Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
50
Resurset natyrore si kullosat, shfrytëzohen për nevojat ekonomike të
banorëve të parkut dhe për banorët e vendbanimeve rreth parkut. Ruajtja
dhe fuqizimi i mënyrës tradicionale të kultivimit të bujqësisë, blegtorisë
dhe organizimi i fermerëve në një shoqatë si dhe plasimi i produkteve në
treg me llogo të përbashkët,që do të rrisë dukshëm mudësitë për përfitime
ekonomike.
PK”BN” si dhe komplekset tjera natyrore të mbrojtura në botë, duhet të
jenë së pari në shërbim të kënaqësive të vizitorëve, rekreacionit dhe mbi
të gjitha ngritjes kulturore. Kjo hapësirë posedon vlera të veçanta
natyrore, shkencore, arsimore, estetike, trashëgimi kulturore por edhe
vlera turistike. Kjo është hapësira ku mund të bashkohen interesat
shkencore, të turizmit dhe rekreacionit por njëkohësisht edhe të ruhet
natyra si pasuri e qëndrueshme.
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në PK” Bjeshkët e Nemuna” do të arrihet
duke i parashtruar kushtet për shfrytëzimin e qëndrueshëm duke
planifikuar të gjitha zhvillimet në park. Zhvillimet e parapara në sektorin të
turizmit dhe bujqësisë do të jenë gjenerues kryesor i të hyrave në park për
banorët lokal dhe për vendin në përgjithësi ndërsa ngritja e nivelit të
vetëdijës së komunitetit për vlerat e parkut e rritë dhe e kompleton
ofertën turistike.
Sa i përketë ofertës turistike për PK” Bjeshkët e Nemuna”, parashihen
llojet e ofertës, në bazë të të cilave do të përcaktohen kushtet për
qëndrimin e vizitorëve, akomodimin dhe shërbimet. Prandaj, objektet:
hoteliero-turistike, të shërbimeve, infrastrukturës e të tjerë, do të
planifikohen si faktor nxitës të lëvizjeve turistike me ndikim minimal në
mjedisin natyror si dhe të respektohet arkitektura autoktone e zonës.
E rëndesishme është që PK” Bjeshkët e Nemuna”si destinacion turistik të
njihet dhe pranohet në rrjetin turistik ndërkombëtar, ku si rezultat i kësaj
do të jetë rritja ekonomike për zonën për rreth parkut, po ashtu edhe për
Kosoven.
Objektivat me arritjen e të cilëve do të mund të arrihej synimi për ngritjen
ekonomike të parkut janë:
Objektivat:
1.
Zhvillimi i bujqësisë tradicionale, blegtorisë dhe bletarisë me qëllim të
përfitimit ekonomik dhe zhvillimit të ekoturizmit;
2.
Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, BMA (bimët mjekuese
dhe aromatike) dhe PFE (pemët frutore të egra) për përfitime
ekonomike;
3.
Planifikimi i zhvillimeve sipas regjimit të mbrojtjes për zonat brenda
dhe rreth parkut;
4.
Aftësimi i burimeve njerëzore për industrinë turistike dhe për
mundësitë e përfitimit ekonomik për banorët lokal;
5.
Arsimimi dhe trajnimi për zhvillimin e burimeve njerëzore në
industrinë turistike;
6.
Krijimi i imazhit të parkut dhe promovimi i turizmit;
7.
