Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
54
3.1.2. Ndarja në zona sipas strukturave hapësinore
Pjesë e konceptit të zhvillimit hapësinor është edhe ndarja e hapësirës së
parkut në zona të cilat i kanë veçoritë dhe identitetin e tyre të veçantë si
struktura hapësinore të caktuara që janë. Ato janë:
•
Zonat me pyje;
•
Zonat me kullosa;
•
Fshatrat dhe zonat e zhvillimit;
•
Zonat e lumenjve dhe liqeneve;
•
Hyrjet në park;
•
ZIV “Beteja e Koshares”
Zonat me pyje
Këto zona e përbëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së parkut.
Planifikimi hapësinor për këto zona varet nga fakti se me cilat zona sipas
regjimit të mbrojtjes këto përputhen me zonën I-rë apo të II-të. Pyjet janë
pasuri e vlefshme natyrore e parkut kombëtar dhe gjenden pothuajse
tërësisht në zonat I dhe II, prandaj planifikimi theksin kryesor e vë tek
mbrojtja e tyre, por pa i përjashtuar zhvillimet e caktuara në to, të cilat
kryesisht konsistojnë në aktivitetet e banorëve për shfrytëzimin e masës
drusore në pyjet që janë në pronësi të tyre. Këto janë aktivitete në
funksion të plotësimit të nevojave elementare të banorëve pronarë, por
edhe në funksion të disa përfitimeve ekonomike të tyre. Aktivitetet duhet
të jenë të bazuara në këtë plan hapësinor dhe në planin e menaxhimit të
parkut.
Zonat me kullosa
Pjesa më e madhe e kullosave gjendet në zonën II sipas regjimit të
mbrojtjes, por ka edhe në zonat I dhe III. Me përjashtim të atyre që
gjenden në zonën I, në zonat me kullosa mund të ketë intervenime të
caktuara varësisht nga ajo se a përputhen këto zona me zonën II apo
zonën III dhe këto intervenime apo aktivitete janë në funksion të zhvillimit
ekonomik që do të thotë të turizmit, bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë.
Fshatrat dhe zonat e zhvillimit
Fshatrat dhe zonat e zhvillimit jashtë fshatrave përputhen vetëm me
zonën III sipas regjimit të mbrojtjes. Në zonën III sipas ligjit ka më së paku
kufizime sa i përket intervenimit të njeriut dhe rrjedhimisht më së shumti
zhvillim. Këtu mund të ketë ndërtime në funksion të zhvillimit të turizmit
dhe zhvillimit të ekonomive familjare të cilat nuk e ndotin dhe degradojnë
mjedisin. Disa zona të zhvillimit jashtë fshatrave kanë potencial të madh
për zhvillimin e turizmit, sidomos atij që lidhet me sportet e dimrit, kurse
fshatrat kanë potencial për zhvillimin sidomos të turizmit rural, pastaj
zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë. Në fshatra dhe në zonat e
zhvillimit mund të ketë edhe zhvillim të industrisë përpunuese të
prodhimeve bujqësore, blegtorale, të drurit etj. Natyrisht në parkun
kombëtar nuk lejohet asnjë zhvillim që e ndotë apo e degradon atë.
