Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
43
Internet, brenda kufirit të parkut ka në Bogë dhe Kuqishtë, e ka edhe në
vendbanimet përreth parkut si: Jabllanicë e Madhe, Jabllanicë e Vogël,
Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë, Bellopojë, Zagërme, Lybeniq,
Deçan, Strellc i Epërm, Lëbushë, Isniq, Hulaj, Pobërgjë, Lloqan, Voksh,
Junik, Batushë, Mulliq, Kaliqan, Studenicë, Vrellë dhe Lubozhdë, kurse
GPRS (Internet) ka në ato vendbanime ku ka sinjal të telefonisë mobile
GSM.
Sa i përket televizionit, asnjë vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga
sinjali televiziv ajror e poashtu nuk ka as televizion kabllovik. Programet
televizive, në zonën e parkut kombëtar mund t’i shikojnë vetëm banorët të
cilët i kanë pajisjet për pranimin e signalit televiziv nga sateliti. Të gjitha
vendbanimet përreth parkut kombëtar që u përmendën më lart mbulohen
nga sinjali televiziv ajror i tri televizioneve kombëtare RTK, TV21 dhe KTV.
1.5.3. Infrastruktura e energjisë elektrike
Vendbanimet brenda parkut kombëtar dhe ato në kufi me të furnizohen
me energji elektrike nga largpërçuesit 10 kV, nga 4 Dalje: Dalja 10 kV
Radavci nga TS 110/35/10 kV Peja 1, Dalja 10kV Rugova nga TS 35/10 kV
Peja 2, Dalja 10kV Manastiri i Deqanit nga TS 35/10 kV Isniq dhe Dalja 10
kV Bletaria nga TS 35/10 kV Isniq. Në Daljen 10 kV Radavci që është në
gjendje të mirë, janë gjithësejt 11 trafostacione TS 10/0.4 kV të cilët
përnga kapaciteti varirojnë prej 50 kVA deri në 630 kVA duke e përbërë një
total prej 2360 kVA.
Dalja 10 kV Rugova nuk është në gjendje të mirë. Në të, brenda parkut
janë të lidhur gjithësejt 27 trafostacione TS 10/0.4 kV. Prej tyre, 2 janë në
Shtupeq të Vogël, 1 në Llaz-Bellopaq, 2 në Shtupeq të Madh, 1 në Llotovë,
1 në Rekë të Allagës, 1 në Malaj, 1 në Pepaj, 1 në Koshutan, 1 në Shkrel, 1
në Dugaivë, 4 në Drelaj, 5 në Kuqishtë, 1 në Haxhaj, 2 në Stankaj dhe 3 në
Bogë, me kapacitet total prej 3460 kVA.
Dalja 10 kV Manastiri i Deqanit është në gjendje të mirë. Në të është i
lidhur trafostacioni TS 10/0.4 kV Manastiri me kapacitet 400 kVA.
Dalja 10 kV Bletaria është në gjendje të mirë. Në këtë largpërçues janë të
lidhur 5 trafostacione TS 10/0.4 kV të cilët përnga kapaciteti varirojnë prej
100 kVA deri në 630 kVA dhe së bashku kanë kapacitet prej 1680 kVA.
Sa u përket kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike, brenda
territorit të parkut kombëtar gjenden hidrocentralet e vegjël, ai i
Kozhnjerit në lumin Lumbardh të Deçanit dhe ai i Radacit afër grykës së
burimit të lumit Drini i Bardhë, komuna e Pejës. Këta hidrocentrale sot
janë në funksion dhe kanë kapacitet prej 8.3 MË ai i Kozhnjerit dhe 1 MË ai
i Radacit.
1.5.4. Infrastruktura ujore
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është i pasur me burime dhe
rrjedha ujore nga të cilat e marrin ujin e pijes banorët e vendbanimeve
përreth parkut dhe ata që janë brenda në park. Në vazhdim janë të dhënat
për infrastrukturën ujore për vendbanimet brenda parkut dhe për ato
përreth parkut të cilat kanë ndikim në park dhe si zona kadastrale hyjnë në
brendësi të parkut.
