Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
21
→ Ndjeshmëria e tokave
nga erozioni
→ Shkallët seizmike
1.2.10. Zonat sizmike
Bazuar në hartën sizmotektonike për periudhën 500 vjeçare, maksimumi i
intenzitetit në zonën e parkut dhe rreth saj është 8 shkallë Merkali në
rrethinen e Pejës, ndërkaq në pjesën më të madhe të territorit të parkut
është VI shkallë Merkali e në skajin me perëndimor V shakllë Merkali.
Rezultatet e analizave të
bera
ofrojnë të dhëna të domosdoshme për
kalkulime strukturale bazuar në rregullat e standardeve teknike për
ndërtimin e konstruksioneve në zona seizmike. Nëse kalkulimet bazuar në
eurokode 8 zbatohen, studimi IZIS do të përdoret për të përkrahur
dokumentacionin në baza ku forcat seizmike mund të kalkulohen sipas
eurokodit 8.
Në bazë të pikes së nxitimit PGA të llogaritur, gjendja sizmike është me sa
vijon:
•
Pjesa veriore dhe veri-perendimore shtrihet në zonën me shkallë të
rrezikshmerisë prej V shkallësh të Merkalit dhe perfshinë të gjitha
fshatrat e Rugovës si dhe pjesët e teritorit të komunës së Istogut. Ne
shkallën VI të Merkalit perfshihet nje pjesë e teritorit të komunës së
Pejës dhe Deqanit.
•
Pika e nxitimit është për një nuancë më e lartë në komunën e Junikut
dhe në një pjesë të Deqanit, kurse zona me rrezikshmëri më të lartë
është ne Koshare në komunën e Gjakovës.
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
22
1.2.11. Shfrytëzimi i tokës
Këtu janë dhënë 6 kategori (klasa) kryesore të shfrytëzimit ose
mbulueshmërisë së tokës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ato
janë pyjet, kullosat, shkrepat, liqenet, vendbanimet dhe gurthyesit.
Kategoritë tjera, si rrugët dhe rrjedhjet ujore nuk janë pjesë e
kategorizimit të shfrytëzimit të tokës, ato prezantohen vetëm si vija në
hartën e shfrytëzimit të tokës. Janë dhënë kategoritë dominuese në
mënyrë të përgjithshme si dhe proporcioni në mes të këtyre kategorive.
Pyjet - janë kategori e veçantë në nomenklaturën e shfrytëzimit të tokës
dhe paraqesin vegjetacionin drunor i cili përbëhet kryesisht nga halorët,
pyjet e dushkut dhe vegjetacioni tjetër drunor ose shkurret. Në
metodologjinë e dizajnuar janë përfshirë të gjitha llojet e pyjeve pa dallim
e të cilat përbëjnë një strukturë hapësinore unike.
Kullosat - janë kategori e veçantë e vegjetacionit barishtor dhe përbëhen
kryesisht nga kullosat dhe livadhet. Në këtë kategori janë të përfshira të
gjitha kullosat, pavarësisht nëse janë të shfrytëzueshme momentalisht ose
jo, por të cilat paraqesin potencial për shfrytëzim të tyre.
Shkrepat - janë majat më të larta malore dhe terrenet tjera të thepisura
ose edhe hapësirat tjera më material të eroduara, alternuara, shembura
që nuk janë të mbuluara me vegjetacion ose janë fare pak të mbuluara. Në
këto hapësira zakonisht mbizotëron mikroklimë dhe kushte tjera të
faktorëve ekzogjen që nuk mundësojnë shfrytëzimin e tyre për nevoja të
aktiviteteve humane.
Liqenet - janë objekte hidrografike me ujë të ëmbël dhe të cilat kufizohen
me tokë. Liqenet në hapësirën e PK “Bjeshkët e Nemuna” janë kryesisht
liqene glaciale të cilat janë krijuar si rezultat i aktivitetit të akullnajave. Për
nga dimensionet liqenet janë të ndryshme, qoftë në madhësi, thellësi dhe
në qëndrueshmëri. Disa nga këto liqene gjatë kohës së verës, dhe sidomos
gjatë verërave të thata edhe shterojnë.