Zonat e lumenjve dhe liqeneve
Këtu bëhet fjalë për lumenjt dhe zonat përgjatë lumenjve Lumbardhi i
Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku por edhe përgjatë rrjedhave tjera të
rëndësishme ujore brenda parkut e poashtu për liqenet e parkut dhe zonat
rreth tyre. Lumbardhi i Pejës, para hyrjes në qytet kalon nëpër grykën e
njohur, Grykën e Rugovës, e cila në vitin 1985 është shpallur monument i
natyrës. Për shkak të këtij monumenti i cili mbrohet me ligj nga çdo cenim
i vlerave natyrore që mund t’i vie nga dora e njeriut, por edhe për shkak se
rrjedhat ujore dhe liqenet në park kanë një vlerë shumë të lartë natyrore
dhe janë atraksion peizazhor dhe shumë të nevojshëm për njeriun,
planifikimi hapësinor i këtyre zonave theksin kryesor e vë tek mbrojtja e
tyre. Pra rrjedhat ujore dhe liqenet duhet të mbrohen nga çdo formë e
ndotjes dhe nga ndërtimet afër tyre. Natyrisht që ky planifikim nuk e
përjashton zhvillimin e në kuadër të tij edhe ndërtimin afër lumenjve, por
ndërtime mund të ketë vetëm aty ku këto zona përputhen me zonën III
sipas regjimit të mbrojtjes dhe sipas Ligjit për Ujrat e Kosovës nuk mund të
ndërtohen objekte në afërsi prej më pak se 30 metra nga lumi.
Hyrjet në Park
Ajo, të cilën në kuptimin e objekteve të ndërtuara dhe funksioneve e
përmbajnë zonat e hyrjeve në park, e krijon një identitet të caktuar të
këtyre zonave apo një strukturë të caktuar hapësinore. Funksionet e
këtyre zonave apo hyrjeve janë mundësimi i hyrjes së vizitorëve në park
me mjete motorike, informimi dhe udhëzimi i tyre, ofrimi i ndonjë
shërbimi në funksion të rekreimit të vizitorëve, monitorimi i hyrje-daljeve
dhe sigurimi i mjeteve financiare nga pagesat për hyrje të vizitorëve.
Rrjedhimisht, planifikimi hapësinor i këtyre zonave është i orientuar në
realizimin e këtyre funksioneve, i cili përveç tjerash, konsiston edhe në
ndërtimin e objekteve të caktuara për këto funksione.
Zona e interesit të veçantë “Beteja e Koshares”
Zona e Koshares shtrihet në pjesën jugore të Parkut e cila në aspektin e
mbrojtjes e tëra i takon zonës së dytë të mbrojtjes. Pjesa qëndrore e saj,
në të cilën janë paraparë zhvillimet kryesore i takon zonës së tretë të
zhvillimit. Në fillim të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar planin e
zhvillimit hapësinor për zonën e Koshares, i cili fillon dhe mbaron në pikën
qendrore (Zona 1), në varrezat e dëshmorëve që njëherit paraqet
përmbajtjen më të rëndësishme të të gjithë zonës. Aty qëndron themeli i
të gjitha zhvillimeve dhe aty gërshetohen rrugët që e lidhin vet zonën me
përmbajtjet dhe zhvillimet hapësinore përreth saj.
→ Beteja e Koshares – Strategjia e zhvillimit hapësinor
18
Në aspektin hapësinor Zona e gjerë e Koshares ka një pozitë strategjike, e
rrethuar me disa nga përmbajtjet që kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm
18
Harta e dokumentit të aprovuar në Kuvendin e Kosovës “Plani Hapësinor për ZIV Beteja e Koshares”
për rajonin ku ndodhen, por rëndësia e tyre i tejkalon edhe kufijtë më të
gjerë. Ky është edhe argumenti kryesor që, plani i zhvillimit hapësinor për
zonën e Koshares bazohet pikërisht në raportin në mes përmbajtjeve
përkatëse dhe konsiston në shfrytëzimin maksimal të ndërveprimeve që
mund të ndërtohen në mes këtyre përmbajtjeve dhe vet zonës së
Koshares.
Prandaj, duke i pasur parasysh elementet e mësipërme, Zona e Koshares
me të gjitha përmbajtjet që shtrihen përreth saj, duhet të shndërrohet në
një atraksion turistik të qëndrueshëm, me ndikim në zhvillimin e të gjithë
rajonit, duke i përfshirë edhe përmbajtjet që janë në anën tjetër të kufirit.
Ajo që është me rëndësi të theksohet është se, një zhvillim i tillë do të
ndikojë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe historike që ka
kjo zonë për shqiptarët në përgjithësi.