Ujësjellësit – Në komunën e Pejës,
vendbanimet brenda parkut ku janë të instaluar
sistemet e ujësjellësit janë Lipa dhe Cerovërha,
kurse mungojnë në Haxhaj, Bogë, Stankaj,
Dugaivë, Koshutan, Pepiq, Drelaj, Shkrel, Rekë e
Allagës, Malaj, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël
dhe Llaz-Bellopaq. Sa u përket atyre përreth
kufirit të parkut, ujësjellës ka në të gjitha pra
në: Jabllanicë të Madhe, Jabllanicë të Vogël,
Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë,
Bellopojë, Zagërme dhe Lybeniq. Vendbanimet
tjera përreth parkut që kanë ujësjellës por që i
takojnë komunës së Deçanit janë: Deçani,
Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi, Hulaj,
Pobërgja, Lloqani dhe Vokshi. Ujësjellësit
mungojnë në vendbanimet brenda parkut,
Belle dhe Irzniq 2 të cilat janë pothuajse
tërësisht të depopulluar. Në komunën e
Istogut, vendbanimet përreth parkut që kanë
ujësjellës janë: Lubozhda, Vrella, Studenica dhe
Kaliqani, kurse në komunën e Junikut vetëm
Juniku ka ujësjellës, ndërkaq vendbanimet që
janë brenda kufirit të parkut kombëtar si Gjocaj
dhe Jasiq, nuk kanë. Kosharja e komunës së
Gjakovës që gjendet brenda parkut, nuk ka
ujësjellës, ndërsa në dy vendbanimet përreth
parkut, të komunës së Gjakovës si Batushë dhe
Mulliq, ujësjellësit janë duke u instaluar.
Kanalizimet e ujrave të zeza – Sistemet e
kanalizimit të ujrave të zeza janë pjesërisht të
instaluar në fshatrat Lubozhdë, Vrellë,
Studenicë dhe Kaliqan të komunës së Istogut.
Në asnjërin nga fshatrat brenda parkut dhe
përreth parkut të cilët i takojnë komunës së
Pejës e që janë përmendur më lartë, nuk ka
tubacione për kanalizimin e ujrave të zeza. Sa i
përket komunës së Deçanit, prej vendbanimeve
të trajtuar këtu, kanalizim ka vetëm Deçani dhe
pjesërisht fshati Hulaj, kurse në komunën e
Junikut, vetëm në Junik ka sistem të
kanalizimit. Fshatrat e komunës së Gjakovës,
Batushë dhe Mulliq që janë përreth parkut,
kanë kanalizime, kurse fshati Koshare, brenda
parkut nuk ka.
1.5.5. Menaxhimi i mbeturinave
Shërbimi i largimit të mbeturinave i mbulon të gjitha vendbanimet përreth
parkut që po i trajtojmë këtu e që i përkasin komunës së Istogut, pra
Lubozhdën, Vrellën, Studenicën dhe Kaliqanin. Vendbanimet e komunës së
Deçanit që janë brenda parkut nuk mbulohen nga ky shërbim, kurse sa u
përket atyre përreth parkut, Deçani, Pobërgja dhe Lloçani mbulohen
plotësisht, ndërkaq Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi, Hulaj dhe Vokshi
vetëm pjesërisht. Në komunën e Junikut gjendja është si në vazhdim:
shërbimi i largimit të mbeturinave përfshin Junikun, por jo edhe
vendbanimet brenda parkut, Gjocaj dhe Jasiq. Vendbanimet Koshare dhe
Batushë, i pari brenda dhe i dyti pranë kufirit të parkut kombëtar nuk
përfshihen nga ky shërbim, kurse Mulliqi përfshihet pjesërisht.
→ Infrastruktura teknike