Vendbanimet - në ketë rast përbëhen kryesisht nga objektet e banimit,
stanet dhe objektet tjera me zhvillime të caktuara (aktivitetet industriale,
komerciale ose shërbyese). Në territorin e parkut kombëtar ndodhen
gjithsejtë 21 vendbanime zyrtare (sipas regjistrimit të popullsisë të viti
2011).
Gurthyesit - janë vendet ku zhvillohen aktivitetet ekonomike të
ekstraktimit dhe përpunimit të gurit gëlqeror ose zhavorit në sipërfaqe të
tokës.
→ Kategoritë e shfrytëzimit të tokës.
Tabela e mësipërme tregon kuantitetin e shfrytëzimit të tokës në park.
Pyjet mbulojnë hapësirën dërmuese të parkut, me një pjesëmarrje me
45,166ha ose 71.6% dhe me një shtrirje gjithandej parkut. Pyjet njëherit
janë edhe resursi më i madh natyror dhe struktura më e madhe
hapësinore në park. Ato përbëhen kryesisht nga pyjet e dushkut (qarri,
bungu, shpardhi, rrmoqi, ahu, etj) dhe halorët (rrobulli, arneni, kërrleka,
etj). Pyjet duke qenë resursi kryesorë natyror në territorin e parkut,
njëkohësish janë edhe më të kërcënuarat nga shfrytëzimi i pa kontrolluar
dhe keq menaxhimi i tyre. Kjo strukturë hapësinore mjedisore është e
rrezikuar, dëmtime shihen gjithandej parkut. Në bazë të vëzhgimeve në
terren, të ndihmuara edhe nga analiza fotogrametrike në GIS, vërehet se
dëmtimi më i madh i pyjeve bëhet për qëllime të sigurimit të drurit për
ngrohje dhe përdorimit të tij në ndërtimtari e më pak në industri.
Së bashku me arealin e pyjeve shoqërohen edhe shumë bimë të tjera
aromatike dhe fruta malore të cilat kanë përdorim të gjerë, duke filluar
nga amvisëria e deri në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Një ndër
këto bimë e cila ka rëndësi shumë të madhe edhe në vet ekonominë e
banorëve që jetojnë në park është boronica, mjedra dhe bimë të tjera të
ngjashme.
Ndër fatkeqësitë më të pranishme në territorin e parkut, të cilat lidhen
direkt me sipërfaqet nën pyje janë zjarret dhe rrëshqitjet e dheut. Për
shkak të mungesës së informatave të sakta ose ndonjë hulumtimi, nuk
dihet saktësisht shkalla e dëmtimit të pyjeve nga këta faktorë, por ajo që
dihet është se pyjet herë pas here dëmtohen nga zjarret e qëllimshme dhe
nga rrëshqitjet e dheut, si rezultat i gërmimeve nga hapja e rrugëve të reja
apo zgjerimi i tyre, si dhe nga ndërtimet tjera.
Kullosat për nga pjesëmarrja i pasojnë pyjet me 15,520ha ose 24.6%, dhe
janë jo më pak të rëndësishme se pyjet. Ato paraqesin gjithashtu një
potencial të mirë zhvillimi për bujqësinë dhe veçanërisht për blegtorinë në
territorin e parkut. Livadhet dhe kullosat, edhe pse për nga fondi janë të
konsiderueshme, jo të gjitha prej tyre shfrytëzohen. Ujërat ose burimet
ujore janë po aq të rëndësishme për shfrytëzim sa edhe vetë kullosat.
Meqë terreni është kryesisht i përbërë nga shkëmbinjt gëlqerorë, ujërat
sipërfaqësor humbin në thellësi dhe kështu në disa raste krijojnë kushte
shumë të pafavorshme edhe për formimin e burimeve ujore permanente.
