Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
58
IV
STRATEGJIA DHE
VEPRIMET PËR ZBATIM
4. STRATEGJIA DHE VEPRIMET PËR ZBATIM
Strategjia është një pako e masave, aktiviteteve, veprimeve apo
projekteve konkrete me realizimin e të cilave tentohet të arrihen synimet
dhe objektivat që janë përcaktuar për parkun kombëtar. Për secilin
objektiv veç e veç janë të caktuar projektet apo veprimet konkrete të
nevojshme për arritjen e këtyre objektivave. Synimet dhe objektivat që
dëshirohet të arrihen në park kanë të bëjnë me çështje dhe fusha të
ndryshme si: administrimi dhe menaxhimi i parkut, mjedisi, trashëgimia
kulturore, popullësia, zhvillimi social, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura
fizike.
4.1.
SYNIMI 1 – ADMINISTRIMI, MENAXHIMI EFIKAS I PARKUT DHE
BASHKËPUNIMI NË SHËRBIM TË PARKUT
Objektivat me arritjen e të cilëve do të mund të arrihej ky synim janë:
4.1.1.
Objektivi – Administrimi i mirë dhe transparent – Është e
kuptueshme që një administrim i mirë dhe transparent i parkut e
mundëson një funksionim të mirë të tij, prandaj edhe është
caktuar si objektiv i rëndësishëm për t’u arritur në të ardhmen. Ky
administrim nënkupton që vendimet dhe aktivitetet që i ndërmerr
organi administrues të jenë të drejta, të duhura dhe transparente.
Veprimet apo aktivitetet e nevojshme që ky objektiv të arrihet
janë:
a.
Hartimi rregullores për administrim dhe menaxhim të parkut;
b.
Kompletimi i stafit dhe pajisjeve të nevojshme për
administrim dhe menaxhim të parkut;
c.
Zhvillimi i aktiviteteve në koordinim dhe transparencë të plotë
me subjektet tjera dhe komunitetin
4.1.2.
Objektivi – Menaxhimi efikas i zhvillimeve – Ky objektiv
nënkupton që të gjitha zhvillimet që ndodhin në park të jenë nën
kontrollë dhe të planifikuar. Zhvillimet e planifikuara do të thonë
njëherit edhe ruajtje e parkut, gjë që nuk do të mund të ndodhte
me zhvillime stihike. Barra kryesore për këtë i bie subjektit i cili e
administron parkun kombëtar e kuptohet edhe njësive tjera
përgjegjëse të ministrisë kompetente. Janë disa veprime konkrete
që e mundësojnë arritjen e këtij objektivi si:
a.
Krijimi i bazës së të dhënave hapësinore për territorin e
parkut
;
b.
Hartimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna”;
c.
Hartimi i planit për menaxhimin e parkut;
d.
Zhvillime të koordinuara dhe transparente të aktiviteteve me
të gjitha subjektet vendore përgjegjëse për menaxhim të
vlerave të parkut;
e.
Kontrolli (inspektimi) i zhvillimeve i bazuar në legjislacionin
dhe planet në fuqi dhe masa ndëshkuese për tejkalimet në
shfrytëzim dhe për aktivitetet ilegale
4.1.3.
Objektivi – Bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar, si dhe
lidhja e produktit turistik me rrjetet turistike ndërkombëtare –
Bashkëpunimi në mes të institucioneve apo subjekteve qeveritarë
dhe joqeveritarë vendor, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar rreth
parkut, me ç’rast do të shkëmbeheshin përvojat dhe do të
ndërmerreshin aktivitete të përbashkëta, është në favor të
promovimit, ruajtjes dhe zhvillimit të parkut kombëtar.
Bashkëpunimi ndërkombëtar në përgjithësi dhe ai ndërkufitar në
veçanti krijon mundësi për qasje në fonde të ndryshme
ndërkombëtare, për projekte të përbashkëta me mundësi të
përmirësimit dhe avansimit të infrastrukturës së nevojshme për
zhvillimin e zonave ndërkufitare. E gjithë kjo ka ndikim në rritjen
ekonomike. Me këtë objektiv, poashtu tentohet të arrihet njohja
ndërkombëtare e parkut. Njohja ndërkombëtare mundëson,
informimin e çdo vendi në botë për resurset, veçoritë natyrore dhe
gjeofizike të PK ” Bjeshkët e Nemuna”. Ajo ndikon pozitivisht në
ratifikimin e konventave mjedisore, në mbrojtjen e vazhdueshme
të vlerave specifike natyrore, në propagandimin e këtyre vlerave
dhe interesimin për të vizituar parkun. Disa nga veprimet me të
cilët mund të arrihet ky objektiv janë:
a.
Bashkëpunimi në mes të institucioneve shkencore –
kërkimore vendore dhe atyre të huaja dhe i Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me këto institucione;
b.
Organizimi i konferencave për arritjen e partneritetit në mes
të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar;
c.
Organizimi i vizitave studimore dhe trajnimeve brenda dhe
jashtë vendit me qëllim të shkëmbimit të përvojave
;
d.
Organizimi i trajnimeve për grumbulluesit e bimëve;
e.
Organizimi i kampanjave për vetëdijesimin dhe informimin e
komunitetit mbi rolin dhe rëndësinë e vlerave të parkut
kombëtar;
f.
Marrëveshje angazhimi me subjektet vendore, qeveritare e
joqeveritare, hisedarë dhe palë të interesit, gjatë zhvillimit të
aktiviteteve të ndryshme në park;
g.
Plotësimi i kushteve për njohjen ndërkombëtare të Parkut
Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe më pas njohja e tij;
h.
Pranimi në organizatat dhe agjensionet ndërkombëtare:
Organizatën Botërore të Turizmit (WTO), Këshillin Botëror për
Turizëm dhe Udhëtim (WTTC), Federatën Ndërkombëtare të
Operatorëve Turistik (IFTO);
i.
Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit;
j.
Respektimi i normave dhe standardeve ndërkombëtare për
turizëm;
k.
Inicimi i hartimit për projekte të përbashkëta për:
o
Ngritjen e qendrave turistike në zonat ndërkufitare me
Shqipërinë dhe Malin e Zi;
o
Trajtimin e mbeturinave;
o
Trashëgiminë kulturore, etj
4.2.
SYNIMI 2 – MBROJTJE, RUAJTJE DHE SHFRYTËZIM RACIONAL I
VLERAVE TË TRASHËGIMISË NATYRORE E KULTURORE NË PARK
DHE PËR RRETH TIJ
Janë caktuar disa objektiva me të cilat arrihet ky synim:
4.2.1.
Objektivi – Vetëdijesimi dhe informimi për Parkun – Synimi është
që vlerat e parkut kombëtar të ruhen dhe të shfrytëzohen në
mënyrë të qëndrueshme. Një hap i mirë në këtë drejtim do të ishte
arritja e objektivit për vetëdijesim dhe informim. Është me rëndësi
që tek popullata në përgjithësi të ekzistojë një vetëdije për
rëndësinë që e ka parku kombëtar, për nevojën që ai të ruhet dhe të
zhvillohet. Pa këtë vetëdije, vështirë se do të kishte përpjekje të
vendosura që synimi të arrihet. Një vetëdije e tillë do të mund të