Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
60
nga stina e vitit, tërësia hapësinore dhe elementi rrezikues.
Hartat që duhet të bëhen janë:
o
harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga ortiqet;
o
harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga rrëshqitjet e
dheut;
o
harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga erozionet e
rrezikshme;
o
harta për zonat që kanë rrezikshmëri sizmike;
o
harta për zonat shtegtuese me pjerrtësi shumë të
mëdha;
o
harta për zonat që kanë rrezikshmëri nga kafshët e
egra;
o
harta për zonat me potencial rreziku për zjarre;
e.
Bashkëpunimi dhe mbajtja e ushtrimeve të përbashkëta në mes
të Drejtorisë së Parkut, komunave, institucioneve relevante dhe
forcave të reagimit (njësitë e zjarrfikësve, policia, ndihma e parë,
mbrojtja civile, FSK, KFOR si dhe shoqëria civile).
4.2.10.
Objektivi – Aplikimi i regjimit të shfrytëzimit të resurseve dhe
vlerave të Parkut – Për të gjitha resurset e parkut duhet të
aplikohet regjimi i shfrytëzimit në mënyrë që të krijohen kushte të
volitshme për mbrojtjen e tyre. Poashtu duhet të bëhet ndarja e
përgjegjësive për përkujdesjen dhe ndërmarrjen e masave dhe
veprimeve adekuate. Për arritjen e këtij objektivi janë të
nevojshme këto veprime:
a.
Hartimi i planit menaxhues për parkun ku është i caktuar ky
regjim i shfrytëzimit – Regjimi i shfrytëzimit ka të bëjë me
shfrytëzimin e tokës bujqësore, kullosave, livadheve, fryteve
malore, bimëve mjeksore, kërkudhave, si dhe trupave ujore.
b.
Monitorimi i aplikimit të regjimit të shfrytëzimit dhe raportimi i
vazhdueshëm për këtë tek Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të
Kosovës
4.2.11.
Objektivi – Vetëdijesimi dhe informimi mbi rolin dhe rëndësinë e
trashëgimisë natyrore dhe kulturore – Organizimi i kampanjave të
ndryshme për vetëdijësim dhe informim të banorëve që jetojnë në
park, për turistët që e vizitojnë parkun, për institucionet
parashkollore, shkollore, për institucionet vendimmarrëse dhe për
të gjithë ata që dëshirojnë t'a vizitojnë parkun, është komponentë
shumë e rëndësishme dhe primare për qëndrueshmërinë e parkut.
Informimi për kategoritë e mbrojtjes së zonave, për aktivitetet që
lejohen dhe nuk lejohen në park, si dhe vlerat e resurseve natyrore
dhe kulturore, është një element shumë i rëndësishëm i këtij
objektivi.
Aktivitetet me të cilat do të arrihet objektivi janë:
a.
Trashëgimia kulturore e Kosovës (arkeologjike, arkitekturore, e
luajtshme dhe shpirtërore) të përfshihet në planprogramet
shkollore;
b.
Specializimi i ciceronëve për vlerat natyrore, historike dhe
kulturore të parkut të Bjeshkëve të Nemuna;
c.
Pregatitja e hartave, fletëpalosjeve dhe broshurave për pasuritë
natyrore dhe kulturore që posedon parku;
d.
Programet dokumentare për parkun, emitimi në ditët e caktuara
të manifestimeve vjetore;
e.
Organizimi vjetor i ekskursioneve shkollore, vizitë objekteve
natyrore dhe kulturore.
4.2.12.
Objektivi – Shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore
e kulturore të Parkut – Objektivi konsiston në atë që vlerat e
trashëgimisë natyrore e kulturore të mbrohen nga keqpërdorimi dhe
të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme në mënyrë që ato vlera
të ruhen dhe t’i trashëgojnë edhe gjeneratat e ardhshme. Ky
objektiv do të mund të arrihej duke i ndërmarrë veprimet si:
a.
Përfshirja e trashëgimisë kulturore (arkeologjike, arkitekturore,
të luajtshme, shpirtërore dhe peisazhet) në planet e nivelit lokal
si: PZHK, PZHU dhe PRrU-në që përfshinë zonën me trashëgimi
kulturore, ku njëherit do të bëhet kontrollimi i zhvillimeve të
ardhshme në këto zona.
b.
Hartimi i planeve të konservimit dhe menaxhimit për zonat me
trashëgimi kulturore për komunat që janë pjesë e parkut;
c.
Gjetja e formave të partneritetit publiko-privat të cilat do të
ofronin mundësi të konservimit, përfshirë mirëmbajtjen e
objekteve me vlera kulturore
4.2.13.
Objektivi – Sigurimi i infrastrukturës mbështetëse për zonat dhe
objektet e TK – Ky objektiv ka të bëjë me sigurimin e informacionit
të nevojshëm në park për orientimin e vizitorëve, por edhe me
promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të parkut. Veprimet
apo aktivitetet me të cilat mund të arrihet ky objektiv janë:
a.
Krijimi i një sistemi të shenjëzimit për vlerat e trashëgimisë
kulturore e natyrore;
b.
Hartimi i planit për menaxhimin e parkut, i cili duhet ta
promovojë trashëgiminë kulturore, shtëpitë kullë në formë
bujtinash, si njësi akomodimi, kishat, xhamitë, teqet etj.
