Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
46
•
Në Samitin për Tokën, të mbajtur në vitin 1992 në Rio de Zhaneiro,
liderët botëror u morën vesh për një strategji gjithëpërfshirëse për
„zhvillimin e qëndrueshëm”. Njëra prej marrëveshjeve kryesore që
kanë dalë nga Samiti ka qenë Konventa për Diversitetin Biologjik. Kjo
konventë i obligon shtetet që e kanë ratifikuar atë që të nxjerrin ligje
dhe akte tė tjera juridike përmbajtjesore për mbrojtjen e mjedisit dhe
të aplikojnë sistematikisht përgjegjësinë ndaj shkatërruesve dhe
përgjegjësve për mjedisin jetësor.
•
Konventa Europiane për Peisazhin - Firenca 2000 ka për qëllim kryesor
mbrojtjen, menaxhimin dhe planifikimin e peisazheve në Europë. Ajo
është pjesë e punës së Këshillit të Europës për trashëgiminë natyrore
dhe kulturore, planifikimin hapësinor, mjedisin dhe vetëqeverisjen
vendore. Shqetësimi për zhvillim të qëndrueshëm, i shprehur në
konferencën e Rio de Zhaneiros, e bën peisazhin element shumë të
rëndësishëm në krijimin e një balanci ndërmjet ruajtjes së trashëgimisë
natyrore dhe kulturore si reflektim i identitetit dhe diversitetit europian
dhe përdorimit të saj si burim ekonomik i aftë të gjenerojë vende pune
në kuadrin e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
•
Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore të Europës -
Granada 1985, ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore e
cila përbën shprehjen e pazëvendësueshme të pasurisë dhe diversitetit
të trashëgimisë kulturore të Europës, është njëra nga dëshmitë e së
kaluarës sonë dhe bartjes tek gjeneratat e ardhshme. Përveç kësaj
konventa synon përmirësimin e mjedisit urban dhe rural me përfshirjen
e trashëgimisë në politikat e planifikimit urban dhe rregullimit të
mjedisit që do të rezultojë me zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të
shteteve të Europës.
•
Konventa e Espoos e vitit 1991 që ka hyrë në fuqi në vitin 1997 e që ka
të bëjë me vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekstin ndërkufitar, i
obligon shtetet që e kanë ratifikuar atë, që ta bëjnë këtë vlerësim për
aktivitete të caktuara qysh në fazat e hershme të planifikimit. Shtetet
duhet ta njoftojnë njëra tjetrën dhe të konsultohen nëse implementimi
i ndonjë projekti do të mund të kishte ndikim të pafavorshëm në
mjedisin e hapësirës ndërkufitare.
•
Konventa e Lluganos e vitit 1993 për detyrimet civile për dëmet që
rezultojnë nga aktivitetet e rrezikshme për mjedisin jetësor i obligon
ratifikuesit e kësaj konvente për kompensimet që palët dëmtuese
duhet t’ua bëjnë palëve të dëmtuara për dëmet në mjedisin jetësor e
gjithashtu i obligon për sigurimin e mjeteve për mbrojtje dhe për
kthimin në gjendjen e mëparshme.
•
Direktiva e Këshillit të Evropës për ruajtjen e habitateve natyrore dhe
florës e faunës së egër e vitit 1992 i përcakton masat që duhet t’i
ndërmarrin shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në mënyrë që të
ruhen habitatet natyrore, flora dhe fauna e egër.
•
Sipas koncepteve të UNESCO-s, konventave dhe standardeve të BE-së,
zhdukja e llojeve bimore dhe shtazore si dhe prerjet ilegale të pyjeve
janë humbje e trashëgimisë natyrore të parkut.
Në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të një trashëgimie të pasur
natyrore, autoritetet duhet të punojnë në rritjen e vetëdijes për vlerat e
saj.
