Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
44
1.6. ANALIZA SWOT
Përparësitë
1.
Ekzistenca e autoritetit të parkut – drejtorisë së parkut;
2.
Mjedis i pastër;
3.
Biodiversitet i pasur;
4.
Park i pasur me pyje dhe kullosa;
5.
Pasuri peizazhore;
6.
Burime të fuqishme ujore;
7.
Park i pasur me bimë mjekësore aromatike dhe pemë frutore të egra;
8.
Potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit;
9.
Kushte të përshtatshme për zhvillim të blegtorisë dhe bletarisë;
10.
Pozitë e mirë gjeografike – shtrirja e Bjeshkëve të Nemuna në tri
shtete;
11.
Bashkëpunimi ndërkufitar ekzistues me ç’rast organizohet aktiviteti i
ecjes në bjeshkët e trekëndshit kufitar Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri;
12.
Rrjeti ekzistues i rrugëve dhe shtigjeve;
13.
Trashëgimi e pasur kulturore;
14.
Ekzistenca e Qendrës Informative – Rugovë që ofron shërbime dhe
informacione për turistët;
15.
Popullësi në moshë të re;
16.
Vendi i parë i projektit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri që ka
të bëjë me aktivitetin e ecjes, me emrin “Peaks of the Balkans”, i
dhënë nga Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (Ëorld Travel and
Tourism Council);
17.
Shenjëzimi ekzistues dhe qasja në informata përmes ëeb faqes;
18.
Prania e staneve
Dobësitë
1.
Mungesa e planit menaxhues te parkut;
2.
Monitorim dhe ruajtje e pamjaftueshme e parkut;
3.
Zhvillime te paplanifikuara;
4.
Degradimi i pyjeve si pasojë e zjarreve, sëmundjeve dhe prerjeve të
pakontrolluara;
5.
Dëmtimi i bimëve endemike dhe endemorelikte;
6.
Mbledhja e pakontrolluar e bimëve mjekuese dhe pemëve frutore të
egra;
7.
Erozion i theksuar në park;
8.
Mungesa e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit;
9.
Marketing i pamjaftueshëm për parkun;
10.
Rënja e numrit të popullësisë;
11.
Kapacitetet akomoduese nuk i mbulojnë kërkesat e vizitorëve;
12.
Mungesë e pikave grumbulluese për produktet blegtorale
Mundësitë
1.
Përfshirja e parkut në iniciativa ndërkombëtare;
2.
Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare;
3.
Përfshirja e parkut në listat e parqeve ndërkombëtare;
4.
Bashkëpunimi ndërkufitar për realizimin e projekteve të përbashkëta;
5.
Konkurimi me projekte që do të financohen nga investitorët e
jashtëm;
6.
Shfrytëzim i përvojave të vendeve të zhvilluara për mënyrën e
menaxhimit të parkut;
7.
Promovimi i vlerave turistike, kulturore dhe natyrore;
8.
Zhvillimi i ekoturizmit, turizmit rural, turizmit sportiv, turizmit
rekreacional dhe turizmit aventurier;
9.
Rritja e ofertës turistike të Kosovës përmes parkut;
10.
Zhvillimi i aktiviteteve hulumtuese-shkencore, kulturore dhe
edukativo-arsimore;
11.
Mbështetje institucionale për zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë
dhe bletarisë;
12.
Ngritja e kualitetit të jetesës të popullësisë brenda dhe rreth parkut
duke i shfrytëzuar mundësitë për përfitime ekonomike që i ofron
parku;
13.
Ngritja e vetëdijes për vlerat dhe rëndësinë e parkut
Rreziqet
1.
Mospërfshirja e parkut në konventa, iniciativa dhe organizata
ndërkombëtare (IUCN, WTO, RIO etj);
2.
Vendet fqinje më atraktive për investime;
3.
Parku kombëtar jo konkurrent me parqet e vendeve tjera;
4.
Mungesa e investimeve;
5.
Menaxhimi i dobët i parkut;
6.
Përhapja e zhvillimeve kaotike në mungesë të planeve hapësinore dhe
rregulluese;
7.
Mosmenaxhimi i situatave ne rastet e fatkeqesive natyrore;
8.
Prezenca e minave në vendbanimet Gjocaj, Jasiq dhe në kufirin me
Shqipërinë
1.7. Sfidat kryesore
Institucionet përgjegjëse për parkun dhe grupet e ndryshme të interesit,
në rrugën e tyre për ta ruajtur por edhe zhvilluar parkun, padyshim se do
të ballafaqohen me sfida të ndryshme të cilat lidhen pikërisht me këto dy
synime kryesore: mbrojtjen dhe ruajtjen e parkut, nga njëra anë dhe
zhvillimin e tij, nga ana tjetër. Gjatë hartimit të këtij plani hapësinor, duke
u bazuar në gjendjen ekzistuese në park dhe në zhvillimet e dëshiruara në
të ardhmen, janë identifikuar këto sfida:
1.
Administrimi dhe menaxhimi i parkut;
2.
Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit, peizazhit, biodiversitetit dhe vlerave
natyrore e kulturore te parkut;
3.
Shfrytëzimi racional i resurseve natyrore në dobi të zhvillimit
ekonomik në park;
4.
Rigjallërimi i aktiviteteve tradicionale në vendbanimet e parkut dhe
ruajtja e traditës si faktorë ndikues në ndaljen apo zvogëlimin e
migrimit;
5.
Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës
1.7.1. Administrimi dhe menaxhimi i parkut
Pse dhe çka është sfiduese?
Territori i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka vlera natyrore të
rëndësisë së jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë,
prandaj, mbrojtja, ruajtja, ngritja dhe shfrytëzimi i këtyre vlerave janë të
interesit të veçantë vendor dhe të përbashkët rajonal e ndërkombëtar.
Nisur nga kjo, pajtimi në mes të gjitha palëve të interesit për shpalljen e
zonës së përcaktuar për park kombëtar nga Qeveria e Kosovës, është
shumë i rëndësishëm.
Sfida e administrimit dhe menaxhimit të parkut ngërthen në vete
realizimin e detyrave që i ka organi administrues dhe menaxhues i parkut
dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me planifikimin,
rregullimin, udhëheqjen dhe kontrollin e zhvillimeve në park.
Ekzistimi dhe funksionimi i shumë subjekteve që menaxhojnë me asete të
caktuara të parkut paraqet sfidë më vete sa i përket bashkëpunimit në
mes tyre dhe koordinimit të punëve. Në rast të moskoordinimit të
veprimtarisë së tyre, do të krijohet hapësira dhe mundësia për veprime
degraduese apo arsyetime për mosveprime në dobi të parkut që lidhen me
ndarjen e përgjegjësive. Momentalisht, për shembull për menaxhimin e
pasurive pyjore të parkut, përgjegjës janë tri subjekte që kanë “hise”:
Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” që është pjesë e
AMMK-së pranë MMPH-së, Agjencia e Pyjeve pranë MBPZHR-së - e cila
praktikisht i menaxhon të gjitha pyjet e Kosovës dhe në fund komunat - të
cilat sipas Ligjit për Pyjet janë përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve në
territoret e tyre. Këtu me të drejtë shtrohet pyetja: A është më mirë që
parku të menaxhohet nga një apo më shumë subjekte?
Administrimi dhe menaxhimi i parkut nga Drejtoria e Parkut Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” në cilësinë e koordinatorit të veprimeve të
subjekteve me “hise”, duke u bazuar në një rregullore të brendshme dhe
duke qenë nën mbikqyrjen e Qeverisë, i parandalon konfliktet eventuale