Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
42
1.5. INFRASTRUKTURA FIZIKE
Rruga nacionale M9 Pejë-Kuqishtë-kufiri me Malin e Zi, e asfaltuar –
brenda parkut 21.5 km;
Rruga regjionale R106 Pejë-Rozhajë(Mali i Zi), e asfaltuar – brenda parkut
9.6 km;
Rruga regjionale R108 Deçan-kufiri me Malin e Zi, e pa asfaltuar – brenda
parkut 23 km;
Të gjitha vendbanimet përreth parkut mbulohen nga shërbimi i transportit
publik të udhëtarëve, kurse brenda parkut ato që mbulohen janë: Shtupeq
i Vogël, Shtupeq i Madh, Drelaj, Kuqishtë, Haxhaj dhe Bogë. Fshatrat tjerë
brenda parkut, në zonat më të thella të Rugovës mbulohen nga furgonët;
Brenda parkut, sinjal të telefonisë mobile GSM ka në vendbanimet: Haxhaj,
Bogë, Jashanicë, Drelaj, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Lipë, Cerovërhë,
Kuqishtë, Gjocaj dhe Jasiq. Sinjal ka pjesërisht në: Pepiq, Rekë e Aliagës,
Malajt dhe Shkrel. Asnjë vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga
sinjali televiziv ajror e poashtu nuk ka as televizion kabllovik. Programet
televizive, në zonën e parkut kombëtar mund t’i shikojnë vetëm banorët të
cilët i kanë pajisjet për pranimin e signalit televiziv nga sateliti;
Brenda territorit të parkut kombëtar gjenden hidrocentralet e vegjël, ai i
Kozhnjerit në lumin Lumbardh të Deçanit dhe ai i Radacit afër grykës së
burimit të lumit Drini i Bardhë, komuna e Pejës. Këta hidrocentrale sot
janë në funksion dhe kanë kapacitet prej 8.3 MË ai i Kozhnjerit dhe 1 MË ai
i Radacit;
Brenda parkut, vetëm dy vendbanime, Lipa dhe Cerovërha kanë të
instaluar sistemet e ujësjellësit, kurse sisteme të kanalizimit të ujrave të
zeza nuk ka të instaluar në asnjë vendbanim brenda parkut;
Asnjë vendbanim brenda parkut nuk përfshihet nga shërbimi i largimit të
mbeturinave.
Kur flitet për infrastrukturën fizike, zakonisht flitet për infrastrukturën e
transportit (infrastruktura rrugore, hekurudhore, aeroportet dhe limanet),
infrastrukturën e energjetikës (të energjisë elektrike, asaj termale, etj),
infrastrukturën ujore (hidroteknike), infrastrukturën e telekomunikacionit
dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbeturinave. Zhvillimi apo sigurimi i
infrastrukturës fizike nënkupton mundësimin e lëvizjes së njerëzve dhe
mallrave, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe
menaxhimin e ujërave të ndotura, komunikimin midis njerëzve,
menaxhimin e mbeturinave etj. Rëndësia e këtyre funksioneve që u
përmendën, pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta në shekullin 21,
flet bindshëm për rëndësinë e madhe që e ka zhvillimi i infrastrukturës
fizike.
1.5.1. Infrastruktura e transportit dhe transporti
Rrugët – Rruga nacionale M9 kalon nëpër pjesën qendrore të parkut
kombëtar dhe të shpie tek fshati Kuqishtë i komunës së Pejës dhe më tutje
tek kufiri me Malin e Zi. Kjo rrugë deri në Kuqishtë është në gjendje
kryesisht të mirë fizike, gjë që nuk mund të thuhet për pjesën në vazhdim,
deri në kufi. Gjatësia e rrugës M9 brenda parkut është 21.5 km. Rruga
regjionale R106 Pejë-Rozhajë (Mali i Zi) e përshkon parkun kombëtar me
një gjatësi prej 9.6 km në pjesën veriperëndimore të tij. Kjo rrugë e
asfaltuar është në një gjendje relativisht të mirë. Mirëmbajtja dimërore
dhe verore e saj është e vazhdueshme. Një rrugë tjetër që kalon nëpër
territorin e parkut, në pjesën që i takon komunës së Deçanit, është rruga
regjionale R108 Deçan-kufiri me Malin e Zi. Kjo rrugë që brenda parkut ka
një gjatësi prej 23 km, është e paasfaltuar dhe në gjendje të keqe.
Vendbanimet përreth parkut të cilët si zona kadastrale hyjnë në territorin
brenda kufirit të parkut janë të lidhur me rrugë të asfaltuara regjionale.