4.2.14.
Objektivi – Rikonstruktimi i objekteve me vlerë të TK-së duke
ruajtur autenticitetin e plotë të tyre – Mbrojtja e objekteve me
vlera kulturore, ku secili nga ata ka një histori në vehte, ruajtja e
autenticitetit dhe vlerës së tyre është një objektiv parësor. Me
rikonstruktimin dhe funksionalizimin e tyre do të mbrohet e kaluara
dhe identiteti ynë dhe njëkohësisht do të shfrytëzohet dhe ruhet për
gjeneratat e ardhshme. Për arritjen e këtij objektivi është i
nevojshëm:
a.
Identifikimi i objekteve dhe nevojave për rikonstruktim dhe
caktimi i prioriteteve;
4.2.15.
Objektivi – Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të
organizatave qeveritare dhe joqeveritare të nivelit qendror dhe
lokal – Rëndësi të veçantë për parkun ka bashkëpunimi
ndërinstitucional, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, duke
i respektuar detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë secilit
institucion në veçanti si dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve që
dalin nga objektivat e përcaktuara më parë. Pozita gjeografike e
Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, kufizimi me shtetin e
Shqipërisë dhe të Malit të Zi, ofron mundësi të lidhjes dhe
bashkëpunimit ndërkufitar përmes projekteve që kanë të bëjnë me
promovimin e trashëgimisë natyrore objekteve kulturore,
peisazheve të ndryshme si dhe ushqimit tradicional të fshatrave që
përfshihen në këtë trekëndësh parqesh ndërshtetëror. Në mënyrë
që ky objektiv i bashkëpunimit të arrihet, është e nevojshme të
kryhen aktivitetet si:
a.
Mbështetje nga ana e nivelit shtetëror mbi rolin dhe rëndësinë e
vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të parkut, përmes
politikave zhvillimore, që do të jenë bazë për arritjen e qëllimit
tonë që është mbrojtja e TK dhe TN nga degradimi i
vazhdueshëm;
b.
Harmonizimi i planeve zhvillimore që kanë të bëjnë me zhvillimin
e turizmit të Bjeshkëve të Nemuna, që i takojnë Shqipërisë dhe
Malit të Zi, ku do të klasifikoheshin zonat dhe lokalitetet
turistike;
c.
Promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore të secilit shtet,
organizimi i eksursioneve të përbashkëta turistike duke i'u dhënë
rëndësi datave të caktuara vjetore (të organizohen në të gjitha
stinët e vitit)
4.2.16.
Objektivi – Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë së luajtshme
dhe shpirtërore – Duke e ditur se trashëgimia kulturore në tërësi e
sidomos ajo shpirtërore, pra forma e shprehjes kulturore, e kaluara
historike, traditat, ushqimi, vallet, veshjet, ritet etj paraqet
identitetin e kësaj treve, me këtë objektiv dëshirohet që ky identitet
të ruhet dhe të përcillet tek gjeneratat e ardhshme. Aktivitetet me të
cilat do të arrihet ky objektiv janë:
a.
Organizimi i aktiviteteve në formë të ekspozitave, panaireve,
koncerteve, festave apo tjetër ku mund të prezantohet
trashëgimia kulturore përfshirë atë shpirtërore (zakonet, doket,
ritet, vallet, muzika, kënga dhe shprehjet artistike
-artizanatet,
zejet etj);
b.
Promovimi i trashëgimisë shpirtërore dhe të luajtshme duke
organizuar gara të ndryshme në shkolla, ekskurzione në fundvit
ekspozita të vizatimeve, fotografive dhe aktivitete tjera
shkollore;
c.
Ndërtimi i një muzeu etnologjik i "parkut" në të cilin do të
prezantohen veshjet, armët, enët që janë përdorur për ushqim,
elementet dekorative të qëndisura, veglat e punës, ato muzikore
dhe veglat e shtëpisë të gdhendura nga druri, si dhe ushqimi
tradicional i këtyre anëve;
d.
Përkrahja e projekteve që stimulimojnë zhvillimin e veprimtarisë
artizanale dhe kultivimin e gastronomisë tradicionale.
4.3.
SYNIMI 3 – ZHVILLIMI SOCIO-DEMOGRAFIK NË
VENDBANIMET BRENDA DHE PËR RRETH PARKUT
Realizimi i këtij synimi do të bëhet i mundshëm përmes zbatimit të
objektivave si në vazhdim:
4.3.1.
Objektivi – Ngritja e cilësisë së edukimit – arsimimit – Një numër i
konsiderueshëm i vendbanimeve rurale është shpopulluar, një pjesë
e tyre është shpopulluar pjesërisht ose ka të tilla ku kanë ngelur pak
familje me banim të përhershëm. Duhet të bëhet përpjekje
institucionale që banorëve t’u sigurohet qasja në sistemin e
edukimit dhe arsimit dhe të ngritet cilësia. Ky objektiv do të mund të
arrihej me disa veprime si:
a.
Ndërtimi i objekteve shkollore dhe s
igurimi i transportit për
nxënësit – Në ato raste (vendbanime) ku numri i nxënësve është
i mjaftueshëm (sipas ligjit) për të patur një objekt shkollor në
vendbanimin e tyre, të ndërtohet objekti shkollor sipas
standardeve, në të kundërtën duhet të sigurohet transporti për