Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
48
1.7.4. Rigjallërimi i aktiviteteve tradicionale në vendbanimet e parkut
dhe ruajtja e traditës si faktorë ndikues në ndaljen apo zvogëlimin e
migrimit
Brenda pakut dhe rreth tij, ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i
vendbanimeve autoktone, të cilat me shtrirjen, funksionimin, organizimin
e jetës në përgjithësi dhe peizazhin e bukur, japin shumë mundësi të
favorshme për zhvillimin e turizmit në përgjithësi e në veçanti të turizmit
rural. Këto vendbanime janë kryesisht të tipit të shpërndarë, në kodra të
larta dhe të rrethuara me peizazhe natyrore. Në shumicën prej këtyre
vendbanimeve, sidomos vendbanimet të cilat shtrihen në territorin e Pejës
dhe atë të Deçanit, kanë një kulturë të veçantë veshje dhe manifestime, të
cilat janë mjaftë joshëse për turistët vendor dhe të huaj. Ky rajon njihet
edhe për veshje karakteristike, këngë dhe valle të veçanta për dallim nga
pjesët tjera të Kosovës, të cilat me endje do të duhej ti ruajmë dhe
kultivojmë. Këtë kulturë, brez pas brezi e kanë trashëguar gjenerata të tëra
por, tendencat janë që këto tradita të zëvendësohen me zhvillime
bashkëkohor duke bërë që, traditat apo kultura e lasht e kësaj anë ti takoj
së kaluarës. Kjo është një çështje mjaftë sfidues për të cilën do të duhej
institucionet vendore dhe shoqëria në përgjithësi të mendonin mirë në
ruajtjen dhe kultivimin e mirëfilltë të vlerave të kësaj ane.
Ruajtja dhe kultivimi i traditave të sipërpërmendura, kanë efekt pozitiv në
zhvillimin e parkut dhe anasjelltas. Bashkimi i vlerave kulturore dhe atyre
natyrore të cilat ka kjo anë, janë atraktive për turistët, andaj, do të duhej
të bëhej gjithçka që është e mundur nga akterët e ndryshëm që asnjëra
vlerë e lartpërmendur të mos e lerë vetëm tjetrën. Kombinimi i këtyre të
dyjave, pa dyshim do të ketë ndikim reciprok pozitiv për parkun dhe
përfitimet për komunitetin lokal dhe institucionet vendore do të
shumëfishoheshin.
Karakteristikë tjetër e këtyre vendbanimeve është kultura e ndërtimit të
shtëpive dhe organizimi i jetës familjare, të cilat në të shumtën e rasteve, i
ngjajnë kulturës tradicionale të ndërtimit dhe hapësirës përcjellëse. Kjo e
fundit si duket, nga dita në ditë po përjeton një transformim të madh drejt
zëvendësimit të shtëpive apo kasolleve nga materiali natyror në material
të fortë, me zëvendësimin e shtëpive të vjetra (tradicionale) me ndërtimin
e shtëpive moderne, kështu duke bërë që të humb modeli i shtëpive
tradicionale dhe organizimi i jetës familjare me tërë komponentët e saj.
