Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
45
midis këtyre subjekteve në çështjet e menaxhimit dhe ato nuk vijnë në
pozitë që ta fajësojnë njëra tjetrën për mosmbarëvajtjen eventuale të
punëve. Në këtë rast gjasat janë më reale që administrimi dhe menaxhimi i
parkut kombëtar të jetë më i lehtë dhe më praktik.
Administrimi dhe menaxhimi është i suksesshëm atëherë kur zhvillimet në
park janë konform me planin hapësinor dhe menaxhues të parkut dhe me
planet rregullues.
Lista e çështjeve të identifikuara
•
Pajtueshmëria e palëve të interesit për shpalljen e zonës së Bjeshkëve
të Nemuna për park kombëtar;
•
Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve në mes të subjekteve që
menaxhojnë me asetet e parkut;
•
Hartimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”;
•
Krijimi i bazës së të dhënave për tërë atë që e posedon Parku
Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”;
•
Hartimi i Planit për Menaxhim të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna”
•
Hartimi rregullores për administrimin dhe menaxhimin e parkut;
•
Promovimi i vlerave hulumtuese, shkencore-arsimore, edukative,
rekreative dhe turistike të parkut;
•
Inicimi i shpronësimit dhe ndërrimi i titullarit të pronës në rast të
zbatimit të domosdoshëm të zhvillimeve të nevojshme për Parkun.
→ Prerja e pa kontrolluar e pyjeve
1.7.2. Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit, peizazhit, biodiversitetit dhe
vlerave natyrore e kulturore te parkut
Çka është sfiduese?
Çështja e mjedisit është një ndër çështjet kryesore për shoqërinë tonë.
Është shumë i rëndësishëm angazhimi në zbulimin e mistereve të jetës,
tokës, ujit dhe ajrit që na rrethon. Poashtu duhet të bëhen gjithënjë e më
të qarta pasojat e ndikimit të njerëzimit në mjedis, kur dihet se shumë
aktivitete individuale apo kolektive që po ndodhin në hapësirën tonë
jetësore, janë të pakontrolluara dhe nuk janë në harmoni me normat dhe
standardet evropiane të mjedisit. Kjo dukuri, përveç tjerash, në vendin
tonë paraqitet edhe si pasojë e mungesës së planeve hapësinore dhe të
menaxhimit për zonat e caktuara, të nivelit qendror dhe të atij lokal.
Parku i Bjeshkëve të Nemuna ka një pozitë shumë të përshtatshme
gjeografike, me relief të pasur, male të larta, gryka, lumenj, peisazhe të
llojllojshme dhe kullosa, florë dhe faunë të pasur që së bashku paraqesin
një vend atraktiv për tu zhvilluar dhe vizituar në të ardhmen.
Sfidë e jona është se si mund ta shfrytëzojmë këtë pozitë dhe potencial
natyror e kulturor në favor të bashkëpunimit dhe zhvillimit të parkut,
komunave që janë pjesë e parkut, të Kosovës dhe të shteteve (Shqipëri
dhe Mali i Zi) që janë pjesë e masivit malor - Bjeshkëve të Nemuna?
Sfiduese në PK “Bjeshkët e Nemuna” është si duhet të mbrohet parku nga
degradimet antropogjene dhe natyrore, ndotja e ekosistemeve, me fjalë të
tjera mundësia e shfrytëzimit të pasurive të parkut për zhvillimin e sotëm,
duke mbajtur përgjegjësi për ardhmërinë e parkut edhe për gjeneratat e
ardhshme.
Peisazhet - Parku është i pasur me peisazhe natyrore si ato hidrografike,
malore, fshatare, kulturore etj. Mbrojtja e peisazheve të parkut paraqet
një sfidë. Shkatërrimi i pyjeve dhe zhvillimet e pakontrolluara ia humbin
vlerën dhe rëndësinë peizazheve, prandaj ato duhet të parandalohen. Në
këtë aspekt element i rëndësishëm është krijimi i programeve ndërkufitare
(Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi) për identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen,
menaxhimin dhe planifikimin e peisazheve që i kalojnë kufijtë, në
përputhje me parimin e subsidiaritetit të Kartës Europiane të
Vetëqeverisjes Vendore. Peisazhi luan një rol të rëndësishëm në rrafshin
kulturor, ekologjik, mjedisor dhe shoqëror e poashtu është burim për
veprimtaritë ekonomike, të cilat mundësojnë hapjen e vendeve të reja të
punës.