Duke filluar nga komuna e Istogut, nëpër Lubozhdë dhe Vrellë kalon rruga
R103, fare pranë saj është edhe Studenica, kurse Kaliqani që është pak më
larg lidhet me këtë rrugë përmes një rruge lokale. Rruga R103 tek Banja në
komunë të Pejës lidhet me rrugën R101, e cila në vazhdim, në periferi të
Pejës lidhet me rrugën R106. Me R106, përmes rrugëve lokale lidhen
vendbanimet përreth parkut, të cilat i takojnë komunës së Pejës si:
Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Radavci, Novosella, Siga dhe
Brestoviku. Rruga R106 përfundon në Pejë dhe nga këtu vazhdon kah
territori i komunës së Deçanit rruga regjionale R107. Rruga R107 në
komunën e Pejës i lidhë fshatrat Bellopojë, Zagërme dhe Lybeniq të cilat
gjenden përreth parkut kombëtar. Në vazhdim kjo rrugë regjionale, në
komunën e Deçanit i lidhë fshatrat përreth parkut si: Strellc i Epërm,
Lëbushë, Isniq dhe Deçan. Në Deçan kjo rrugë lidhet me rrugën R109 e cila
i lidhë fshatrat e Deçanit si: Hulaj, Pobërgjë, Lloqan dhe Voksh, të gjitha
përreth parkut kombëtar. Duke vazhduar kah jugu, rruga R109 kalon nëpër
Junik, i cili poashtu si zonë kadastrale hyn në territorin brenda kufirit të
Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe më tutje në komunën e
Gjakovës ajo kalon nëpër Batushë dhe Mulliq.
Derisa vendbanimet përreth parkut janë të lidhura me një rrjet të rrugëve
relativisht të mira dhe lehtë të qarkullueshme, këtë fat nuk e kanë patur
shumë vendbanime që janë brenda kufinjve të parkut. Fshatrat e komunës
së Pejës si: Stankaj, Dugaivë, Koshutan, Pepaj, Shkrel, Rekë e Allagës,
Malaj, Llaz-Bellopaq, Lipë dhe Cerovërhë (Breg i Zi) janë të lidhur me rrugë,
të cilat nuk janë në gjendje të mirë, ku qarkullimi i automjeteve realizohet
me vështirësi që për pasojë ka qasjen jo të lehtë deri tek këto
vendbanime. E njëjta vlen edhe për fshatrat Belle dhe Irzniq 2 të komunës
së Deçanit dhe Gjocaj e Jasiq të komunës së Junikut.
Transporti – Shërbimi i transportit publik të udhëtarëve i mbulon të gjitha
vendbanimet përreth parkut. Transporti realizohet me autobusë dhe
furgonë. Sa i përket vendbanimeve brenda parkut, transporti publik e
mbulon tërë trevën e Rugovës. Autobusi nga Peja në Kuçishtë qarkullon
nëpër rrugën nacionale M9, destinacion të fundit e ka fshatin Bogë. Rrugës
ai ndalet në Shtupeq të Vogël, Shtupeq të Madh, Drelaj, Kuçishtë dhe
Haxhaj. Fshatrat tjerë, në zonat më të thella të Rugovës mbulohen nga
furgonët. Transporti publik nuk mbulon vendbanimet tjera brenda parkut
si: Belle dhe Irzniq 2 të komunës së Deçanit, Gjocaj dhe Jasiq të komunës
së Junikut dhe Koshare të Komunës së Gjakovës.
→ Rrugë regjionale (siper) dhe rrugë lokale në park
1.5.2. Telekomunikacioni
Brenda kufirit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk ka rrjet të
telefonisë fikse, mirëpo në disa vendbanime përreth ku ndërtesat janë
jashtë parkut, por si zona kadastrale hyjnë në territorin e parkut, siq janë
Deçani, Isniqi dhe Juniku rrjeti ekziston.
Sinjal të telefonisë mobile GSM brenda kufirit të parkut, sa i përket
komunës së Pejës, ka në vendbanimet: Haxhaj, Bogë, Jashanicë, Drelaj,
Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Lipë, Cerovërhë dhe Kuqishtë. Pjesërisht
ka sinjal në: Pepiq, Rekë e Aliagës, Malajt dhe Shkrel, kurse sinjali mungon
në: Dugaivë, Koshutanë dhe Llaz-Bellopaq. Sa i përket vendbanimeve të
komunës së Pejës përreth parkut, sinjal GSM ka në Jabllanicë të Madhe,
Jabllanicë të Vogël, Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë, Bellopojë,
Zagërme dhe Lybeniq. Në vendbanimet e komunës së Deqanit që janë
brenda parkut kombëtar, Bellej dhe Irzniq 2 nuk ka sinjal, gjë që nuk është
rast me vendbanimet përreth si: Deçani, Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi,
Hulaj, Pobërgja, Lloqani dhe Vokshi. Në të dy vendbanimet e komunës së
Junikut brenda parkut, Jasiq dhe Gjocaj e natyrisht edhe në Junik që
shtëpitë i ka jashtë parkut, ka sinjal të telefonisë mobile GSM. Në Koshare
që është brenda parkut dhe në dy vendbanimet përreth parkut Batushë
dhe Mulliq, të trija të komunës së Gjakovës ka sinjal GSM, kurse sa i përket
komunës së Istogut që nuk ka vendbanime brenda parkut, sinjal të
telefonisë mobile ka në vendbanimet përreth: Kaliqan, Studenicë, Vrellë
dhe Lubozhdë.