Gjithashtu, kjo anë njihet edhe me zhvillimin e degëve ekonomike siç janë
blegtoria, bletaria, pemëtaria, mbledhja e frutave natyror etj. Të gjitha
këto degë ekonomike dikur ishin mjaftë profitabile nga të cilat familje të
shumta fshatare, arrinin të siguronin mirëqenien familjare. Këto veprimtari
ekonomike në dekadën e fundit kanë shfaqur mos interesim të theksuar
nga komuniteti lokal për arsye të ndryshme, duke bërë që shumë nga
familjet fshatare, të hjekin dorë (interesim) për zhvillimin e këtyre
veprimtarive dhe sigurimin e mirëqenies familjare nga veprimtaritë e
lartcekura. Dikur (para ’99 – ës), në këto vendbanime rurale dhe bjeshkët e
lartë, me mundësi të mëdha për zhvillimin e degëve ekonomike
veçanërisht të blegtorisë, shkëlqenin nga frekuentimi i madh i blegtorëve,
me kope të shumta etj., e të cilat përveç anës së medaljes së përfitimit të
ekonomive familjare nga zhvillimi i këtyre degëve, ishin edhe mjaftë
atraktive për turistët e shumtë. Të kujtojmë ditët apo javët tradicionale, në
pranverën e hershme kur blegtorët ngjiteshin në bjeshkë për t’iu kthyer
staneve, sa madhështore ishin dhe sa interesante manifestimi i tyre për
banorët lokal dhe për shumë turist, pastaj kthimi në vjeshtë nga stanet
drejt vendbanimeve rurale për shkak të përkeqësimit të motit, të cilat po
ashtu shoqëroheshin me këngë e me valle dhe me aktivitete të tjera
përcjellëse. Të gjithë i gëzoheshin kësaj ngjarje për faktin se familje të tëra
veçmas atyre rurale jetoni nga zhvillimi i degëve bujqësore të përmendura
si më lartë.
Marrja me bujqësi e veçanërisht me blegtori dhe sigurimi i të ardhurave
familjare nga këto të fundit, aktualisht është një sfidë e madhe sepse
interesimi ka rënë në masë të madhe krahasuar me periudhat e
mëhershme.
Këtë e dëshmon më së miri migrimi i popullsisë nga viset rurale drejt
viseve urbane dhe lënia bosh e shumë shtëpive dhe vendbanimeve rurale
të asaj ane. Sot, migrimet fshat qytet janë shëndrruar në përditshmëri ku
akëcilit i jepet mundësia e bënë atë, kështu duke boshatisur vendbanimin
rural ku kanë jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Thuajse të gjitha
strukturat e popullsisë në dekadën e fundit janë përfshirë në migrim, e më
së shumti bëjnë pjesë gjeneratat e reja. Motivet e migrimeve të popullsisë
fshat qytet janë të shumta dhe të ndryshme sa që vështirë të thuash se
është ky apo ai motivi parësor mirëpo, kryesisht motivet në përgjithësi
ndërlidhen me kërkimin e një jete më të mirë në njërën anë, dhe mos
përkushtimi i institucioneve vendore për ti përkrahur në nivelin e
dëshiruar qoftë përmes krijimit të infrastrukturës adekuate si dhe
mungesa e subvencionimit në anën tjetër, ka bërë që të heqin dorë nga
punësimi dhe marrja me degët ekonomike të sipërpërmendura dhe ardhja
në shprehje e migrimeve fshat qetet, gjë që, është një sfidë shumë e
madhe për institucionet për të rikthyer interesimin përsëri të komunitetit
lokal për tu marr me veprimtarit e lartcekura dhe sigurimin e punësimit
dhe zbutjen e varfërisë përmes kësaj.
Mungesa e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore në vendbanimet e
thella kodrinore – malore të kësaj ane, paraqet një rrezik permanent të
shpërnguljes masive të popullsisë gjë që, në këtë drejtim do të duhej në të
ardhmen të bëhen zgjidhje adekuate për parandalimin e migrimeve
masive të popullatës dhe depopullimin e vendbanimeve.
Veprimtaritë ekonomike të lartcekura por edhe të tjera, jo vetëm që i
jepnin mundësi punësimi dhe përmes kësaj edhe gjeneroni të ardhura dhe
shumë familje gëzonin një jete të rehatshme, larg skamjes dhe varfërisë të
ditëve të sotme por, edhe i bënin vendbanimet rurale mjaftë atraktive apo
joshëse për shumë turist të huaj dhe vendor. Gjithashtu, këto vendbanime
ja shtonin vlerën parkut kombëtar dhe anasjelltas përmes bujtinave e
shujtave tradicionale, nga bereqeti vendor dhe i dorës së parë.