Trashëgimia kulturore - Parku dhe vendbanimet rreth tij janë të pasura
me vlera të trashëgimisë kulturore e sidomos me shtëpi, kulla, lokalitete
arkeologjike dhe manastire. Ruajtja, shfrytëzimi, promovimi dhe zhvillimi i
mëtejmë i këtyre vlerave paraqet një sfidë të veçantë për zhvillimin e
ardhshëm të parkut. Shumëllojshmëria e pasurisë me trashëgimi
kulturore, etnografike, gastronomike dhe peisazhore paraqet potencial
dhe mundëson zhvillimin e turizmit rural, eko-turizmit dhe turizmit
kulturor, mundëson bashkëpunimin ndërkomunal në mes të komunave që
janë pjesë e parkut si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, me harmonizimin
e planeve të zhvillimit të turizmit për Bjeshkët e Nemuna në mes të
Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Me anë të rekonstruimit dhe revitalizimit të shtëpive dhe kullave në park
dhe në afërsi të tij do të mund të ruheshin vlerat e arkitekturës
tradicionale, të shtëpive dhe kullave nga degradimet dhe me ofrimin e
bujtinave, ushqimit tradicional, shitjes së prodhimeve vendore dhe
artizanale për turistë dhe vizitorë do të favorizohej zhvillimi ekonomik i
parkut dhe më gjerë.
Prerja ilegale e pyjeve brenda parkut dhe zonës buferike në pronën
shoqërore dhe atë private është dukuri aktuale në park. Ruajtja e
resurseve pyjore ka rendësi te madhe për një zhvillim te qëndrueshëm i cili
ndikon pozitivisht edhe në ruajtjen e botës shtazore.
Dëmtimi i biodiverstetit nënkupton reduktimin e numrit të llojeve bimore
e shtazore. Ruajtja e biodiversitetit, e posaçërisht e llojeve endemike te
bimëve është e nevojshme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik. Keqpërdorimi
i botës bimore dhe shtazore, llojeve të bimëve endemike dhe llojeve të
shtazëve të egra që janë në PK ,,Sharri’’ sjell deri te zvogëlimi i numrit të
tyre e madje edhe deri tek humbja e tyre që do të thotë humbja e vlerave
natyrore.
Fatkeqësitë natyrore që paraqiten në forma të ndryshme, si gërryerje
sipërfaqësore e tokës, sëmundje të pyjeve, zjarre, ortiqe që shkaktohen
nga faktorë natyror dhe antropogjen, rrezikojnë begatitë e krijuara dhe të
planifikuara. Si mund të menaxhohen ato, cilat janë mundësitë? Cilat janë
masat paraprake që do të ndikojnë në zvogëlimin e pasojave nga
fatkeqësitë natyrore?
Ndotja e ujit, ajrit dhe tokës – Edhepse nuk ka ndotje të madhe në park,
kjo megjithatë ka filluar të ndodhë. Këtu nuk kemi zhvillim industrial dhe
transport të dendur, si shkaktar më me ndikim negativ në mjedis prandaj
cilësia e ajrit është e mirë, mirëpo, aktivitetet tjera si për shembull hedhja
e mbeturinave, prerja e drunjve, gërryerja e sipërfaqeve për ndërtimin e
objekteve ilegale turistike e hoteljere dhe shfrytëzimi pa kriter i pyjeve që
janë prezentë në zonë, ndikojnë në ndotjen dhe degradimin e mjedisit.
Menaxhimi eventual jo i mirë me parkun në të ardhmen dhe mungesa e
kontrollit të zhvillimeve në të do të kishin për pasojë rritjen e ndotjes. Tek
zhvillimet e tilla do të hapeshin deponi të mbeturinave dhe ujërat e zeza
do të derdheshin ashtu të patrajtuara dhe në mënyrë të pa kontrolluar.
Çfarë thonë konventat dhe direktivat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit
dhe të trashëgimisë kulturore?
Ekziston një varg politikash ndërkombëtare dhe konventash në lidhje me
mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore që janë të aplikueshme
për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ato përfshijnë:
•
Konceptet themelore të UNESCO-s thonë që secili send i trashëgimisë
kulturore dhe natyrore është unik dhe zhdukja e cilitdo send përbën një
humbje definitive dhe varfërim të pakthyeshëm të trashëgimisë.
Trashëgimia natyrore është pronë e përgjithshme që duhet të
shfrytëzohet nga të gjithë dhe të mbrohet në mënyrë që t’i dorëzohet
gjeneratave të ardhshme, ta shfrytëzojnë edhe ato.
•
Unioni botëror për Ruajtjen dhe Konservimin e Natyrës (shkurt në
anglisht IUCN) ka bërë kategorizimin e zonave të mbrojtura të natyres.
Pas kategorisë së parë ku hyjnë rezervatet strikte natyrore vjen
kategoria e dytë në të cilën janë parqet nacionale. Parku Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna” mbrohet me ligj dhe si i tillë zë një vend meritor
në këtë familje.