësia dhe atraktiviteti i parkut. Është e nevojshme të
kryhen disa veprime në mënyrë që ky objektiv të arrihet e ato janë:
a.
Identifikimi brenda bazës së të dhënave hapësinore të PK i
llojeve të rendesishme të bimëve që duhet të përfshihen në
listën e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Bimësisë. Identfikimi dhe
vlerësimi i tyre ju mundeson menagjereve te parkut t’i
përcaktojnë vendet për konservim.
b.
Hartimi i pjesës së dytë të Librit të Kuq të Florës Vaskulare të
Kosovës. Ky veprim mundëson identifikimin e habitateve brenda
parkut dhe llojeve të bimëve vaskulare të cilat janë të rrezikuara
dhe kërkojnë menagjim të shpejtë dhe efikas.
4.2.5.
Objektivi – Ruajta e faunës në përgjthësi dhe llojeve të gjitarëve
dhe shpezëve endemike, relikte në veçanti – Parku kombëtar,
poashtu vlerësohet në bazë të pasurisë me lloje të faunës, pra me
lloje të gjitarëve dhe shpezëve endemike dhe relikte. Një pasuri të
tillë Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” e posedon dhe natyrisht
objektivi është që ajo të ruhet në mënyrë që kështu të ruhen vlerat e
parkut e me këtë edhe rëndësia dhe atraktiviteti i parkut. Në mënyrë
që ky objektiv të arrihet, duhet të kryhen disa veprime:
a.
Krijimi i invenatrit te gjithareve si pjese e bazës së te dhenave
hapesinore, duke perfshire habitatet dhe rruget e migrimit;
b.
Krjimi i rrjetit te monitrimit per karnivoret, veçanërishtisht për
llojet qe jane te kercenuar me zhdukje;
c.
Identifikimi i llojeve te cilat kerkojne trajtim te duhur – është e
nevojshme që disa lloje te mbrohen per shkak te terreneve
karstike dhe pjeseve perberse te tyre;
d.
Identfikimi dhe mbrojtja e llojeve te cilat tregojne për ndotjen e
mjedist. Llojet e mbrojtura mund te perdoren vetem me
miratimin e autoritetit kompetent.
4.2.6.
Objektivi – Ruajtja e llojeve të shpezëve që janë në Librin e Kuq të
Evropës – Ky objektiv pra fokusohet në ruajtjen e llojeve të
shpezëve që gjenden në regjistrin e Librit të Kuq të Evropës.
Veprimet apo aktivitetet që duhet të ndërmerren për arritjen e këtij
objektivi janë:
a.
Hartimi i Librit te Kuq te Kosoves per ornitofaunen - ky aktivitet
mundeson identifikimin e habitateve dhe llojeve te ornitofaunes
qe jane ne rrezik te zhdukjes dhe te cilat kerkojne menagjim te
shpejtë dhe efikas.
b.
Vendosja e rrjetit afatgjate per monitorimin e shpendeve – me
vendosjen e rrejtit krijohet nje platforme per monitorim siq
është monitorimi dinamik sezonal dhe monitorimi i ritmit
biologjik.
4.2.7.
Objektivi – Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga
degradimi dhe prerja ilegale e tyre – Fatkeqësisht sot në park ka
prerje ilegale të pyjeve. Përkundër kësaj, parku ende është i pasur
me pyje, por nëse kjo dukuri do të vazhdonte edhe në të ardhmen,
parku do të rrezikohej seriozisht. Që kjo të mos ndodhë, është
caktuar ky objektiv për mbrojtjen e të gjitha llojeve të vegjetacionit
pyjor. Ky objektiv do të mund të arrihej përmes veprimeve:
a.
Prerja e kontrolluar fito-sanitare e pyjeve – Prerja e kontrolluar
e pyjeve, si diçka e domosdoshme, duhet të bëhet në zonën e
dytë dhe atë tretë të parkut në mënyrë që ta kemi një
zhvillimin normal të tyre.
b.
