Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
49
II
VIZIONI, PARIMET DHE CAQET
2.
VIZIONI, PARIMET DHE CAQET
2.1. VIZIONI
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” vend me biodiversitet të pasur ku
të gjitha habitatet dhe llojet janë të ruajtura;
Park me një shfrytëzim të qëndrueshëm të tokës, në funksion të ruajtjes
dhe zhvillimit socio-ekonomik të tij, me theks të veçantë në zhvillimin e
turizmit të qëndrueshëm, i cili rritë mirëqenjen e komunitetit brenda dhe
përreth tij;
Park me numër të madhe të vizitorëve të cilët aty gjejnë mikpritjen,
inspirimin dhe kënaqësinë duke i shfrytëzuar mundësitë që i ofron për
pushim e rekreim dhe binden për trajtimin shembullor tëPparkut;
Banorët brenda dhe rreth parkut ruajnë dhe avansojnë trashëgiminë dhe
traditat kulturore.
2.2. SYNIMET DHE OBJEKTIVAT
2.2.1. Synimi – Administrimi, menaxhimi efikas dhe bashkëpunimi
në shërbim të parkut
Në mënyrë që të mund ta kryejë funksionin e vet, Parku duhet të jetë nën
mbikqyrjen dhe përgjegjësinë e një subjekti (organi) të caktuar, i cili do ta
administrojë dhe menaxhojë atë park që në thelb do të thotë kujdes për
ruajtjen dhe zhvillimin e tij. Rrjedhimisht një park që nuk do ta kishte këtë
kujdes nuk do të mund t’i ruheshin vlerat e tij natyrore, kurse zhvillimet,
qofshin ato ndërtime, qofshin vizita të turistëve do të ishin të
paplanifikuara, stihike dhe të paorientuara dhe natyrisht kjo do të
rezultonte me devalvimin dhe dëmtimin e hapësirës së parkut si dhe
humbjen e atraktivitetit të tij për ta vizituar. Për këtë arësye, ky plan
hapësinor, si synim të rëndësishëm e vë administrimin dhe menaxhimin
efikas të parkut si dhe bashkëpunimin në shërbim të parkut.
Objektivat për arritjen e këtij synimi janë:
Objektivat:
1.
Administrimi i mirë dhe transparent;
2.
Menaxhimi efikas i zhvillimeve;
3.
Bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar
2.2.2. Synimi – Mbrojtje, ruajtje dhe shfrytëzim racional i vlerave
të trashëgimisë natyrore e kulturore në park dhe për rreth tij
Një zonë e caktuar nuk do të mund të shpallej park kombëtar, nëse mjedisi
atje nuk do të ishte i pastër dhe nëse ajo nuk do ta kishte një trashëgimi të
pasur natyrore. Trashëgimia e pasur kulturore do të ishte një arësye më
shumë për shpalljen e parkut kombëtar. Parku Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna” i ka këto vlera, por kuptohet, në mënyrë që ai të vazhdojë të jetë
park kombëtar dhe të funksionojë, është e nevojshme që këto vlera të
ruhen. Funksionimi i parkut konsiston në krijimin e rrethanave që ai të
vizitohet, të frekuentohet nga turistët e kjo në radhë të parë e nënkupton
ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të tij. Për këto arësye planifikimi
hapësinor i parkut kombëtar e ka për synim mbrojtjen, ruajtjen dhe
shfrytëzimin racional të vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore në
park dhe për rreth tij. Trashëgimia natyrore dhe kulturore është faktor i
rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe parakusht themelor për zhvillimin e
turizmit. Përmes menaxhimit të matur të pasurive të parkut do të
kontribohet në ruajtjen dhe thellimin e identitetit dhe llojllojshmërisë
natyrore e kulturore. Janë caktuar disa objektiva që duhet të arrihen dhe
në këtë mënyrë të arrihet edhe ky synim, të cilët janë:
1.
Vetëdijesimi dhe informimi për parkun kombëtar;
2.
Inventarizimi i biodiversitetit;
3.
Publikimi i llojeve specifike natyrore;
4.
Mbrojtja dhe ruajtja e llojeve bimore në përgjithësi dhe e bimëve
relikte, endemorelikte, endemike autoktone të parkut dhe endemike
të Ballkanit në veçanti;
5.
Ruajta e faunës në përgjthësi dhe llojeve të gjitarëve dhe shpezëve
endemike, relikte në veçanti;
6.
Ruajtja e llojeve të shpezëve të cilat për shkak të rrezikut që iu kanoset
gjenden në regjistrin e Librit të Kuq të Evropës;
7.
Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga degradimi dhe
prerja ilegale e tyre;
8.
Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga ndojta dhe
degradimi;
9.
Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga faktori njeri;
10.
Monitorimi vazhdueshëm i burimeve ujore, pellgjeve lumore, liqeneve,
dukurive morfologjike dhe mbrojtja e tyre nga ndotja dhe degradimi;
11.
Aplikimi i regjimit të shfrytëzimit të resurseve dhe vlerave të parkut;
12.
Vetëdijesimi dhe informimi mbi rolin dhe rëndësinë e trashëgimisë
natyrore dhe kulturore;
13.
Shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore të
parkut;
14.
Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për zonat dhe objektet e TK;
15.
Rikonstruktimi i objekteve me vlerë të TK-së duke ruajtur
autenticitetin e plotë të tyre;
16.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të organizatave qeveritare dhe
joqeveritare të nivelit qendror dhe lokal;
17.
Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë së luajtshme dhe shpirtërore
2.2.3. Synimi – Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut
Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut është njëri prej
synimeve më të rëndësishëm për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Hartimi i strategjisë për zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë
zhvillimin e turizmit në kuadër të parkut dhe rreth tij është sfidë e
rëndësishme që të siguroj turizëm cilësor duke pasur parasysh që burimet
natyrore janë të kufizuara. Për të, jo vetëm që duhet minimizuar efektet
negative në mjedis, por përfitimet ekonomike prej turizmit duhet të
kontribuojnë në mbrojtjen, përdorimin e qëndrueshëm e të planifikuar të
burimeve natyrore.
Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me
trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar
kështu baza të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.