Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
31
→ Vendbanimet brenda dhe në afërsi të Parkut (Bufer zona)
1.3.4. Shtimi natyror i popullësisë
Gjatë periudhës 1971 – 1981, krahas
rënies së natalitetit, bie dukshëm
edhe mortaliteti, e me këtë
zvogëlohet edhe shtimi natyror i
popullsisë. Përkundër zvogëlimit,
shkalla e natalitetit mbetet ende
shumë e lartë (rreth 37.7
8
promil),
ndërsa rënia rapide e mortalitetit
ndikoi që shtimi natyror dhe rritja e
përgjithshme e popullsisë në
hapësirën e kësaj ane të mbetet e
lartë. Pas viteve të 90-ta, ndodhë një
thyerje e madhe lidhur me
natalitetin, kur shkalla e natalitetit
zbret deri në rreth 20 promil në vitet
1995 – 1996, ndërsa shtimi natyror
rreth 16 promil. Kjo thyerje ndodh si
pasojë e rrethanave të vështira
socio-ekonomike dhe politike që
ishin krijuar. Gjatë vitit 2011, në
komunat Pejë, Deçan, Gjakovë, Istog
dhe Junik janë shënuar 5010 lindje
9
dhe 1240 vdekje
10
. Shkalla e
natalitetit në komunat e
lartpërmendura është 18 promil apo
1.8%. Shkalla e mortalitetit është 4
promil apo 0.44%, ndërsa shtimi
natyror është 13.6 promil apo 1.3%.
1.3.5. Struktura e popullësisë
sipas moshës dhe gjinisë
Vendbanimet brenda Parkut
Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në
aspektin e zhvillimit demografik kanë
veçoritë e saj edhe në përbërjen e
popullsisë sipas moshës dhe gjinisë.
Në këto struktura kanë ndikuar
shumë faktorë demografik dhe socio-
ekonomik dhe janë krijuar shumë
karakteristika dhe efekte të tjera në
zhvillimin demografik. Mosha 0 – 19
vjeç përfaqësohet me 35%, mosha 20
– 64 vjeq merr pjesë më 57 %, dhe
grup mosha mbi 65 vjeç me
pjesëmarrje më të vogël (8%) të
popullsisë së përgjithshme.
8
R. Çavolli, Gjeografia regjionale e Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës,
Prishtinë 1997, f. 267.
9
ASK, Statistikat e lindjeve në Kosovë, 2011.
10
ASK, Statistikat e vdekjeve në Kosovë, 2011.
Sa i përket dallimeve gjinore, ekziston një deballanc shumë i vogël gjinor,
ku popullsia femërore dominon me 50.8 %, në krahasim, me popullsinë
mashkullore (49.2%).
Në aspektin etnik vendbanimet brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
Nemuna”, kanë një popullsi mjaft homogjene ku 97.5 % (2011) e
popullsisë janë shqiptarë, kurse pakicat tjera janë egjiptian etj.
Sa i përket popullsisë sipas religjionit, 99.8% e popullsisë i takojnë
religjionit Islam.
1.3.6. Struktura ekonomike e popullësisë
Fillimi i shekullit XX e gjen Kosovën me mbeturina të bollshme të shoqërisë
feudale në shumë segmente të jetës familjare dhe prodhuese. Pas
tërheqjes së Turqisë në vitin 1912, gjendja e përgjithshme në Kosovë dhe,
rreth saj, jo vetëm që nuk ndryshojë, por sikur u keqësua edhe më shumë
nga okupimi serb, Marrëdhëniet feudalo-çifligare nuk u suprimuan.
Pushteti i instaluar serb ua morri tokën agallarëve dhe bejlerëve, por nuk
ua dha fshatareve të varfër shqiptarë. Ky pushtet, në kuadër të politikës
kolonizuese, që e zbatoi anembanë Kosovës, këtë tokë ua ndau kolonëve
serb
11
Gjendje të njëjtë kishte edhe Rrafshi i Dukagjinit, dhe kjo gjendje nuk
ndryshoi as pas Luftës së Dytë botërore. Një zhvillim inicial fillon pas viteve
të 60-ta, por deri në përfundim të shekullit XX zhvillimi ekonomik dhe
shoqëror në rrafshin e Dukagjinit sikurse edhe në tërë Kosovën
karakterizohej me tri probleme të mëdha: struktura jo e volitshme
ekonomike, aftësia e dobët akumuluese dhe papunësia. Në vitet e 80-ta
dhe të 90-ta, rrafshi i Dukagjinit sikurse edhe tërë Kosova u shndërrua në
koloni dhe zonë të okupimit klasik serb.
.
Krahas këtyre rrethanave të zhvillimit ekonomik edhe struktura ekonomike
në hapësirën e kësaj ane ka karakteristikat e veta.
1.3.7. Popullësia bujqësore-blegtorale dhe karakteristikat e saj
12
Hapësira gjeografike e kësaj ane e në veçanti edhe regjioni i grykës së
Rugovës, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore trashëgoi një përqindje të
lartë të popullësisë bujqësore-blegtorale, si pasojë e lënies krejtësisht
pasdore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Në periudhën e pas Luftës së
Dytë Botërore kalimi i popullësisë bujqësore-blegtorale në veprimtari jo
bujqësore-blegtorale vazhdimisht rritej, gjë që është ligjësi e përgjithshme
në kuadër të zhvillimit ekonomik. Transferimi i popullsisë nga bujqësia dhe
të shumtën edhe nga fshati në veprimtari jo bujqësore dhe në qytet
zhvillohej në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa përgatitje profesionale dhe
arsimore, në një anë, dhe në mënyrë indirekte, përmes shkollimit të
gjeneratës së re dhe të ndryshimit të pozitës socio-ekonomike të
popullsisë, në anën tjetër.
11
H. Islami, Studime demografike, 100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës, Prishtinë, 2008.
12
Sqarim: Të gjitha shifrat dhe përqindjet deri në vitin 1981 janë marrë nga, Burimi: Komunat e KSAK
më 1987, Enti krahinor i statistikës, Prishtinë, 1989.