Çështjet që duhet adresuar janë:
1.
Zhvillimi i infrastrukturës fizike;
2.
Subvencionimi për bujqit në mënyrë që përmes kësaj të rritet
interesimi i komunitetit për t’iu kthyer përsëri fushës tradicionale;
3.
Organizimi i ngjarjeve kulturore nga komuniteti lokal dhe mbështetja
institucionale, me qëllim të të bërit sa më të lehtë dhe atraktive jetën;
4.
Sigurimi i tregut për plasimin e produkteve bujqësore;
5.
Përkrahja e bujkut në raste të dëmtimit nga fatkeqësitë
natyrore apo
të tjera
1.7.5. Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës
Funksionimi i parkut në masë të madhe varet nga ekzistenca e
infrastrukturës së duhur fizike në të. Për këtë arësye, në park duhet të
sigurohet kjo infrastrukturë sepse sigurimi (zhvillimi) i saj nënkupton
mundësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, furnizimin me energji
elektrike, furnizimin me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura,
komunikimin midis njerëzve, menaxhimin e mbeturinave etj.
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka potencial të madh për zhvillimin
e turizmit, por ai nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar paraprakisht
infrastruktura e duhur fizike, e cila është bazë për çdo lloj zhvillimi
ekonomik. Aktualisht infrastruktura fizike nuk është në nivelin që do ta
mundësonte zhvillimin e dëshiruar të turizmit, por edhe plotësimin e
nevojave të banorëve brenda parkut, prandaj shtrohet nevoja që të
investohet në zhvillimin e saj. Këtë e mbështetë fakti se qasja në disa
vendbanime brenda parkut është mjaft e vështirë për shkak të rrugëve të
këqija ku me vështirësi mund të qarkullojnë vetëm automjetet 4X4.
Poashtu është i nevojshëm rregullimi i shtigjeve për ecje. Infrastruktura që
mbështetë zhvillimin e sportit të skijimit në park është në nivel jo të duhur
të zhvillimit dhe nuk i kënaq kërkesat e adhuruesve të skijimit. Në asnjë
vendbanim brenda parkut nuk është i instaluar sistemi publik i ujësjellësit
e as ai i kanalizimit të ujrave të zeza. Brenda parkut nuk ka rrjet të
telefonisë fikse e në disa vendbanime nuk ka as sinjal të telefonisë mobile
GSM. Vetëm në dy vendbanime brenda parkut ka Internet, kurse asnjë
vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga sinjali televiziv ajror e
poashtu nuk ka as televizion kabllovik.
Meqenëse parku ka vlera të larta natyrore, ruajtja e këtyre vlerave del si
nevojë dhe objektiv për të ardhmen. Në mënyrë që këto vlera të ruhen,
çdo zhvillim këtu, pra edhe ai i infrastrukturës duhet të bëhet sipas planit,
sepse zhvillimet e pabazuara në plan do t’i devalvonin vlerat natyrore.
Të gjitha mangësitë e lartpërmendura në infrastrukturë, natyrisht që duhet
të eliminohen. Çka duhet të bëhet fillimisht? Cilat janë prioritetet
investuese në infrastrukturën rrugore, infrastrukturën energjetike,
infrastrukturën ujore, në telekomunikacion dhe si të sigurohen mjetet
financiare? Si të arrihet zhvillimi i infrastrukturës sipas planit dhe eliminimi
i mangësive? Të gjitha këto paraqesin një sfidë, aq më parë që në Kosovë,
në periudhën pas vitit 1999 ka pasur shumë zhvillime hapësinore të
pabazuara në plane, sepse autoritetet përgjegjës nuk kanë pasur mundësi
por edhe vullnet që t’i ndalojnë e në anën tjetër dihet se infrastruktura
zhvillohet me investime, kurse Kosova sipas standardeve evropiane ende
është shtet i varfër me mundësi të kufizuara për investime.