Shkrepat për nga pjesëmarrja në raport me kategoritë e tjera të
shfrytëzimit të tokës në park, vijnë pas kullosave. Kjo kategori merr pjesë
me 1883ha ose 2.9%. Shkrepat kryesisht shtrihen në lartësi të mëdha
mbidetare dhe kanë pjerrtësi të mëdha. Në shumicën e rasteve janë pjesë
e zonave me terrene më të ashpra. Për nga shfrytëzimi, duke marrë në
konsideratë shtrirjen e tyre gjeografike dhe karakteristikat e tyre
fiziografike, shkrepat janë të pashfrytëzueshëm, por paraqesin veçanti në
aspektet tjera faunistike ose floristike si pjesë e biotopeve të veçanta dhe
si pjesë përbërëse e ekosistemit në tërësi në park.
Numri i vendbanimeve në park është gjithësejt 21, ndërsa numri i
strukturave hapësinore urbane ose rurale të identifikuara është 1006 njësi
fragmentimi. Pjesëmarrja e tyre në shfrytëzimin e tokës është 438.7ha ose
0.70% nga totali. Në këtë kategori përveç vendbanimeve hyjnë edhe
stanet ose format tjera të strehimit sezonal, objektet hoteliere,
komerciale, industriale, shërbyese, fetare dhe të tjera. Raporti në mes të
madhësisë kuantitative të vendbanimeve me numrin e njësive të
fragmentimit është shumë i madh, ndër më të mëdhenjtë që tregon për
shpërndarjen e madhe të kësaj strukture në njësi sipërfaqeje, e kjo është
më e theksuar në vendbanimet që shtrihen në pellgun e lumit Lumbardhi i
Pejës gjegjësisht në anën veriore të Luginës së Rugovës.
Në vazhdim do të trajtojmë raportin në mes të kullosave dhe
vendbanimeve me faktorët tjerë fiziko-gjeografik që kanë të bëjnë me
topografinë e terrenit. Arsyeja e veçimit të këtyre dy klasave të
shfrytëzimit të tokës bëhet për shkak që, këto dy tipologji kanë
karakteristika më të veçanta të shfrytëzimit në raport me faktorët fiziko-
gjeografik të relievit dhe nevojave humane. Dallimi i sipërfaqeve të
kullosave në mes të tabelës së përgjithshme të shfrytëzimit të tokës dhe
tabelave tjera në vazhdim është për shkak të mospërputhjes së shkallës
dhe ndërtimit të bazës rasterike të topografisë dhe vektorit të kullosave.
Raporti në mes të kullosave dhe hypsometrisë së terrenit tregon për
mundësit dhe kufizimet që paraqesin faktorët topografik në shfrytëzimin e
tyre gjatë vitit. Sa më e madhe të jetë lartësia mbidetare aq më e kufizuar
është koha e qëndrimit të bagëtive në kullota dhe anasjelltas.
→ Raporti në mes të kullosave dhe hypsometrisë së terrenit
Siç shihet edhe nga tabela e mësipërme ekziston një ndërlidhje në mes të
lartësisë mbidetare dhe kullosave, sa më madhe lartësia mbidetare aq më
e madhe do të jetë sipërfaqja nën kullosa.
Kategoria
ha
%
Njësia e fragmentimit
hapësinor
Pyje
45,166.63
71.66
734
Kullosa
15,520.18
24.62
879
Shkrepa
1,883.57
2.99
47
Liqene
9.35
0.01
16
Vendbanime
438.77
0.70
1006
Gurthyes
9.40
0.01
4
Totali
63,027.90
100.00
2686
Nr. Gradienti hypsometrik
ha
%
1
Nën - 600m
1.00
0.01
2
600.1 - 700m
39.50
0.25
3
700.1 - 800m
85.75
0.55
4
800.1 - 900m
99.00
0.64
5
900.1 - 1,000m
70.00
0.45
6
1,000.1 - 1,250m
354.75
2.28
7
1,250.1 - 1,500m
1681.25
10.80
8
1,500.1 - 1,750m
3401.50
21.84
9
1,750.1 - 2,565m
9795.25
62.90
Totali
15528.00
100.00