Ligji për Planifikim Hapësinor përmban parimin për zhvillimin e
qëndrueshëm dhe tani është koha që të gjitha parimet që përmban ky ligj,
pastaj standardet, konventat dhe agjendat e ndryshme të përkthehen në
veprime konkrete dhe të reflektohen në menaxhim.
Zbatimi i ligjeve në fuqi dhe i konventave ndërkombëtare do të
kontribuojë në zvogëlimin e problemeve mjedisore dhe të trashëgimisë
kulturore në Parkun Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’. Ligjet relevante me
sfidën në fjalë e të cilat duhet të zbatohen janë:
•
Ligji për mbrojtjen e mjedisit,
•
Ligji për mbrojtjen e natyrës,
•
Ligji për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
•
Ligji për pyje,
•
Ligji për mbrojtjen e tokave bujqësore,
•
Ligji për mbrojtjen e ujërave,
•
Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
•
Ligji për mbeturina,
•
Ligji për kimikate,
•
Ligji për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
•
Ligji për vlerësimin strategjik mjedisor,
•
Ligji për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë
nukleare,
•
Ligji për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësive tjera,
•
Ligji për mbrojtje nga zjarri,
•
Ligji për trashëgiminë kulturore,
•
Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura
Cilat janë mundësitë e identifikuara?
Konteksti i ngushtë – Për mbrojtjen e mjedisit dhe të të gjitha vlerave të
parkut do të duhej të ndërmerren hapa konkret si:
•
Ndarja e qartë e përgjegjësive në menaxhimin e parkut;
•
Përpilimi i planit menaxhues të parkut;
•
Hulumtimet për gjendjen aktuale të biodiversitetit, prerjeve ilegale,
fatkeqësive, ndotjeve në park;
•
Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës;
•
Zbatimi i legjislacionit relevant në park
Konteksti i gjerë - Parku dallohet me zona me vlera të veçanta natyrore,
hidrografi, pyje, kullosa, livadhe dhe biodiversitet jo vetëm në Kosovë por
edhe më gjërë.
Zonat e ndjeshme natyrore dhe zonat tjera të vlefshme nuk mund të
trajtohen në izolim, meqë ndikimi i këtyre zonave është më i gjërë.
Përveç trendeve lokale nga komunat ku ka shtrirje Parku dhe dinamikës
rajonale (shtrirja e Bjeshkëve të Nemuna edhe në shtetet fqinje Shqipëri
dhe Mal të ZI), ndryshimet globale në Ballkan dhe më gjërë, gjithashtu
ndikojnë në mjedisin e hapur, si dhe menaxhimin e mbrojtjen natyrore, në
veçanti në zonën a parkut.
Si do t’i qaset Kosova ndryshimeve globale me ndryshimin fiziko-
gjeografik, biologjik etj. dhe si do të mund të ndihmojë në përpjekjet
ndërkombëtare për të trajtuar këtë problem, është sfidë në kontekst më
të gjërë?
Lista e çështjeve të identifikuara
•
Mungesa e menaxhimit dhe koordinimit të masave dhe aktiviteteve në
park;
•
Degradimi i pyjeve;
•
Rrezikimi i biodiversitetit;
•
Fatkeqësitë natyrore (erozioni, ortiqet, zjarri, smundjet);
•
Shfrytëzimi joracional i kullosave;
•
Mungesa e inventarizimit të llojeve bimore dhe shtazore;
•
Mungesa e publikimit te llojeve specifike natyrore;
•
Gjetja dhe shfrytëzimi i masave hidroteknike, bujqësore dhe biologjike
si mundësi;
•
Ndotja e ujit në zonat me potencial të zhvillimit të turizmit;
•
Objektet me trashëgimi kulturore brenda dhe në afërsi të parkut;
•
Prezenca e Zonave të veçanta të mbrojtura në kudër të parkut si:
Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit;
•
Prezenca e vendbanimve në park dhe rreth tij;
→ Ndërtimet e paplanifikuara