Bashkëpunimi ndërkufitar, njohja ndërkombëtare e PK ” Bjeshkët e
Nemuna” dhe lidhja e produktit turistik me rrjetet turistike
ndërkombëtare
2.2.4. Synimi – Zhvillimi socio-demografik në vendbanimet brenda
dhe për rreth parkut
Numri i popullësisë në vendbanimet brenda parkut kombëtar gjatë dyzet
vjetëve të fundit ka vazhduar të bie. Derisa sipas regjistrimit të vitit 1971
në park jetonin 4743 banorë, sipas regjistrimit të vitit 2011, në park jetojnë
476 banorë që do të thotë rreth 10 herë më pak. Është stagnimi i zhvillimit
socio-ekonomik që e ka shkaktuar në masën më të madhe këtë rënje
drastike. Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse me vazhdimin e kësaj rënje,
këto vendbanime do të boshatiseshin plotësisht nga popullata. Kjo
popullatë i ka traditat e veta dhe identitetin kulturor që i ka përcjellur brez
pas brezi e të cilat mund t’i ruajë vetëm si e bashkuar duke qëndruar në
këtë trevë, prandaj nëse kjo trevë do të boshatisej, identiteti i saj,
identiteti i banorëve të saj do të vëhej në pikëpyetje. Me këtë do të
humbiste edhe një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit të parkut
kombëtar. Në mënyrë që të mos lejohet të ndodhë kjo, është caktuar
synimi i zhvillimit socio-demografik në vendbanimet brenda dhe për rreth
parkut, i cili do të ndikojë në ndalimin e shpopullimit. Ky synim konsiston
në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe tenton t’i ruajë traditat dhe
identitetin kulturor të trevës. Kultivimi i vlerave tradicionale dhe zhvillimi i
veprimtarive tradicionale do të ketë impakt në rigjallërimin e kësaj ane.
Realizimi i këtij synimi do të bëhet i mundshëm përmes zbatimit të
objektivave si në vazhdim:
Objektivat:
1.
Ngritja e cilësisë së edukimit – arsimimit;
2.
Ngritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor;
3.
Rigjallërimi i vendbanimeve të shpopulluara
2.2.5. Synimi – Sigurimi i qasjes dhe i shërbimeve publike në Park
Njëri nga synimet e identifikuar për parkun kombëtar është sigurimi i
qasjes dhe i shërbimeve publike në park. Në mënyrë që të arrihet ky synim
dhe kështu asnjë vendbanim të mos mbetet me mundësi të vështirë të
qasjes e poashtu banorët t’i kenë të gjitha shërbimet e nevojshme publike,
duhet të ndërtohet dhe përmirësohet infrastruktura përkatëse fizike.
Ndërtimi i kësaj infrastrukture, rrjedhimisht arritja e synimit e mundëson
funksionimin e duhur të parkut dhe kështu e formon bazën apo e plotëson
parakushtin për zhvillimin ekonomik, në veçanti zhvillimin e turizmit, i cili
natyrisht nuk do të mund të ishte një zhvillim i duhur, nëse vendbanimet
dhe përmbajtjet e ndryshme të parkut nuk do të ishin të lidhura mirë me
anë të rrugëve, nëse transporti publik nuk do të ishte i rregulluar apo nëse
nuk do të kishte furnizim të rregullt me energji elektrike, me ujë dhe nëse
mjetet e komunikimit masiv do të mungonin. Ky synim mund të arrihet
duke i arritur objektivat si më poshtë:
Objektivat:
1.
Sigurimi i infrastrukturës rrugore
dhe transportit;
2.
Sigurimi i infrastrukturës së energjisë elektrike;
3.
Sigurimi i infrastrukturës ujore;
4.
Sigurimi i infrastrukturës së telekomunikacionit;
5.
Sigurimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave
2.3. PRIORITETET STRATEGJIKE
1.
Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga ndojta dhe
degradimi;
2.
Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga degradimi dhe
prerja ilegale e tyre;
3.
Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga faktori
njeri;
4.
Zhvillimi i bujqësisë tradicionale, blegtorisë dhe bletarisë me qëllim
të përfitimit ekonomik dhe zhvillimit të ekoturizmit;
5.
Krijimi i imazhit të parkut dhe promovimi i turizmit;
6.
Ngritja e cilësisë së arsimimit;
7.
Ngritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor;
8.
Sigurimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit;
9.
Sigurimi i infrastrukturës së energjisë elektrike;
10.
Sigurimi i infrastrukturës ujore;