Identifikimi i lokacioneve ne zonen e dyte per qellim te
ripyllezimit dhe ndertimit të ujembledhesve per mbrojtjen e
pyllit;
c.
Integrimi i nje kadastri modern te pyjeve brenda bazës së te
dhenave hapesinore te PK, i cili do te dokumentoje dhe
azhurnoje pasurinë pyjore, jo vetem si siperfaqe dhe vellim, por
edhe si vlerë dhe pronesi ne te gjitha nivelet e administrimit
4.2.8.
Objektivi – Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga
ndojta dhe degradimi – Nuk kemi rezultate te cilësisë së ajrit te
monitoruar ne Parkun Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’, mirëpo si
zonë larg ndikimeve urbane, industriale dhe te transportit,
konsiderohet si zonë me ajër të pastër. Monitorimi aktual i cilësisë
së ujërave sipërfaqësore është i pamjaftueshëm për të paraqitur një
vlerësim të plotë të situatës. Sa i përket tokës, është prezente
dukuria e degradimit të saj përmes prerjes ilegale të pyjeve që
shkakton rritjen e shkallës së erozionit apo rrëshqitjen e dheut. Në
mënyrë që të arrihet objektivi për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe tokës,
është e nevojshme:
a.
Integrimi i të dhënave për burimet e ndotjes në bazën e të
dhënave hapësinore për parkun kombëtar
b.
Ngritja e nivelit të monitorimit përmes sigurimit të laboratorit
lëvizës për matjen e parametrave ndotës LNP,PM10, SO2, NO2,
Ozoni dhe Pb, ndërtimit të stacionit hidrometeorologjik në
lumin Erenik dhe atij afër gurrës së Radavcit. – Të dy këto
stacione ndërtohen pas përcaktimit paraprak të pikave nga
ekspertët e hidrologjisë.
c.
Monitorimi vazhdueshëm i burimeve ujore, pellgjeve lumore,
liqeneve, zonave pyjore, kullosave, pasazheve dhe dukurive
morfologjike(shpellave, cirqeve, gurrave, kanjoneve etj);
d.
Monitorimi i vazhdueshëm në lokacionet ku shfrytëzohet uji
për pije dhe për hidro-energji;
e.
Raportimi i vazhdueshëm nga personat përgjegjës për
monitorim nga Drejtoria e Parkut tek Agjencia e Mbrojtjes së
Mjedisit të Kosovës;
f.
Vendosja e impiantit për trajtimin e ujrave të zeza;
g.
Rikuperimi në sipërfaqet tokësore të dëmtuara nga ndërtimi i
infrastrukturës;
h.
Menaxhimi i mbeturinave;
b.
Ndërmarrja e masave antierozive si:
o
Ndërtimi i tarracave, gardianeve, dhe pendëve;
o
Mbrojtja e pyjeve ekzistuese nga prerjet e pakontrolluara
dhe zjarri;
o
Krijimi i brezave te gjelbra ne ato vise ku shkalla e erozionit
është e lartë;
o
Pyllëzimi i viseve te zhveshura dhe atyre te degraduara
4.2.9.
Objektivi – Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara
nga faktori njeri – Fatkeqësitë natyrore dhe te shkaktuara nga
faktori njeri janë rreziqe qe ndikojnë negativisht në mjedis, ekonomi
dhe në jetën sociale. Për këtë arësye, njëri nga objektivat për parkun
kombëtar është edhe mbrojtja nga këto fatkeqësi. Ky objektiv mund
të arrihet përmes këtyre veprimeve:
a.
Hartimi i planit emergjent për parkun;
b.
Përgatitja e hartave të rreziqeve nga ekspertet e fushave te
ndryshme – Përgatitja e këtyre hartave ka për qellim mbrojtjen
dhe ruajtjen e vlerave te natyrës, si dhe njeriun me veprimtaritë
socio-ekonomike Në hartë paraqitet pasqyrë e përafërt për
situata të rrezikshme sipas kalendarit dhe sipas hapësirave ne
Bjeshkët e Nemuna. Aty tregohen zonat e rrezikshme varësisht